Të jetosh në kohët apokaliptike

"Por kur studiojmë shenjat e kohëve, duhet të kemi gjithnjë parasysh se shqetësimi kryesor i të krishterit nuk duhet që të jete gjykimi i mëkateve te botës, por qe të thellojë pendimin e vet. . ."

Originally appeared at: Remembering Sion

Nuk ka diskutim se jetojmë në kohë të trazuar. Shekulli i njëzetë dëshmoi një përndjekje të pashoqe të krishterimit në mbarë botën – kryesisht nëpërmjet revolucioneve të dhunshme në lindje por kryesisht nëpërmjet joshjes së materializmit në perëndim (nëse dyshoni që mund të krahasohen të dyja, unë do të tregoj dëshminë e Aleksandër Solzhenicit i cili kishte shumë raste për ta provuar vetë këtë). Një përndjekje e tillë na ka profetizuar Zoti ynë: “Atëherë do t’ju dorëzojnë juve për shtrëngim, edhe do t’ju vrasin; edhe do të urreheni nga gjithë kombet për emrin tim(Mattheu 24:9). Dhe më parë Ai kishte paralajmëruar për shfaqjen e profetëve të rremë, për luftëra e zëra luftërash, për uri dhe fatkeqësi e probleme të ndryshme – të cilat janë të ngjashme me përvojat e kohës sonë. Dhe tani që viti 2020 – me të gjitha tragjeditë e tundimet po i afrhet fundit, shumë e më shumë të krishterë po vijnë në përfundimin se kohët në të cilat jetojmë nuk janë thjesht të trazuara por apokaliptike.

Ҫfarë duhet të themi për këtë si të krishterë orthodhoksë? Nga njëra anë ne nuk mund të pajtohemi me sistemin dispensacionalist të disa protestantëve, e as nuk mund të inkurajojmë një fiksim për përcaktimin e “kohëve a moteve, që Ati i ka vënë në pushtetin e vet” të cilat sipas Krishtit nuk mund t’i njohim (shih Veprat 1:7). Por në të njëjtën kohë ne urdhërohemi sigurisht që të “dallojmë shenjat e kohëve” (Llukai 12:56), dhe mbi të gjitha ne jemi të thirrur të gjithë për një vigjilencë të vazhdueshme në pritje të ardhjes së Zotit tonë “Edhe ato që po ju them juve, ua them të gjithëve: Rrini zgjuar” (Mark 13:37).

Dhe nga ana teologjike, nuk mund të ketë dyshim që po jetojmë në kohët e fundit, sepse sipas mësimit të Kishës Orthodhokse, ne kemi qenë duke jetuar në kohët e fundit që nga Dita e Pentekostisë. Edhe në vitet e para të krishterimit, apostull Pavli i referohej vetes dhe besimtarëve si ata që “arritën në mbarim të jetëve” (1 Korinthianëve 10:11). Në fakt , aq shumë e prisnin të krishterët e hershëm kthimin e afërt të Krishtit saqë Shën Pavli një herë duhet ta siguronte kishën e Selanikut me shprehje të forta që vetë Dita nuk kishte ardhur akoma (shih 2 Sel.2). Për të krishterët e hershëm ishte shumë e qartë se “Sepse nuk kemi këtu qytet që mbetet përherë, po kërkojmë atë që ka për të ardhur” (Heb.  13:14). Fakti që ne të krishterët e sotëm kemi humbur menjëhershmërinë e një vizioni të tillë  eskatologjik është sipas meje i dëmshëm për ne.

Meqë kjo vetëdije eskatologjike nuk ishte aspak një shkak dëshpërimi për apostujt dhe të krishterët e hershëm, në përputhje me fjalët e Zotit kur na paralajmëroi për sprovat e mundimet e ditëve të fundit: “Shikoni, mos u turbulloni, sepse të gjitha këto duhet të bëhen” (Mattheu 24:6). Përkundrazi, është e qartë se njohja e fundit të botës ishte për besimtarët e parë një burim shprese e gëzimi të pakufishëm. Në liturgjitë më të hershme të kremtuara nga apostujt, pas Kungatës së Shenjtë kremtuesi shpallte: “Le të vijë hiri e le të kalojë tutje (Didake 10), duke i bërë jehonë lutjes së shqiptuar me dashuri dhe mall në mbyllje të Apokalipsit të Shën Joanit: “Po, eja, o Zoti Jisu” (Zbulesa 22:20). Por për sa për ne, nëse shenjat e apokalipsit të ardhshëm na mbushin me më shumë ankth ose zemërim, atëherë ne duhet ta pranojmë se kemi humbur diçka të çmuar në vizonin autentik të krishterë të jetës.

