Për protestantët që nuk ndihen rehat me mësimin për Hyjëlindësen

Ajo ka qene me afer ne marredhenien e saj me Jisuin sesa cdo njeri se cdo njeri tjeter qe ka jetuar ndonjehere. Ajo e ushqeu ate kur ishte foshnje, dhe e mesoi si te ecte dhe si te fliste. Pse te mos ta duam ate aq sa e duam edhe Shen Pavlin?

Originally appeared at: Frederica.com

Shënim i redaktorit : Më 7 prill, Kisha Orthodhokse kremton Ungjillëzimin, ose çasti kur Kryeengjëlli i solli një gruaje të përulur lajmin e lindjes së Krishtit... Ky artikull i shkruar nga një mendimtare e  mrekullueshme e krishterë,  autore e shumë librave, dhe aktivistja pro jetës Frederica Matthewes Green, shpjegon ngrohtësisht pse  Kisha Orthodhokse kremton nënën e Krishtit me një dashuri të tillë. Vizitojeni blogun e saj! 


Këtu kemi një email që i dërgova dikujt, i cili po eksploron orthodhoksinë por ka probleme me nderimin e të Tërëshenjtës.

***

Unë e di se çfarë do të thuash për Marinë. Ajo ka të bëjë me problemin më të madh me të cilin përballen protestantët në lidhje me Besimin Orthodhoks. Por unë mendoj se ndihmon për të kuptuar sesa të vështirë e kanë bërë për protestantët teprimet e devocionit perëndimor mesjetar (si doktrina e të qenit bashkëndërmjetëse me Birin  e saj) që ta shohin atë me thjeshtësi biblike. Ka aq shumë reagime kundër teprimeve mesjetare saqë është vështirë ta shohësh atë në një mënyrë normale.

Për shembull mendoni se ç’nderim të natyrshëm kemi ndaj Shën Pavlit, e po të mos ishte për teprimet do të ishte e natyrshme që të ndienim një nderim e vlerësim të ngjashëm ndaj Marisë.

Po ku është ajo tani? Hebrenjve 12:1 thotë se “ne jemi të rrethuar nga një re e madhe dëshmitarësh”, bashkësia e tërë atyre që e kanë dashur Krishtin në jetën e tyre tokësore. Ata janë tani të gjithë të gjallë në praninë e tij, duke e adhuruar vazhdimisht atë dhe duke u lutur. E tërëshenjta do të ishte sigurisht në mes tyre; ajo e donte shumë Birin e vet. Ndoshta është duke qëndruar pranë Shën Pavlit.

Kjo mendoj që është mënyra më e thjeshtë për ta parë këtë; hapi i ardhshëm është që Maria nuk është sigurisht Shën Pavli, por një person unik në të drejtën e vet — një person mjaft unik me përvoja që askush në botë nuk mund t’i shpallë. Ajo ka qenë më afër në marrëdhënien e saj me Jisuin sesa ndonjë tjetër që ka jetuar ndonjëherë. Ajo e ushqeu atë kur ishte foshnje; e mësoi si të ecte dhe të fliste. Pse të mos ta duam atë po aq sa duam edhe Shën Pavlin?

Sigurisht që Jisui do të ketë ndier një dashuri mjaft të fortë, natyrore dhe instinktive për të. Ai dëshiron sigurisht që ne ta nderojmë atë, ashtu si çdo person dëshiron që njerëzit ta trajtojnë nënën e tij me respekt.

Shpesh orthodhoksët thonë se ne nuk predikojmë Marinë por Jisuin; Maria është pasi hyni brenda bashkësisë. Si të kishit një mik që e donit shumë dhe kënaqeshit në praninë e tij, e disa herë ju do të ishit në shtëpinë e tij dhe të takoheshit me nënën e vet. Dhe do të shihnit se ju pëlqen edhe ajo. Maria pra nuk i heq aspak dashurisë për Krishtin por madje e zgjeron atë, si një tufë me lule që  i vihet mbi fron.

Meqë ajo është në mes të “resë së madhe të dëshmitarëve”, ne i lutemi asaj që të lutet për ne. Dhe këtë bëjmë ne kur u lutemi shenjtorëve, thjesht pra u kërkojmë që të luten për ne, ashtu si u kërkojmë miqve tanë në tokë që të luten për ne. Ne nuk presim që të futemi në bisedë me shenjtorët se do të ishte e rrezikshme që të kërkonim këto lloj përvojash, pasi i ligu mund t’i mashtrojë ato. Por thjesht u kërkojmë që të luten për ne, sikur t’u dërgonim një mesazh me tekst ose email. Sigurisht që ka histori rreth disa shenjtorëve, duke përfshirë edhe Marinë, që iu janë shfaqur besimtarëve ose duke u bërë të pranishëm pa u parë dhe duke u dhënë këshilla udhëzuese dhe ngushëllim, por nuk i kërkojmë gjëra të tilla sepse jemi shumë të dobët e mund të biem pre e mashtrimeve të djallit. Prandaj vetëm sa u kërkojmë që të luten për ne.

Nuk ndryshon pra nga rastet kur u kërkojmë të krishterëve që të luten. Nëse do të duhej të shkojmë vetëm drejtpërdrejt te Jisui, atëherë unë nuk do t’ju kërkoja që të luteshit për mua. Ju nuk duhet t’i kërkonit askujt tjetri që të lutet për nevojat tuaja. Duhet të na mjaftonin vetëm lutjet ndaj Zotit dhe të mos kërkonim lutjet e të tjerëve.

