Pse tremben njerëzit nga fakti i të pasurit një familje të madhe?

 “A e ka ndrydhur dëshira jonë për të blerë diçka për të dashurit tanë dëshirën që kemi për t’u dhënë atyre diçka që nuk varet nga paratë por nga vetja jonë?"

Kur u flet të rriturve për fëmijët dhe i pyet përse nuk kanë rritur më shumë se një fëmijë, ata shpesh thonë:

“ Kemi frikë se mos nuk do të mundemi t'u japim më shumë. Jeta ështëshumë e shtrenjtë sot. Ne mund të blejmë pothuajse çdo gjë për djalin ose vajzën tonë të vetme , por nëse do të kishim shumë fëmijë, nuk ka siguri se do të ishim në gjendje të bënim të njëjtën gjë. " 

Le të kushtojmë vëmendje ndaj asaj çfarë po thonë. Çifti i martuar thotë,  “nuk mund të japim” por ajo ç’ka duan të thonë me të vërtetë është “nuk mund të blejmë”. Në fund të fundit, kur një çift bën këtë deklaratë, pasohet nga një listë vlerash materiale.

Nëse ka shumë fëmijë, duhet një hapësirë e madhe për të jetuar, por nuk ka mundësi për të paguar një apartament të ri. Një apartament me dy dhoma i marrë nga një program që strehon personelin ushtarak, është i madh sa për të pasur një fëmijë. Përveç kësaj, nuk ka mjaftueshëm para për pushime në det me më shumë se një fëmijë. Kështu vazhdon lista. Kjo listë mund të jetë ose modeste ose impresionuese, por është po i njëjti fill i zakonshëm — prindërit duan më parë sigurinë materiale të vetes dhe të fëmijës. 

Dhe këtu ngrihet një pyetje tjetër :  “A e ka ndrydhur dëshira jonë për të blerë diçka për të dashurit tanë dëshirën që kemi për t’u dhënë atyre diçka që nuk varet nga paratë por nga vetja jonë?” 

 Ka shumë shembuj. Një numër i caktuar njerëzish nuk u japin fëmijëve të tyre vëmendje të mjaftueshme. Djali do ti tregojë të atit rreth një problemi të vështirë në konkursin e matematikës. Babai duke marrë pamjen e një personi të zënë me punë, thotë: “Sapo të kthehem nga garazhi, duhet të kontrolloj makinën….”, dhe largohet për të pirë birrë me shokët. Vajza i kërkon mamasë ta ndihmojë në një projekt  shkollor. “Jo tani!” i thotë ajo. Në televizor po jepet episodi i 199  i melodramës së saj të preferuar. Nuk mundeshin prindërit t’i kushtonin vëmendje fëmijëve të tyre? Është e qartë se nuk duhen dhënë para për këtë.

Për arsye të panjohura baballarët dhe nënat nuk shqetësohen për mungesën e dashurisë dhe vëmendjes. Ishin aq shumë dembelë, sa nuk morën kohë as t’u mësonin fëmijëve të tyre bazat e punëdores, nuk u dhanë atyre ndjenjën  e gëzimit gjatë një pune të bërë së bashku, nuk u lexuan atyre një përrallë përpara gjumit, harruan t’u mësonin për mëshirën dhe dhembshurinë — gjërat që një fëmijë do , por për një arsye të caktuar, kjo del nga mendja e prindërve. 

Më të afërmit tanë presin për   kujdes nga ne , kurse ne i paguajmë që të largohen.  “Babi, eja shkojmë në park për të bërë një plak prej bore," lutet djali, por i ati është dembel dhe përgjigjet: “Më mire pot ë blej akullore, dy ose tre po deshe.” Vajza pyet: “Mami, mund të bëjmë një kek ne të dyja për vizitorët që do të vijnë në  ditëlindjen time? Mund ta bëjmë bashkë, dhe unë dua të mësoj si bëhet." Por mami shkon në dyqan dhe e blen kekun e gatshëm me pretekstin se ky kek është më i bukur se ai që do të bënin vetë.

A do ta mbajë mend fëmija akulloren dhe kekun e dyqanit pas pak kohe? Ka më shumë gjasa që jo. Por plaku i bores që u bë me babain, ose keku erëmirë i pjekur për here të pare me mamin, do të mbahet mend nga fëmija gjatë gjithë jetës.  

Shpesh të rriturit bëjnë festa të shtrenjta që kushtojnë shumë për fëmijët. Pse? Prindërit “blejnë” pushime të bëra gati : marrin me qira një dhomë të veçantë, paguajnë për dekorimin, porosisin pjata të gatshme, e kështu me radhë. A është e nevojshme? Të përgatitësh vetë gjërat për një ditë të rëndësishme, është po aq entuziazmuese sa të festosh.

