Si ta dallosh vetëkritikën nga pendimi

Originally appeared at: The Catalogue of Good Deeds

Konfuzioni mbi këtë çështje është një problem i zakonshëm. Ja një çështje tipike nga besimtarët bashkëkohorë:

Si mund ta fitojmë pendimin? Si duhet t’i lutemi Zotit? Unë e shoh mëkatin tim dhe kam keqardhje dhe dëshpërim, por nuk kam pendim. Nuk ka kthesë të mendjes sime. Dhe jam lutur për shumë vite, duke pandehur se lutem sinqerisht. Kush mund të më thotë pse ndodh kjo? Çfarë varet nga unë dhe çfarë duhet të bëj  që ta ndryshoj këtë?

Pendimi, ndryshe nga vetëkritikimi1 është një ndjenjë mjaft praktike, nëse mund të shprehem kështu. Le ta konsiderojmë këtë tezë në një situatë të veçantë të përditshme.

Për shembull, dikush grindet me kolegët e tij të punës dhe jo thjesht me këdo por me atë që përpiqet të analizojë sjelljen e tij në lidhje me të mirën e të keqen dhe përpiqet tëv bëjë një ndryshim për të mirë.

Vetëkritikimi menjëherë ngre një mori të madhe mendimesh të trishtueshme te ai: rreth karakterit të tij të keq, rreth situatave të ngjashme nga e kaluara, rreth përpjekjeve të tij të shumta për të ndrequr veten dhe kryesisht rreth kotësisë dhe mos efektshmërisë së tyre.

Gjithçka përfundon si rregull me dëshpërimin e zakonshëm kur dikush, i mërzitur për të metat e tij, ngre duart, figurativisht në lidhje me shpëtimin e shpirtit të tij dhe ngulitet përpara ekranit dhe zhytet në botën e argëtimit. Ose fillon të pijë ... dhe futet në botën e argëtimit apo i futet punës dhe punëve të shtëpisë, gjërave që preferon dhe kalon në melankoli, ka mundësi të panumërta. Por pendimi do të nxisë së pari një kurs veprimi.

“Ҫfarë do të bësh?” pyet ai. “A po e bën pyetjen në mënyrë retorike? Jo? Ti dëshiron seriozisht të bësh diçka? Ҫfarë mund të jetë më e thjeshtë! Ju duhet të ndreqni pasojat e telasheve që u shkaktoni të tjerëve; të kërkoni falje, të ndihmoni të tjerët, të tregoni kujdes ndaj kolegëve tuaj të punës...”

“Nuk funksionon” shpall introspeksioni. “Do të jetë jo e natyrshme, qesharake ... Ata nuk mund ta kuptojnë”

“Por çfarë do të thotë “nuk funksionon” dhe “ata nuk mund ta kuptojnë?”. “A je i fyer?” A je lënduar? Përpiqu tani që t’i zbusësh sado pak pasojat”.

“Unë do të përkulem përpara tyre, do të bëjë lajka dhe ata do të flasin prapa shpine që po e bëj me zor”, vetëkritikimi të mundon.

“Epo kjo është e vërtetë”, kujton pendimi butësisht. “Bëhet me zor ose me forcë. Nuk ka rëndësi se çfarë nënkuptojnë me këtë fjalë – rëndësi ka ajo që dëshiron. Ti dëshiron të rregullosh diçka, apo jo?”

“Po,” var buzët vetëkritikimi. “Unë nuk dua të fyej çdo njeri, dua që secili të jetë i lumtur, të jetë gjithnjë i përzemërt dhe i gëzuar me mua … Kjo është çfarë dëshiroj me të vërtetë, por nuk jep rezultat për mua!”

“Por kjo është e tepruar” habitet pendimi. “Gjithsecili dhe gjithnjë!” As edhe Zoti Vetë nuk mund të kënaqë çdo njeri. Por me këta persona dhe me këtë rast të veçantë, a nuk mund t’i shndrisni jetët e tyre? Thjesht sepse ju u detyroheni atyre tani. Dhe kjo është sidoqoftë një prirje e mirë – sigurisht nëse diçka e tillë është shkaktuar brenda jush”.

