"Unë nuk doja të jetoja në një vend pa të ardhme. Kur Gjykata e Lartë e legalizoi të ashtuquajturën “martesat gay”, ne u mërzitëm shumë. Ҫdo shoqëri ndërtohet mbi themelin e familjes. Kur familja është e fuqishme, edhe shoqëria dhe shteti janë të fuqishme. Historia e ka konfirmuar këtë shumë herë.
... kur qeveria mëkaton, Perëndia e ndëshkon tërë kombin. Nuk e di nëse do të duhen 10 vjet, ose 50, por nëse Amerika nuk pendohet, atëherë kombi do të bjerë."
Ky eshte perkthimi i nje interviste eskluzive per Besimin Rus, qe u shfaq ne Today, nje faqe lajmesh ruse, te bere me Ate Josif Gleason, nje prift amerikan qe u shperngul per te jetuar ne Rusine provinciale me gruan dhe 8 femijet e tij, me qellimin kryesor qe te rriste femijet ne nje vend te krishtere orthodhoks.
Ata u vendosën në Rostov-the-Great, 3 orë në veri të Moskës, jo larg nga Yaroslavl (që s’duhet ngatërruar me Rostov-on-Don, në Rusinë jugore). Intervista është kryer nga Artemi Schmidt, një sociolog në universitetin e Yaroslavlit, i cili ka shkruar edhe hyrjen. Ky artikull u botua ne Russia Insider, ku ka hapur një diskutim të gjallë në sektorin e komenteve.
Bota moderne po përjeton një rritje të emigracionit për shkak të luftërave, konflikteve, fatkeqësive natyrore, globalizimit dhe shumë faktorëve të tjerë. Tradicionalisht, rrjedha e emigrimit u drejtohet vendeve të zhvilluara me sisteme ligjore mikpritëse. Kur ftojnë punëtorë të huaj, studentë ose refugjatë, këto vende përballen patjetër me sfidat e asimilimit kulturor dhe rrëfimor. Këto probleme janë të mprehta sidomos në BE dhe SHBA ku refugjatët e Lindjes së Mesme nuk arrijnë të asimilohen, duke e prishur idealin perëndimor të një “përzierjeje” kulturore.
Ndërkohë Rusia, që i tërheq tradicionalisht emigrantët nga e gjithë bota, po ofron përqasjen e saj ndaj integrimit kulturor. Është një nga avantazhet kryesore e të ardhurit në këtë vend të mrekullueshëm.
Konsideroni rrugën unike të ndërmarrë nga At Joseph Gleason nga SHBA. Ish pastori protestant, Josifi dhe familja e tij u kthyen para disa vitesh në Orthodhoksi. Më në fund ai u bë prift në Kishën Orthodhokse. Në 2017, At. Josifi u shpërngul në Rusi me të shoqen, Emi dhe tetë fëmijët e tyre, duke u vendosur në Rostovin e Madh. Ai po ndërton një shtëpi në një bashkësi të afërt dhe shpreson të shpenzojë jetën e tij si prift i fshatit.
Shumë falënderime At.Josifit që pranoi me përzemërsi që t’u përgjigjej pyetjeve të mia.
- At Josifi, më tregoni ju lutem historinë tuaj. Ҫfarë ju ka sjellë në Rusi?
Unë do të thoja se hapi i parë ishte vetë besimi. Unë kam qenë më parë një pastor protestant dhe kisha një kishë të vogël në Omaha, Illinois. Atëherë ne të gjithë u bëmë të krishterë orthodhoksë.
Ne nuk donim që të ishim hipokritë, duke shkuar të dielën në mëngjes në kishë dhe pastaj te ndiqnim “Game of Thrones” ne shtepi. Kjo nuk kishte asnjë kuptim. Kur besimi është gjëja më e rëndësishme e jetës suaj, ju doni t’ia kushtoni tërë jetën tuaj atij.
Ne nuk donim që fëmijët tanë të studionim në shkollat qeveritare ose publike, prandaj i shkolluam në shtëpi. SHBA është një vend i mirë në shumë drejtime, me shumë njerëz të mirë. Por për arsye të ndryshme, familja ime dhe unë nuk ndiheshim mirë për të jetuar atje. Unë po kërkoja një vend të ndryshëm ku mund të jetoja dhe nisa të kërkoja vende me tradita të forta orthodhokse si Serbia, Xhorxhia, Greqia dhe sigurisht edhe Rusia.
