Një çift i krishterë me 7 fëmijë tregojnë historinë e tyre frymëzuese

Një vështrim freskues në një familje të krishterë bashkëkohore

Originally appeared at: Orthodox Christianity

Семья Нагорновых

Familja Nagornov

Prindërit:

  • Andrei Viktorovich, pesëdhjetë e katër vjeç, një aktor i Hermitage Theater actor;
  • Tatiana Ivanovna, dyzetë e katër vjeçe, një mësuese e shkollës fillore.

Ata kishin njëzetë vjet të martuar.

Fëmijët e tyre:

  • Ivan, nëntëmbëdhjetë vjeç, student i vitit të dytë në Universitetin Shtetëror Pedagogjik të Moskës (departamenti i Kimisë);
  • Maria, gjashtëmbëdhjetë vjeç, në klasën e njëmbëdhjetë;
  • Daria, 14, klasa e tetë;
  • Gabrieli, 11, klasa e pestë;
  • Nina, 8, klasa e dytë;
  • Nadezhda, 6;
  • Viktori, 3.

Andrei Viktorovich thotë:

Unë dhe nusja ime u takuam për herë të parë në punë. Profesioni i parë i Tatianës është ai i aktores, ne punonim në të njëjtin teatër. Për një vit ne ishim miq, shëtisnim bashkë dhe bisedonim. Pas një viti e kuptova se nuk mund të jetoja dot pa të.

Gjëja kryesore që çmoj te ajo është që më përgëzon në mënyrë të jashtëzakonshme. Ne e kuptojmë aq mirë njëri-tjetrin pa pasur nevojë që të flisnim dhe ajo i parasheh shumë gjëra që përpara. Sa herë që nuk është me mua, më mungon shumë. Tatiana i zotëron të gjitha cilësitë e mira që vetëm sa mund t’i përfytyroni. Ajo është shumë e dashur dhe e përgjegjshme e ka aftësinë për të dashur. Ne bëjmë lëshime ndaj njëri-tjetrit kur kemi grindje. Vërtet është e vështirë por një familje gjithnjë presupozon punë të mundimshme. Pa punë nuk ka familje. Ndonëse mund ta di se kam të drejtë, mund të përpiqem që të gjej një kompromis. Dhe disa herë gruaja ime ka të drejtë dhe unë e kam gabim por prapë ne gjejmë një kompromis. Asnjë prej bashkëshortëve nuk duhet të jetë më superior ndaj tjetrit. Një familje është kur të dy bashkëshortët janë vazhdimësi e njëri-tjetrit, e plotësojnë njëri-tjetrin.

Sikur ne t’i përmbahemi parimit Gruaja ta respektojë burrin (shih Efes. 5:33), nuk do të kishte familje. Personi që dua, ena më delikate (shih 1 Pjet. 3:7) është pranë meje dhe unë duhet të kujdesem për të, por në fakt gruaja ime më trajton edhe mua si “enë delikate” dhe më do fort. Ne të dy përpiqemi të mbrojmë njëri-tjetrin. Ndoshta prandaj më duket sikur më e shumta kemi një vit të martuar, ndërkohë që realisht kemi njëzetë vjet. Ne së fundi jemi ulur që të kujtojmë vitet që kemi shenzuar së bashku dhe kemi rënë dakord se koha ka kaluar me shpejtësi të rrufeshme: njëzetë vjet si një ditë.

Kur u martova nuk mund ta imagjinoja se do të bëhesha babai i një familjeje të madhe. Unë dhe bashkëshortja ime e kemi dashur vazhdimisht njëri-tjetrin. Pas lindjes së fëmijës tonë të parë të gjitha na thanë se ju duhet një tjetër. Më pas erdhi në jetë një vajzë dhe të gjithë thoshin: “tani gëzojeni jetën tuaj”. Kur fëmija i tretë lindi ne e kuptuam se fëmijët kishin dalë aq të mrekullueshëm saqë do të kishte qenë keq nëse nuk do t’i kishim. Dhe nëse nuk do të kishim as dhe njërin prej shtatë fëmijëve do të kishte qenë edhe më keq.

