Rusët kanë nevojë për familje të mëdha dhe shumë fëmijë për të shpëtuar të ardhmen e Rusisë

"Pa iu kthyer traditave të fuqishme të një familjeje të madhe me shumë fëmijë, nuk do të jemi në gjendje që të mbrojmë atdheun tonë  . . ."

Vendi ynë është shumëkombësh; është një familje e madhe. Toka jonë është mëma jonë dhe ne, populli rus jemi vëllezër e motra. Por nëse nuk e rrisim numrin e lindjeve, atëherë do të vdesim si komb.

Që të mund ta ndalojmë procesin aktual, gjë të cilën mund ta bëjmë nëse do të kemi një mesatare prej pesë ose gjashtë fëmijë në çdo familje, atëherë nga mesi i shekullit të 21-të, rreth 170-175 milion njerëz do të jetojnë në Rusi. Por nëse nuk e ndryshojmë dinamikën aktuale, atëherë në të ardhmen emri “Rusi” mund të zhduket nga harta e botës, dhe populli rus do të rrezikojë të humbasë lirinë dhe identitetin e vet.

Stërgjyshi im, që ka jetuar pranë lumit Don në çerekun e parë të shekullit të fundit, ishte babai i 13 fëmijëve. Dhe kjo pavarësisht nga fakti që familja e tyre është plaçkitur katër herë nga Ushtria e Kuqe dhe atë vetë e qëlluan.

Megjithatë, pesë nga djemtë e tij luftuan përkrah frontit të Luftës së Madhe Patriotike (Lufta e Dytë Botërore). Djali më i madh – gjyshi im u bë në 1943 babai i fëmijës së tij të pestë (dhe nuk ishte i fundit). Pastaj në vitin e 30-të të jetës së prindërve të mi, pavarësisht nga vështirësitë me të cilat u përballën afër kufirit, ata më ngjizën mua – fëmijën e tyre të katërt.  

Familja ime multikulturor është nga njëra anë, karta ime e biznesit dhe nga ana tjetër, sipas historisë së saj, mund të shihet që as garancitë shtetërore e as mirëqenia apo standardet e jetesës nuk janë vendimtare në një nga zgjedhjet më të rëndësishme për një rus të kohës së sotme – që është nëse duhet të ketë apo jo një familje me shumë fëmijë. Kjo zgjedhje përcakton mundësinë e vendit tonë për të pasur një shans për të ardhmen.

Një hero rus, Yunus-bek Yevkurov — Presidenti i Republikës së Ingushetias shprehet kështu:

"Familja jonë  ka pesë fëmijë dhe nuk konsiderohet si familje e madhe”.

Në fshatrat e Ingushetias, si rregull, familjet lindin deri në tetë a nëntë fëmijë.  

Kaukazianët në përgjithësi e kanë përmbushur në çdo kohë urdhërimin "Jini të frytshëm dhe shtohuni" (Zan. 1:28). Janë ende fshatra të tillë në Rusi. Në vitet e fundit, ka pasur një rritje inkurajuese në vende si Yakutia, Chukotka, dhe në republikat e Buryatias dhe Tivës, Altait. Kjo ndodh sepse banorët e disa rajoneve në Rusi kanë tradita të fuqishme familjare, të cilat fatmirësisht nuk kanë pësuar ndryshime serioze. Ato kanë ruajtur respektin për prindërit dhe pleqtë e klanit. Ne sllavët jemi të lumtur për ata popuj rusë që i kanë ruajtur tradita të tilla por fatkeqësisht ne aktualisht nuk mund të gëzohemi.

Në të njëjtën kohë, unë paraqes një rajon që ishte “pjellor” 100-150 vite më parë në hartën tonë. Familjet Ryazan rritën mesatarisht 11 fëmijë, ndërsa në Rusi kjo shifër ishte 8-9, dhe në Evropë 6-7. Një madhësi e ngjashme ishte karakteristike për ne dhe fortesën e martesës. Familjet me 18-25 fëmijë nuk konsideroheshin një mrekulli ose përjashtim.  

