Ky predikim i shkëlqyeshëm 1600 vjeçar lexohet natën e Pashkës në çdo kishë orthodhokse

"O Vdekje, ku është gjembi yt? O Ferr, ku është fitoria jote?"

Shpesh më kërkojnë të përkufizojnë krishterimin orthodhoks me pak fjalë ose koncepte. Ato që më vijnë menjëherë në mendje janë asketicizmi, monasticizmi, parimi estetik (bukuria e përshpirtmërisë), pendimi dhe përulësia. Një fjalë e lidhur me këtë është “shkëlqim”, sepse “përfshin gëzimin e plotë që përjetojnë besimtarët pas betejës së Kreshmës së Madhe, shërbesat e mrekullueshme të gjata dhe plot lutje të Javës së Shenjtë dhe hyrjen në vuajtjet e Krishtit dhe triumfin përfundimtar në Ringjalljen e Tij.

Gjatë shërbesës së Mëngjesores në natën e të shtunës, që pasohet nga Shërbesa e Mesnatës dhe Liturgjia Hyjnore (të cilat përfundojnë rreth orës 2 të ditës së diel), predikimin provokues kataliktik të Shën Joan Gojëartit lexohet nga prifti për të pranishmit në shërbesë. Është një nga çastet më solemne të shërbesës dhe njëkohësisht nga më të gëzueshmit.

Po pse? Ka dy arsye. E para ka të bëjë me vlerësimin e lartë që ka në botën orthodhokse Shën Joani. Ai nderohet sot siç është dashur shumë nga grigja e tij e madhe në Konstandinopojë (Stambolli i sotëm) rreth njëmijë e shtatëqind vjet më parë. Ai e ka mbledhur, kodifikuar dhe shkruar atë që njohim sot si Liturgjia Hyjnore standarde. Ka dhe liturgji të tjera që kremtohen në kohë të caktuara të vitit por ajo e Shën Joanit është më e njohura.

Arsyeja e dytë mbase më e rëndësishmja ka të bëjë me fuqinë e vetë fjalëve. Termi “Kristostom” i lidhur me identitetin e Shën Joanit do të thotë “gojartë” në greqisht dhe ai ka qenë një mjeshtër i gojëtarisë. Tiparet kryesore të predikimeve të Shën Joanit janë : devocion, dashuri, gëzim, triumf, ngazëllim, mirënjohje dhe mëshira e falja e Perëndisë.

Ҫ’gjë tjetër nevojitet? Ata që kanë përmbushur kërkesat e besimit dhe agjërimit mirëpriten në festën e Zotit – ashtu si ata që i kanë vonuar angazhimet e tyre për cilëndo arsye janë të mirëpritur. Të lodhurve ose të munduarve u jepet prehje, ankthi dhe faji largohen dhe të gjithë kremtojnë së bashku pa menduar për pasuritë ose statusin social. Në fitoren paskale “mbretëria universale është zbuluar”, Krishti u përball me vdekjen dhe e mundi atë dhe “asnjë i vdekur nuk mbetet në varr”.

Predikimi kulminon me një shprehje të I Korintasve 15:55 “O vdekje ku është gjembi yt? O ferr ku është fitorja jote?” “O vdekje ku është gjembi yt? O ferr ku është fitorja jote?” Krishti është ngjallur dhe ju jeni rrëzuar. Krishti është ngjallur dhe demonët janë rrëzuar. Krishti është ringjallur dhe engjëjt gëzojnë”.

Asnjë, qoftë episkop apo prift ose besimtar i famullisë në ndonjë vend orthodhoks nuk mund ta dëgjojë këtë predikim pa u përpjekur të mbajë lotët. Ёshtë i përsosur në mendimet që përcjell. Nuk ka asgjë për t’i shtuar.

Predikimi i Pashkës nga Shën Joan Gojarti

Shën Joan Gojarti, Kryepeshkopi i Konstandinopojës

Ai që është besimtar i devotshëm dhe e do Perëndinë, le të gëzojë në këtë panair dhe festë vezulluese e triumfale. Ai që është shërbëtor i urtë, le të hyjë gëzueshëm në gëzimin e Zotit të tij. Ai që është munduar për një kohë të gjatë duke kreshmuar, le ta marri tani shpërblimin.