Dhe kjo na sjell në atë që sipas mendimit tim është shenja më urgjente dhe shqetësuese e kohërave: “Edhe pasi të shumohet paligjshmëria, dashuria e të shumtëve do të ftohet” (Mattheu 24:12). Nëse dashuria jonë për Zotin ka qenë e pastër dhe e zjarrtë, zemrat tona do të jenë krejt të paafta për t’u prekur nga shqetësimi ose mërzitja me thërrmimin e asaj që në fund të fundit ka qenë gjithnjë tokësore dhe kalimtare. Por paudhësitë tona na kanë lidhur me këtë botë dhe na i bërë zemrat të ftohta ndaj Mbretërisë së Qiellit. Sepse siç ka thënë Zoti ynë: “Asnjë s’mund t’u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose njërin do ta urrejë, edhe tjetrin do ta dojë” (Mattheu 6:24). Dhe po në atë masë që shenjat e kohëve ngjallin frikë ose zemërim në zemrat tona, në po atë masë ne duhet ta kuptojmë se kemi rënë nën ndikimin e pasioneve dhe ia kemi dhënë dashurinë tonë kësaj bote në vend që t’ia japim Mbretërisë së Perëndisë.

Unë mendoj se shumë të krishterë janë të vetëdijshëm se bota në tërësi ka qenë duke rënë gjithnjë e më shumë nga dashuria e Perëndisë dhe duke iu dorëzuar paudhësive të ndryshme prej një kohë të gjatë. Megjithatë kur studiojmë shenjat e kohëve ne duhet të kemi gjithnjë parasysh faktin që shqetësimi kryesor i të krishterëve nuk duhet të jetë që të gjykojmë mëkatet e botës por që të thellojmë pendimin tonë. Siç shkruan Shën Ignat Briankaninov:

Apostazia është e lejuar nga Perëndia; mos u tundoni që ta ndaloni me dorën tuaj të brishtë .... Distancoju dhe ruaju prej tij, e do të jetë e mjaftueshme për ty. Njihe frymën e kohërave, studioje që të shmangësh ndikimin e saj sa më shumë që të jetë e mundur.

Ne duhet të kërkojmë për frymën e kohëve jo thjesht në ngjarjet e kësaj bote por mbi të gjitha në zemrën tona. Kjo është arena e vërtetë shpirtërore, ndaj së cilës do të vendoset fati ynë i përjetshëm.

Dhe unë mendoj nëse jemi të sinqertë me veten, shumë (në mos më të shumtët prej nesh) do ta shikojnë që na është ftohur dashuria. Jo vetëm dashuria jonë për Perëndinë dhe Mbretërinë e Qiellit por edhe ajo për të afërmit tanë dhe çfarë është më tragjike, në disa raste edhe për vëllezërit e motrat tona në Besimin. Ngjarjet e 2020-tës kanë kanalizuar një nivel përçarjeje në kombin tonë që është i paparë që prej Luftës Civile. Më e keqja e kësaj mund të gjendet shpesh në internet (dhe po filloj të mendoj seriozisht nëse shoqëria mund t’i mbijetojë internetit). Megjithatë ka vërshuar shumë herë nëpër rrugët, famullitë dhe familjet tona.

Ne jemi shumë të shpejtë për të besuar më të keqen për njëri-tjetrin dhe për të interpretuar çfarë shohim e dëgjojmë në dritën më të keqe të mundshme, duke e shikuar njëri-tjetrin jo me një dashuri maksimale por me dyshimin më të madh. Gjithnjë e më shumë ne jemi të prirur që t’i shohim ata me të cilët nuk pajtohemi jo thjesht si persona që e kanë gabim por si të këqij. Ne nuk i shikojmë ata si shpirtra për të cilët Krishti vdiq për t’i shpëtuar, por si armiq të cilët e kemi si detyrë që t’i asgjësojmë. Dhe e konsiderojmë këtë si frytin e urtësisë dhe mençurisë.

