Tri kultura që Perëndia i shkatërroi për shkak të seksit homoseksual

"Sodoma. Kanaani. Gibea. — Shikoni një model?"

"Kam dëgjuar për Sodomën. Por cilat janë këto dy vende të tjera?"

#1 — Sodoma

Sodoma & Gomorra janë të famshme. Gati çdo njeri ka dëgjuar për ta. Dhe gati çdo njeri e di arsyen pse Perëndia dërgoi zjarr e squfur për t’i fshirë ata nga faqja e dheut.

Po pse u shkatërruan Sodoma dhe Gomorra? Ata kishin mëkatuar në shumë mënyra e për shumë vite. Por cili mëkat më në fund solli zjarr nga qielli mbi ta? Për cilin mëkat specifik njihet Sodoma?

Por para se të shkonin në shtrat, njerëzit e qytetit, njerëzit e Sodomës, rrethuan shtëpinë; ishin të rinj e pleq, tërë popullsia e mbledhur nga çdo anë;

thirrën Lotin dhe i thanë: "Ku janë njerëzit që erdhën te ti sonte? Na i nxirr jashtë që të mund t'i njohim!".

Loti doli drejt atyre para portës së shtëpisë, e mbylli portën pas tij dhe tha:

"Oh, vëllezër të mi, mos u sillni kaq keq!

Dëgjoni, unë kam dy vajza që nuk kanë njohur burrë; prandaj më lini që t'i nxjerr jashtë dhe bëni ç'të doni me to; por mos u bëni asgjë këtyre burrave, sepse janë nën mbrojtjen e shtëpisë sime".

Por ata i thanë: "Shko tutje!". Pastaj vazhduan: "Ky erdhi këtu si i huaj, dhe dëshiron të bëhet gjykatës! Tani do të sillemi më keq me ty se sa me ata!". Dhe duke e shtyrë Lotin me dhunë, u afruan për të shpërthyer derën.

10 Por ata njerëz zgjatën duart e tyre dhe e tërhoqën Lotin brenda shtëpisë bashkë me ta, dhe mbyllën derën.

11 Goditën verbërisht njerëzit që ishin te dera e shtëpisë, nga më i vogli deri te më i madhi, kështu që u lodhën në orvatjen për të gjetur derën.

12 Atëherë ata njerëz i thanë Lotit: "Kë ke tjetër këtu? Nxirr nga ky vend dhëndurët e tu, bijtë dhe bijat e tua, dhe cilindo që ke në qytet,

13 sepse ne po bëhemi gati ta shkatërrojmë këtë vend, sepse britma e banorëve të tij është e madhe përpara Zotit dhe Zoti na dërgoi për ta shkatërruar".

14 Atëherë Loti doli e u foli dhëndurëve të tij që ishin martuar me bijat e tij, dhe tha: "Çohuni, largohuni nga ky vend, sepse Zoti do ta shkatërrojë qytetin". Por dhëndurët e tij patën përshtypjen se ai po bënte shaka.

15 Sa doli agimi, engjëjt e nxitën Lotin duke thënë: "Çohu, merr gruan dhe bijat e tua që gjenden këtu, që ti të mos vdesësh në dënimin e këtij qyteti".

(Zanafilla 19:4-15)

Mozaik i lashtë që përshkruan shkatërrimin e Sodomës dhe Gomorrës

#2 — Kanaani

Pse u shkatërruan Kanaanitët? Ata kishin mëkatuar në shumë mënyra e për shumë vite.  Por cilat mëkate të veçanta kishin sjellë më në fund gjykimin mbi ta? Pse Perëndia e dërgoi më në fund Izraelin me udhëzime për t’i fshirë të gjithë banorët e Kanaanit?

Nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si bëhet me një grua; është një gjë e neveritshme.

23 Nuk do të bashkohesh me asnjë kafshë duke u ndotur me të; gjithashtu asnjë grua të mos i afrohet një kafshe për t'u bashkuar me të; është një degjenerim i neveritshëm.

24 Mos u ndotni me asnjë nga këto gjëra, sepse me gjithë këto gjëra janë ndotur kombet që po bëhem gati t'i përzë përpara jush.