Në Perandorinë Ruse para revolucionit, dinamika e popullsisë në mes të popullsisë Orthodhokse ishte 1.6 herë më e lartë sesa në mes të përfaqësuesve të besimeve të tjera tradicionale. Për begatinë e popullit tonë, besimit, traditat fetare dhe qëndrimet tona, disa prej faktorëve bazë ishin një numër i madh fëmijësh, pika e fortë e familjes dhe e ardhmja e sigurt e atdheut tonë multietnik.

Një profesor Ramzan Abdulatipov u pyet një herë:

Ne e dimë nga historia se nuk ka një perandori të vetme që do të ishte gjithnjë një perandori. Ato u rrëzuan...A keni ndonjë frikë që Kaukazi i Veriut nuk mund të jetë përgjithnjë në Federatën Ruse?

Profesori u përgjigj:

Po. Ishte një prirje e përgjithshme në mbarë botën... Por në të njëjtën kohë, Rusia kishte veçantësinë e saj – që çdo territor i ri përfshihej në shtetin  ... Unë besoj se politika e fortë perandorake, e koloniale u zbut nga natyra e kultura, përshpirtmëria e kombit rus.

Populli rus si zakonisht erdhi në ndihmë, duke krijuar një alfabet së bashku, formuan inteligjencien së bashku. Mua më duket se në Rusi, nëse do ta kishim kufizuar veten në formimin e një hapësire të zakonshme politike,  ne prej kohësh do të ishim ndarë në copëza. Faktikisht pati një proces formimi të një hapësire të vetme kulturore, një hapësirë shpirtërore. Falë kësaj, ne gjithnjë ia dolëm ta mbanim ose inkurajonim njëri-tjetrin.

Një miku im, një oficer më tregoi se kur mori detyrën e tij në Abu Dhabi (Emiratet e Bashkuara Arabe), një shofer zezak taksie dhe një punonjës arab hoteli mësoi se ishte nga Rusia dhe tha: "Rusë! Ngulmoni. Mos u dorëzoni. Do të lutemi për ju”.

Para disa vitesh një numër i madh të Krishterësh Orthodhoksë — çiklistë organizuan një tubim motorik nëpër rrugët e Rusisë. Ata e quajtën atë  "Etërit e Rusisë  - për Familjet e Mëdha". Një nga sloganet e tij ishte “Lindni se vendi është shumë i madh!"

Një moment pjesëmarrësit u takuan me një italian të moshuar në Territorin Khabarovsk, që e kishte shëtitur gjithë Rusinë. Ecja është aktiviteti më i preferuar i tij. Ata e pyetën italianin se çfarë e solli në Rusi dhe tha:

"Rusia është vendi i fundit i lirë në botë".

Kjo histori u konfirmua nga Kryepiskopi Mihaili i Mihdonit (më parë nga Gjeneva në Kishën Orthodhokse Ruse Jashtë Rusisë), që ka jetuar për shumë dekada në Evropë.  

Një herë një bashkëkombësi im, i famshmi “Xhaxha Vaso”, një parashutist, Gjenerali Margelov u shpreh:

Nuk ka rëndësi ngjyra e lëkurës dhe e syve, për armiqtë ne jemi të gjithë rusë.

Vitin e kaluar, pas fjalës sime në Forumin e Sinodit Rus Mbarëbotëror në Stavropol, përfaqësuesit e administratës rajonale dhe të qytetit, mësuesit e universitetit lokal m’u afruan, por personi i parë ishte një imam i Dagestanit:  

"Ke të drejtë atë”, më tha ai mua, "nëse është keq për rusët, do të jetë keq për çdo njeri”. Pa unitetin e vullnetit dhe qëllimit, përpjekjeve dhe potencialit, pa iu kthyer traditave të fuqishme të një familjeje të madhe me shumë fëmijë, ne nuk do të jemi në gjendje që ta mbrojmë atdheun tonë.

Burimi: http://pokrov.pro (Rusisht)


Ate Vitali Rybakov

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español