Murgjër të vjetër orthodhoksë u dëbuan jashtë manastirit për shkak të refuzimit të vaksinës

Dy prej murgjërve po shkojnë në një manastir të zbrazët në pyjet e Raskës, ku njëri është caktuar igumen kurse i treti po shkon në një dioqezë tjetër. . .

Originally appeared at: Monomakhos

Të tre murgjërit që ishin munduar në asketizëm në Manastirin e Deçanit në Kishën Serbe prej dekadash, u detyruan së fundmi të largoheshin për shkak të mosgatishmërisë së tyre për t’u vaksinuar kundër kovidit.  

Hieromonarku Serapion, Murgu Nikanor dhe Murgu Llukai ishin të gjithë anëtarë të vëllazërisë së manastirit për më shumë se 20 vjetësh derisa patën një konflikt me igumenin, At Savën, i cili i mbështet fuqishëm vaksinat dhe masat e rrepta të bllokimit.

Një burim i afërt me murgjit tregon se megjithëse nuk u ishte kërkuar zyrtarisht që të vaksinoheshin, Atë Sava vazhdoi të ushtronte gjithnjë e më shumë presion mbi ta, dhe gjithnjë e më shumë përpiqej që t'i ndante nga pjesa tjetër e vëllezërve, si fizikisht në trapezë dhe në kishë, ashtu edhe nga ana shoqërore, duke u thënë disa vëllezërve që të mos kishin asnjë kontakt me ta.

At Sava madje i mbylli murgjit jashtë punishteve për bindje. “Njëri ishte ikonografi i fundit, kështu që e ndaloi të bënte ikona dhe e mbylli punishten, ndërsa tjetri ishte drurgdhendësi i fundit dhe në të njëjtën mënyrë At Sava e mbylli punishten”.

Kishte gjithashtu bllokime të rrepta që ishin zbatuara në manastir gjatë dy viteve të fundit, edhe kur nuk kërkoheshin nga autoritetet e qeverisjes vendore, dhe masa të tjera të tilla si kërkesa për teste PCR për çdo murg që kthehej në manastir pasi ishte larguar për  punët e manastirit për një ditë ose më shumë , duke u mohuar vëllezërve kujdesin mjekësor që nuk lidhej me kovidin.

Këto masa të rrepta duket se janë zbatuar me bekimin e Hirësisë së Tij Episkopit të Raskës dhe Prizrenit Theeodosije. Igumeni nxori disa justifikime të tjera mbi arsyen se pse duhet të largoheshin, por shkaku i vërtetë ishte prania e tyre e vazhdueshme si murgjër të pavaksinuar në vëllazërinë e tij që ishte e vaksinuar plotësisht, raporton burimi.

Debati u ashpërsua aq shumë sa një nga murgjit me sa duket e goditi igumenin në fytyrë.

Dy prej murgjërve po shkojnë në një manastir të zbrazët në pyjet e Raskës, ku njëri është caktuar igumen kurse i treti po shkon në një dioqezë tjetër.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español