Një jetë me fëmijë nuk mund të jetë kurrë e lehtë. Dhe mund të jetë e vështirë të menaxhosh edhe një fëmijë të vetëm në çdo drejtim. Të gjithë janë të interesuar ndaj financave: ne përpiqemi të organizojmë buxhetin tonë familjar në mënyrë që të kemi para të mjaftueshme për të pasur gjithçka që na nevojitet. Dhe ne ia dalim mbanë. Ne i shpenzojmë pushimet tona së bashku në bregdet. Miqtë tanë na japin shpesh rroba për fëmijët, ndonëse ne blemë disa herë edhe për veten: fëmijët gëzohen që të shkojnë në dyqan dhe të zgjedhin diçka sipas shijeve të tyre. Nuk mund të pajtohem me mendimin se ju duhen shumë para që të ngrini në këmbë fëmijët tuaj por ju duhet vetëm që t’i përdorni si duhet paratë. Edhe kërkesat e prindërve luajnë një rol të rëndësishëm.

Në këtë moment jam shumë i kënaqur me atë që kanë arritur. Djali im Ivani bëri çmos që të studionte në një vend të sponsorizuar nga qeveria në institut; ne nuk paguajmë për tarifën e studimeve. Ai ecën mirë me studimet dhe është një i ri i dashur dhe i ndjeshëm. Ai ka një entuziazëm rinor por edhe ne kemi qenë si Ivani në moshën e tij. Gjëra të tilla kalojnë. Por entuziazmi nuk mbizotëron. Për shembull ne kemi një vilë verore në fshat dhe Ivani ngurron të shkojë atje. Unë nuk përpiqem ta bind atë por sa herë që më duhet ndihmë, ai është gati të vijë me mua.

Prindërit nuk duhet t’i detyrojnë fëmijët e tyre që të bëjnë diçka sepse është një akt dhune ndaj vullnetit të lirë të dikujt. Mund të përpiqeni t’ua mbushni mendjen fëmijëve, të flisni me ta dhe t’u tregoni sesi të veprojnë me anë të shembullit tuaj. Metodat shtrënguese nuk arrijnë asgjë. Do të mjaftonte për prindërit që t’i sjellin fëmijët më të rritur si duhet dhe më të vegjëlit do të ndjekin shembullin e tyre. Duke shikuar më të rriturit, foshnjat “thithin gjithçka si sfungjerët”.

Interesimet e fëmijëve tanë luhaten por unë nuk mund t’ua jap vëmendjen secilit prej tyre veçmas. A do të presin vërtet gjashtë persona ndërsa jam i zënë me të shtatin? Ka disa lloje të kohës së lirë që i përshtaten secilit: p.sh. ne luajmë lojëra me tabela së bashku gjatë mbrëmjeve në pushimet tona. Fëmijët tanë pëlqejnë shumë përgatitjen e performancave në shtëpi, duke kompozuar drama, krijuar veshje dhe i bëjnë të gjitha vetë.  Pastaj na ulin në kolltukë dhe performojnë për ne e kjo është mjaft zbavitëse edhe kur ata që nuk kanë pjesë për të luajtur bashkohen.

Ne kemi kosheret tona në kopsht. Këtë vit ata kishin një event mjaft interesant dhe rast festiv kur morën mjaltë. Çaste të tilla mbeten përgjithnjë në kujtesë.

Ёshtë për të ardhur keq që gjyshërit tanë nuk janë më por vetëm babai im që është 80 vjeç është ende me ne. Ai ka njëmbëdhjetë nipër e mbesa (të mijtë dhe fëmijët e vëllait) dhe thotë se ndihet gjyshi më i gëzuar në botë. Një numër i madh nipërish e mbesash të bëjnë të lumtur.

Tatiana Ivanovna flet:

Unë doja të kisha një familje të madhe nga fëmijëria.  Sa herë që shikoja filmin rus “Pas njëzetë vitesh”, mendoja që doja të kisha aq shumë fëmijë sa ata kishin. Gjithnjë e ndieja mungesën e një familjeje të madhe. Vëllai im është 17 vjet më i madh dhe prandaj mund të them se jam rritur i vetëm nën ombrellën e prindërve dhe kam vuajtur shumë për shkak të kësaj. Unë solla në jetë fëmijën e parë menjëherë sapo kisha filluar të integrohesha në jetën kishtare; gjithashtu ideja që gratë duhet të sjellin në jetë të gjithë fëmijët që ua dërgon Perëndia ishte mjaft domethënëse për mua. E pyeta bashkëshortin për mendimin e tij dhe tha se do të më mbështeste mua në këtë, ndonëse para dasmës nuk kishte qenë mjaft entuziast për të pasur madje edhe një fëmijë.

