'Antikrishti Do Të Pushtojë Shëndetësinë, Do T’a Kthejë Ilaçin Në Helm' - 2007 Profeci Orthodhokse E 2007

"Teoritë [e demaskuara] që suportojnë përdorimin e këtyre drogërave [psikiatrike] dhe dëmtimeve fizike e mohojnë ekzistencën e psikikes (pra, shpirtit), duke e bërë termin “psikiatër” të rremë. Duke qenë se nuk mund të përshkruajnë cilën pjesë të njeriut po trajtojnë, nuk mund të sajojnë një term për veten. Patjetër, duke qenë se e kanë shtrembruar titullin e “mjekut të shpirtrave” dhe në fakt dëmtojnë shpirtra, mund të quhen ligjërisht antipsikiatër. Duke qenë se Krishti është Mjeku i shpirtrave tanë, ata mund të quhen me të drejtë antikrishtër."

Originally appeared at: Cyberian Orthodox

At Sava Akileu i Athinës tha: “Antikrishti do të marrë fronin e shëndetësisë”. Ai gjithashtu tha: “Antikrishti do t’a pushtojë kryesinë e mjekësisë. Ai do t’a pushtojë të gjithë shëndetësinë dhe do të kthejë ilaçet në helme. Ata që marrin këto ilaçe do të helmohen dhe do të vdesin.”

At Sava fjeti në 2016 dhe i tha këto gjëra qysh në 2007. Ai ishte një njeri i shenjtë, një mjek i vërtetë shpirtrash.

Është tashmë e qartë se Antikrishti ka marrë në dorë sistemet e shëndetësisë nëpër botë. Kjo rrugë ishte pregatitur në fillimin e shekullit të 20 dhe nga fundi i 1960 ata të cilët e pregatitën këtë udhë, pranuan se nuk mund të ndalohej, edhe nëse dikush do të përpiqej. Por kur e pushtoi Antikrishti “katedralen e mjekësisë”?

Shën Gavrieli i Gjeorgjisë tha: “Gjysma e ferrit është tashmë mbi Tokë. Antikrishti ka lindur dhe po qëndron te dera. Ai nuk po troket, ai po futet me forcë. Ju do t’a shihni mbretërimin e tij.”

[Shtesë e mëvonëshme: Siç duket është një video e At Kleopës së Rumanisë që tregon për kohët e fundit. Në 1995, At Kleopa tha se Antikrishti u lind dhe po rritet në fshehtësi. Gjithashtu, At Proklu i Rumanisë u tha disa shtegtarëve vizitorë në 20 Shkurt 2009, se “Antikrishti ka lindur.”]

Unë nuk e di kur Shën Gavrieli e tha këtë, por që kur ai fjeti në 1995, duket se Antikrishti kishte lindur pak kohë më parë, mbase në vitin 1980. Shën Gavrieli i Gjeorgjisë ishte gjithashtu një njeri i shenjtë, mjek i vërtetë shpirtrash.

Fjala greke për “mjek shpirtrash” është ιατρού των ψυχών [iatrou ton psychon]. Nëse dikush do të sajonte një fjalë në anglisht bazuar në atë greqisht, do të ishte: psikiatër. Ndërkohë që fusha e psikologjisë daton me mijëvjeçarë në të kaluarën, me Aristotelin që është quajtur “babai i psikologjisë” për shkak të librit të tij mësimor Περὶ Ψυχῆς [Peri Psychēs] (Mbi Shpirtin), fusha mjekësore që quhet “psikiatri” është vetëm pak shekuj e lashtë.

Fusha mjekësore që quhet “psikiatri” nuk u pranua në fillim si fushë legjitime e mjekësisë deri në 1950-ën kur u prezantua ilaçi Thorazina (ndryshe Chlorpromazine). Para kësaj, të vetmit të ashtuquajtur “psikiatristë” ndryshonin nga psikologët nëpërmjet përdorimit të lobotomisë, terapisë elektromagnetike dhe ndërhyrjeve të tjera fizike në tru. Përpara 1970, ata diskutuan hapur teoritë se përse dëmtimi i trurit duket se lehtëson sëmundjet mendore. Pas 1970, nuk ishte më e pranueshme nga shoqëria të diskutoheshin këto teori, ishte thjesht e papranueshme nga shoqëria të diskutohej hapur eugjenika. Në vend që të propozoheshin teori se përse dëmtimi i trurit lehtësonte sëmundjen mendore, ata u munduan ta mohonin se kishin shkaktuar dëmtim dhe filluan t’i shpjegonin “terapitë” duke thënë: “Ne nuk e dimë pse funksionon. Thjesht dimë se funksionon.”

