“Rendi i Ri Botëror” po krijohet përpara syve tanë, i thotë zëvendës ministri i mbrojtjes së Rusisë Russia Today pak kohë para Konferencës së Sigurisë

Originally appeared at: RT

Ne po dëshmojmë aktualisht formimin e asgjëje më pak se një “një rend të ri botëror”, me sistemin ekzistues ligjor ndërkombëtar të fragmentuar dhe shtetet që po marrin anën e tyre në një Luftë të re të Ftohtë, i tha RT zv ministri i mbrojtjes.

Koloneli i Përgjithshëm Aleksandër Fomin i foli rrjetit para Konferencës së 9-të mbi Sigurinë Ndërkombëtare, që ishte programuar në 22-24 qershor në kryeqytetin rus. Ngjarja sjell së bashku nëpunës ushtarakë dhe ekspertë sigurie nga vende të ndryshme, me 49 kombe që e kanë konfirmuar tashmë pjesëmarrjen e tyre.

Konferenca e ardhshme është një ngjarje qartësisht jo-partizane dhe vendet ftohen që të marrin pjesë pavarësisht nga marrëdhënia e tyre ekzistuese me Rusinë, u shpreh Fomini.

“Në forum, ne u japim hapësirë partnerëve që ndajnë qasjet tona për zgjidhjen e problemeve madhore të botës por edhe kundërshtarëve, vendet me të cilat bashkëpunimi është minimal ose joekzistues” deklaroi Fomini.

Diskutime të tilla si ato në formumin e Moskës janë veçanërisht të rëndësishme gjatë sfidave, shtoi qeveritari, ndërsa tabloja e politikës dhe sigurisë botërore është duke përjetuar kthesa historike, ndërsa bota e “vjetër” po shembet.

"Sot ne po dëshmojmë formimin e një rendi të ri botëror. Ne shohim një prirje që vendet të tërhiqen në një Luftë të re të Ftohtë, shtetet ndahen në “ne” dhe “ata”, me “ata” që përkufizohen në mënyrë të paqartë në dokumente doktrinore si kundërshtarë”.

“Sistemi ekzistues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe struktura e sigurisë po shkatërrohet sistematikisht. Roli i organizatave ndërkombëtare si mjete të vendimmarrjes kolektive në fushën e sigurisë po reduktohet”, deklaroi Frolov, pa shembuj specifikë.

Gjatë viteve të fundit, sidomos nën ish presidentin amerikan Donald Trump, u ndërprenë marrëveshjet ndërkombëtare. Faktikisht, vetëm një marrëveshje e rëndësishme midis Uashingtonit dhe Moskës – marrëveshja e Fillimit të Ri – mbetet, pasi presidenti Xhoe Baiden ra dakord që ta shtyjnë edhe për pesë vjet të tjera.

Shfaqja e sistemeve të reja të armëve, ashtu si edhe përpjekjet e disa kombeve për të sjellë luftë në rajonet që nuk e kanë përjetuar kurrë më parë, e përshpejton më shumë shfaqjen e një “rendi të ri botëror”,  vuri re Frolovi.

“Lloje të reja armësh që e transformojnë rrënjësisht ekuilibrin e fuqisë në botën e sotme po shfaqen, me luftën që ndodh në rajone të reja –  në hapësirë dhe në hapësirën kibernetike. Kjo sigurisht që çon në një ndryshim në parimet dhe metodat e luftës”, shtoi ai.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español