Historia 1000 vjeçare e Rusisë përcaktohet nga besimi i saj i krishterë – Disa shembuj

Shfaqur fillimisht në : Orthodox Christianity

Originally appeared at: Orthodox Christianity

Shën Joani i Shangait, “Ҫudibërësi” (1896 - 1966) është një nga shenjtorët më popullorë rusë. Ai ka qenë episkop i refugjatëve rusë nga katastrofa e bolshevizmit në Shangai, gjatë viteve 1934 - 1951, Paris, dhe Shën Francisko, 1962-1966.

Mrekullitë e tij të shumta janë të dokumentuara mirë nga persona bashkëkohorë të besueshëm. Ai nuk zotëronte një shtrat dhe flinte shumë pak, duke i shpenzuar netët në lutje, në gjunjë apo ulur, e në këtë pozicion disa herë edhe dremiste pak. Ai kishte fuqinë e profecisë, tejshikimit dhe shërimit. Lipsanet e tij ruhen në Shën Francisko dhe nuk janë prishur, një shenjë treguese kjo e shenjtërisë së tij. Ai ka qenë një shkrimtar dhe predikues brilant dhe elokuent dhe predikimet, librat e thëniet e tij gëzojnë një popullaritet të madh. Ai  kënaqej veçanërisht duke mësuar Jetët e Shenjtorëve. Historia e jashtëzakonshme e jetës së tij të mirëdokumentuar është çudibërëse.


Dita përkujtuese e shenjtorëve që kanë shkëlqyer në rusi na tregojnë atë qiell shpirtëror nën të cilën u krijua dhe jetoi Rusia. Para princit të shenjtë Vladimir në tokën ruse jetonin fise të ndryshme pagane që ishin në luftë të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Princi i shenjtë Vladimir u solli atyre një besim të ri, një gjendje të re të brendshme shpirtërore dhe u dha një frymë të re e tërëbashkuar dhe në këtë mënyrë u formua një komb.

Vetë ekzistenca e popullit rus është e lidhur me lindjen e jetës shpirtërore që ndodh në ta, me asimilimin e themeleve të një këndvështrimi të krishterë. Ёshtë e pakuptimtë që të kërkosh për domethënie dhe synime në jetën tokësore që përfundon me vdekjen. Ne duhet të përpiqemi që të asimilojmë jetën hyjnore, hirplote e të përjetshme dhe të ndërtojmë pastaj këtë jetë të përkohshme e tokësore: Por kërkoni më parë mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e Tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen (Mat. 6:33).

Besimi, Kisha Orthodhokse i bashkoi fiset e ndryshme në një të vetëm dhe cilësia më esenciale e popullit rus u bë besimi në Mbretërinë e Qiellit, kërkimi i saj dhe i të vërtetës. Për hir të Mbretërisë së Qiellit, për hir të pjesëmarrjes në të, për hir të lutjes, asketët rusë e lanë kotësinë e botës për pyjet dhe ishujt e pabanuar. Ata kërkonin vetëm Mbretërinë e Perëndisë e nuk donin që të themelonin apo ndërtonin diçka, u larguan nga njerëzit por ata i ndoqën për hir të mbretërisë së Perëndisë, jetuan në ato ishuj dhe në ato pyje afër të drejtëve dhe në këtë mënyrë u formuan komunitetet lavras dhe murgërore.  

Kërkimi për të vërtetën është tipari kryesor i jetës ruse dhe nuk është rastësi që përmbledhja e parë e shkruar e ligjeve që synonin të jepnin jetë quheshin Russkaya Pravda—“e vërteta ruse”.[1] Por nuk mendonin për Mbretërinë e Qiellit vetëm ata që e kishin lënë botën dhe shoqërinë e njerëzve. Të gjithë rusët besnikë e kuptonin domethënien e jetës. Tërë ata që e ndërtuan vërtet Rusinë si një komb, duke jetuar në botë dhe duke përmbushur detyrat e tyre e konsideruan gjithashtu faktin që më e rëndësishmja ishte të ishe besnik ndaj Mbretërisë hyjnore dhe të Vërtetës hyjnore. Në Rusi kishte princër, komandantë, zotërinj dhe njerëz të thjeshtë, por njohja, përpjekja dhe domethënia e jetës ishte gjithashtu fitimi i mbretërisë së Perëndisë dhe i të qenit pjesë e saj. Shën Aleksandër Nevski e shpenzoi tërë jetën e tij në akte heroike ushtarake dhe shtetërore; ai kalëroi përmes Siberisë drejt bujtinës së tatarëve me qëllim që të ndërtonte paqen në rusi. Ai u përlëvdua nga fitoret ushtarake por kur u sëmur dhe gjendej pranë vdekjes e pranoi vdekjen si lirinë nga mundimet e jetës së tij tokësore dhe iu dorëzua asaj që ishte më e shtrenjtë për shpirtin e tij. Ai mori qethjen murgërore në mënyrë që të futej në mbretërinë e Tij të dëshiruar, jo më si një luftëtar tokësor por si luftëtar i Krishtit.

