Një himn i mrekullueshëm Hapmi dyert e pendimit, o Jetëdhënëse

Një himn shumë i bukur që të kujton të shpresosh edhe kur kishat janë të mbyllura

MORE:Muzika

Ashtu siç shkruam javën e kaluar, Besimi Rus do të botojë muzikë të bukur kishtare gjatë kësaj krize për lexuesit tanë që të mbajnë të ndezur dritën e paqes së brendshme gjatë kësaj kohe paniku të përgjithshëm.  

Ky him i bukur dhe poetik i quajtur “Hapmi dyert e pendimit, o Jetëdhënëse" psalet vetëm gjatë Kreshmës së Madhe në kishat orthodhokse. Fjalët janë të thjeshta dhe prekëse: 

Prandaj ndërsa shumë prej nesh janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk mund të luten në kishë, kjo muzikë shpirtërore mund të na ndihmojë që të shtojë lutjet në shtëpitë tona.

Hapmi dyert e pendimit, O Jetëdhënëse, se mendja ime vjen që me natë nga tempulli yt i shenjtë, duke sjellë tempullin e trupit krejt të njollosur. Po ti spastroje si i dhembshur dhe mëshirëplot.

Drejtësoma udhën e shpëtimit, o Hyjëlindëse, se e ngrysa shpirtin me mëkate të zeza, duke shkuar tërë jetën n’errësirë. Me lutjet e tua spastromë prej çdo ligësie.

Mëshiromë, o Perëndi mëshirëplotë edhe me shumicën e mëshirave të tua shuaji paudhësit e mia.

Shumicat e mëkateve që kam bërë, kur i kujtoj unë i mjeri, dridhem nga dita e tmerruar e gjyqit. Po kam shpresë nga mëshira jote, dhe si Davidi të thërres: Mëshiromë o Perëndi, pas mëshirës sate së madhe.
 


Po ju pelqeu kjo, Degjoni kuartetin mahnites te javes se kaluar 

MORE:Muzika