Si të tërheqësh një partner të krishterë — këshilla për martesë nga një baba i krishterë

Ҫuditërisht ka ndryshime të mëdha midis asaj që dhëndurët e mundshëm e shohin si tërheqëse dhe çfarë nuset e mundshme e shohin tërheqëse. Të kuptuarit e këtyre parimeve bazë mund të ndihmojë në shpjegimin e mënyrës së funksionimit të përzgjedhjes së parnerit.

Ҫfarë duan me të vërtetë burrat e gratë në një partner? Unë kam reflektuar për këtë pyetje për më shumë se dy dekada. Si një baba i krishterë orthodhoks me një numër të madh fëmijësh, si djem ashtu edhe vajza, kam një interesim të drejtpërdrejtë në perceptimin e çfarë i tërheq individët e perëndishëm te ata që janë të interesuar në martesë.

Shkrimi i fundit i Lori Aleksandrit, Burrat parapëlqejnë vajza të virgjëra pa borxhe dhe pa tatuazhe, ka sjellë një sërë diskutimesh  mbi këtë subjekt të veçantë. Argumentet e aluduara zbulojnë se ka më shumë ndaj përzgjedhjes së partnerëve sesa thjesht karakteri i mirë. Faktorë të tillë si shëndeti, paraja dhe pamja e mirë e jashtme janë gjithashtu të rëndësishme, edhe në raste të tilla kur parnerët e mundshëm kanë frikë ta pranojnë. Në këtë seri shkrimesh, do të zbulojmë arsyet pse këto faktorë të tjerë janë shumë të rëndësishme, e megjithatë mbeten shpesh të papërmendura.

Ҫuditërisht, përveç një karakteri të devotshëm të krishterë, ka ndryshime të mëdha midis midis asaj që dhëndurët e mundshëm e shohin si tërheqëse dhe çfarë nuset e mundshme e shohin tërheqëse. Të kuptuarit e këtyre parimeve bazë mund të ndihmojë në shpjegimin e mënyrës së funksionimit të përzgjedhjes së parnerit.

Nëse shikon në reshtin e mesëm të tastierës suaj, do të shihni germat TESFEP

Gratë mund të përmirësohen sipas Modelit të Tastierës:

Ҫfarë një burrë kërkon që një grua të jetë është . . .

  • Tërheqëse
  • E bindur
  • Shtëpiake
  • Femërore
  • E perëndishme

Burrat mund të përmirësohen sipas Modelit të Psalmeve:

Ҫfarë një grua e perëndishme kërkon të gjejë në një burrë është  . . .

  • Pushteti
  • Statusi
  • Shpirt atletiku
  • Pamja e jashtme
  • Paraja
  • Përshpirtmëria

Këtë listë të dytë e ofroj duke respektuar Donal Graemit, që propozoi para disa vitesh shumicën e këtij modeli (i njohur si LAMPS).

Dashtë Perëndia do të shkruaj shkrime për secilin prej këtyre elementeve për burrat e gratë, duke siguruar përkufizime mbi atë se çfarë është secili dhe si ndikojnë në kërkimin e një partneri.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Português
  • Русский
  • Español