Trampi imiton demokratët duke kremtuar homseksualitetin

Ne mund të jemi duke dëshmuar kthesën më të madhe morale të kohës sonë dhe mund të jetë pika kulmore që mund të sjellë fundin e Amerikës siç e njohim. Si brenda një nate udhëheqësit demokratë dhe republikanë janë duke tundur flamujt e ylberit duke kumtuar ardhjen e Sodomit.

Amerika po bëhet me të shpejtë si Sodomi dhe Gomorra dhe ndërsa po u afrohemi periudhës së zgjedhjeve presidenciale të 2020, shumë prej nesh duan që kjo të ndalet.

Ne e dimë se demokratët liberalë kanë mbështetur prej vitesh homoseksualët e degjeneruar. Tragjedia është që nuk na jepen opsione të tjera edhe nga republikanët. Mbi këtë çështje kritike Trampi ka shitur fermën dhe ka bashkuar forcat me demokratët.

Ёshtë e qartë se kjo çmenduri liberale e mbështetur nga Bernie dhe Buttigieg. Por për njëfarë arsye është më pak e qartë (për disa) dhe Trampi është në të njëjtën linjë.

Kjo çështje është e një rëndësie të madhe. Aktivistët homoseksualë po shkaktojnë  përndjekjen e familjeve të krishtera, duke na kërcënuar në mënyra të papara. Njerëzve u mohohet punësimi, pushohen nga puna, e u mohohet e drejta për të birësuar fëmijët, thjesht sepse nuk pajtohen me sodominë e legalizuar. Dhe ligjet e reja po miratohen, mafias. Kjo çmenduri duhet të ndalojë dhe që tani.  

Përpara se amerikanët të ndërmarrin vendimet elektorale, ata duhet të informohen — sidomos në lidhje me çështje serioze si kjo. Kulturat e shumë vendeve janë rrënuar  për shkak të homoseksualizmit dhe ne nuk duam që të shohim të njëjtën gjë të ndodhë në Amerikë.

Këtu kemi një përmbledhje të historisë së Trampit me lëvizjen homoseksuale si përpara ashtu edhe pas zgjedhjes së tij si president i SHBA-së. Do të shqyrtojmë pikëpamjet dhe veprimtarinë e tij në të të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen:

Në të kaluarën   Përpara presidencës së Trampit:

Në të tashmen  Gjatë presidencës së Trampit:

Në të ardhmen – Duke vështruar në horizont, pas presidencës së Trampit:

Pasojat :

________________________

1 — Trampi merr pjesë në ceremoni “dasme” homoseksualësh

Në gusht 2015, u publikua një intervistë me Donald Tramp, duke zbuluar pjesëmarrjen e tij në një ceremoni “martese” homoseksuale:

Intervistuesi: A keni qenë në një dasmë homoseksualësh?

Tramp: "Po, kam qenë në atë të drejtorit të teatrit Broaduej, Xhordan Roth. Ti e njeh Xhordanin apo jo? Një njeri i mrekullueshëm".

Intervistuesi: Pra kjo është një çështje e vdekur për GOP-in në këtë moment?

Trampi: "Disa njerëz shpresojnë të kalojnë amendamente por nuk ka për të ndodhur . . . Gjykata Supreme ka marrë vendim për këtë".

2 — Tramp: “Martesa e Elton Xhonit do të ketë sukses”

Në prill 2016, New York Times botoi një shkrim që thoshte se Pranimi prej Donald Trampit të pikëpamjeve mbi çështjen homoseksuale e ka veçuar atë në G.O.P. — Sipas shkrimit, Trampi entuziazmohet nga marrëdhënia homoseksuale e Elton Xhonit dhe nuk ngurron ta lëvdojë atë:

Elton Xhon dhe i dashuri i tij, Devid Farnish, hynë në një partneritet civil . . . Donald J. Tramp, që e kishte njohur çiftin prej vitesh, e shprehu në blog entuziazmin e tij: “i njoh të dy ata dhe shkojnë për bukuri. Martesa e tyre do të ketë sukses” shkruan zoti Tramp e shton: “Jam shumë i gëzuar per ta. Ata e inkurajojnë njëri-tjetrin”.

Janë pikërisht pikëpamjet e Trampit mbi të drejtat e gejve që e dallojnë Trampin nga të tjerë republikanë të mëparshëm. Ai ka pasur marrëdhënie të mira miqësie prej shumë kohe me gej, ka punësuar homoseksualë në poste të spikatura dhe ai do të jetë i emëruari republikan më miqësor me homoseksualët për president në të gjitha kohërat” thotë Gregori T. Angelo, presidenti i Log Cabin Republicans, një grup që i mbështet të drejtat e gejve.