Unë dhe Andrei u njohëm për rreth një vit por nuk ishte një marrëdhënie romantike e thjesht ishim miq. Pas pune ne takoheshim dhe bisedonim së bashku. Unë e ndjeja se Andrei kishte interesim për mua por unë kisha plane të ndryshme. Isha shumë e interesuar në profesionin e aktores në atë kohë. Zgjati nga vjeshta deri në pranverën e vitit tjetër. Unë jetoja në anën tjetër të qytetit e kështu ai do të më përcillte në shtëpi për çdo takim. Andrei do të më shoqëronte deri te hyrja e pallatit dhe pastaj do të kthehej në shtëpi. Dhe një mbrëmje ne kishim një diskutim për diçka afër pallatit dhe isha gati të ikja por ai qëndroi aty. Unë u ktheva dhe më erdhi ideja se pas një vit miqësie, ky burrë nuk më kishte thënë asnjë fjalë lënduese dhe nuk kisha parë asgjë të keqe te ky njeri por vetëm gjëra të mira. Dhe pikërisht në atë çast e kuptova se ndjeja për të. Ndodhi e gjitha brenda një çasti të vetëm. E kuptova se doja të martohesha me Andrein dhe të kisha fëmijë me të prandaj shkova te ai dhe pranova që të shkonim në lokal.

Andrei dhe Tatiana Nagornov

Dhe jeta e ka vërtetuar se Andrei është shumë i dashur, një person që është gati të ndajë dhe qindarkën e tij dhe t’i japë ndihmë të pakushtëzuar secilit. Bashkëshorti im më trajton pa dyshim si “ena më delikate”. Ai nuk ma kërkon kurrë bindjen, por disa herë kam nxjerrë kokën time por në çdo rast ka dalë që bashkëshorti im ka pasur të drejtë. Dhe unë e kuptoja se duhet t’i isha bindur. Për njëfarë kohe mendova se Zoti po më tregonte se unë duhet t’i bindesha gjysmës sime dhe nuk kisha asnjë alternativë tjetër. Por me kalimin e kohës, unë u ndërgjegjësova se nuk duhet humbur personaliteti dhe që të kesh e të shprehësh mendimin tënd është mirë. Fatmirësisht bashkëshorti im nuk ka qenë asnjëherë i ashpër me mua. Ne mund të arrijmë një marrëveshje dhe Andrei shpesh më takon në gjysmë të rrugës. Kur u bë e padurueshme për mua që të qëndroja më gjatë në shtëpi dhe unë doja të dilja për të punuar, bashkëshorti im më mbështeti dhe mori për sipër të kujdesesha për fëmijët.  E ndjeva se zhvillimi im kishte ndaluar dhe se ishte koha që të kthehesha te njerëzit. Dhe burri im më dha mundësinë për të marrë një profesion të ri (ishte një edukim i veçantë i mbrëmjes) dhe pastaj për të fituar një punë në shkollë. Ne regjistronim kopshtin që kishim në shtëpinë tonë. Dhe burri im (jo unë) u bë mësues kopshti. Ai ishte me fëmijët gjatë ditës, ndërsa unë në punë dhe më pas kthehesha dhe Andrei do të shkonte të punonte në teatër. Ishte e përshtatshme sepse nuk përplaseshin programet tona. Sa herë që Andrei kishte prova ose xhirim filmi, ne kishim një dado për ta zëvendësuar. Shkolla është një vend që kërkon përkushtim të plotë dhe falë burrit tim që kam punuar atje prej pesë vjetësh. Në një rast mora leje lindjeje që zgjati më pak se një vit, kur erdhi në jetë djali ynë i vogël.