“Por jo bashkëpunëtorët e mi!” shpërhen papritur vetëkritikimi. “Ata janë thjesht ...Thjesht! Arrogantë. Të padisiplinuar. Mendjengushtë. Vulgarë... Ata më fyejnë, shpifin ndaj meje, më përqeshin e më injorojnë .. Ata janë edhe më borxhlinj ndaj meje! Më shumë! !!”

Dhe ja momenti i të vërtetës: del se ne nuk donim tmerrësisht që ta shikonim fajin tonë në këtë argument. Ne donim që të mos grindeshim, të kishim ndjenjën e rehatshme që kemi të drejtë, por të shihnim gabimin tonë, që nuk kemi të drejtë... Ne nuk e donim këtë.

E njëjta gjë ndodh në marrëdhëniet e njohura që kanë arritur një fund të vdekur: ju dëgjoni dikë duke kafshuar dhe dënuar veten: diçka nuk shkon me të; ai është një bashkëshort i keq, jo familjar e i krishterë i padenjë ... Por në çdo argument të veçantë ai në fakt ka të drejtë! Ose sepse partneri tjetër u nxeh dhe u detyrua që të mëkatonte...dhe në përgjithësi ka të drejtë!

***

Zakonisht kur dikush sapo ka ardhur në besim, i jepet një përvojë mbi ndjenjën paradoksale të lehtësimit që mund të japë pendimi. Kur ne e pranojmë se jemi të padenjë për diçka, ne përulemi vetë dhe mësojmë nga përvoja personale që zgjedha e Zotit është e lehtë dhe barra e Tij është e ëmbël.

Dhe në fakt, nëse ke të drejtë por ka errësirë të thellë në shpirtin tënd, atëherë ku ndodhet rrugëdalja? Nuk ka asnjë. Jo më kot ata thonë se ferri është një vend ku çdo njeri ka të drejtë. Por kur e shikon se ku e ke gabimin, në ç’mënyrë dhe sa shpesh ke gabuar, çdo gjë shkon në vendin e vet e gjithçka bëhet e qartë.

Problemi është që ne zakonisht i humbim dhuratat tona fillestare të hirit shumë shpejt. Pasi kemi marrë një përvojë falas të pendimit për shembull, ne shpejt fillojmë ta konsiderojmë diçka tonën, ne nuk kemi frikë që ta humbasim atë, ne i shkelim ligjet e ruajtjes (zakonisht nëpërmjet dënimit) dhe sigurisht ne e humbasim. Dhe më tej na duhet që të punojmë fort që të rimarrim të paktën disa thërrmija të pasurisë së humbur.

Njeriu e kupton se “si djalë plëngprishës e kam harxhuar kot jetën (himn nga e Diela e Djalit Plangprishës) turpërohet dhe dëshiron ta rimarrë atë që ishte humbur. Në cilin drejtim duhet të shkojë ai?  

Kemi konceptet patristike të mendjes së përulur ose të thjeshtë (smirennomudrie) dhe dashurinë për urtësinë (lyubomudrie). Bëhet fjalë për sjelljen e një personi që nuk e ka fituar ende virtytin e përulësisë dhe dashurisë, por që po përpiqet me vetëdije të bëjë siç kërkohet. Edhe fitimi i pendimit kërkon të njëjtën gjë: ju duhet të përpiqeni që të silleni në një mënyrë që përputhet me atë që pendohet.

Fillimisht, ne duhet të përpiqemi të kuptojmë se cili është saktësisht faji ynë për atë që ka ndodhur. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë përtej apologjetikës “Më fal, më fal...unë e kam fajin për gjithçka ...”, ndërlidhësi ynë vëren me të drejtë se nuk po e pranojmë fajin tonë por ne e shohim atë si të krisur me të cilin më mirë të mos hahesh me fjalë dhe ai fyhet edhe më shumë.

