Summer Fund Drive
Synami: $10,000
Mbledhur: $4,389
44%
154 Përkrahës
20 Ditë kanë mbetur

Në Rusi, babai, nëna ose gjyshërit marrin një leje tri vjeçare për lindje fëmijësh

Sipas ligjit rus lejohen gjyshërit që të marrin “lejen e fëmijës”.

Ne të gjithë njohim dy lloje gjyshesh. Ajo që ju ka treguar përralla, ka bërë punë dore me ju, ju ka kënduar këngë ju ka përqafuar dhe gjyshja që vjen rrotull një herë në vit, duke ju dhënë një dhuratë të shtrenjtë (shpesh të padobishme), duke të thënë se po zgjateshe dhe pastaj iu kthye menjëherë jetës së saj dinamike. Por a e kanë gjyshet aktualisht zgjedhjen për të qenë gjyshe me kohë të plotë apo grua karrieriste shtatëdhjetë vjeçare?

Në Rusi, ata e kanë. Me ligjin rus, leja e fëmijëve mund të merret nga secili prej pjesëtarëve të familjes. Qoftë babai, nëna, gjysha ose gjyshi, njëri prej pjesëtarëve të familjes mund të marrë një leje trevjeçare nga puna. Për një vit e gjysmë personi që merr lejen për kujdesin e fëmijës merr 40% e rrogës mesatare. Për një periudhë trevjeçare, punëdhënësi është i detyruar që ta ruajë vendin e punës së personit që merr lejen për kujdesin e fëmijës.

Në Rusi, janë më shpesh gjyshet që aplikojnë për punë. Gjë që jo vetëm ka më shumë kuptim financiar (meqë gjysha zakonisht fiton më pak se nëna) por  gjithashtu në kulturën tradicionale ruse, gjyshja luan një rol kritik në jetën e nipërve e mbesave. Tradicionalisht, prindërit punonte në arë, kurse gjyshja i mësonte fëmijës si urtësinë e saj ashtu edhe dokrrat e saj.

Kam dëgjuar shumë burra rusë truplidhur që lotojnë kur flasin për Babushkën e tyre (që do të thotë gjyshe rusisht, pa e ngatërruar me lloj shalli). Dhe është krejtësisht normale që një pop star t’i dedikojë një këngë popullore për gjyshen e tij, me refrenin që përsërit “Babushka, të dua” shumë e shumë herë.

Por gjyshet që marrin lejen e fëmijës presupozojnë një model familjar të alternuar dhe presupozon që gjyshërit dhe prindërit ndajnë barrën financiare dhe që ndajnë përgjegjësinë e rritjes së një fëmije. Në këtë model familjar, mosha e thyer nuk është patjetër koha për të “jetuar për veten” më në fund.

Presupozon gjithashtu që gjyshërit nuk lihen fillikat për të vdekur në azil.