EPISKOPI ORTHODHOKS RUS : Vaksina e përjetshme është pendimi

Originally appeared at: Pravmir

Njerëzit janë aq shumë të preokupuar me jetën tokësore saqë harrojnë atë që është më kryesore, që është jeta e përjetshme, u shpreh Forlumturia e tij, Mitropoliti Onufri, primati i Kishës Orthodhokse Ukrainase (kanonike) në predikimin e tij gjatë Liturgjisë në Katedralen e Kryeengjëllit Mihael më 31 janar 2021, raporton Departamenti i Informacionit dhe Edukimit.

Sot njerëzit po flasin shumë për jetën tokësore, për nevojën e vaksinimit që të shpëtojnë njerëzit nga vdekja. Por ekziston një vaksinë për përjetësinë, që është pendimi” u shpreh mitropoliti Onufri.

Ai vërejti se njerëzit i ka pushtuar frika se po të mos vaksinohen nuk do të jetojnë gjatë. Në të njëjtën kohë, çdo njeri flet vetëm për gjërat e kësaj bote dhe harrojnë atë më kryesoren, jetën e përjetshme.

 “Ҫfarëdo që një person bën me veten, çfarëdo vaksine që injekton, një, dhjetë, apo asnjë, prapë një ditë do të vdesë. Por nëse do të marrim vaksinën e përjetësisë, e do të përpiqemi për pendimin, do të jetojmë përjetë në Parajsë me Zotin tonë Jisu Krisht”, tha Fortlumturia e tij Mitropoliti Onufri.