Së bashku me prindin, fëmija harton një skenar, mëson këngët, kërcimet, dhe zhvillon aftësitë krijuese. Në procesin e përgatitjes për festën të rriturit komunikojnë shumë me fëmijët e tyre, gatuajnë ushqime të shijshme së bashku, u mësojnë atyre çfarë është e dobishme në jetë. Sa shumë aftësi të reja mëson fëmija kur krijon një festë me mamin dhe babin, në krahasim me një festë që thjesht e ‘fiton’! 

Njerëzit tremben se mos me lindjen e fëmijës tjetër, mirëqenia e tyre materiale do të përkeqësohet, edhe pse nuk e dinë se sa do të ngrihen të ardhurat, çmimet dhe mundësitë. Mamatë dhe baballarët mendojnë në avancë për mësuesit në të ardhmen, por fëmijët e tyre mund të mos ia kenë nevojën. Mund të jetë e nevojshme të jetojnë në modesti me një fëmijë, dhe përkundrazi, mund të ketë para të mjaftueshme për të ushqyer dhe rritur shtatë fëmijë. 

Unë jam rritur në periudhën pas luftës me tri vëllezër. Sigurisht, të rrisësh katër djem është më e vështirë se sat ë rrisësh një djalë të vetëm, por varet shumë në aftësinë e prindërve për menaxhimin e përgjegjshëm të parave dhe planifikimin e buxhetit. Duke qenë fëmijë dhe duke u pjekur, ne kurrë nuk do ta këmbenim një vëlla për një jetë më të mire.  Me të ardhurat më modeste, prindërit tanë rritën me sukses të gjithë fëmijët. Edhe pse në fillim jetonim në apartament 16 metra katror (160 fut katror) ishim të lumtur. Ata e patën mundësinë të na jepnin mirëqenie të pamatshme, më shumë sesa të mira materiale  —  kjo është , parësorja, dashuria dhe besimi në Krishtin.

Kemi shumë frikë nga të mos pasurit mundësi për të blerë diçka, edhe pse kjo nuk varet nga ne. Ne harrojmë tu mësojmë fëmijëve besimin te Perëndia, dashurinë me vetëmohim, dhe të sakrifikojmë veten tone për hir të të dashurve tanë. Ndonjëherë këto ideale  merren nga djali dhe vajza vetëm nga fjalët e prindërve, por nga ana tjetër ata shohin se si njerëzit e afërt jetojnë për mirëqenien e tyre personale, duke mohuar jetët e fëmijëve të tjerë të tyre.

Në mënyrë që të sigurohet pasuria e familjes, qëllimet mbështeten vetëm tek fuqia jonë e të bërit plan për vitet që pasojnë. Zoti, duke na folur të gjithëve ne, thotë: Pa mua nuk mund të bëni asgjë” (Joani 15:5). Ai na thotë të mos kujdesemi më shumë se ç’duhet për të mirat materiale, meqë Ati Qiellor i di nevojat e çdo njeriu (Mateu 6:32). 

Gjatë bisedave me fëmijët shpirtërorë, i nderuari Shën Paisi i Malit të Shenjtë tregoi se si një baba i varfër me shumë fëmijë erdhi dhe kërkoi lutjet e shenjtorit. Për më shumë se të dhjetën here pronarët e apartamentit e kishin nxjerrë familjen në rrugë, nga frika se mos fëmijët thyenin diçka. Burri bëri çdo punë që gjeti, por paratë me zor mjaftonin për të jetuar.  

Pak muaj më vonë ky njeri erdhi sërish te jerondi, duke falënderuar Zotin. Njëherë babai  i familjes së madhe ishte ulur te  një stacion autobusi, kur një nevojtar  iu afrua, shiste bileta lotarie. Burri donte ta ndihmonte duke i blerë një nga biletat, dhe si rezultat ai vetë fitoi një shumë të madhe parash. Një pjesë ia dha një të varfëri, pjesën tjetër e shpenzoi për të blerë një shtëpi, dhe kishte akoma para për të rritur fëmijët.

Shën Paisi e citoi këtë rast që të mësonte të martuarit të besonin më shumë te Hyjnorja, të mos kishin frikë nga vështirësitë materiale, dhe t’i vendoste në rrugën e një detyre të jetës familjare — rritjen e një brezi të ri në Krishtin. Shenjtori tha se Perëndia kujdeset për të gjithë fëmijët, sepse është Krijuesi i tyre që u jep pjesën kryesore  — shpirtin — ndërsa bashkëshortët u japin atyre trupin.  “Si pasojë ,”e  përmbyll Jerond Paisi,  Zoti kujdeset për fëmijët e tu më mire se ti. ”  Ne i duam fëmijët, sepse ata janë dhuratë nga Zoti. Lindja e një fëmije është mister i madh ; është fillimi i një jete të re.  

  • Shqip
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Portuguese, International
  • Русский
  • Español