Praktikë e vjetër Ruse për përgatitjen për lutje

MORE:Historia
Originally appeared at: The Catalogue of Good Deeds

Në Kishën Ruse para fillimit të reformave Nikoniane të shekullit të 17-të, ishte një zakon fetar i të ashtuquajturit fillim të shtatë përkuljeve, që ishte ende respektohej me saktësi në traditën e Ritit të Vjetër, ashtu si në famullitë Jedinoveri (komunitetete të Ritit të Vjetër në Patriarkanën e Moskës). Është një ritual i vogël që përmban lutje të shkurtra, shenjën e kryqit, metani dhe përkulje që bëhet edhe përpara edhe pas rregullit të lutjes, në hyrje dhe në dalje të kishës, si dhe në fillim të ndonjë pune. Në këtë artikull do të flasim rreth kësaj tradite dhe për arsyen përse është kaq e rëndësishme për besimtarët e Jedinoverisë.

Pregatitja për Lutje

Në Kishën e lashtë Ruse, jeta e një të krishteri ishte e mbushur me përvoja kishtare dhe e ndriçuar nga lutja. Megjithatë, në mendjet e paraardhësve tanë, ishte një qëndrim i bazuar te fakti se jeta në botë është krejtësisht pa hir dhe plot kotësi, pra nuk mund të fillosh një lutje dhe të marrësh pjesë në një shërbesë të shenjtë thjesht ashtu siç je. Më mirë do të ishte të bëje disa rite përgatitore. Një nga këto rituale është të vishesh me rroba të veçanta lutjeje. Burrat vishnin kaftan të veçantë mbi këmishat e tyre, gratë vinin me fustane që ishin më elegante se ato të zakonshmet, si dhe shalle të kapura me kapëse pas qafës dhe supeve. Veshje të tilla konsideroheshin më të përshtatshme për shërbesën e shenjtë, dhe i ndihmonin për të qenë më të pajtueshëm gjatë afrimit me Perëndinë dhe të heqin mënjanë përkujdesjet tokësore. Ia vlen të themi se kjo praktikë e veshjeve të lutjes është e përbashkët në të gjitha fetë tradicionale. Erdhi në Rusi nga Perandoria Bizantine dhe është e barabartë me traditën e klerit për t’u veshur me rroba të shenjta para shërbesave. Të ndërroheshe duke veshur rroba lutjeje shërbente si hapi i parë për të ndërruar mendjen dhe të përshtateshe me gjendjen e lutjes, që forcohej nga një fillim me shtatë përkulje.

Ideja e rendit të lutjes së veçantë të fillimit është të mbledhësh mendimet e shkujdesura, të qetësosh ndjenjat, dhe të fokusohesh në atë cfarë po ndodh në kishë përpara se të nisë vetë shërbesa. Fillimisht, ky rend lutjesh përgatitore përmbante bekimin e priftit, O Mbret Qiellor, Trisagionin deri te Ati ynë dhe Zot ki mëshirë që përsëritet 12 herë. Shumë shërbesa të shenjta të Kishës së lashtë kishin lutje të ngjashme përgatitore për të cilat shkruajtëm me detaje në [fillimet e zakonshme të lutjeve].

Megjithatë, në rrjedhën e duhur lutjet paraprake arritën të kuptoheshin si një pjesë e rëndësishme e shërbesës. Prandaj në dijeninë e kishës së Rusisë së Lashtë paraqitej nevoja e një parathënieje individuale të re, që ishte fillimi me shtatë përkulje. Historia e kësaj ishte shumë e vjetër: riti ishte i ruajtur në dorëshkrime, akoma më me hollësi në koleksionin e Ciril Belozerskit (†1427). Ky rend lutjesh u konsiderua si minimumi më i thjeshtë nëse nuk ishte e mundur të bëje Lutjet e Mesnatës në mëngjes dhe Pasdarkën e Vogël në mbrëmje, që është në vend të lutjeve më të njohura të mëngjesit dhe mbrëmjes, të krijuara në shekullin e 19-të, për besimtarët Jedinoveri. Sjellja nderuese ndaj praktikës së shtatë përkuljeve është konsideruar një karakteristikë e veçantë e Besimtarëve të Vjetër, me të cilën dallohen nga Orthodhoksët modernë që nuk luten sipas Ritit të Vjetër. Ёshtë një fakt i mirënjohur se disa rryma midis Besimtarëve të Vjetër, që u drejtohemi si soglasie, e përdorin fillimin e shtatë përkuljeve si rregull të hyrjes në komunitetet e tyre (për shembull, Spasovtsi).

Struktura e Shtatë Përkuljeve në Fillim

Fillimi i shtatë përkuljeve nis me Lutjen e Tagrambledhësit dhe çdo lutje shoqërohet me një shenjë të kryqit dhe një përkulje.

Zot, ki mëshirë për mua mëkatarin (përkulje).

O Zot Krijuesi im, ki mëshirë për mua (përkulje ).

Kam mëkatuar shumë herë, Zot ki mëshirë për mua, falmë mua mëkatarin (përkulje).

Të meriton me të vërtetë (gjithmonë pasohet nga metani).

Lavdi Atit dhe Birit dhe Shpirtit të Shenjtë (përkulje ).

Tani e përgjithmonë e në jetë të jetëve. Amin (përkulje).

Zot ki mëshirë; Zot ki mëshirë; Zot beko (përkulje).

Fillimi me shtatë përkulje mbaron me një përlëshore të vogël, “Zot Jisu Krisht, Bir i Perëndisë, përmes lutjeve të Nënës Sate të Tërëkulluar, me fuqinë e Kryqit të Nderuar dhe Jetëdhënës, Engjëlli im i Shenjtë Mbrojtës, dhe gjithë shenjtorët, ki mëshirë dhe më shpëto mua mëkatarin, sepse Ti je i mirë dhe Njeridashës. Amin (metani pa shenjën e kryqit). Nëse fillimi me shtatë përkulje mbyll një lutje, atëherë tri përkuljet me Lutjen e Tagrambledhësit bëhen pas përlëshores.

Padyshim, çdo i krishterë është i lirë të zgjedhë si dhe kur të lutet në shtëpi: të lutet duke përdorur një libër ose të lexojë Psalmet, të përdorë Librin e Orëve ose t’i lutet Zotit me fjalët e veta. Megjithatë, njohja e traditave të Kishës së tij, dëshira për të ndarë përvoja të të krishterëve që jetuan dhe kënaqën Zotin përpara nesh, mund të prodhojë fryte gjithashtu. Një përgatitje e veçantë lutjeje për një rregull lutjeje mund të ndihmojë në trajtimin e përditshëm të komunikimit me Zotin me më shumë nderim dhe përgjegjësi, dhe shmangien e të bërit rutinë.

MORE:Historia