Turqia e kthen manastirin e famshëm të ndërtuar në shkëmb në një klub vallëzimi për argëtim

Reklama paraqet një DJ që luan muzikë elektronike me volum të lartë në oborrin e manastirit ndërsa njerëzit vallëzojnë. I njëjti oborr është vendi ku kremtohet Liturgjia Hyjnore çdo vit për të kremten e Fjetjes . . .

Originally appeared at: Orthodox Christianity

Të krishterët orthodhoksë janë të indinjuar nga kjo reklame që paraqet Manastirin e famshëm Panagia Sumela në Turqi të kthyer në një klub vallëzimi.

Një klip nga përgatitja e reklamës na shfaq një DJ që luan muzikë elektronike me volum të lartë në oborrin e manastirit ndërsa njerëzit vallëzojnë. I njëjti oborr është vendi ku kremtohet Liturgjia Hyjnore çdo vit për të kremten e Fjetjes.

Autorët e kripit thonë se reklama që synonte promovimin e manastirit si një atraksion turizmi, ishte bërë me lejimin e autoriteteve turke, sipas Greek Reporter.

“Komente të shumta në mediat sociale flasin për përdhosjen të manastirit historik ndërsa bashkë me muzikën dëgjohen kambanat e kishës në sfond. Disa madje u kërkuan shpjegime autoriteteve turke, ndërsa manastiri i shenjtë ishte kthyer në një klub nate”, raporton media.

Manastiri besohet se është ndërtuar në shekullin e katërt nën perandor Shën Theodhosin I, dhe është aktualisht kandidat për t’u përfshirë si një truall i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Mitropoliti Hilarion (Alfeyev), Kryetari i Departamentit të Kishës Ruse për Marrëdhëniet e Jashtme, ka ofruar komente mbi ngjarjen e përmendur:

Me shqetësim të madh pamë që kisha madhështore e Hagia Sofisë në Stamboll dhe Manastiri i Korës me afresket e tij të famshme u privuan nga statusi i muzeut dhe u mbyllën faktikisht për të krishterët në vitin 2020. Këto vende të shenjta si muze ishin vende të pelegrinazhit botëror dhe shërbyen si simbol i respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis dy feve botërore. Aktualisht, këto vende të shenjta të përbashkëta për të gjithë të krishterët janë de facto të paarritshme për ta.

Sot, paqja fetare në vend është trazuar përsëri, ndërsa autoritetet lokale lejuan ndërtimin e një diskoteke në truallin e shenjtë historik kryesor të Grekë të Pontit - Monastirin Panagia Sumela në Provincën Trabzon. Ata thonë se kjo u bë për të tërhequr turistë. Unë jam i bindur që turistët rusë, që përbëjnë shumicën në Turqi, nuk do të pranojnë kurrë një nëpërkëmbje kaq cinike të një vendi të shenjtë të krishterë. Në Rusi, ky lloj qëndrimi ndaj një kishe apo xhamie do të merrte një ndëshkim për shkelësit. Ёshtë mirë të shohësh që së paku vendasit dhe përfaqësuesit e sektorit të turizmit janë duke protestuar për atë që ka ndodhur.

Njëherazi, Kisha Ortodokse Ruse ka bërë shumë për ta bërë këtë manastir dikur të lavdishëm të arritshëm për pelegrinët dhe për të bërë të mundur kremtimin e shërbimeve hyjnore vjetore atje. Ne protestojmë kategorikisht për përdhosjen e vendeve të shenjta ortodokse në Turqi dhe shpresojmë që udhëheqësit e saj shtetërorë nuk do të bëjnë një sy qorr ndaj kësaj fyerjeje, veçanërisht në dritën e forcimit të marrëdhënieve ruso-turke.

Për shekuj, manastiri i ndërtuar në shkëmb në qytetin e Detit të Zi shërbeu si djep i helenizmit pontian. Pas 88 vitesh ndalimi për ta vizituar, Turqia e rihapi më 15 gusht  2010, dhe atje nisi një traditë e re e kremtimit të festës së mbrojtësit të manastirit    , Fjetjes së Hyjëlindëses së Shenjtë nga ana e Patriarkut Bartholome.  Por manastiri u mbyll për restaurim në shkurt 2016, dhe Patriarku nuk u lejua që të shërbejë  gjatë gjithë procesit të restaurimit, i cili më së shumti u mor me qëndrueshmërinë e shkëmbit.

U rihap në korrik 2020, dhe Liturgjia Hyjnore u kremtua sërish me rastin e të kremtes së Fjetjes po atë vit.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español