Të Krishterë nga vende të tjera shpërngulen në Rusi – Si një amerikan po ndihmon në realizimin e kësaj

Një prift orthodhoks amerikan, Josif Gleison, u shpërngul me familjen e tij nga Shtetet e Bashkuara në një fshat në rajonin e Jaroslavlit disa vite më parë dhe tani i ndihmon orthodhoksë të huaj që të emigrojnë në Rusi. Ka më shumë se 2000 persona në grupin social që administron. Sipas Josifit dhe të huajt e tjerë, ka një presion në rritje në vendet perëndimore ndaj personave të përkushtuar ndaj vlerave tradicionale familjare. Më herët, 12 familje me shumë fëmijë i kërkuan RT që t’i ndihmonte për të fituar shtetësinë ruse. Lexoni sesi janë vendosur në fshatin rus në historinë e RT.

"Nëse paraja është gjëja më e rëndësishme për ty, jeto në Amerikë. Por nëse besimi yt është më i rëndësishëm për ty, nëse dëshiron të jetosh aty ku pikëpamjet fetare janë të mbrojtura, është më mirë të jetosh në Rusi” u thotë Josif Gleison dëgjuesve dhe lexuesve të tij anglisht-folës.

Ai u shpërngul në Rusi me gruan e tij Emin dhe tetë fëmijët katër vite më parë. Tani ai shërben në një kishë Orthodhokse fshati. Ata e quajnë atë “Atë Josifi”.

"Po të mos ishte për fëmijët, do të kisha qëndruar në Amerikë".

Josifi u rrit në një familje fetare: i ati, Uaiti Gleison, pianist, bënte turne në qytete të ndryshme me grupin e famshëm muzikor ungjillor, “Blackwood Brothers”, që këndonte këngë të krishtera në kisha protestante. Në moshën 20 vjeçare u fut në seminar për t’ia kushtuar jetën e tij shërbimit të Perëndisë. Pas disa vitesh në një kishë Kalviniste Baptiste, në fund u kthye në një Kishë Anglikane.

Familja e Josif Gleisonit e admiron shume muziken / © Foto nga arkiva personale 

Ai themeloi një famulli anglikane në qytezën e Omahës, Ilinois. Josifi na tregon sesa më shumë libra të krishterë që lexonte, aq më shumë mendonte se dëshironte t’i bashkohej një kishe të lashtë me një traditë të fuqishme të krishterë.

Më në fund Josifi me të shoqen, Emin vendosën që të përqafonin Orthodhoksinë.

Të gjithë besimtarët e famullisë anglikane u konvertuan pak nga pak në Orthodhoksi, as njëri prej tyre nuk e la bashkësinë. Por ky nuk është fundi i kërkimit të familjes së Gleisonit.  

"Nëse nuk do të kishim fëmijë, mund të kisha qëndruar në Amerikë për shkak të përtacisë sime. Por unë nuk rroj vetëm për veten. Kam frikë se nëse do të kishim qëndruar përgjithnjë në Amerikë, do të ishte shumë e vështirë që fëmijët e mi, e sidomos nipërit e mbesat e mia të jetonin si të krishterë të vërtetë”, i tregon Josifi Russia Today.

Tradicionalistët amerikanë e kanë të vështirë tani, tha ai,  që ta ruajnë këndvështrimin e tyre dhe t’i rrisin fëmijët e tyre me vlerat në të cilat besojnë.

"Nëse thjesht thua “Unë jam i Krishterë”, por nuk shkon në kishë ose mendon ndryshe nga çdo njeri tjetër, atëherë do të jesh në rregull. Nëse je një tradicionalist në kuptimin më të thellë, që do të thotë se qëllimi i martesës për ju është vetëm një bashkim midis një burri e gruaje, nëse nuk e miratoni nga LGBT ose mënyrë jetese transgjinore, atëherë është e vështirë të gjesh një punë të mirë ose madje edhe një punë të mirë ose madje një arsimim, sepse je nën presion për atë pozicion”, shpjegon ai në një bisedë me RT.

Kur Gjykata e Lartë Amerikane i bëri legale martesat homoseksuale në të 50 shtetet në 2015, Gleisonët e morën vendimin përfundimtar për të lëvizur. Familja po kërkonte një vend Orthodhoks që i ndalonte martesat e të njëjtës gjini dhe lejonte shkollimin në shtëpi. Rusia i përgjigjej kësaj nevoje në të gjitha aspektet.

