Njeriu i ri, bukuria e zbuluar që do të shpëtojë botën

“Mbretëria e Perëndisë është brenda jush. Rruga e kësaj mbretërie kalon përmes zemrës njerëzore, e jo nëpërmjet intelektit apo ndjenjave  . . .”

Autori i famshëm rus Fyodor Dostoevsky ka thënë një herë “bukuria do ta shpëtojë botën”.

Fraza gjendet në novelën e tij Idioti dhe i atribuohet personazhit kryesor të njeriut, princit Mishkin. Kjo mund të duket romantike dhe naive. Fundja, si mund ta shpëtojë bukuria një botë të futur në luftë, ligësi e konflikt në çdo nivel, qoftë politik ose në jetët e qenieve njerëzore individuale?

Në një kohë kur bota është goditur nga frika e koronavirusit dhe njerëzit i fshehin fytyrat e tyre të bukura prapa maskave për t’u mbrojtur kundër infeksionit dhe kisha të bukura janë mbyllur për adhuruesit, si mund të guxojmë që të besojmë se bukuria mund ta shpëtojë botën?

Në një kohë të tillë krize kur  situata duket edhe më e zymtë dhe e shëmtuar, del premiera e dokumentarit “Njeriu i ri” që është si një shi i butë nga qielli.

Do të bindë çdo njeri që e kupton se bukuria është në fakt e vetmja gjë që mund të na shpëtojë dhe kjo bukuri vjen nga brendësia e zemrës njerëzore për shkak të bashkimit me Jisu Krishtin.

Producenti i filmit Sem Koks ka një sy të mprehtë për bukurinë. Puna e tij me kamerat përcjell imazhe sublime gjatë një viti deri në Pashkë, në jetën e një manastiri orthodhoks rus  në Virgjinian perëndimore rurale. Manastiri i Kryqit të Shenjtë është banesa e 25 murgjërve.

Ndiqni treilerin e Njeriut të Ri .

Kur Sem Koks tregon murgjërit që bëjnë punën e tyre të përditshme, duke ushqyer pulat, duke u kujdesur për kosheret e bletëve ose duke prodhuar temjan ndërsa i drejtohen Jisuit në lutje: “O Zot Jisu Krisht, ki mëshirë për mua”, ose janë në lutje të thellë dhe adhurim gjatë liturgjive, na ofron një vështrim në Parajsë. Gjithçka është e mrekullueshme dhe në harmoni. Dhe sikur po kthehesh në shtëpi.

Disa murgjër intervistohen dhe ata u thonë shikuesve pse zgjedhin që t’u bashkohen manastirit dhe substancës së besimit të tyre. Esenca është që “synimi i jetës së krishterë është bashkimi me Krishtin që në këtë jetë e jo vetëm në atë të ardhshme.  

Ushtrimi i përditshëm shpirtëror i murgjërve është “të vdesin ndaj vetes”. Kjo do të thotë të vdesësh nga ego që të bashkohen me Perëndinë, që është qëllimi më i lartë i jetës së krishterë. Jo thjesht në jetën e përjetshme që do të vijë por duke filluar që tani në këtë jetë. in this life. Murgjërit e bëjnë këtë duke e bërë me nënshtrim e bindje. Nëse një murg ka rënë dakord që të prodhojë temjan ose të ushqejë pulat, ai do ta bëjë këtë me bindje të plotë me maksimumin e aftësive të tij. Ky program i qëndrueshëm ditor e çliron mendjen që të përqendrohet plotësisht në Lutjen e Zemrës.  

 “Mbretëria e Perëndisë është brenda jush”, shpjegon një nga murgjërit. “Rruga e kësaj mbretërie kalon përmes zemrës njerëzore e jo përmes intelektit apo ndjenjave” thotë një murg i moshuar.

“I tërë fokusi është të luturit me zemër dhe të arrish kontaktin me zemrën. Këtu ne takohemi me Perëndinë. Megjithatë shpesh ne shohim se ka një mur brenda nesh që na ndan nga zemra” shpjegon ai.

Teksa filmi shpaloset, shikuesi bëhet i vetëdijshëm se imazhet e mrekullueshme nuk arrihen thjesht sepse Sem Koks është i aftë me kamerën e tij dhe produksionin e redaktuar. Bukuria buron nga zemra e murgjërve. Mbretëria e Perëndisë brenda tyre është çfarë e bën këtë botë aq të bukur. E pajis çdo gjë përreth tyre me bukuri ndërsa kërkojnë unitet me Perëndinë. Madje edhe kafshët përqark tyre duken të lumtur dhe të ndikuar nga bukuria që ata rrezatojnë.

Transformimi i botës nis në qelën e veçuar teksa transformohemi nga Perëndia nëpërmjet lutjes.

Filmi nuk është asgjë më pak se një monument bukurie, një kryevepër që do t’i flasë drejtpërdrejt zemrës së trazuar të qenieve njerëzore bashkëkohore. Sem Koksi më thotë se para se t’i lindte ideja dhe të regjistronte filmin, ai e kishte kërkuar manastirin sepse i duhej më shumë qëllim në jetë sesa një numër “vitesh profesionale konkurruese në Nju Jork Siti”, sesa mund t’i ofronin smartfonët dhe dëshira për begati. Ai kërkonte një realitet jashtë vetes. Një realitet objektiv për të cilin ai nuk ndihej i detyruar që ta sajonte dhe ta përkufizonte vetë. Ai e gjeti këtë me murgjërit e Manastirit të Kryqit të Shenjtë.

Edhe ata që nuk janë në gjendje që të bëhen murgjër në manastir mund të mësojnë shumë nga murgjërit për të gjetur udhën e zemrës dhe të bëhen “një njeri i ri”. Pikërisht ky transformim ose transfigurim është në thelb të përshpirtmërisë orthodhokse. Edhe ata që kanë vite që janë besimtarë mund të gjejnë këtu frymëzim. Zemra ka një aftësi e hapësirë të pafundme për bukuri e dashuri.

Të shohësh sesi mund ta shndërrojnë murgjërit edhe mjedisin fizik në një version më të mrekullueshëm duke ndjekur rrugën e thjeshtë të zemrës është qetësuese në një kohë kur një pjesë e mirë e krishterimit ndjek drejtësinë sociale duke përjashtuar aspektet e tjera të besimit. Kjo prirje fokusohet në tolerimin e trendeve të ndryshme politike dhe sekulare që janë shpesh antitetike ndaj vlerave tradicionale biblike. Shoqëria kërkon tolerancë sepse nuk merr pjesë në besimin e krishterë. Ideologjitë politike shtyhen nga ideja se bukuria vjen nga reformat e jashtme sociale. Utopitë tokësore kanë krijuar një shkretëtirë shëmtie dhe trishtimi.

Prandaj “Njeriu i Ri” është një film mjaft i rëndësishëm në këtë kohë kur ndryshime të reja dhe tektonike do të ndodhin menjëherë pas pandemisë së koronavirusit. Jeta e thjeshtë e murgjërve na kujton se bukuria që shpëton botën buron nga Mbretëria e Perëndisë brenda nesh. Në ditët e distancimit social kur ne jemi të ndarë nga të dashurit tanë, na kujton gjithashtu se ne mund ta bukurinë dhe qëllimin më të madh nëpërmjet Mbretërisë së Perëndisë brenda nesh

Ndiqeni këtu. Njeriun e Ri në Vimeo duke dërguar kërkesë

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español