42% e rusëve nuk dëshirojnë të vaksinohen kundër kovid-19 “në çdo rrethanë”, qoftë edhe për të udhëtuar lirshëm në vende të tjera, thuhet në një anketim

E kryer nga kompania rekrutuese kërkimore Superjob, anketimi zbuloi që një në pesë rusë të pavaksinuar (20 %) rusë do të vaksinoheshin nëse do të ndihmonte për të udhëtuar jashtë vendit. Anketimi ndodhi pas njoftimit të Greqisë se do të ishin të gatshëm që të pranonin turistë të vaksinuar me Sputnik V.

Originally appeared at: RT

Rezultatet zbuluan se 18% e Rusëve që nuk janë ende të vaksinuar planifikojnë që ta marrin vaksinën edhe pa pasur ndonjë stimulim tjetër. Kurse 42% u shprehën se në mënyrë absolute nuk duan të vaksinohen, edhe sikur të jetë i vetmi opsion për një udhëtim në një vend tjetër dhe 20% e kishin të vështirë që të vendosnin.

Rezultatet nga ky anketim mund të arrijnë të shpjegojnë pse fushata e vaksinimit në Rusi ka pasur një nisje të ngadaltë. Në fund të prillit, Zëvendës Kryeministrja Tatiana  Golikova tha se më shumë se 11.1 milion njerëz kanë marrë dozën e parë me 6.8 milion persona që i kanë marrë të dyja dozat.

Autoritetet nuk japin rregullisht informacione por shifrat e fundit të mbledhura në faqen jozyrtare gogol sugjeron që shifra aktuale e personave të vaksinuar me të dyja dozat ka arritur tani deri në 9.8 milion.

Rusia ka miratuar tre vaksina vendase kundër kovid-19, ndër të cilat Sputnik V është më e mirënjohura. Vaksina është regjistruar tani në 66 vende, duke i kapërcyer testet kohët e fundit në Ekuador.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español