Pse rusët e quanin monarkun e tyre “Car”

Pavarësisht se “car” rrjedh nga “Cesar”, titulli i carit mbartte një simbolizëm të ndryshëm  – orthodhoks. 

MORE:Historia

Getty Images

Fjala car rrjedh nga titulli latin i perandorëve - Cesar. Shfaqet në gjuhën e vjetër lindore sllave në shekullin e 11-të. Rusët e quajtën perandorin bizantin “car”. Përdorej gjithashtu për t’iu referuar mbretërve biblikë dhe të lashtë.

Por rusët nuk i quanin carë monarkët e huaj, edhe ironikisht. Ata referoheshin si mbretër, mbretëresha, perandorë, sheikë, Maharaja etj. Sundimtarët rusë adoptuan gjithashtu titullin “perandor” në 1721 (perandori i parë ishte Petroja i Madh), por ata vazhduan që të referoheshin si carët.

Princi i madh i të gjithë rusëve, Ivani i Madh (1440-1505), e quante veten “car”, ose “perandor” në korrespondencën diplomatike. Biri i Ivanit, Vasili III-të, i cili në 1514 u pranua zyrtarisht si perandor nga perandori i shenjtë romak Maksimiliani I-rë, vazhdoi të përdorte titujt e të atit. Por cari i parë që u kurorëzua zyrtarisht ishte Ivani i IV “i Tmerrshmi” (1530-1584).

Simbolizmi 

Kurorëzimi i Nikollës II dhe Aleksandra Fyodorovna në 1896 nga Laurits Tuxen

Hermitage Museum

Pavarësisht se fjala “car” rrjedh nga “Cesar”, titulli i carit mbartte një simbolizëm të ndryshëm – orthodhoks. Gjatë ceremonisë së kurorëzimit, ata vajoseshin për ofiqin e carit dhe prifti do të kryente mirosjen e monarkut, duke bërë shenjën e kryqit mbi ballin, sytë, vrimat e hundës, gojën, veshët, kraharorin dhe duart nga të dyja krahët.

'Vajosja e Nikollës II-të në Katedralen e Fjetjes në Moskë nga Valentin Serov

Muze rus 

Që nga ajo kohë cari do të ishte një person unik: pjesërisht laik e pjesërisht prift. Ai do të ishte i vetmi laik që do të kalonte përmes ajodhimës në kishës dhe do të ishte i pranishëm në altar me priftërinjtë dhe që do të ndodhte vetëm gjatë vajosjes së tij. Kjo tregon se të jesh car është një luftë e mision i madh, i ngjashëm me priftërinë. Besimtarët orthodhoksë rusë besonin e shenjta dhe sekularja, kisha e shteti janë të ndërthurura së bashku në një person unik të carit, të cilin e thërret Perëndia për t’u “bashkuar” me ofiqin e carit dhe popullit të tij.

Kurorezimi i Carit 

Pjesa e brendshme e Katedrales së Fjetjes në Moskë

Legion Media

Në Rusi, sundimtari i ri i mori të gjitha privilegjet e përgjegjësitë e carit sapo u ngjit në fron. Kurorëzimi që duhet të përgatitej rrënjësisht dhe ishte mjaft i shtrenjtë, ndodhi më vonë, shpesh një vit pas fronëzimit.

Procesi i kurorëzimit në 1896

Getty Images

Kurorëzimet ruse ndodhën në Moskë. Ceremonia ishte madhështore, e gjatë, luksoze dhe ndodhi në praninë e personave më të shquar të oborrit të lartë. Cari dhe caresha bënin procesion nga Portiku i Kuq në Kremlinin te Katedralja e Fjetjes. Atje cari u vajos nga patriarku rus por cari e vuri vetë kurorën mbi krye sepse kërkesa e rreptë e ritualit ishte që cari të mos përkulej para ndokujt, madje edhe para priftit  në rangun më të lartë të Kishës Orthodhokse, patriarkut.

Prone publike 

Pas kurorëzimit të tij, cari si mbartësi i ofiqit të carit ulet në fron dhe e kurorëzon bashkëshorten e tij me kurorën e vet për një kohë të shkurtër dhe pastaj ia vë kurorën e bashkëshortes së saj mbi kokën e saj. Gjatë kësaj pjese, ajo gjunjëzohet në jastëkun pranë fronit të tij. 

Kurorë perandorake ruse

Sputnik

Pastaj cari dhe caresha vajosen dhe marrin Kungimin e Shenjtë. Cari merrte pak nga buka e vera veçmas, si klerikët. Ky ishte i vetmi rast kur cari apo ndonjë laik orthodhoks lejohej ta merrte kungimin në këtë mënyrë. Më pas cari thoshte betimin e kurorëzimit në të cilin betohej se do ta ruante autokracinë të pacenuar dhe do të sundonte në perandorinë e tij me drejtësi.

Nikolla dhe Aleksandra

Sputnik

Përmes të gjitha riteve, shumë lutje thuheshin dhe kryheshin ceremoni simbolike, duke përfshirë edhe dorëzimin e regalias, kurorës mbretërore ose perandorake, skeptrit dhe sferës që është flamuri i shtetit. Pas kurorëzimit, vazhdohej me festime masive. Gjobat dhe taksat reduktoheshin përkohësisht, faleshin të burgosur dhe një festë kombëtare tre ditëshe shpallej.

https://www.rbth.com/history/330644-why-russians-called-their-sovereign-tsar

MORE:Historia