Sipas tij “programet televizive dhe filmat e paraqesin Rusinë në një mënyrë krejtësisht  negative". Ai thotë se besimi Orthodhox luajti një rol të rëndësishëm në faktin që ai me gruan e tij nuk kishin më frikë nga Rusia, sepse ai lexoi dhe mësoi për jetët e shumë shenjtorëve të Krishterë Orthodhoksë nga Rusia.  

Gjatë një prej udhëtimeve të tij në mbarë vendin, Josifi vizitoi një qytet të vogël në Yaroslavl Oblast me një popullsi prej 30,000 banorë dhe më shumë se 1,000 vite histori. Qyteti i lashtë rus, i quajtur kryeqyteti Orthodhoks i Rusisë e impresionoi Gleisonin dhe ai vendosi që pikërisht në atë vend donte t’i rriste fëmijët e tij.

Të mësohesh me “frymën ruse”.

Gleisonët u shpërngulën në Rostov më 2 janar 2017. Rusia i mirëpriti ata me ngricë të hidhur, ku temperaturat zbritën deri në -35°C. Ishte një dimër i jashtëzakonshëm, nga më të ftohtët në më shumë se njëqind vjet.

Protopresviteri Roman Krupnov, dekani i Kishës së Virgjëreshës së Bekuar Mari në  Rostov Kremlin, që ndihmoi në stabilizimin e familjes, kujton që fillimisht nuk ishte e lehtë që amerikanët të pranonin ndihmë.

Ate Josifi me birin e tij / © Foto nga arkiva personale 

"Sigurisht, ata ndryshonin nga ne në mendësi dhe zakone. Për shembull, ata duhet të mësoheshin me atë që quajmë “shpirti rus”. Ne i mirëpritëm ata si mysafirë dhe i ndihmuam pa kërkuar asgjë. Por fillimisht ata u përpoqën që të paguanin për gjithçka, duke insistuar, pa e kuptuar sesi mund ta pranonin ndihmën tonë ata thanë:  "Ne duhet të paguajmë”. Pak nga pak ata u mësuan me faktin që mund të merrni ndihmë falas” kujton Atë Romani.

Sipas tij, besimi Orthodhoks ndihmoi në kapërcimin e ndryshimit të mendësive: "Si një orthodhoks, si patriot, Josifi nuk ndryshonte nga unë ose priftërinjtë e tjerë.

Familja Gleison jeton tani në fshatin e vogël të Ivashevos afër Rostov Velikit. Jeta në fshat, me tokën e tyre është e njohur dhe e kuptueshme për ta: ata nuk kanë jetuar në apartamente qyteti kur jetonin në SHBA.

Episkop Theoktisti, nën të cilin shërben tani Josifi, thotë se shquhet nga “aftësia dhe gatishmëria e tij për të punuar me duart e veta në vend që të presë ndihmën që do t’i vijë nga jashtë”.

"Kjo është diçka që humbëm në shekullin e njëzetë për shkak të ngjarjeve të mirënjohura të periudhës sovjetike. Atë Josifi është ai lloj amerikani që jeton me punën e duarve të veta, sepse është një fermer që jeton me të ardhurat e veta. Faktikisht, ai dhe familja e tij jetojnë tani ashtu siç kanë jetuar stërgjyshërit tanë, të cilët ushqeheshin me prodhimet e tokës së tyre”, ndau episkopi gjatë bisedës me RT.

"Unë do të mbështes të gjitha aspiratat e fëmijëve të mi".

Tani Atë Josifi shërben në Kishën e Epifanisë në fshatin e Krasnovos, 11 km nga shtëpia e tij. Ai nuk është rektor i kishës, por pas arritjes së tij filluan shërbesat javore në kishë.

Familja Gleison ne pronen e tyre gjate ndertimit / © Foto nga arkiva personale 

"Përpara se të vinte, shërbesat mbaheshin një herë në muaj, në të cilat zakonisht merrnin pjesë tre zonja të moshuara nga Krasnovo, ndonëse ka rreth 100 persona që jetojnë atje”, raporton pranë RT Vasil Tomaçinski, lexues në Kishën e Epifanisë". Teksa shërbesat nisnin rregullisht, vendasit fillonin të vinin më shpesh, së bashku me ata që vinin nga Borisoglebski. Për shembull, më së fundmi dy fëmijë të sapo pagëzuar të cilët së bashku me nënën e tyre dhe vëllezërit e motrat e tyre vijnë rregullisht në shërbesat”.

