"Atë Filoteu i Manastirit Karakallou në Malin Athos flet kundër kovidit dhe vaksinave"

"Dhe unë shikoj që prapa skene qëndron djalli, në të gjitha këto ngjarje, në rolin e orkestruesit të fshehtë".

Originally appeared at: Orthodox Ethos

Perkthimi me i sakte eshte siguruar nga Ate Zakaria Lainc: 


"Igumeni i manastirit Karakallou në Malin e Shenjtë, Arikimandrit Filoteu, shprehu disa prej mendimeve të tij për koronavirusin:

“Ne kemi një ndjesi mjaft të qartë, se kjo pandemi nuk ka ardhur rastësisht por është krijuar qëllimisht. Dhe pastaj u shfaq vaksina, gjoja për të shkurtuar dhe mposhtur pandeminë.

Por ne kemi një ndjesi shumë të qartë se e gjitha kjo është artificiale; është e kontrolluar dhe drejtuar nga disa persona, në realitet, në mënyrë që ata të mund të zbatojnë jo atë që thuhet publikisht por atë që dëshirojnë. Pra ata po përpiqen të arrijnë synime që janë shumë të rëndësishme për ta.

Ne dëshmojmë se me ç’metoda dhe mjete përdorin për të imponuar marrjen e detyrueshme të kësaj vaksine. Këto fuqi të errëta kanë një synim më të madh afatgjatë. Ne e shohim këtë sepse Zbulesa e Shën Joan Teologut dhe e Apostujve të tjerë, që kanë folur për kohët e fundit dhe Antikrishtin, na kanë përgatitur për këtë.

Ne dëshmojmë që gjithçka që po ndodh ka pikërisht këtë synim që është shumë i rëndësishëm për ta. Sigurisht që ne nuk e dimë se kur do të ndodhë kjo, por dëshirojnë që synimi i tyre kryesor do të realizohet lehtësisht kur të vijë koha –  vendosja e shenjës, shenjës së ardhshme të Antikrishtit. Ata po përgatisin gjithçka për ta përmbushur këtë që tani.

Kjo shpjegon mjetet e qarta diktatoriale që po përdorin për të imponuar vaksinën dhe manipulimin masiv të vetëdijes që po shfrytëzohet nga mas mediat dhe interneti. Dihet mirë se ata po paguajnë mirë gazetat dhe kanalet televizive e mjete të tjera.

Ne nuk i konsiderojmë veprime të tilla të pranueshme, sidomos kur parimet demokratike dhe liria e lëvizjes janë të kufizuara, dhe të drejtat e njeriut po nëpërkëmben. Por si përputhen të gjitha kufizime me frymën e kushtetutën e ligjet? E gjitha kjo po kryhet nën pretekstin e pandemisë, që e servirin me ndihmën e varianteve të reja të virusit që i krijojnë. Që tani kanë filluar të thonë se në tetor do të shfaqet një variant më i keq i virusit në mënyrë që nën këtë pretekst të mund të vaksinojnë edhe të pavaksinuarit.

Por të gjitha këto ngjarje na shtyjnë që të mendojmë më seriozisht për çfarë po ndodh përreth nesh. Dhe unë shikoj që prapa skene qëndron djalli, në të gjitha këto ngjarje, në rolin e orkestruesit të fshehtë. Sepse si mund ta arrijnë ndryshe suksesin sinkronik pa ndihmën e djallit, këto fuqi të errëta, me aq dinakëri dhe sistematikisht, në shkallë të gjerë botërore?  

Por shpresa jonë e bekuar është e bazuar në mëshirën e madhe të Perëndisë dhe në mirëdashjen dhe përpjekjet e efektshme të shumë të krishterëve dhe njerëzve të kujdesshëm. Sepse ne shohim se ka njerëz që u rezistojnë këtyre poshtërsive, duke e ndier se diçka e ndyrë dhe e ligë është duke ndodhur. Por Zoti do të zbulojë me siguri shumë gjëra të nevojshme për perceptimin e saktë dhe vlerësimin e gjërave që po ndodhin.

Për këtë arsye, duke i parë këto gjëra, ne ndiejmë dhimbje dhe shqetësim shpirtëror. Dhe i lutemi Perëndilindëses së Tërëkulluar për të mbrojtur të vetët, nëpërmjet hirit të Perëndisë”.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español