3 — Tramp: T’u mësosh Republikanëve që të përqafojnë “të drejtat e gejve”

Në gusht 2016, Washington Post botoi një shkrim, duke shpjeguar sesi Donald Trampi po implemeton ndryshime të rëndësishme në partinë republikane, duke ndihmuar partinë që ta kapërcejë kundërshtimin e tij të mëparshëm ndaj sodomisë:

Trampi ka ofruar një plan sesi mund të fitojë GOP-i homoseksualët amerikanë . . . Ne kemi kohë që e dimë se të drejtat e gejve janë më shumë një çështje brezash sesa partizane. Një anketim i 2014 tregoi që një shumicë prej 61 përqind, të republikanëve mbështesin martesën e të njëjtit seks.

Trampi pruri në Silicon Valley milionerin Peter Thiel, i cili u bë i pari folës gej që e afirmoi orientimn e tij seksual në podiumin e një kuvendi kombëtar republikan. “Unë jam krenar që jam gej”, tha atë mbrëmje Thieli në mes të brohorimave të mbështetësve të tij. “Jam krenar që jam republikan”.

Vetë Trampi thotë:

"Si presidenti juaj unë do të bëj gjithçka që kam në dorë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve tanë LGBT citizens"

4 — Erik Tramp lavdëron rekordin e të atit ndaj të drejtave të LGBT-së duke e cilësuar si “revolucionar”

Në gusht të 2016, i biri i Donald Trampit ishte një i ftuar në CNBC "Squawk Box". Ai tha se i ati e kishte shtyrë partinë republikane për të qenë më përfshirëse e LGBT. Fragmenti i videos është në  YouTube:   https://www.youtube.com/watch?v=tbVN8qHTvgk

"Na foli një gej në Konventën Kombëtare Republikane dhe babai im shpenzoi shumë kohë duke folur për komunitetin e LGBT-së” u shpreh Erik Tramp. "Kjo është diçka revolucionare për partinë republikane".

5 — Tramp valëvit flamurin e ylberit : "LGBT pro Trampit”

Në 30 tetor 2016, një javë para zgjedhjeve, Donald Trampi valëviti një flamur me ylber, simbolin e LGBTsë përpara një turme të madhe mbështetësish. Më 2 nëntor, Washington Times ofruan komentarin e mëposhtëm:

I emëruari republikan për presindet Donald J. Tramp bëri prononcimin historik të dielën dhe mediat politike nuk e vunë re ose ndoshta e vunë re por meqë nuk përputhet me versionin e korrektësisë republikane ata vendosën që ta shpërfillin.  

Në një takim të madh të dielën në Koloradi, Z.Tramp mbante krenarisht një flamur me ylber me fjalët “LGBT për Trampin” të shkruara në të përpara një turme prej mijëra vetash që brohorisnin. Ishte një çast historik për barazinë e homoseksualëve dhe partinë e Linkolnit ndërsa i emëruari i GOP-it në 2016 për presidentin e SHBA-së mbante lart flamurin e barazisë së homoseksualëve. Nuk ka tjetër të emëruar për president ndër republikanët në një mënyrë aq të dukshme e krenare.

Dhe megjithatë ky zhvillim nuk e raportua nga mediat edhe pse ndodhi përpara mjeteve të shtypit që shoqëronin Z.Tramp. Jo më kot reporterët nuk shkruajtën për çastin ku një republikan e sfidoi stereotipin e tyre negativ të medias.

Por çasti ishte vërtet historik. Trampi iu ngjit podiumit në Greeley, të Kolorados përpara një turme të madhe brohoritësh kur valëviti një ylber. Ndërsa muzika gjëmonte përmes altoparlantëve zoti Tramp iu drejtua njërit prej përkrahësve duke e pyetur nëse e shihte flamurin e tij dhe kërkoi që një punëtori të fushatës të merrte nga ndjekësit simbolin e barazisë së LGBT.

Brenda pak çasteve, Z.Tramp endej nëpër podium me flamurin në dorë dhe më pas e shfaqi para të gjithëve. Mund të shikohej një buzëqeshje e dukshme në fytyrën e tij ndërsa ecte në të dyja anët e skenës duke e mbajtur me krenari flamurin që sinjalizonte mbështetjen e komunitetit të homoseksualëve, si të gejve ashtu edhe të lesbikeve.