- Po pse u zhgënjyet me jetën në SHBA?
Në Amerikë, shumë gjëra ishin shumë të mira. Ne kishim 6 hektarë tokë, unë kisha një traktor, e fëmijët e mi milnin dhitë dhe kishën e kishim afër shtëpisë. Unë punoja si inxhinier kompiuterash. Të gjitha këto gjëra ishin të mrekullueshme.
Por unë nuk doja të jetoja në një vend pa të ardhme. Kur Gjykata Supreme legalizoi të ashtuquajturat “martesat gej”, ne u mërzitëm shumë. Çdo shoqëri ndërtohet mbi themelin e familjes. Kur familja është e fortë, edhe shoqëria dhe shteti janë të forta. Historia e ka konfirmuar këtë shumë herë. Por pa familje të forta, shoqëria shpërbëhet. Mënyra homoseksuale e të jetuarit është mëkat dhe i shkatërron familjet.
Në Rusi mund të gjesh njerëz që e praktikojnë jetesën homoseksuale por nuk promovohet nga qeveria. Dhe siç thotë Shën Paisi: kur një individ mëkaton, Perëndia e ndëshkon individin, por kur qeveria mëkaton, Perëndia e ndëshkon tërë kombin. Unë nuk e di nëse do të duhen 10 vjet ose 50 vjet, por nëse nuk pendohet, Amerika, kombi do të bjerë.
Arsyeja e dytë lidhej me politikën e huaj. Ata vendosin baza ushtarake në gjithë botën dhe mbështetur shumë luftëra të padrejta. Dhe sa herë që sjellin luftë në vendet orthodhokse, duket se gjithnjë i sulmojnë të krishterët në vend që t’i mbrojnë ata. Sado i keq të ketë qenë udhëheqësi i Irakut, ai së paku i mbronte të krishterët që jetonin në Irak. Por pas imponimit të luftës ndaj Irakut, popullsia e krishterë u internua ose ekzekutua. Para luftës ishin me miliona të krishterë, ndërsa sot nuk ka asnjë të krishterë.
Ndërsa në dhjetor 1998, forcat e armatosura perëndimore e ndaluan bombardimin e Irakut gjatë Ramazanit, në nderim të myslimanëve, në 1999 ngurruan fare që ta bombardonin Sirinë gjatë kremtimit të Pashkës, ditës më të shenjtë të vitit për të krishterët orthodhoksë.
Konsideroni luftën më të fundit në Siri. Rrënjët e besimit të krishterë orthodhoks në Siri e kanë fillesën që në shekullin e parë. Në kohërat e lashta Antiokia ishte një qytet Sirian dhe sipas shkrimeve të Dhiatës së Re, Antiokia është vendi i parë ku fjala “krishterë” është përdorur. Këto bashkësi të lashta të krishtera orthodhokse kanë qenë për 2000 vjet të pranishme dhe ekzistojnë ende edhe sot në Siri. Dhe udhëheqësi aktual i Sirisë i mbron ata.
Ndërkohë, në luftën e fundit, forcat kundërshtare i kanë torturuar, përdhunuar dhe ekzekutuar sistematikisht e pa mëshirë të krishterët. Dhe kur perëndimi hyri në mes, ata mbështetën opozitën. Në mënyrë të vazhdueshme, vendet perëndimore vaazhduan mbështetjen e atyre që vrasin të krishterët orthodhoksë, gjë që është e pranueshme. Si i krishterë unë besoj se rrethohemi nga qeniet mbinatyrore të cilat ndikojnë kursin e historisë. Kam besim se politika ndërkombëtare nuk është thjesht një konfrontim midis qenieve njerëzore, por është një betejë midis engjëjve dhe demonëve. Nëse jeni në anën e Perëndisë, atëherë ju do të mbroni të krishterët, e jo të përpiqeni t’i asgjësoni ata.
Rusia e promovon hapur besimin e krishterë orthodhoks. Dhe në konflikte të ndryshme ushtarake, Rusia ka mbajtur anën që mbron të krishterët orthodhoksë. Pra nëse do të ketë një luftë tjetër të madhe, unë nuk do të doja që fëmijët e mi të rreshtoheshin në një ushtri që lufton kundër Rusisë. Unë do të doja që ata të rreshtoheshin në ushtrinë ruse, që ata të marrin pjesë në mbrojtjen e të krishterëve.