25 Vendi është ndotur; prandaj unë do ta dënoj për paudhësinë e tij, dhe vendi do të vjellë banorët e tij. (Levitiku 18:22-25)

Shumë njerëz e dinë se Perëndia e dërgoi Izraelin për të shkatërruar Kanaanitët dhe për të zaptuar vendin e tyre. Pak njerëz e kuptojnë se seksi homoseksual ishte një nga arsyet pse ky gjykim ndodhi. #3 — Gibea (në Israel)

Pse u fshi fisi i Beniaminit sidomos në lidhje me rajonin e Gibeas? Për ç’lloj mëkate njiheshin ata?

" Ndërsa po kënaqeshin, disa njerëz të qyteti, njerëz të këqij rrethuan shtëpinë i ranë portës dhe i thanë të zotit plak të shtëpisë: "Nxirre jashtë atë njeri që ka hyrë në shtëpinë tënde, sepse duam ta njohim!". (Gjyqtarët 19:22) 

Vini re se fjalët janë thuajse identike me ato të Zanafilla 19, në lidhje me Sodomën dhe Gomorrën. Ata duan të detyrojnë një vizitor që të marrin pjesë në seks homoseksual. Këtyre njerëzve shumë të këqij  u mohohet dëshira për seks homo, e atëherë duan të kënaqen me dhunimin e konkubinës së burrit, që përfshin ndoshta sodominë. Në reagim ndaj këtyre mëkateve seksuale, Perëndia e lejoi Izraelin që të fshinte tërë fisin e Beniaminit.

Sodoma: fundi i rrugës

Kur Shën Pavli flet për veprimet e sodomitëve, ai nuk thotë është “thjesht një mëkat  tjetër”, por e paraqet si një shembull neverie të madhe, që vjen në fund të një morie veprimesh të papërmbajtjes. Shumë mëkate nuk janë kundër natyrës por janë thjesht gjëra të mira të bëra në mënyrën e gabuar ose në kohën e gabuar. Kurse mëkati homoseksual është aq pervers saqë është një mëkat kundër vetë natyrës. Nuk ka asnjë kontekst në të cilin mund të jetë i shenjtë. Ai është i ulët dhe i pafrytshëm. Kur bëhet fjalë për mëkatet e urryera, sodomia është afër fundit të rrugës, para gjykimit të fundit.

Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi,

19 meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre.

20 Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.

21 Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua.

22 Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë,

23 dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve.

24 Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre,

25 që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen.

26 Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës.

27 Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre. (Romakëve 1:18-27)

Nuk ka ar por vetëm zjarr dhe squfur në fund të këtij “ylberi”.

Ia vlen të thuhet se shenjtorët orthodhoksë e kanë dënuar sodominë brenda një martese heteroseksuale si po aq të ligë sa dhe sodomia midis dy burrave. Në të dyja rastet është kontraceptive dhe e pafrytshme. Pavarësisht se kush e kryen atë, është një akt I poshtër dhe I ligë që është kundër natyrës dhe që nuk e mban kurrë frytin e fëmijëve.

Në shumë raste Biblike Perëndia ka qenë i durueshëm me njerëz që janë ndodhur në mes të shumë mëkateve, por kur ata ranë në fund në shthurjen e sodomisë, durimi i Perëndisë e kaloi cakun. Gjykimi ishte te dera.

Këto Shkrime na janë përcjellë nga profetët e Perëndisë. Dhe ato sugjerojnë se sodomia nuk një mëkat i zakonshëm. Në shumë raste sodomitët kanë sjellë shkatërrimin mbi qytete të tëra dhe madje edhe mbi kombe të tëra.

Ne duhet t’i mbajmë këto mësime para syve kur mendojmë se çfarë America ka legalizuar dhe kremtuar në rang kombëtar, duke mandatuar të drejtat e “martesës” homoseksuale në Gjykatën Supreme, duke ndezur në Shtëpinë e Bardhë ylberin blasfemues të krenarisë homoseksuale. Që atëherë lëvizja homoseksuale ka vazhduar të përparojë, duke e korruptuar kulturën tonë dhe qeverinë tonë në çdo aspekt.

Sodomitët e kanë marrë shenjën e paqes që Perëndia i dha Noeut dhe e ka shtrembëruar atë në një simbol të sodomisë.

A është ky një nivel blasfemie që Perëndia do ta lërë pa e vënë re?

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Português
  • Русский
  • Español