St. John (Maximovitch) of Shanghai and San Francisco.Princi Theodhor i Smolenskit pranoi monasticizmin para vdekjes së tij. Udhëheqës të tillë shpirtërorë të popullit rus në përpjekjen e tyre për Mbretërinë e Perëndisë janë shprehja më e mirë e tiparit kryesor të jetës shpirtërore të popullit – forca kryesore që drejtonte jetën e tij historike. Asimilimi i tyre i besimit të krishterë u dha rilindjen edhe princave rusë.

Autoriteti është gjithnjë shprehja e ndërgjegjësimit dhe vullnetit. Autoriteti gjithnjë udhëhiqet nga një filozofi ose një tjetër e një perceptim a një tjetër të synimeve dhe domethënies së jetës dhe veprimtarive të saj. Para Shën Vladimirit princat rusë ishin prijësa të fiseve që luftonin dhe kryenin luftëra për hir të lavdisë ushtarake dhe presë së luftës. Pasi u bënë të krishterë, ata u bënë udhëheqës të pjesëve të ndryshme të një kombi. Pasi pranuan krishterimin, u shfaqën vetëdija dhe perceptimi i unitetit. E vërteta ose drejtësia ishte në vëllazërinë e princave dhe luftërat shkatërrimtare u bënë padrejtësi.  

Princi i shenjtë Vladimiri i dha popullit rus një kuptim të ri të jetës dhe forcë të re jetike. Katastrofat, fatkeqësitë dhe disfatat janë të pafuqishme para forcës kryesore të jetës përpara një jete që është shpirtërore. Mbretëria e Perëndisë dhe gëzimi shpirtëror i pjesëmarrjes në të mbetet e pacenuar. Një stuhi e tmerrshme kalon dhe njeriu jeton sërish. Prandaj martirët buzëqeshën me ndjenjën e gëzueshme të hirit të Perëndisë gjatë torturave nga më mizoret.

Kjo është fuqia jetësore e Rusisë. Fatkeqësitë nuk e mposhtin zemrën e saj. Tartarët i vunë flakën gjithë Rusisë. Kievi ra dhe në të njëjtin vit u ngrit Novgorodi dhe komandanti i madh dhe udhëheqësi i popullit rus, princi besëtar Aleksandër Nevski i ngriti rusët në betejë kundër tartarëve që po e shqyenin trupin e Rusisë dhe me  suedezët katolikë që e shfrytëzuan fatkeqësinë e rusëve dhe donin ta gllabëronin shpirtin e popullit rus, për të vrarë forcën shpirtërore të popullit rus dhe Rusisë. Për Aleksandër Nevskin nevoja kryesore ishte ruajtja e kësaj fuqie shpirtërore.

Historia e ngritjes së Moskës është një konfirmim i qartë i këtij mendimi. Në fillesat e saj Moska ishte një grumbull të ardhurish. Por në krye ishin princa besëtarë që kishin asimiluar perceptimin orthodhoks të të vërtetës dhe prandaj kur hierarku i shenjtë mitropoliti i shenjtë Petro i tregoi princit që Moska do të rritet dhe vetë hierarkia do të jetojë dhe do të varroset atje nëse princi do të ndërtojë në Moskë Shtëpinë e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë, princi e përmbushi urdhërimin. Me fjalë të tjera Shën Pjetri tha se nëse do të jesh besnik ndaj Orthodhoksisë deri në fund, dhe para së gjithash kërkoni Mbretërinë e Qiellit dhe drejtësinë e saj atëherë të gjitha çështjet e kësaj bote do t’ju shtohen.

