Rusia paralajmëron Diznin për shfaqjen e filmave LGBT për fëmijët

Originally appeared at: Orthodox Christianity

Në Rusi, nuk e lejon ligji që t’u shfaqet fëmijëve përmbajtje që promovon dhe propagandon orientimet seksuale jotradicionale. Me këtë ligj, një shërbim federal rus kohët e fundit i dërgoi një paralajmërim Diznit për një pjesë të përmbajtjeve të filmave të saj.

Shërbimi Federal Rus për Mbikqyrjen e Komunikacioneve, Teknologjisë Informative dhe Mas Medias (Roskomnadzor) i dërgoi një letër parandaluese Disney Channel-it, me një shpjegim të normave të legjislacionit rus, raporton Roskomnadzor.

“Më parë ishte bërë e njohur se Dizni kishte prodhuar një film të shkurtër të animuar që quhej Out, në të cilin personazhi kryesor ka një orientim seksual jotradicional”, raporton Service.

“Letra shënon se legjislacioni rus e ndalon një informacion të tillë që i mohon vlerat familjare dhe promovon përhapjen te fëmijët të marrëdhënieve seksuale jotradicionale... Po ashtu, promovimi i marrëdhënieve seksuale në mes të minorenëve me përdorimin e mas medias është shkelje administrative”.

Prandaj, Roskomnadzori u bëri thirrje përfaqësuesve të kanalit tv që t’u përmbahet rreptësisht ligjeve ruse dhe “të ndalojë përhapjen e informacioneve që cenon shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve”.  

Vitin e kaluar, Netfliksi, u detyrua që të heqë disa serive multiplikative nga departamenti i programeve për fëmijët në shërbimin e tij në gjuhën ruse, falë ligjit të lartpërmendur. Në  2015, Roskomnadzori e bllokoi llogarinë sociale mediatike të një komuniteti online që promovonte marrëdhëniet homoseksuale në mes të adoleshentëve.

Filmi Out u prodhua Diznit + në SHBA vitin e kaluar. Historia fokusohet te një djalosh gej që ende nuk i ka treguar prindërve, mendja e të cilit papritmas shkëmbehet me magji me mendjen e qenit të tij.  Ёshtë filmi i parë me metrazh të shkurtër i Diznit dhe Piksarit që paraqet një personazh kryesor dhe histori gej, duke përfshirë një puthje të dy personave të të njëjtës gjini në ekran.  

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español