Zëdhënësi i fushatës së Trampit Jason Miler më tregoi se “Zoti Tramp po bën fushatë për të qenë presidenti i të gjithë amerikanëve dhe ishte krenar që mbante në dorë flamurin me ylberin e “LGBT për Trampin” në Grili të Kolorados, takimin e djeshëm. Ai do t’i mbrojë të gjithë amerikanët nga ekstremistët radikalë islamikë që mbjellin urrejtje e dhunë në mbarë botën, ndryshe nga Hilari Klinton që ka ndër mend planin e rrezikshëm të hapjes së kufijve dhe ka pranuar me miliona dollarë nga regjime represive që kanë një histori dhune, diskriminimi dhe opresioni ndaj grave, homoseksualëve dhe pakicave”.

6 — Trampi tërhiqet dhe e ruan mbrojtjen e komunitetit të LGBT-ve nga ana e Obamës

Më 30 janar 2017,  Advocate publikoi një artikull, që nxirrte në pah faktin që Trampi po dorëzohej përpara kërkesave të lobingut të homoseksualëve:

"Trampi kishte premtuar që t’i rrëzonte të gjithë urdhrat ekzekutivë të Obamës por po bën përjashtime pas presionit të aktivistëve të LGBT".

7 — Trampi zgjedh haptas ambasadorin homoseksual në NATO

Në 1 mars 2017, Life Site News botoi një artikull, që zbulonte zgjedhjen alarmuese të Trampit për postin e ambasadorit të NATOS:

Presidenti Tramp ka zgjedhur një homoseksual të njohur dhe mbrojtësin e “gejve kristianë” Rik Grenell si ambasador të SHBA-së në Nato, sipas disa raportimeve të lajmeve . . . .

Mbi çështjet e komunitetit të LGBT, Trampi i ka zhgënjyer konservatorët socialë prej një sërë veprimesh që përfshijnë rizbatimin e një urdhri ekzekutiv të Obamës duke detyruar kontraktuesit federalë që të kenë qëndrime pro-LGBT; duke deklaruar se çështja rreth “martesës” së homoseksualëve vendoset në gjykata dhe duke caktuar këshilltarë të shquar si Betsy DeVos dhe Anthony Scaramucci që janë pro-homoseksualë.

Në fragmentet e mëposhtme të artikullit, aktivizmi i ambasadorit homoseksual dhe shtrembërimi i qartë i Shkrimit janë mjaft evidente:

Grenell e mbron “martesën” e homoseksualëve si një çështje “konservatore”. Ai kritikon “aktivistë të fortë të të drejtave fetare” që e kundërshtojnë homoseksualizmin dhe i mbështet kredencialet unike të Trampit pro-LGBT si republikan.

Kur bëhet fjalë për homoseksualizmin Greneli bën thirrje për një “tolerancë” më të madhe në radhët e Partisë Republikane. Ai thotë: “unë jam gej, i krishterë dhe megjithatë një njeri plot me besim”.

Greneli i tha Bream-it se pasazhet biblike që janë interpretuar historikisht sikur kanë të bëjnë me praktikat homoseksuale nuk e nënkuptojnë realisht atë. Kapitulli i parë i Librit të Romakëve në Dhiatën e Re është një i tillë.

“Shumë të krishterë me të cilët jam rritur fokusoheshin në vargjet biblike që e cilësonin homoseksualizmin si diça negative por kur shikon fjalët origjinale të këtyre vargjeve, e kupton se nuk bëhej aspak fjalë për homoseksualët por për një prostitutë” thotë ai. Prandaj nuk mendohej për të pasur një marrëdhënie të përkushtuar homoseksuale”.  

8 — Tramp kremton Krenarinë e LGBT

Me fuqinë e njohur të një  Tweet-i të Trampit, presidenti i SHBA-së i tregoi botës se ai e kremton muajin e krenarisë së LGBT dhe se ai beson se homoseksualët kanë dhënë “kontribute të shquara” ndaj këtij kombi.  

Duke pasur parasysh faktin që kultura të shumta janë fshirë nga faqja e dheut për shkak të kësaj forme seksuale, është e tmerrshme të dëgjosh deklarata të tilla nga presidenti amerikan:

tweet i Trampit kremton krenarinë e lgbt_.png 

Teksa kremtojmë Muajin e Krenarisë së LGBT dhe vlerësojmë kontributet e vyera që i kanë dhënë kombit tonë të madh, le të qëndrojmë në solidaritet me shumë persona që i përkasin këtij komuniteti që jetojnë në shumë e shumë vende që i ndëshkojnë, burgosin dhe madje edhe i ekzekutojnë persona që ....