Por nuk është kështu, sepse është e pashmangshme që të kërkohen lutjet e të tjerëve. Por logjikisht, si mund të ndihmojë kjo? A do të ndryshojnë mendjen e Perëndisë më shumë lutje? Jo, sepse vullneti i tij do të bëhet patjetër. Pra logjikisht nuk sjell dobi që t’i kërkojmë dikujt që të lutet dhe megjithatë ne e dimë se duhet të lutemi për të tjerët — nuk mund të bëjmë ndryshe se zemra jonë ka dëshirë që të lutet për ta. Dhe nuk mund të mos u kërkojmë të tjerëve të luten për ne. Ne nuk e bëjmë këtë instinktivisht, nga ndjenja e komunitetit të gjallë, të qenit i tërë Trupi i Krishtit, nëse është apo jo e “logjikshme”.

Kur flasin me shenjtorët dhe kërkojnë lutjet e tyre, ortodoksët ndihen se ndonjëherë ne e ndiejmë praninë e tyre dhe krijojmë një ide të personalitetit të tyre. Ёshtë e vështirë ta shprehësh me fjalë (dhe sigurisht është e urtë që të ruhesh nga mashtrimi). Por njerëzit që e kanë ndier praninë e ndonjë shenjtori të veçantë, gjatë shekujve, priren të raportojnë të njëjtët karakteristika. Me Marinë, ndjesia është sidomos e forcës dhe dhembshurisë. Ne ndiejmë shumë admirim për të.  Shën Andrea i Marrë për Krishtin (i shekullit të 10-të)  tha se “shkoi në parajsë” në një vegim, për një periudhë dy javore brenda një nate. Engjëlli i tij e udhëhoqi atë rreth e rrotull por kur kërkoi të shihte të Tërëshenjtën, engjëlli tha se nuk ndodhej atje se e shpenzon tërë kohën në tokë, duke i ndihmuar ata që vuajnë. Kjo është në përputhje me forcën e dhembshurisë që njerëzit kanë ndier kur kërkojnë lutjet e saj.  

Përditësim: kishte një mendim mbi *arsyen* pse u lutemi shenjtorëve. Por në vend që të nisim me teologjinë, le të fillojmë me atë që *bëjmë* instinktivisht. 

Imagjinoni që keni një mik që po kalon një sëmundje e që ka qenë gjithnjë një ndërmjetës besnik, duke u lutur pa u lodhur për të tjerët. Në shtratin e tij mund të thoni: “kur të shkosh në parajsë, të lutem thuaj një lutje për mua. Mos ndaloni së luturi për mua”.

Edhe më pas, kur të kesh një nevojë urgjente  për lutje ai mund të të vijë përsëri në mendje. Ju mund të thoni si pa dashur: “Bill, lutu për Ketin”— edhe nëse nuk keni asnjë shpjegim teologjik për të, edhe nëse keni ndonjë ide sesi mund të funksionojë diçka e tillë. Do të dalë spontanisht nga zemra jote, nëse ka kuptim apo jo.  

Çdo shenjtor ka filluar si një person i zakonshëm, si Billi. Por ndërsa u lutën dhe u rritën në Krishtin, të krishterët që jetonin përreth tyre e kuptuan se kishte diça të ndryshme për ta. Ndërsa ata që janë më afër nesh janë më të vetëdijshëm për zakonet e veprimet tona më të këqija dhe dinake, në këtë rast e kundërta ndodhi dhe ata që i njihnin ata më mirë e shikonin më shumë dritën e Krishtit të shkëlqente.  

Kur këta njerëz të shenjtë vdiqën, ata që i njihnin ata kishte të ngjarë të thonin: “Theodhosia, lutu për mua! ose “Efrem, lutu për mua!”, që përpara se të ishte shenjtor i shpallur i Kishës. Por njerëzit që i donin dhe i kujtonin ata flisnin gjithashtu për ta dhe fjala u përhap e ata “njerëz të zakonshëm” u bënë të njohur kudo si Shenjtorë. E atëherë ata i përkisnin mbarë botës. Çdo njeri mund t’i njohë ata dhe të kërkojë lutjet e tyre, pavarësisht sesa vite kalojnë.

Kjo nuk i jep përgjigjen pyetjes mbi “arsyen”, duke dhënë një shfajësim intelektual, por duke bërë një vëzhgim: njerëzit thjesht *e bëjnë* këtë. Kur një njeri i shenjtë, miqtë e tij të krishterë bëjnë lutjet e tij. Ata e bëjnë këtë nëse e kuptojnë apo jo mekanikën e saj. Në Kishën Orthodhokse, ne kemi fituar shumë miq gjatë një periudhe prej 2000 vitesh që janë tani në praninë e Jisuit. Ndërsa filloni t’i njihni ata, ju do të gjeni disa që duken si miq të natyrshëm. E tërë ekzistenca e tyre tani është lutja dhe ata janë gati që të luten edhe për ju.  

Njerëzit mund të mos kërkojnë për lutjet e Billit për njëqind vjet. Ajo që i shtyn njerëzit që të kthehen te shenjtorët e dashur të historisë orthodhokse është që zbulojnë se “funksionon!” Që këta shenjtorë janë ende të gjallë në Krishtin, ata po dëgjojnë dhe lutjet e tyre kanë efekt. Kjo do të duket e çuditshme nëse nuk jeni mësuar të jeni në një traditë të krishterë që ende përfshin mbinatyroren. Orthodhoksia është e gjitha rreth veprimit mbinatyror — ndonëse ajo mënyrë e njohur e ilustrimit është në anën e kundërt, që të zbulojmë botën e fuqishme shpirtërore i mbush jetët tona të zakonshme dhe ne mësojmë pak nga pak sesi të jesh në mes të kësaj, duke zgjedhur me zgjuarsi që të jemi të mbushur vazhdimisht me praninë e Krishtit.

  • Shqip
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Portuguese, International
  • Русский
  • Español