- Pse e zgjodhët Rusinë?
Arsyeja kryesore është besimi. Kisha Orthodhokse ka qenë e pranishme në Rusi për më shumë se 1000 vjet. Dhe sot, me miliona të krishterësh të devotshëm orthodhoksë po jetojnë dhe po rrisin familjet e tyre në Rusi.
Sa herë që zjarrfikësit po përleshen me një zjarr të madh, dhe u nevojitet një vend i sigurt shkojnë në një pyll që është i shuar tashmë. Për 70 vjet, zjarret e komunizmit ateist u ndezën në mbarë Rusinë duke sjellë tirani dhe martirizim ndaj miliona të krishterësh besnikë, por ky zjarr është shuar dhe Rusia e ka marrë mësimin.
Gjatë 25 viteve të kaluara, në Rusi, më shumë se 25,000 kisha janë ndërtuar ose rindërtuar, mesatarisht më shumë se tre kisha të reja ndërtohen çdo ditë. Ndërsa pjesa tjetër e botës u ka kthyer shpinën parimeve të krishtera, duke u djegur shpirtërisht, Kisha ka gjetur një liman të sigurt brenda kufijve të Rusisë.
Ne mund të kishim shkuar në Kanada, Meksikë apo në ndonjë vend tjetër amerikano-jugor, por në këto vende homoseksualët lejohen të “martohen”. Dhe nëse nuk i mbështesni sodomitët, atëherë ju rrezikoni të humbisni punën, ose të humbni madje fëmijët tuaj. Dhe vendet evropiane-perëndimore kanë rënë në kthetrat e lëvizjes homoseksuale.
Mua më pëlqejnë kishat në Greqi. Por atje nuk lejohet shkollimi në shtëpi dhe ata i janë dorëzuar gjithashtu propagandës sodomte. Fatmirësisht, disa kombe afrikane e kanë mohuar absurditetin homoseksual, por shumë prej këtyre vendeve janë në kaos, ndërsa myslimanët po vrasin të krishterët, zezakët po vrasin të bardhët dhe trazirat civile janë të pranishme.
Ёshtë e rëndësishme të konsiderohet edhe siguria kombëtare. Shumë vende kanë një ushtri relativisht të dobët dhe nuk do të jenë në gjendje që t’i rezistojnë një sulmi të një fuqie të madhe botërore. Për shembull, nëse do të isha vendosur në Kili, Paraguaj, Serbi ose Greqi, nëse këto vende do të sulmoheshin prej Amerikës, ose një koalicion i forcave të NATOS, ata nuk do të mund të mbroheshin.
Rusia është më e mirë, sepse atje krishterimi orthodhoks respektohet, shkollimi në shtëpi është ligjor dhe propaganda sodomite është e ndaluar. Dhe ushtria ruse është mjaft e fortë. Në vend të vendosin baza ushtarake nëpër botë, ata fokusohen në mbrojtjen e kufijve dhe nëse ndonjë komb do të jetë aq i marrë sa të guxojë të sulmojë Rusinë, besoj se do të humbin. Unë ndihem më i sigurt në Rusi se në çdo vend tjetër.
- Cili ka qenë reagimi i familjes suaj ndaj vendimit tuaj?
Mjaft pozitiv. Ne folëm shumë gjatë tërë procesit dhe ia shpjegova idetë e mia gradualisht. Ata i kuptuan rreziqet e të qëndruarit në një shoqëri ku familja tradicionale është nën rrezik. Dhe ata u entuziazmuan tek shihnin kishat e lashta orthodhokse në Rusi dhe që mund të takonin të krishterë që jetonin atje.
Si familje, ne të gjithë filluam të studionin gjuhën ruse, që para se të mbërrinim atje. Që në 2017 kur kemi arritur këtu, dashuria ime dhe e familjes sime ka ardhur duke u rritur. Ёshtë vërtet një vend i mirë për të jetuar.