Ky ishte plani për Moskën dhe ishte besnik ndaj urdhërimit të Shën Pjetrit. Dhe thirrja ushtarake gjatë natës ndaj mureve të Kremlinit u zbatua me këto fjalë: “E Tërëshenjtë Hyjlindëse shpëtona”. Kjo s’do të thotë që jeta e njerëzit ishin të shenjtë! Oh, jo! Njerëzit janë gjithnjë mëkatarë por është e rëndësishme dhe shpëtuese kur ka një vetëdije të të mirës dhe të së keqes, kur ka përpjekje për të vërtetën; sepse atëherë është e mundur të ngrihesh nga humnera e një rënieje. Moska mëkatare, kryeqyteti i Rusisë mëkatare në jetën e saj historike do të binte fare poshtë por do të ngrihej, për shkak se vetëdija e të vërtetës nuk ka vdekur.

Gjatë kohës së trazirave, Rusia ra aq poshtë saqë të gjithë armiqtë e saj ishin të sigurt se ishte plagosur për vdekje. Në Rusi nuk kishte car, as qeveri apo ushtri. Pushteti në Moskë ndodhej në duart e të huajve. Njerëzit ishin të dobët dhe e kërkonin shpëtimin te të huajt, para të cilëve përuleshin. Kapitulli i saj ishte i pashmangshëm dhe Rusia do të ishte zhdukur patjetër nëse do të kishte humbur krejtësisht vetëdija e të Vërtetës.

Por Rusia dhe populli rus u shpëtuan nga Shën Hermogjeni (Gjermogjeni). Armiqtë rusë e zunë rob në një birucë të Kremlinit, e tallën dhe e torturuan atë, dhe u përpoqën që t’u nënshtrohej atyre, për të ndryshuar perceptimin e rusëve ndaj të Vërtetës. Shën Hermogjeni u torturua për vdekje por ai nuk u dorëzua shpirtërisht dhe i bëri thirrje Rusisë që të ecte në shtegun historike të një kombi të krishterë me një qeveri të krishterë; ai u bëri thirrje të gjithëve për të kujtuar të Vërtetën dhe për të qenë besnikë ndaj saj.

Në besimin e tij dhe rrëfimin shpirtëror dhe moral, Shën Hermogjeni i dha rilindjen popullit rus dhe përsëri filloi të ecë në rrugën e kërkimit të Mbretërisë së Qiellit dhe drejtësisë së saj – drejtësisë së nënshtrimit të jetës tokësore të shtetit ndaj burimit shpirtëror. Dhe u ngrit Rusia.

Nuk është e mundur që të gjesh në historinë një thellësi të tillë të rënies së një kombi dhe një ngritje të tillë aq të shpejtë e të mrekullueshme të tij brenda një viti kur populli u ngrit moralisht dhe shpirtërisht. Por e tillë është historia e Rusisë dhe shtegu i saj. Pas Pjetrit të parë, Pjetrit të Madh shoqëria ruse devijoi nga shtegu rus. Ndonëse nuk e bëri tërësisht, e humbi qartësinë dhe vetëdijen e të vërtetës, qartësinë e besimit në të vërtetën e Ungjillit : Kërkoni më parë mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen.

Vuajtjet e popullit rus janë pasojë e tradhtisë së vetes nga ana e Rusisë, të rrugës dhe thirrjes së saj. Por këto vuajtje të tmerrshme, lëngimet e jetës nën fuqinë e luftëtarëve të zjarrtë kundër Perëndisë tregojnë që populli rus nuk e kishte humbur plotësisht  vetëdijen e tij ndaj të vërtetës, se padrejtësia e regjimit ateist është shpirtërisht dhe moralisht i vështirë për t’u duruar. Rusia do të çohet ashtu si është çuar edhe më parë [2] Do të çohet kur të jetë ndezur besimi i saj. Kur të çohen shpirtërisht njerëzit, kur do të bëhet prapë i dashur për ta besimi i qartë e i patundur në të vërtetën e fjalëve të Shpëtimtarit: Kërkoni më së pari mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do të shtohen ndaj jush. Rusia do të ngrihet kur të dojë besimin dhe rrëfimin e Orthodhoksisë, kur të shohë dhe të dojë të drejtët dhe rrëfyesit orthodhoksë.