Shërbesat në kishën e fshatit janë në dy gjuhë: Atë Josifi i thotë disa prej lutjeve në Kishë në gjuhën sllave dhe disa në anglisht. Sidomos për shërbesat ai përgatit disa shënime me përkthimin në dy gjuhë.  

Sipas Vasilit, shumë prej besimtarëve janë mësuar me këto shërbesa, ndonëse pjesëtarë të rinj të kishës nuk janë mësuar me dëgjimin e predikimeve në anglisht.

"Ndonjëherë ndodh që besimtarët e rinj nuk e pëlqen faktin që një prift Orthodhoks flet në një gjuhë të huaj, duke qenë e pazakontë për ta. Por pak nga pak mësohen me të”, thotë Vasili duke buzëqeshur.

Josifi e pranon vetë se rusishtja nuk është e lehtë për të por është më e lehtë për fëmijët e tij. Nëse bijtë e tij duan të bëhen priftërinj, ata do ta ndjekin atë rrugë me më shumë sukses se ai, beson Josifi.

"Ka shumë rrugë karriere të hapura për fëmijët e mi në Rusi: ata mund të bëhen mësues, inxhinierë, përkthyes. Unë do t’i mbështes të gjitha aspiratat e tyre. Por më e rëndësishmja është që këtu ata do të mund të jetojnë në një shoqëri ku askush nuk mund t’i largojë nga puna për shkak të besimeve të tyre fetare ose do t’i përndjekin për shkak të tyre. Gjëja më e rëndësishme për mua është që ata janë të gjithë të krishterë orthodhoksë” tha prifti.

Të gjithë fëmijët e tij tani shkollohen në shtëpi. Po ashtu, si babai dhe gjyshi i tyre, ata përfshihen në muzikë. Bijat e Gleisonëve pëlqejnë psaljet Znamenny, një lloj psalje e lashtë që dëgjohet në shërbesat orthodhokse prej shekullit të 12-të.  

Vasili Tomaçinski kujton që kur u takua me fëmijët Gleison, u befasua shumë nga pikëpamjet e tyre të gjëra.

"Të gjithë duan të lexojnë, që është e pazakontë për fëmijët bashkëkohorë, dhe marrin vazhdimisht libra për të lexuar. Për shembull, djali i tij 11 vjeçar solli një herë një Psalter në anglisht dhe më tha se ishte mjaft i interesuar për ta lexuar. Një djalë tjetër i do kafshët dhe bimët dhe ne komunikojmë shumë mbi këtë temë: ne flasim mbi bimët që do të mbjellim dhe cilat prej kafshëve kemi parë”, i tregon Vasili RT.

Vend i dashur (mikpritës)

Ndonëse Atë Josifi shërben në një kishë rurale me më pak se njëqind persona, audienca e tij është shumë më e gjerë. Në vjeshtën e 2016, kur familja e tij po planifikonte që të largohej nga SHBA, Josifi nisi një grup në FB të quajtur “Të Krishterët Orthodhoksë shpërngulen në Rusi”, i cili ka tashmë më shumë se 2400 anëtarë.

Sipas vetë Josifit, pjesëtarët e këtij grupi e duan Amerikën: miqtë e tyre, familjen, bashkëqytetarët e tyre dhe natyrën.

"Por fatkeqësisht, mënyra sesi sillet qeveria si në Amerikë ashtu edhe në Kanada po bëhet gjithnjë e më e padurueshme për të Krishterët Orthodhoksë”, shpjegon ai.

Josifi dhe përdoruesit e tjerë ndajnë shkrime rreth Rusisë, duke shpjeguar sesi të shpërngulesh ligjërisht, të gjesh punë dhe strehim në mënyrë që ata të cilët i janë bashkuar së fundmi grupit të mësojnë për jetën reale të fshatit. Shumica dërrmuese e amerikanëve njohin vetëm atë çfarë thotë propaganda zyrtare rreth Rusisë: që është një vend "i rrezikshëm” dhe "jomiqësor", thotë Josifi.

"Këta njerëz nuk kishin dëgjuar asgjë të mirë për rusinë, por pesë vjet më parë gjithçka ndryshoi. Unë postova shumë video dhe fotografi, duke treguar se Rusia është një vend i mirë dhe i sigurt për besimtarët e krishterë, shprehet Josifi.