Prandaj në çdo konflikt ne duhet të përpiqemi t’i ngremë mendjet tona te Perëndia të shqetësuar për atë që ka ndodhur. Mos zieni nga brenda nga mëria juaj por gjunjëzohuni menjëherë përpara Perëndisë me shqetësim dhe me një lutje: “O Zot, çfarë të keqe kam bërë këtu? Ose çfarë nuk shkon me mua në përgjithësi? Pse ka një reagim të tillë ndaj meje?” Kjo skenë sqaron nëse ne duam të shikojmë pjesën tonë të gabimit në situatën e shpalosur.

Nuk është për t’u habitur që nuk duam ta shohim- na detyron që të bëjmë shumë, në fund të fundit. Përtej pamjes së mëkatit të tij, i penduari arrin të kuptojë se ai duhet të jetë i gatshëm që të vuajë për të. Dhe me pendim të thellë vjen jo vetëm gatishmëria por edhe dëshira për të vuajtur. A e kujtojmë sesi e shprehu kusari në kryq pendimin e tij? Me një veprim të veçantë: Ai mendoi se e meritonte dënimin me vdekje. Djali plëngprishës e shihte veten të padenjë që të quhesh bir. Zakeu shpërndau pronat e pasuritë e tij …

Ne shkojmë në rrëfim dhe themi: “Kam mëkatuar” por para se të largohemi nga kisha, ne rregullojmë një konflikt. Ne themi se jemi mëkatarë; ne vetë e pranojmë se nuk kemi pendim...por kërkojmë vëmendje dhe pranimin e vetes sikur të jemi më të mirë se të tjerët. Jo vetëm që nuk jemi gati të durojmë gjëra të papëlqyeshme, ne organizojmë një betejë të zjarrtë për “kënaqësitë”. Një sjellje shumë e çuditshme: nuk ka as logjikë e as gjykim të shëndoshë.

Dhe ndodh që vetëm kur një gjendje mospendimi na çon në portat e ferrit ne i drejtohemi Perëndisë me një dëshirë të sinqertë për të parë mëkatin tonë. Dhe ndonjëherë ndodh që nuk i lutemi Perëndisë edhe atëherë.

***

Vetëkritika parashtron synime të paarritshme — herë pas here — dhe më pas na mundon me trishtim. Vëreni këtë: Ne na ofrohet pikëllim, vetëm se ky pikëllim nuk sjell asnjë fryt.

Pendimi është produktiv; mëson veprimin që sjell fryte të mira. Në këtë rast specifik do të na thotë se për çfarë të kërkosh falje, duke na paralajmëruar se ç’ton duhet përdorur për ta bërë këtë. Dhe do të lënë një mbresë të mirë e të thellë në kujtesën tuaj, që ti je një njeri që është i papërmbajtur në fjalë dhe ndjenja; kujtoni sesa shpesh keni mëkatuar, sa shpesh keni fyer dikë …

Dhe në një situatë tjetër, duke pasur këtë shenjë përpara syve të tu, ju jo vetëm që nuk grindeni me ata që janë të barabartë me ju, por ju do t’u falni të rinjve ndonjë kuturisje të pakëndshme dhe një fjalë të keqe.

Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë, thotë Mbreti Solomon, që bën të mirën dhe të mos mëkatojë.Përveç kësaj mos u vër veshin tërë fjalëve që thuhen, që të mos mallkohesh nga shërbëtori yt, sepse zemra jote gjithashtu e di që ti vet i ke mallkuar shumë herë të tjerët (Predikuesi 7:20-22).

Mbase i tërë sekreti i këtij veprimi është që kur bëhet me vetëdetyrim nuk lë mbresë vetëm në kujtesën tuaj por edhe në zemrat tona. Mundimet e fitimit të pendimit e dërrmon zemrën dhe Perëndia nuk e përbuz një zemër të dërrmuar.


1 Literalisht “vetengrenes”— perkth.