Por mësimi asketik i Kishës na paralajmëron vazhdimisht se një gjendje e tillë është pikërisht ajo që demonët po mundohen shumë që të prodhojnë në ne. Vetë emri djall vjen nga fjala greke për “shpifës”. E meriton atë emër. Nuk ka të vërtetë që ata nuk do të deformojnë, e nuk do të lënë gënjeshtër pa përdorur, në përpjekjet e tyre për të na larguar nga udha e qartë dhe e thjeshtë drejt shpëtimin që na ka shtruar Zoti Jisu te Llukai 6:35-38:

Por duajini armiqtë tuaj, edhe bëni mirë, edhe jepni hua, pa pasur më ndonjë shpresë; edhe paga juaj do të jetë e shumtë, edhe do të jeni bijtë e të Lartit; sepse ai është i mirë me mosmirënjohësit dhe me të ligjtë.
Bëhuni pra të dhembshur, sikurse dhe ati juaj është i dhembshur.
Edhe mos gjykoni, dhe nuk do të gjykoheni; mos dënoni, edhe nuk do të dënoheni; ndjeni, edhe do të ndjeheni.
Jepni, dhe do t’ju jepet juve; masë të mirë, të ngjeshur e të tundur e të derdhur prej buze do t’ju japin në gjirin tuaj; sepse me atë masë që matni, do t’ju matet edhe juve.

Së fundi raportohet për një greke që pa në vegim atij e saj shpirtëror të fjetur kohët e fundit, Jerond Efremin e Arizonës. Etërit e Manastirit të Shën Andonit dëshmojnë se ky vizion është i vërtetë:

Ajo pa Jerond Efremin, i cili ishte shumë i trishtuar dhe i lutej Krishtit për mundimet që do të vinin, gjëra që përputhen me gjërat për të cilat jerondi kishte folur kur ishte gjallë. Dhe i tha asaj:

“Pendim! Pendim! Pendim! Krishti është shumë i zemëruar. Njerëzit nuk duhet të jenë sot në këtë gjendje shpirterore. Të këqija të mëdha po vijnë, nuk e imagjinoni sesa të këqija. Mjerisht çfarë po ju pret! Pendohuni aq sa ka kohë. Bini në gjunjë dhe vajtoni, derdhni lotë pendimi që Krishti të zbutet. Kjo ka të bëjë edhe me atë që po ndodh në Amerikë. Shumë njerëz do të vdesin nga ngjarjet që do të ndodhin. Ju nuk jeni të mëshirshëm me njëri-tjetrin. Por jeni të ashpër. Gllabëroni njëri-tjetrin. Thuajuni këto gjëra atit tuaj shpirtëror dhe të tjerëve”.

Perëndia e di se ka një bollëk të madh mëkatesh në botë dhe në kombin tonë në veçanti. Ne mund t’i aplikojmë ndaj vetes fjalët e profetit: “Sepse shkeljet tona janë shumuar para teje dhe mëkatet tona dëshmojnë kundër nesh, sepse shkeljet tona na rrinë përpara dhe fajet tona i njohim” (Isaia 59:12). Por nga të gjitha shkeljet e mëkatet tona, Jerondi i dërguar nga Perëndia paralajmëroi në veçanti dhe me shprehje të forta, për njërin prej tyre, padhembshurinë dhe ashpërsinë tonë ndaj njëri-tjetrit. Secili prej nesh duhet t’i marrë seriozisht këto fjalë solemne.

Por ne duhet të marrim kurajo dhe të kemi shpresë të madhe. Vërtet paralajmërimi i jerondit ishte i llahtarshëm por ai na tregoi gjithashtu rrugën e sigurt drejt shpëtimit: pendimin e përulur dhe lutjen e zjarrtë ndaj Perëndisë së tërëmëshirshëm. Zoti ka rregullisht gjithçka në tërë botën dhe në jetën tonë, që të na japë çdo mundësi për “t’u shpëtuar dhe për të ardhur në njohjen e të vërtetës” (1 Tim. 2:4).

Dhe udha e shpëtimit është shumë e thjeshtë: “Jini pra të mëshirshëm ashtu si Ati juaj është i mëshirshëm”.

Në fund të fundit, fjala “apokalips” nuk do të thotë “shkatërrim” ose “fundi i botës”, por do të thotë “zbulesë”. Ajo zbulon atë që ndodhet në zemrat tona. Prandaj detyra jonë në kohën që na ka mbetur është që të përgatisim zemrat tona për atë zbulesë, që në atë ditë  “Por ne të gjithë, duke parë me fytyrë të zbuluar, si në pasqyrë, lavdinë e Zotit, ndërrojmë formën në po atë shembëllesë, nga lavdia në lavdi, si prej Frymës së Zotit” (2 Kor. 3:18).

Na dhëntë Perëndia të gjithëve hirin për të qenë të mëshirshëm. Na dhëntë hirin për t’u bërë të ngjashëm me Të. Amin.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español