“Administrata ime ka lancuar një fushatë globale për të dekriminalizuar homoseksualitetin dhe të ftojë të gjitha kombet për t’iu bashkuar përpjekjeve tona!

9 — Grupi homoseksual ndërron mendje dhe mbështet Trampin

Një artikull i NBC News thotë se Log Cabin Republicans, organizata që përfshin “konservatorët” më të shumtë që përkrahin LGBT, nuk kishin pranuar që të mbështetë Trampin në 2016. Por tani që ata e kanë parë në veprim presidencën e Trampit, ata e kanë përmbysur pikëpamjen e tyre dhe tani po përkrahin zyrtarisht rizgjedhjen e presidentit Donald Tramp.

Ky grup i LGBT thotë që Trampi i ka promovuar të drejtat e LGBT-së dhe ka ndihmuar GOP-in që të tejkalojë “luftërat kulturore” gjatë periudhës së tij presidenciale. Ata e lavdëruan "dedikimin e Trampit ndaj lesbikeve, gejve, biseksualëve, transgjinorëve dhe komunitetit të perversëve".

Robert Kabel, kryetari i grupit, dhe Xhil Homan, zëvendëspresidenti  i tij shkruan se “për republikanët e LGBT, duke ndjekur konventën e 2016 të GOP-it para se Trampi të ishte një ëndërr e përmbushur” duke shënuar fillimin e “ndërmarrjes nga ana e Trampit  të veprimeve të guximshme që i sjellin dobi komunitetit të LGBTQ”.

10 — Gjykatësja lesbike e emëruar nga Tramp, miratohet nga Senati

Më 5 gusht 2019, The Bay Area Reporter botoi një artikull, duke theksuar se Trampi kishte emëruar një lesbike në postin e gjykatëses federale dhe Senati e kishte miratuar emërimin e tij.

Artikulli siguron komentarin e mëposhtëm:

Presidenti Donald Trump ka emëruar Roulandin në qershor 2018 — i emëruari i parë i tij homoseksual i hapur në postin e gjykatësve federalë. Komiteti gjyqësor i Senatit e rekomandoi konfirmimin e Roulandit me një votë 16-5 por emërimi nuk avancoi kurrë deri në Senat . . . . Pastaj në majin e këtij viti, administrata e Trampit e riparaqiti emërimin e Roulandit. Komiteti gjyqësor e rekomandoi konfirmimin e saj me një votë 14-8 dhe emërimi  qëndroi në kalendarin e Senatit deri më 31 korrik. Emërimi u miratua së bashku me shumë të tjerë me një shumicë vote.

Roulandi banon në Oak Park, Ilinois me partneren e saj Julie Justicz, dhe dy fëmijët e tyre. Pyetësorja që ajo plotësoi për komitetin gjyqësor përfshiu referencën që ajo është një anëtare e Shoqatës së Lesbikeve dhe Homoseksualëve të Ҫikagos dhe ishte anëtare e Fondit të Mbrojtjes Ligjore të Lambdas e të Arsimit midis 1992 dhe 2010. Theksonte që ajo kishte bërë tri paraqitje para grupit ligjor të gejve të Ҫikagos dhe i foli një firme  ligjore rreth "rrugës që kishte përshkuar drejt postit të gjykatëses si një lesbike e hapur” në qershor 2017. Dhe ajo ka punuar në disa fushata demokratike.

Në seancën dëgjimore të konfirmimit të Roulandit në gushtin e kaluar, u prezantua nga Durbin, duke thënë se ishte një "nismëtare ... duke frymëzuar një brez prokurorësh të LGBTQ që e panë duke thyer xhamat e tavaneve me vendosmëri”. Ai dhe Duckworth e mirëpritën “gruan e Marisë, Julie Justicz," në seancën duke theksuar se fëmijët e tyre ishin në shkollë.

11 — Gjykatësja homoseksuale, e emëruar nga Trampi në gjykatën federale të apelit të shkallës së nëntë

Më 16, tetor 2018, NBC News publikoi një artikull rreth emërimit të homoseksualit nga ana e Trampit në postin e gjykatës më të fuqishme në Amerikë.

Tramp emëroi Patrick Bumatay për të shërbyer në Gjykatën amerikane të Apelit të shkallës së 9-të me bazë në San Francisco, gjykata më e madhe federale e apelit. Para këtij emërimi, gjykatësi i vetëm i hapur homoseksual ishte Todd Hughes, emëruar nga presidenti Barack Obama në 2013. Bumatay është një anëtar i Shoqatës ligjore të LGBT të Tom Homannit.

