Në këto kohë të vështira kur njerëzit po vuajnë vështirësi ekonomike, humbje punësh dhe pronash, murgjërit mund të sjellin perspektivë të re që sjell shpresë për ata që e kanë humbur atë.
Murgjërit janë një pjesë e domosdoshme e Kishës dhe nuk shihen si të shkëputur nga Kisha Universale. Murgjërit janë të lidhur me të njëjtin Ungjill si të krishterët e tjerë dhe duhet t’u shërbejnë nevojave misionare dhe baritore të Kishës, ashtu siç nevojitet. Edhe pse një rol primar i murgjërisë është të gjendesh në lutje dhe adhurim të vazhdueshëm, murgjërit gjithashtu kanë një histori të gjatë si misionarë.
Shumë manastire të mëdha në Rusi, si shembull, u themeluan në vende të largëta por u kthyen në qendra pelegrinazhi, tërhoqën një numër të madh njerëzish. Qytete të tëra formoheshin shpesh rreth manastireve, pikërisht sepse murgjërit kishin predikuar Ungjillin te njerëzit dhe kishin punuar midis tyre. Atje ku kishte nevojë, murgjërit përgjigjeshin me bamirësi dhe dëshmi të Ungjillit.
Në këto kohë të vështira kur njerëzit po vuajnë vështirësi ekonomike, humbje punësh dhe pronash, murgjërit mund të sjellin perspektivë të re që sjell shpresë për ata që e kanë humbur atë. Manastiret bëhen qendra të shërimit shpirtëror dhe fuqizimit. Njerëz që janë munduar të gjejnë kuptim në jetët e tyre mund të largohen me vizion të ri, të fituar përmes punës së brendshme që murgjërit të cilët kanë shërbyer si terapistë për ata që janë lënduar.
Fuqia e murgjërisë Orthodhokse nuk gjendet në ngjashmërinë e çdo manastiri, pasi çdo komunitet murgjëror ka shprehitë e veta, shpesh shumë të ndryshme nga manastiret e tjera. Në Greqi dhe Rusi ka komunitete murgjërore që drejtojnë shtypshkronja, kujdesen për të moshuarit dhe të dobëtit, drejtojnë librari Orthodhokse nëpër qytete dhe jetojnë si heremitë, mbajnë qendra të mëdha rehabilitimi, japin mësim në shkolla, dhe në disa raste, shërbejnë edhe në famulli.
Murgjëria nuk është diçka që zotërohet me anë të përpjekjeve akademike, por fitohet me shumë vite përpjekjesh, përmes bindjes, netëve të gjata të lutjes, praktikave asketike, dhe jetës komunitare. Një murg që i qëndron besnik thirrjes, do ta shohë veten shpesh si fillestar, edhe pse ka qenë murg për dyzetë vjet, sepse ka kuptuar sa larg është nga perfeksioni që vjen me dorëzimin e plotë ndaj Krishtit.
Shumë do të dëshironin ta shikonin murgjërinë në këndvështrim romantik, me murgjit që jetojnë në fshehtësi, në heshtje dhe në qetësi, por ka murgjër të cilët punojnë me njerëzit si etër shpirtërorë, predikues, mësues, pjesëmarrës aktivë në shërbimin ndaj botës. Çdo murg dhe çdo manastir është veçuar për shërbimin ndaj Perëndisë dhe Kishës së Tij, ashtu siç Perëndia do. Prandaj, është me rrezik të gjykosh një murg sipas imazhit tonë imagjinar të asaj çfarë mendojmë ne se ata janë, pasi edhe në Malin e Shenjtë ka mënyra të ndryshme të jetës murgjërore, asnjëra nuk është më e mirë se tjetra, dhe të gjitha bazuar në nxitjen e Shpirtit të Shenjtë, ndërsa murgu tenton të jetojë jetën ungjillore të Ungjillit.
Edhe pse Kisha Orthodhokse nuk ka urdhra fetare si Kisha Latine, ka stile të ndryshme të jetës murgjërore, si individualisht ashtu edhe në komunitet. Në përgjithësi, disa manastire mund të jenë të orientuara liturgjikisht, ndërsa disa të tjerë mund të jenë më shumë asketike, disa mund të kenë tradita të caktuara mistike, dhe të tjerë akoma mund të jenë më shumë të fokusuara në prirjet dhe drejtimet shpirtërore dhe hapjen ndaj botës për qëllimin e kujdesit dhe këshillimit. Këto mënyra të ndryshme murgjërie që marrin forma personale dhe bashkëpunuese gjithashtu, nuk janë të parapregatitura formalisht ose të legalizuara zyrtarisht. Janë rezultati i zhvillimit organik nën hirin e gjallë të Perëndisë.
Prapëseprapë të gjithë murgjërit ndajnë betimet e ngjashme të varfërisë, pastërtisë, qëndrueshmërisë dhe bindjes, duke ndjekur gjithnjë fjalët e Jisuit që janë guri i qoshes së kësaj jete, “jini perfektë ashtu siç është perfekt Ati juaj në Qiell.”
Me dashuri në Krishtin,
Ava Trifoni
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.