Kur na del një mosmarrëveshje edhe pse rrallë ndodh, është më mirë të presësh derisa të qetësohesh dhe ta mposhtësh inatin. Sigurisht fillimisht mendoja se kisha të drejtë dhe nuk do ta falja kurrë atë, prandaj le të vijë ai i pari dhe të më kërkojë falje. Por në shumë raste unë i kërkoj falje. Duket se më shpesh ia kërkoj unë sesa ai. Pasi ndjenjat e inatit qetësohen, e kuptoj se paqja në familje është shumë më e rëndësishme se mosmarrëveshja jonë; unë mund ta “pranoj një poshtërim” dhe të kërkoj faljen e burrit tim për të restauruar paqen në familje. E njëjta gjë ndodh me fëmijët tanë, ndonëse jam person emotiv, unë nuk mund ta mbaj mërinë për një kohë të gjatë. Unë i pranoj shpejt fajet e mia. Unë madje mund ta pranoj se e kam gabim kur mendoj se kam të drejtë.

Hierarkia në familje është e rëndësishme. Unë nuk e vë në diskutim që burri është kreu i familjes dhe unë i ndaloj fëmijët që ta vënë këtë në pikëpyetje. Familja jonë nuk është një familje e qendërzuar nga fëmijët por tek familja jonë babai dhe nëna janë të parët, të pasuar nga fëmijët. Dhe kjo është e drejtë sepse fëmijët ndihen mirë kur edhe prindërit ndihen mirë. Unë e kuptova këtë duke gjykuar nga përvoja jonë familjare. Prindërit duhet të jenë të lumtur, e atëherë ndjenja e lumturisë do t’u komunikohet pasardhësve të tyre. Ne shpenzojmë shumë kohë me fëmijët tanë dhe e shohim një kohë interesante por nëse unë e burri im dalim pak për të pushuar, duke i lënë më të rriturit të kujdesen për më të vegjëlit, nuk do të më rëndojë ndërgjegjja.

Në familjen tonë, autoriteti prindëror mbahet vetë së paku për shkak të vartësisë financiare të fëmijëve ndaj nesh. Djali ynë më i madh ka një temperament të keq sepse ka qenë fëmija ynë i vetëm për një kohë të gjatë. Atëherë të gjithë gjyshërit e tij ishin ende gjallë dhe për ca kohë ai e dinte se ç’do të thotë të jesh “qendra e universit”. Çdo njeri e llastonte atë e kështu për shumë vite ai ishte një egoist dhe prania e shumë vëllezërve e motrave e zemëronte atë. Ai e humbte toruan dhe ndërsa rritej ai e shihte veten si fëmija i vetëm dhe mendonte se “bota rrotullohej rreth tij”. Por tani që Ivani është një djalosh i ri ne shohim se familja jonë e madhe e ka brumosur karakterin e tij në një mënyrë të ndryshme dhe ka ndodhur vetiu, e ai ka filluar të tregojë respekt për ne dhe për të jetuarit tonë.

Ndodh që fëmijët tanë hahen me fjalë disa herë dhe nëse nuk jam shumë i lodhur, unë mund të flas me ta dhe u jap disa shembuj specifikë. Por nëse jam i lodhur mund të them me një zë urdhëronjës: “ndaloje menjëherë!dhe i dërgoj në dhomat e tyre dhe ua drejtoj vëmendjen në diçka të caktuar. Nëse nuk kam fuqi, si për shembull kur jam i sëmurë mund të injoroj konfliktin e fëmijëve pa ndërhyrë në të. Në fund të fundit, ata janë të vegjël që duhet të luajnë me njëri-tjetrin, që të pajtohen shpejt a vonë.

Sipas pikëpamjes sime, ndëshkimi mund të përdoret vetëm si një masë e jashtëzakonshme. Unë mund të mbyll sytë përpara shumë gjërave, por e shoh vjedhjen si krejtësisht të patolerueshme. Një herë na ndodhi  që një djalë e shtyu një nga bijtë tanë që të merrte paratë e të atit, e më pas bëmë një bisedë serioze dhe gjëra të tilla nuk kanë ndodhur kurrë më. Ne nuk i vëmë kurrë fëmijët tanë që të rrinë në qoshe se nuk ka kuptim përderisa ata prapë do të largohen që andej. Si unë edhe burri im kemi një natyrë mjaft falëse dhe fëmijët tanë e kuptojnë lehtë këtë. Si ndëshkim ne mund t’ua marrim mjetet e tyre të dëfrimit ose të mos u lejojmë disa lloj zbavitjeje për ca kohë. Fëmijët tanë nuk përpiqen të që të na bëhen barrë dhe është e pamundur gjithsesi që kjo të ndodhë në një familje me shumë fëmijë.

