Episkopi grek pezulloi nga shërbesa 14 priftërinj të pavaksinuar, që besimtarët e quanin “masë satanike

Dhe kanë të drejtë që e thonë këtë. T’i detyrosh priftërinjtë që të injektohen me terapi gjenetike eksperimentale të bërë nga qeliza të foshnjave të abortuara është vërtet satanike. . .

Originally appeared at: Union of Orthodox Journalists

Besimtarët janë të mendimit se sjellja e Mitropolitit Dionisis që pezulloi nga shërbesa 14 priftërinj të pavaksinuar “e trazoi paqen mendore të grigjës”.

Besimtarët në ishullin e Zikanthit në Greqi besojnë se pezullimi nga shërbesa i 14 priftërinjve të dioqezës që nuk pranuan të vaksinoheshin kundër kovid-19 nga ane e Mitropolit Dionisit është një "masë satanike”, sipas botimit Vima Orthodoxias.

Përkrahësit e priftërinjve që refuzojnë vaksinimin, shpërndanë fletushka në rrugët e Zakinthit, duke shprehur kështu qëndrimin e tyre ndaj ndalimit të priftërinjve për të kryer shërbesën.

Në tekstin e tyre, ata akuzojnë Mitropolinë e Zakinthit për “veprime çnjerëzore dhe të paligjshme”, dhe se sjellja e Mitropolit Dionisit “ka trazuar paqen shpirtërore të grigjës”.

Sipas ERT, besimtarët e cilësuan vendimin dhe veprimet e Mitropolisë së Zakinthit “satanike”. Raportohet gjithashtu që situata aktuale në ishull është e vështirë, meqë ngulmimi i 14 priftërinjve për të mos pranuar vaksinimin dhe mos zëvendësimi i tyre do të sjellë probleme të shumta në kishat dhe fshatrat e Zakinthit, që do të mbeten pa priftërinj dhe shërbesa në vigjiljen e Krishtlindjes.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español