Ai që na vjen që nga ora e parë, le të marrë shpërblimin e tij. Ai që ka ardhur që nga ora e tretë, le ta mbajë kreshmën me mirënjohje. Ai që ka ardhur në orën e gjashtë, mos të mërzitet se nuk ka për të ngelur aspak pa gjë. Ai që vonohet deri në orën e nëntë, le të afrohet pa pasur aspak frikë. Ai që ka ngelur mbrapa deri në orën e njëmbëdhjetë, dhe ai, po ashtu, le të mos alarmohet nga vonesa e tij; se Zoti, i cili është xheloz për nderin e tij, do të pranojë edhe të fundit ashtu siç priti të parin; ai i jep prehje tek vetja e tij atij që vjen në orën e njëmbëdhjetë, ashtu siç i dha atij që erdhi që në orën e parë.

Dhe ai tregon mëshirë për të fundin, dhe kujdeset për të parin; njerit i jep, dhe tjetrit i dhuron dhurata. Dhe ai pranon veprat e të dyve, dhe mirëpret qëllimin, dhe nderon aktin dhe lavdëron dhurimin. Prandaj, hyni të gjithë në gëzimin e Zotit, dhe merrni shpërblimin tuaj, si ti i pari, po ashtu dhe ti i dyti. Ti i pasur dhe ti i varfër së bashku të bëni një festival të madh. Ti i kujdesshëm dhe ti i shkujdesur, nderojeni këtë ditë. Gëzoni sot, si ju që keni mbajtur kreshmë edhe ju që nuk keni mbajtur fare kreshmë. Tryeza është shtruar plot, gëzoni të gjithë mes gjithë të mirave. Kau është dhjamur, askush të mos iki prej këtej i urritur.

Gëzoni të gjithë festën e besimit: Merrni të gjithë thesaret e mirësisë. Askush të mos qahet për varfërinë e tij se mbretëria universale na u shfaq. Askush të mos qajë për paudhësitë e veta, se falja na erdhi nga varri. Askush të mos e ketë frikë vdekjen, se vdekja e Shpëtimtarit na çliroi. Ai që u burgos nga vdekja, Ai e shkatërroi vdekjen. Duke zbritur në Ferr, Ai e mbërtheu Ferrin. Ai e hidhëroi Ferrin kur ky shijoi trupin e Tij. Dhe Isaia, duke e parashikur këtë, thirri me të madhe: Ferri, tha ai, u hidhërua kur të hasi Ty në rajonet e ulëta. U hidhërua se mori fund. U hidhërua sepse u tallën me të. U hidhërua sepse u vra. U hidhërua sepse u rrëzua. U hidhërua sepse e lidhën me zinxhirë. Mori një trup njeriu, dhe e takoi Zotin ballë për ballë. Mori baltë dhe takoi Qiellin. Mori ate që shihej dhe ra mbi atë që nuk shihet me sy.

O Vdekje, ku është gjembi yt? O Ferr, ku është fitorja jote? Krishti u ngjall dhe ju u rrëzuat. Krishti u ngjall dhe demonët u rrëzuan. Krishti u ngjall dhe engjëjt gëzojnë. Krishti u ngjall dhe jeta mbretëron. Krishti u ngjall dhe as edhe një i vdekur nuk mbeti në varr. Se Krishti, duke u ngjallur së vdekuri, u bë fruti i parë i atyre që kanë fjetur. Atij i takon lavdia dhe fuqia në jetë të jetëve. Amin.
 

i https://oca.org/fs/sermons/the-paschal-sermon


Valeria Z. Nollan ka qenë një presidente e Shoqatës për Studimin e Historisë dhe Kulturës së Krishterimit lindor. Përkthimi i saj i veprës The Philosophical Foundations of Integral Knowledge  Vladimir Solovyovit u botua William B. Eerdmans Publishing Co. në 2008. Një e krishterë orthodhokse ruse që fëmijë, ajo ka qenë folësja kryesore e 62ndCommencement Exercises of Holy Trinity Seminary në Jordanville, NY në  2010. 

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Português
  • Русский
  • Español