At Theofani (Konstandini) shpjegon pse dëmtimi i trurit duket se lehtëson sëmundjen mendore në Volumin 1 të Bazave të Psikologjisë në Lidhje me Lutjen e Zemrës: “Shpirti funksionon perms trupit, dhe nëse trupi dëmtohet, le të themi në qendrat më të larta të trurit, atëherë shpirti nuk e shpreh dot veten, pa gjithë ato që janë humbur.”

Terapia elektromagnetike u përdor edhe nga Sovietikët dhe Nazistët në përpjekje për të shkatërruar mendjet e armiqve të tyre. Po kështu ilaçet si Thorazina, u përdorën për të mbajtur armiqtë në heshtje. Shën Gavrielit të Gjeorgjisë iu dha Thorazinë (Аминазин) në një tentative për t’a bërë të heshtte, por me hirin e Perëndisë, nuk bëri efekt. Po kështu alkooli nuk kishte efekt tek Shën Gavrieli dhe as elektriciteti nuk bëri asnjë efekt. (Një herë ndodhi një dëmtim nga telat elektrike me voltazh të lartë pranë manastirit dhe At Gavrieli i lidhi kabllot me duart e tij. Njerëzit u shokuan, por ai u përgjigj me modesti: “Kjo nuk është asgjë në krahasim me energjinë e Zotit.”)

Edhe pse Thorazina lejoi të ashtuquajturit “psikiatristë” të përshkruanin ilaçet mjekët e  tjerë, ata filluan të njihen si mjekë të vërtetë vetëm pasi doli Prozaku (ose Fluoxetine) në 1980. Duket se Prozaku jo vetëm që shpëtoi Eli Lillin dhe Shoqërinë nga falimentimi, ishte prodhimi i parë farmaceutik që arriti shitjet më të larta të vitit me fitim mbi biliona dollarë. Në mënyrë që të fitonin besueshmëri, Shoqëria e Psikiatërve Amerikanë filloi të shkëputej nga teoritë si ato të Sigmund Frojdit, dhe u fokusuan në “teorinë e prishjes së balancës kimike”. Sigurisht që kura e supozuar për “çekuilibrimin kimik” ishte Prozaku dhe ilaçet e tjera që pasuan.

“Çekulibrimi kimik” ishte shfaqur klinikisht si teori e rreme me hulumtimet pasuese të cilat e konfirmonin këtë vazhdimisht. Çekuilibrimet e vetme kimike të gjetura në studime klinike ishin ato të shkaktuara nga ilaçet si Thorazina, Prozaku, dhe të tjera të cilat ndihmuan që të ashtuquajturit “psikiatristë” të fitonin titullin legjitim si doktorë të vërtetë.

Po ashtu, Prozaku u aprovua për shitje nëpërmjet korrupsionit dhe informacioneve, të falsifikuara, të ardhura nga rikërkimet. Eli Lili shënjestroi specifikisht Suedinë për të fituar shitjet dhe aprovimin e Prozakut sepse Suedia kishte standardet më të larta. Standardet e larta të Suedisë jo vetëm që lejonin aprovimin të ndiqej në zona të tjera, personeli mjekësor suedez nuk ishin mësuar me përfitime dhe kapardisje, prandaj ishte shumë e lehtë për t’i korruptuar. Rastësisht, Prozaku do të shitej për të mjekuar obezitetin, por duke qenë se është tepër e vështirë të regjistrosh për obezitetin, vendosën ta shisnin për depresionin.