Ai thekson se njeh qindra të krishterë orthodhoksë në SHBA dhe Kanada që duan të shpërngulen në Rusi për të ruajtur besimin e tyre dhe për t’i rritur fëmijët në përputhje me vlerat e krishtera.

75 qytetarë amerikanë dhe kanadezë kanë aplikuar tashmë te projekti i RT, “Jo vetëm” me një kërkesë për t’i ndihmuar që të fitojnë shtetësinë ruse. Editorët i dërguan një kërkesë Ministrisë Ruse të Punëve të Brendshme duke i kërkuar të komentojë mbi mundësinë e të ndihmuarit të të huajve.

Përveç grupit të tij të rrjetit social, Josifi administron një faqe të quajtur Russian Faith. Materialet përkthehen në dhjetë gjuhë. Një nga përkthyesit që punon me audiencën portugisht-folëse është një brazilian, Geraldo Silva.

Ai dhe gruaja e tij, Kerën, u shpërngulën në Rostov Veliki vjeshtën e fundit.

Ashtu si Atë Josifi, Geraldo ka qenë një herë kalvinist dhe u interesua në Besimin Orthodhoks gjatë studimeve të tij të seminarit. Një vit pas fillimit të studimeve të tij, ai u bë një i krishterë orthodhoks. Menjëherë pas kësaj, ai dhe gruaja e tij e panë se e kishin shumë të vështirë për të qenë besimtarë aktivë.

"Brazili po përballet aktualisht me probleme sociale dhe ne shohim gjëra të ngjashme të ndodhin në Amerikën e Veriut.  Unë e kam fjalën për teorinë e gjinisë, për rishkrimin e historisë, për mënyrën sesi shoqëritë dhe autoritetet reagojnë ndaj vlerave të krishtera” i tregoi Geraldo RT.

Ai u takua me Atë Josifin nëpërmjet faqes Russian Faith. Në atë kohë, Geraldo dhe Kerën  po konsideronin disa qytete ruse për zhvendosje, duke përfshirë edhe Irkutskun. Por pasi biseduan me Josifin, vendosën që të jetonin në rajonin e Jaroslavlit.

Karen & Geraldo Silva / © Foto nga arkiva personale 

"Pas leximit të literaturës ruse (psh Dostojevskit), Rusia duket shumë e bardhë dhe e mbuluar me dëborë. Por ne erdhëm këtu fillimisht në fund të pranverës dhe ishte mot i nxehtë! Ishte sikur të mos ishim larguar kurrë nga Brazili dhe ishim mjaft të befasuar nga mikpritja e ngrohtë”, thotë Geraldo duke buzëqeshur.

Së fundi familja bleu një apartament në Rostov, në tokën e gjimnazit aktual A.L. Kekin. Geraldo dhe Kerën banojnë në një aneks që ishte i rezervuar për mësuesit vendas për aq sa janë vetë studentë dhe janë duke perfeksionuar gjuhën ruse.  

Afër një fushe futbolli ndodhet një park dhe Geraldo bën shaka se si brazilianë, ata nuk mund të zgjedhin një apartament në një lagje të ndryshme. Nën dritaret, fëmijët vendas luajnë në fushën e lojës. Deri tani bashkëshortët nuk kanë fëmijë por ëndërrojnë të kenë një familje të madhe.

"Ne duam të rrisim fëmijët tanë që të jetojnë këtu qetësisht dhe të luajnë një rol aktiv në jetën publike, duke ndihmuar të tjerët dhe njëri-tjetrin. Ne duam t’i rrisim ata si qenie njerëzore në mënyrë që të jenë një suplement dinjitoz ndaj popullsisë ruse”, thotë Geraldo duke buzëqeshur.

Ai i fiton të ardhurat duke përkthyer nga portugalishtja në anglisht. Dhe shpreson që pasi të ketë zotëruar mirë rusishten, mund t’u bashkohet radhëve të klerikëve në kishën vendore.

© Foto nga arkiva personale 

Kerën dhe Geraldo ishin të martuar kur erdhën në Rostov, por disa muaj më parë ata u martuan në një kishë Orthodhokse dhe u pagëzuan po atë ditë, ndërsa Atë Josifi administroi misteret.

Tani familja Silva ka një leje qëndrimi për tre vjet dhe është një fitore për ta sepse ia dolën që t’i nxirrnin dokumentet pavarësisht nga vështirësitë e shkaktuara nga mbyllja e kufijve dhe izolimi.


Burimi: rt.com (rusisht)