Sot, ditën e të gjithë shenjtorëve që kanë shkëlqyer në tokën ruse, Kisha flet për ta dhe orthodhoksët shohin me ngazëllim shpirtëror sesa shumë prej tyre janë në mbretërinë e Perëndisë! Dhe sa shumë prej tyre ka që nuk janë të kanonizuar, të panumërt [3]Mitropoliti Vladimir i Kievit shkon qetësisht dhe i patrembur drejt vdekjes. Vrasësit e nxjerrin nga portat e shpellave të Kievit (Lavrës me qëllim që ta vrasin jashtë qytetit, ashtu si e vranë Zotin Shpëtimtar dhe hierarku i shenjtë e pranon vdekjen i heshtur si një dele që shkon te thertorja për Krishtin, për besimin, për Kishën Ruse dhe sepse kërkonte para së gjithash të fitonte Mbretërinë e Perëndisë dhe jetën e përjetshme.

Ka një sërë martirësh dhe rrëfyesish dhe përsëri ne shohim bekimin e Perëndisë ndaj podvigut të tyre të besimit, shohim përsëri manifestimin e lipsaneve të paprishura: trupat e të drejtëve që jetojnë sipas ligjeve të jetës së ardhshme ku nuk ka vuajtje ose prishje dhe paprishjen e lipsaneve të tyre dëshmon për këtë. E kështu lipsanet e paprishura të dukeshës së madhe Elizabeta Feodorovnës që prehen në manastirin e Gethsemanit, dëshmon për drejtësinë e saj në sytë e Perëndisë.

Rusia do të ngrihet kur të ngrejë vështrimin dhe të shohë që të gjithë shenjtorët që shkëlqyen në tokën ruse janë të gjallë në mbretërinë e Perëndisë, që në ta ndodhet fryma e jetës së përjetshme dhe që ne duhet të jemi me ta, të prekim shpirtërisht dhe të marrim pjesë në jetën e tyre të pasosur. Në këtë është shpëtimi i rusëve dhe i tërë botës [4]

Nuk ka frymë jete ose gëzim i jetës në Rusi (nën zgjedhën komuniste). Të gjithë kanë frikë prej saj ashtu siç kanë frikë nga demonët. Edhe Rusia ishte më herët e tmerrshme ndaj armiqve të saj por kjo ndodhte sepse i tërhiqte te vetja njerëzit.

Besnikëria ndaj urdhërimit Kërkoni më së pari mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij krijuan përulësinë e krishterë, përulën autoritetet e saj dhe gjatë ditëve të lavdisë më të madhe tokësore të Rusisë qeveria ruse nëpërmjet buzëve të perandori Aleksandrit të I-rë rrëfeu se ishte një qeveri e krishterë. Në monumentin në nder të tij ai shkruan: Jo ne o Zot por emrit Tënd (Psa. 113:9).

Qielli rus, shenjtorët rusë na thërrasin që të jemi me ta, ashtu siç janë me ne. Ata na thërrasin që të marrim pjesë në frymën e jetës së përjetshme dhe e tërë bota ka etje për këtë frymë. Restaurimi i Rusisë nevojitet nga e mbarë bota nga e cila është ndarë fryma e jetës dhe e cila dridhet me frikë si përpara një tërmeti.

Rusia pret një ushtri Krishtdashëse dhe një car e udhëheqës Krishtdashës që do ta drejtojnë popullin rus jo në lavdinë tokësore por për hir të besnikërisë ndaj shtegut rus të të vërtetës. Jo ne o Zot, por Emrit tënd. Me pendim, besim dhe në pastrimin e saj, toka ruse qoftë e ripërtërirë dhe Fryma e Shenjtë le të ngrihet.

Nga libri Vladika Joan, Hiearaku i Shenjtë i diasporës ruse (Sretensky Monastery).

Shën Joani i Shangait

Përkthyer nga Murgesha Kornelia (Rees)

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Português
  • Русский
  • Español