Ndërsa të mësipërmet janë mjaft të liga, studimi për aprovimin e Prozakut për fëmijët tregon edhe më shumë natyrën e ligë të industrisë farmaceutike dhe fushën e quajtur “psikiatri”. Ndërsa abstrakti i studimit sugjeron se tetëmbëdhjetë fëmijët që bënë vetëvrasje gjatë studimit ishin ndarë në grupin e Prozakut dhe grupin e kontrollit, trupa e studimit të bën konfuze në këtë pjesë. Pasi ritreguan informacionin e thatë për studimin, duket se tetë nga fëmijët e grupit të kontrollit të cilët kryen vetëvrasje ishin çuar tek grupi i Prozakut. Duket qartë se ata nuk bënë vetëvrasje në grupin e kontrollit. Kështu, e vërteta është se një fëmijë në grupin e kontrollit vrau veten ndërkohë që shtatëmbëdhjetë fëmijë të tjerë në grupin e Prozakut bënë vetëvrasje. Dhe përsëri, ky studim aprovoi Prozakun për fëmijët.

Ndërsa ka fusha të tjera mjekësore të përfshira në ligësi të ngjashme, si aborti i ligjshëm,   “psikiatria” e ashtuquajtur ka dallimin se e ka të pamundur të sajojë një term për të përshkruar veten. Termi psikolog u përdor për herë të parë para shumë mijëvjeçarëve dhe ajo ç’ka dallon të ashtuquajturit “psikiatër” nga psikologët është se psikologu nuk mund të japë ilaçe ose ta  dëmtojë trupin fizikisht. Teoritë [e demaskuara] që suportojnë përdorimin e këtyre ilaçeve [psikiatrike] dhe dëmtimeve fizike e mohojnë ekzistencën e psikikes (pra, shpirtit), duke e bërë termin “psikiatër” të rremë. Duke qenë se nuk mund të përshkruajnë cilën pjesë të njeriut po trajtojnë , nuk mund të sajojnë një term për veten. Patjetër, duke qenë se e kanë shtrembëruar titullin e “mjekut të shpirtrave” dhe në fakt dëmtojnë shpirtra, mund të quhen ligjërisht antipsikiatër. Duke qenë se Krishti është Mjeku i shpirtrave tanë, ata mund të quhen me të drejtë antikrishtër.

O Mjeku i shpirtrave tanë, që e njeh mendjen e njeriut, në mëshirën Tënde shëro dobësitë tona, sepse jemi të dobët dhe të thyer nga mëkati.

- Tropar i Profecisë, Ora e Gjashtë të Hënën e Javës së Tretë të Kreshmës së Madhe

Kur dikush i konsideron gjithë ato që u thanë më sipër dhe pasojat, është e qartë se nëpërmjet fushës së rreme mjekësore të “psikiatrisë”. Antikrishti pushtoi “katedralen e mjekësisë.” Duket se Jeffrey A. Lieberman sugjeron edhe se Antikrishti  e kishte bërë këtë diku midis viteve 2013 dhe 2015 në librin e tij Shkurtimet: Historia e Patreguar e Psikiatrisë: “Për herë të pare në historinë e gjatë dhe famëkeqe të saj, psikiatria mund të ofrojë një trajtim shkencor, njerëzor, dhe efektiv (siç është në origjinal) për ata që vuajnë nga sëmundjet mendore. Unë u bëra president në Shoqërinë Psikiatrike Amerikane gjatë një kthese historike të profesionit tim. Ndërsa unë e shkruaj këtë, psikiatria po e merr vendin e saj të drejtë në komunitetin mjekësor pas një qëndrimi për një kohë të gjatë në shkretëtirën shkencore. E paralajmëruar nga kërkimet, teknologjia e re dhe rishikime të fundit, psikiatria nuk ka vetëm kapacitetin për të ngritur veten nga hijet por edhe detyrimin për t’i treguar botës dritën e saj rigjeneruese.”

Çfarë fushe tjetër mjekësore do të mund ta bënte një deklaratë të tillë? Vetëm fusha mjekësore me Luciferin në krye do të ndjente se ka “detyrimin të ngrihet dhe të tregojë në botë dritën e saj rigjeneruese.”

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español