Papa shpreson se Kisha Romanokatolike dhe Fanari do të arrijnë “unitetin e plotë të dukshëm”

Papa Françesku dhe Kardinal Kurt Koch shpresojnë se do të arrihet një kungim i plotë dhe “unitet i dukshëm” midis Kishës Romanokatolike dhe Fanarit.

Originally appeared at: SPZH

Më 12 mars 2021, Papa Françesku i dërgoi një mesazh përgëzues mitropolitit të ri të Italisë në Patriarkanën  e Konstandinopojës, Ekzarkut Polikarpit (Stavropulos) për Evropën e Jugut, në të cilin shprehu shpresën se Kisha Romanokatolike dhe Fanari do të arrijnë një “unitet të dukshëm”, raporton faqja zyrtyare e Vatikanit.

Papa beson se katolikët dhe orthodhoksët do të jenë në gjendje të transformojnë “me ndihmën e Perëndisë” kungimin midis tyre duke na bashkuar në një bashkim të plotë të dukshëm”.  

Po ashtu, Kardinali Kurt Koh, presidenti i Këshillit Pontifikal për Promovimin e Unitetit të Krishterë, i kujtoi hierarkut të Fanarit “mbi rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në shpalljen e Fjalës së Perëndisë, duke edukuar breza të reja dhe duke u shërbyer atyre që janë më në nevojë”.

Sipas kardinalit “ky bashkëpunim vëllazëror synon të sjellë një kontribut specifik dhe efektiv për restaurimin e plotë të kungimit midis kishave tona”.

Mitropoliti i ri i Italisë i zuri vendin episkopit Genadi Zervos, i cili vdiq në tetor të  2020.

Mitropoliti Arseni i Austrisë (i Patriarkanës së Konstandinopojës), ekzarku i Hungarisë dhe Evropës Qendrore; mitropoliti Krisostomi i Kirenës së Kishës Orthodhokse të Qipros dhe Episkopi Joani i Kishës Orthodhokse Koptike morën pjesë në ceremoninë e fronëzimit të mitropolitit Polikarpi.

Morën pjesë edhe Francesko Moralia, “patriarku” i Venecias, Brian Farrell, sekretari i Këshillit Pontifikal për Promovimit të Unitetit të Krishterë dhe Ambroxho Spreafiko, përfaqësues i Episkopatës Katolike të Italisë.