Sa më shumë fëmijë në familje aq më të pavarur janë. Tani vajza jonë më e vogël është në klasën e dytë dhe mësoi që 5 vjeç të gatuante. Ajo e ka shumë qejf artin e të gatuarit. Fëmijët më të rritur kujdesen për të vegjlit. Ne e pastrojmë dhe e rregullojmë të gjithë së bashku shtëpinë. Nuk kemi përgjegjësi të fiksuara. Sigurisht që disa herë fëmijët thonë “nuk dua ta bëj! Pse unë?” Ne duhet t’ia shpjegojmë se nuk mund të bëhet asgjë për ta ndryshuar detyrën e tij dhe se nuk ia dalim dot pa ndihmën e tyre. Dhe pas disa kundërshtimeve më në fund ata e bëjnë detyrën. Por edhe nëse nuk binden, ata do të turpërohen shpejt dhe do të përpiqen ta ndreqin gabimin. Familja nuk është një skuadër formale. Nuk jetojmë aq shumë sipas rregullave sesa sipas ndjenjave tona. Në fund fiton dashuria, meqë ne e duam të gjithë njëri-tjetrin. Egoizmi mund të shfaqet në secilin prej nesh, por pastaj do të turpërohemi.

Vetëm më vonë e kuptova se një grua nuk duhet ta shpërfillë veten pavarësisht sesa fëmijë të ketë. Fillimisht unë hiqja dorë nga fëmijët sepse besoja se rritja e edukimi i tyre ishte gjëja më e rëndësishme në jetën time. Por atëherë fillova të ndihesha shumë keq dhe nuk e dija pse. Sot është bërë e modës që të flasësh për konsumimin e prindërve dhe kur nëna ime ndërroi jetë kuptova se nuk është çështja se ç’nënë ke por thjesht që të kesh një nënë. Në të njëjtën mënyrë për fëmijët e mi prania ime është shumë e mirë pavarësisht nga koha që ua kushtoj atyre. Ata kanë një nënë si model dhe ata kanë dashurinë time të pakushtëzuar. Prandaj mund të shpenzoj aq kohë sa e shoh të nevojshme për nevojat e mia. Tani mund t’ia lejoj vetes që të shkoj te parukierja ose të takohem me shoqet e mia në kafene. Dhe nuk më bren më ndërgjegjja: “Si nuk jam me fëmijët e mi?” Ҫfarëdo që mund të bëj për veten time e bëj për fëmijët e mi. Sepse është më e rëndësishme për fëmijët që të kenë një nënë të shëndetshme dhe të lumtur sesa një nënë me shqetësime nervore dhe stres.

Edhe sikur të mund t’u jepja gjithçka fëmijëve të mi, nuk do të thotë që ata do të merrnin gjithçka. Ndërsa me fëmijët e mi të parë mendova se duhet të jetë edukimi më i mirë i mundur, një shkollë muzike, apo sportive dhe gjithçka që mund t’ju shkojë mendja; tani unë do të jem e lumtur nëse do të rriten e të bëhen njerëz të mirë e të ndershëm. Jeta e gjatë është përpara tyre dhe do të kenë kohë për të plotësuar ato gjëra që mund të mos ua kem dhënë në fëmijërinë e tyre. Një person i drejtë me siguri do ta gjejë vendin e tij në botë. Unë personalisht e gjeta thirrjen time vetëm kur mbusha tridhjetë e pesë vjeçe. Me katër fëmijë të vegjël shkova për të studiuar në institutin trajnues të mësuesve dhe ndjehesha se isha personi i duhur në vendin e duhur. Sa për teatrin ishte thjesht një hobi.

Çfarë jam duke pritur nga jeta tani? Po pres një fëmijë. Anna Berseneva-Shankevic

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Português
  • Русский
  • Español