Kur një anije kozmike udhëton nga toka në hënë, hapi i parë është që t’i shmanget gravitetit. Por kur arrin në një pikë të caktuar, graviteti i hënën dominon dhe e tërheq ndaj vetes anijen. Udhëtimi ynë për në Rusi, është në njëfarë mënyre i ngjashëm. Fillimisht, ne po përpiqeshim t’u shmangeshim vështirësive të vendit të mëparshëm por sa më shumë që mësuam për Rusinë, aq më shumë na tërhiqte.
Pavarësisht nëse vendet e tjera janë të mira ose të këqija, vetë Rusia është një vend i mirë për të jetuar.
- A kishit frikë para se të shpërnguleshit?
Gati një dekadë më parë u bëra orthodhoks, por megjithatë e kisha ende mendësinë e një amerikani të zakonshëm. Nuk e shihja Rusinë në mënyrë pozitive. Më vinte në mendje Gorbaçovi, Jeltsini dhe Muri i Berlinit. Isha naiv dhe u besoja lajmeve që dëgjoja në mediat të cilat ishin në qarkullim.
Por fatmirësisht, me kohë, besimi orthodhoks më ndihmoi që të kisha një njohje e perceptim më të mirë të Rusisë.
Çuditërisht, kam takuar me amerikanë që ende e shohin Rusinë si një vend komunist. Dhe habiten që shohin aq shumë kisha këtu. Postimi i fotografive të fshatrave të bukur dhe kishave të mrekullueshme ruse në blogun tim ndihmon që lexuesve amerikanë t’u hapen sytë.
Shumë amerikanë mendojnë se rusët nuk buzëqeshin, ndaj shumë prej tyre janë impresionuar kur shohin një foto ku shfaqet një rus duke buzëqeshur.
Para se të shpërnguleshim këtu, shumë amerikanë më kanë thënë se Rusia është një vend i rrezikshëm. Ata ishin në merak se mos më vidhnin dhe që do më rrëmbenin fëmijët. Por në realitet jeta këtu është e qetë për familjet.
Këtu në Rostov, shumë herë i kam lënë fëmijët të ecin nga shtëpia në kishë dhe anasjelltas, diçka që nuk do t’i lejoja kurrë ta bënin në Cikago. Njerëzit këtu në Rostov janë shumë të dashur dhe jeta është e qetë.
Mendoj që për shkak të propagandës shumë amerikanë e keqkuptojnë Rusinë. Ata nuk dinë asgjë për Rusinë, përveç çfarë kanë parë nëpër filma dhe lajme, prandaj nuk kanë një tablo të saktë të situatës.
Por kur dikush vjen vetë në Rusi, realiteti bëhet më i qartë. Njerëzit vijnë këtu për ta vizituar vendin por duan të kthehen shumë herë dhe të sjellin edhe të afërmit e miqtë e tyre.
- Nga vijnë stereotipat e rreme?
Në këtë botë moderne, njerëzit kapen shumë ndaj dëfrimeve dhe kënaqësive. Shumë njerëz nuk e njohin mirë historinë dhe nuk i ndjekin në mënyrë kritike lajmet. Shumë njerëzit u besojnë mas medieve dhe agjencitë e lajmeve dhe studiot filmike janë të zotë që të përcjellin propagandën. Qëllimi kryesor i propagandës është që ta dehumanizojë sa më shumë armikun.
Por nëse do ta vizitosh e ta shohësh me sytë e tu Rusinë, nuk do t’u zësh kurrë më besë lajmeve.
Fatmirësisht, nuk e kam parë të njëjtën propagandë këtu në Rusi. Lajmet nuk janë të mbushura me paragjykime antiamerikane dhe njerëzit nuk i urrejnë amerikanët. Njerëzit e dinë se vij nga Amerika dhe kanë qenë shumë mikpritës dhe të përzemërt.
- Pse është zgjedhur Rusia si rivali kryesor?
Gjatë Luftës së Ftohtë, BS konsiderohej armiku numër një dhe në 1991 ky armik humbi. Më pas Rusia u përball me probleme për njëfarë kohe dhe shumë ndikime perëndimore depërtuan në vend, por pas disa vitesh, doli një udhëheqës i fortë që nuk ishte i gatshëm që ta linte Rusinë të bëhej shërbëtor i perëndimit.
Rusia është e gatshme që të punojë së bashku si një partner i barabartë me vendet e tjera, por nuk dëshiron të jetë vasale. Fatkeqësisht, SHBA-ja nuk dëshiron që ta trajtojë Rusinë si të barabartë. Dhe ka pasur një retorikë antiruse në mes të politikanëve dhe mas media ka qenë një burim kryesor i propagandës antiruse.