Gregory T. Angelo, presidenti i Log Cabin Republicans — një grup "konservator” homoseksual e duartrokiti emërimin e Trampit:

“Si dikush që e ka njohur personalisht Patrikun gjatë pjesës më të madhe të dekadës, unë mund t’ju them se do të kënaqem shumë që ta shoh të ulur në stolin e gjykatësit të shkallës së nëntë” i tha Angelo NBC News. “Patriku është mjaft i kualifikuar dhe fakti që ai është një homoseksual i hapur vetëm sa i shton natyrës historike të emërimit të tij”.

12 — Tramp thotë se ai do të votonte për një president homoseksual

Më 13 shkurt 13, 2020, Trampi tha që ai do të ishte i vullnetshëm të votonte për një homoseksual në postin e presidentit të SHBA-së. Ditën pasuese NBC News raportoi mbi komentet e tij.

Nëse Trampi do ta arrijë synimin e tij, mund të mos kalojë shumë kohë para se Shtëpia e Bardhë të ketë këtë pamje përsëri :

Sigurisht që nuk jam duke sugjeruar që Trampi është aq i keq sa demokratët. Shumë prej demokratëve janë shumë më të këqij. Së paku Trampi na dha Gorsuch dhe Kavanaugh në Gjykatën Supreme. Unë dridhem kur imagjinoj se ç’shpirtra të errët do të ishin emëruar nëse do të ishte zgjedhur Hilari si presidente. Dhe ndërsa Trampi ka emëruar disa aktivistë homoseksualë si gjykatës homoseksualë ai ka caktuar edhe disa gjykatës që nuk e mbështesin agjendën homoseksuale. Prandaj është një përzierje.

Sigurisht që demokratët janë edhe më të poshtër. Por kjo s’e justifikon mbështetjen e Trampit.

“Martesa” e homoseksualëve — kthesa më e madhe morale e të gjithë kohërave Ҫfarë më shqetëson më shumë është që ne mund të jemi duke dëshmuar kthesën morale më të madhe të kohës sonë. Dhe mund të jetë pika më kulmore që mund të sjellë fundin e Amerikës siç e njohim. Brenda natës, udhëheqësit demokratë dhe republikanë po valëvitin flamujt me ylberët, duke kumtuar ardhjen e Sodomës.

Jo vetëm gjykata supreme papritur e bëri pranimin e “martesave homoseksuale të detyrueshme në gjithë vendin, por si kandidatët demokratë ashtu edhe republikanë për postin e presidentit në zgjedhjet e 2016 dhe 2020 — iu nënshtruan agjendës homoseksuale pa bërë fare zë.

Ndërkohë, ata na shpërqendrojnë me debate të pafund mbi tema të tjera që megjithëse të rëndësishme janë më pak të rëndësishme se kjo çështje kryesore morale.

Kjo më bën të mendoj nëse djalli po vriste mendjen sesi t’i mashtronte miliona të krishterësh që të pranojnë “martesat” homoseksuale? Si mund t’i shpërqendroj ata me çështje të tjera saqë të mos ta kuptojnë që të gjitha themelet morale kanë devijuar nën këmbët e tyre?

Shumë njerëz nuk e kanë ndier se ishte duke ardhur. Ti thjesht zgjohesh një mëngjes dhe sheh se të dyja partitë politike e pranojnë “martesën” homoseksuale si fakt të kryer. Dhe mendojnë se nuk është një temë që ia vlen të diskutohet.

Por megjithatë është një çështje aq e rëndësishme saqë Shën Joan Gojëarti — një nga shenjtorët më të dashur në historinë e krishterë — thotë se ky mëkat është një neveri më e keqe se vrasja. Dhe thotë se sodomia është aq e tmerrshme sa bëri që ferri të shfaqej në tokë para kohe.

Nuk ka tjetër çështje që të kërcënojë persekutimin e të krishterëve . Ne duhet ta marrim këtë çështje mjaft seriozisht dhe jo të shpërqendrohemi nga çështje më pak të rëndësishme. Arkeoplogët e konfirmuan atë që i ka ndodhur Sodomës dhe ne nuk duam që ta shohim vendin tonë që të përfundojë në të njëjtën mënyrë, në flakët e zjarrit.

  • Shqip
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Portuguese, International
  • Русский
  • Español