Episkopi Rus: “Jeta njerëzore duhet të mbrohet që në embrion”

Originally appeared at: Pravmir

Jeta e çdo embrioni njerëzor duhet të mbrohet me ligj dhe nga mjekët, tha Mitropolit Hilarioni i Volokolamskut, Kreut të Departamentit për Marrëdhëniet e Jashtme të Kishës në Patriarkanën e Moskës.

“Nga këndvështrimi moral, çdo manipulim i embrionit njerëzor është i papranueshëm, sepse ne e konsiderojmë embrionin njerëzor si një person, edhe sikur të jetë ende një person i pazhvilluar”, u shpreh Mitropolit Hilarioni në programin Kisha dhe Bota, raporton shërbimi i shtypit pranë Departamentit Sinodial për Marrëdhëniet e Kishës me Shoqërinë dhe Mas Median.

Ai shtoi se Kisha Orthodhokse Ruse beson se “jeta e çdo embrioni duhet të mbrohet nga ligji dhe nga mjekët”.

“Ne e konsiderojmë përdorimin e embrionit njerëzor për të krijuar inde të caktuara, përdorimin e organeve të marra nga embrioni njerëzor, si moralisht të papranueshëm, meqë kjo kërkon një abort dhe aborti është vrasje”, vëren kryebariu.  

Hierarku theksoi se prodhimi i materialeve të marra nga embrioni njerëzor në një shkallë industriale është absolutisht i papranueshëm nga këndvështrimi moral. Për më tepër, ai theksoi se çështja nëse është e lejueshme ose jo për të përdorur disa inde qelizore më prodhimin e artikujve kozmetikë, ose për shembull, vaksinat duhet të diskutohen në çdo rast specifik. Në të njëjtën kohë, duhet të merret parasysh çfarë është përdorur saktësisht, për ç’qëllim dhe kështu me radhë.  

Sa për qëndrimin e Kishës mbi këtë çështje, Mitropolit Hilarioni deklaroi: “Kisha ka të drejtën për të vlerësuar fenomene që kanë një sfond moral” dhe shtoi se kjo nuk është ndërhyrje në gjërat që janë brenda kompetencës së shkencëtarëve ose mjekëve.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español