Për një pjesë të mirë të historisë, fjala “rus” është urryer nga Evropa perëndimore dhe SHBA, pavarësisht nëse dikush flet për qeverinë ruse ose për Kishën Orthodhjokse Ruse. Shumë arsye mund të lidhen me mëritë e vjetra të ushqyera nga besimet që kanë qenë në armiqësi.
Një mijë vjet më parë, Roma ishte ende pjesë e Kishës Orthodhokse. Por më pas Kisha katolikeromane kaloi në skizmë dhe që atëherë Evropa perëndimore dhe ajo lindore kanë qenë në konflikt me njëra-tjetrën.
Para tetëqind vjetësh, Shën Aleksandër Bevski prani që t’u paguante haraçin Mongolëve sepse nuk u përpoqën që t’ia impononin besimin, por kur Suedia u përpoq që t’ua impononte rusëve katolicizmin, Nevski filloi luftën ndaj tyre.
Në disa aspekte, pak gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Ende perëndimi përpiqet të kontrollojë Lindjen dhe Lindja ende refuzon të kontrollohet.
Më herët, në shekullin e katërt, perandoria romake e lëvizi kryeqytetin e saj nga Roma në Kostandinopojë, e cila u bë e njohur me emrin “Roma e dytë”.
1000 vite më vonë kur Kostandinopoja ra në dorën e myslimanëve, Rusia e mori stafetën dhe ndërtoi një perandori të lidhur ngushtë me besimin e krishterë orthodhoks. E ështu Moska është quajtur shpesh “Roma e tretë”.
Gjatë Mesjetës, Kisha katolikoromane e kundërshtoi KO dhe kjo ndikoi në marrëdhëniet ndërkombëtare në shumë raste. Perëndimi e kundërshtoi Lindjen. Roma e parë ishte në luftë me Romën e tretë. Dhe kjo mëri e lashtë ka vazhduar deri më sot.
Si dy familje që kanë luftuar për breza të tëra, shumë njerëz i kanë harruar arsyet fillestare të mosmarrëveshjeve. Ata thjesht e dinë se janë në krahë të kundërt dhe që janë në luftë me njëri-tjetrin. Luftërat shumë shekullore kanë çuar në një armiqësi të thellë. Kultura amerikane evropiane perëndimore i kushtëzon njerëzit që ta shohin Rusinë si armike dhe është mjaft e vështirë që mëri të tilla të vjetra të kapërcehen.
Kjo mund të ndihmojë që të shpjegojë arsyen pse shumë perëndimorë janë të shpejtë që të falin kombet perëndimore për mëkatet perëndimore, ndërkohë që janë të pavullnetshëm që të falin Rusinë. Sigurisht që janë bërë gjëra të këqija në këtë pjesë të botës. Në Bashkimin Sovjetik, Kisha Orthodhokse është sulmuar, kishat janë rrënuar dhe shumë të krishterë janë martirizuar. Vrasja e familjes mbretërore ishte një krim i tmerrshëm. Perëndimi është gjithnjë i shpejtë që të kujtojë mëkatet e të kaluarës së Rusisë. Ndërkohë, edhe Hitleri dhe Napoleoni kanë bërë gjëra të tmerrshme dhe kanë kryer shumë krime. Megjithatë koha ka kaluar dhe kombet perëndimore kanë qenë të vullnetshëm që të falin Gjermaninë dhe Francën.
Pse nuk mund ta falin Rusinë? Ndoshta sepse konfliktet me Francën dhe Gjermaninë supozohen se janë “çështje të brendshme”, ndërsa konfliktet me Rusinë supozohen që të jenë ndërveprime të rrezikshme me një fuqi të huaj të rrezikshme. Pasardhësit e Romës së parë po përpiqen ende që të luftojnë kundër Romës së tretë.
- Pse disa kritikë e akuzojnë Kishën Ruse Orthodhokse sikur të ishte një vegël e Kremlinit?
Në Amerikë, shumë njerëz nxisin ndarjen e Kishes nga Shteti, ku qeveria operon pa përfillur besimin ose moralin e krishterë. Sigursht që kjo përqasje është e gabuar. Ёshtë thjesht një justifikim që një komb të shpërfillë Perëndinë. Njerëz të tillë janë të shqetësuar nga çdo bashkëpunim midis Kishës dhe shtetit. Me sa shoh, qeveria ruse dhe Kisha Orthodhokse Ruse nuk përpiqen të kontrollojnë njëri-tjetrin. Ata punojnë së bashku në një mënyrë vëllazërore që të realizojnë synimet e përbashkëta. Kjo sigurisht e mërzit perëndimin.
- Kushtetuta Ruse siguron lirinë e zgjedhjes fetare. Besimet janë të ndara nga shteti. Pse orthodhoksia kritikohet aq shumë?
Po, Rusia ka një histori të gjatë të lirisë fetare. Për shekuj, të krishterët, budistët dhe myslimanët kanë jetuar në Rusi, pa qenë rrezik ndaj njëri-tjetrit. Kurse sot në perëndim, respektohen besimet jo të krishtera. Lavdërohen myslimanët, budistët dhe ateistët ndërsa të krishterët quhen fanatikë. Perëndimi e urren Rusinë ndërsa perëndimi e urren krishterimin. Kisha Orthodhokse Ruse është edhe e krishterë edhe ruse, prandaj urrehet dyfish nga perëndimi.
- Cilat ishin hapat e parë të shpërnguljes në Rusi?
Kur u interesova për herë të parë për të vizituar Rusinë, nuk njihja asnjë këtu. Pastaj u njoha në Facebook me një amerikan që ishte shpërngulur në Shën Petersburg dhe kishte jetuar atje me familjen e tij për shumë vjet. Në 2015 më ftoi për një vizitë. E vizitova Rusinë edhe dy herë të tjera në 2016. Unë vizitova shumë vende duke përfshirë Moskën, Pskovin, Voronezhin, Kostromën, Galikun dhe Unorozhin. Në janar 2017, unë u shpërngula këtu në Rostov me familjen.
- A je përballur me probleme?
Miku im nga Shën Petersburgu më tha se rusët janë njerëz të mirë. Nëse je miqësor, edhe ata do të miqësorë. Por nëse je arrogant dhe triumfalist, atëherë gjërat nuk do të shkojnë edhe aq mirë. Nëse je i përulur dhe mirënjohës, atëherë gjithçka do të jetë në rregull. Ai tha që do të ketë shumë probleme me dokumentet dhe burokracinë që është fatkeqësisht e vërtetë. Edhe në Rostov ka qenë e vështirë të gjendet një mësues i gjuhës ruse.
- A ke hasur në probleme ndaj kombësisë tënde?
Jo. Shumë njerëz këtu mendojnë se unë dukem si vendas. Kur përpiqem të flas rusisht shumë njerëz janë miqësore dhe përpiqen të kuptojnë, edhe nëse nuk flas shumë mirë. Pra nuk është problem.
Familja nga Shën Petersburgu që më ftoi në 2015 është shumëkombëshe: ai ishte nga Kalifornia, gruaja ishte nga Rusia dhe i ati kishte origjinë mongolase. Familja ishte shumë e dashur e miqësore. Së fundmi, ndërsa po ktheheshim nga një udhëtim në Suzdal (qyteti im i preferuar rus), ne vizituam një kafene armene. Pronari, armen ishte shumë mikpritës dhe i dashur.
Jo larg nga Rostovi është fshati i Davidovos, ku prift i fshatit është At Vladimiri, miku im. Një nga besimtarët e famullisë së tij ka një grua kineze. Në udhëtimet e mia, unë nuk kam pasur probleme me njerëzit e kombësive të ndryshme. Ata kanë qenë mjaft të dashur dhe miqësore. Mendoj se mund të themi se fenomeni i përzierjes së kombeve ka pasur sukses në Rusi.
- Cilat janë planet e tua për të ardhmen?
Unë pres me padurim që të bëhem një prift fshati dhe të kultivoj tokën time. Dua që të rris këtu fëmijët e mi dhe të shoh edhe nipërit e mi që të rriten këtu. Jeta nuk është e lehtë por është e mirë. Çdo njeri në familjen time mund t’i përmbahet martesës tradicionale të krishterë, pa rrezikuar që të humbiste punën si pasojë. Nëse do ta lejojë Zoti, ne mund të jetojmë si të krishterë orthodhoksë.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.