Një perspektivë e krishterë mbi UFOT dhe përballje të afërta (Atë Serafim Roz)

Atë Serafim Roz thotë: “nuk mund të ketë asnjë dyshim të arsyeshëm se ka diçka prapa mijëra raportimeve të rasteve serioze të UFOVE ” . . .

Orthodhoksia dhe Besimi i të Ardhmes, Atë Serafim Roz diskuton fenomenin e UFOVE dhe reagimin e krishterë ndaj tyre. Ndonëse kjo mund të mos jetë shumë e rëndësishme për jetën shpirtërore të dikujt, unë jam intriguar gjithnjë nga subjekti i UFOVE, trillime shkencore, etj, prandaj unë isha i interesuar patjetër që të dëgjoja atë që kishte për të thënë Atë Serafimi.

Fenomeni i UFO-ve u ngrit kryesisht në një kontekst pas Luftës së II-të botërore dhe një që ishte ndikuar nga shkrimet e tregimeve të mëparshme shkencore. Trazira që ndodhi pas Luftës së Botëve u transmetua në radion amerikane në 1938 është një tregues i ndikimit të ardhshëm të trillimit imagjinar dhe idesë së “njerëzve të gjelbër trupvegjël” që pushtuan shtëpitë tona në kulturën amerikane të shekullit të 20-të. 

Atë Serafimi vëren disa prej veçorive predominuese të trillimit shkencor popullor:

  1.  “Besimi në kuptimin tradicional nuk është i pranueshëm ose është vetëm në një mënyrë rastësore ose artificiale” (f. 73).
  2. “Qendra e universit imagjinar shkencor … është njeriu  — jo zakonisht njeriu siç është tani por siç do të “bëhet” në të ardhmen, sipas mitologjisë moderne të evolucionit” (Ibid.).
  3. “Bota e ardhshme dhe njerëzimi shihen nga fantashkenca në mënyrë të sipërfaqshme në lidhje me “projektimet” e zbulimeve shkencore të ditëve të sotme; aktualisht këto “”projektime” korrespondojnë në mënyrë të jashtëzakonshme ndaj realitetit të përditshëm të përvojave okulte dhe krejt demoniake gjatë shekujve” (po aty). “Nga natyra e saj si “futuriste”, fantashkenca priret që të jetë utopike … ‘evolucioni’ i shoqërisë së sotme në diçka më të lartë (po aty).
    • Në këtë rast, Atë Serafimi po flet për gjëra të tilla si telepatia, të fluturuari, të jesh në gjendje që të materializohesh ose çmaterializohesh në çast krijojnë iluzione apo mashtrime, etj
    • Atë Serafimi vijon duke folur për disa tregime të shquarjes së UFO-ve në mesin e shekullit të 20-të dhe në kohën e tij (vitet 70), duke arritur në përfundimin se “tregimet për UFO-t janë një përmbledhje “tregimesh të pabesueshme nga persona të besueshëm” dhe se “nuk mund të ketë dyshime të arsyeshme se ka diçka prapa mijëra raportimeve serioze të shikimeve të UFO-ve” (f. 85).

Pas ekzaminimit të llojeve të ndryshme të përballjeve me UFO-t ose “pilotët” e supozuar, duke cituar shembuj të shumtë nga tregimet më të mira, Atë Serafimi shkruan: Raste të tilla duken të pabesueshme  … por ka pasur aq shumë prej tyre saqë nuk mund t’i përjashtosh lehtë … Por edhe nëse këto përvoja nuk janë plotësisht “reale” (si fenomene objektive në kohë e hapësirë), vetë fakti që shumë prej tyre janë “ngulitur” në mendjen e njeriut gjatë viteve të fundit është mjaft domethënës ...Përvoja të tilla janë të lidhura dukshëm me fenomene ‘paranormale’ ose okulte … ‘Përballjet e afërta” me UFO-t kanë rezultuar edhe në leucemi dhe sëmundje radiacioni ose rrezatimi e shpesh ndodhin efekte tragjike psikologjike; zvetënimi personaliteti, çmenduri e vetëvrasje (fq. 96-97)

Ai vëren lidhjen midis “sfondit” të përballjeve të UFO-ve – “programimit” psikologjik të fantashkencës – së bashku me realitetin e disa “përballjeve” të caktuara dhe efektet psikosomatike që rezultojnë.

Në fakt, gjithnjë e më shumë njerëz po e kuptojnë se UFO-t dhe përballjet me UFO-t ose madje edhe krijesat “aliene” (ndërplanetare) ka më shumë të bëjë me botën parafizike ose okulte sesa me atë fizike. Shën Serafimi vëren se Dr. Valee beson se “ne nuk kemi të bëjmë me valët pasuese të vizitave nga hapësira por kemi të bëjmë me një sistem kontrolli” dhe “çfarë ndodh përmes përballjeve nga afër me UFO-t është kontrolli i besimeve njerëzore” (The Invisible College). Atë Serafimi vazhdon (f. 100):

Një psikiatrist Pensilvanian ka sugjeruar se absurditeti i pranishëm në të gjitha përballjet me UFO-t është faktikisht një metodë hipnotizuese. “Kur dikush është i trazuar nga diçka absurde ose kontradiktore, dhe mendja e tyre kërkon kuptimin, ata janë mjaft të hapur ndaj transferimit të mendimeve, marrjes së shërimit psikik etj” (The Invisible College, f. 115)

Rezultati përfundimtar i përballjeve është të pasurit e një mendjeje të “hapur” ndaj “sugjerimeve”, “ndikimeve demoniake” dhe pranimit të “një serie të re simbolesh” (f.101).

Atë Serafimi konkludon: “Përballjet me UFOT janë thjesht një formë bashkëkohore e një fenomeni okult që ka ekzistuar përgjatë shekujve. Njerëzit e kanë braktisur krishterimin dhe kërkojnë për “shpëtimtarë” nga kozmosi dhe prandaj fenomeni siguron imazhe të anijeve kozmike dhe qenieve kozmike.  

Edhe një bibliografi e qeverisë amerikane mbi fenomenin e UFO-ve thotë: “shumë prej raportimeve që botohen tani në shtypin popullor tregon raste që janë jashtëzakonisht të ngjashme me posedimin demoniak dhe fenomenet psikike që prej kohësh janë të njohura për theologët dhe para-psikologët”.

Atë Serafimi vëren gjithashtu se shumë prej përballjeve demoniake që gjenden në Jetët e Shenjtorëve (si p.sh Shën Martini i Turit, Shën Andoni i Madh dhe Shën Qipriani, ish magjistari) u ngjajnë paradigmës së “përballjeve të UFO-ve”. Me fjalë të tjera, përballjet me qenie në dukje fizike dhe ose objekte që mund të materializohen ose çmaterializohen në çast, tipikisht me qëllimin e konfuzionit dhe paranojës që e largon një person nga Krishti dhe në çmenduri dhe obsesion ndaj përballjes.

Përballjet me UFOT dhe me “alienët” janë thjesht një mënyrë tjetër orvatjeje nga i Ligu për të ndikuar dhe manipuluar qeniet njerëzore. Ёshtë e njëjta përvojë e vjetër demoniake dhe okultike e kthyer në periudhën moderne, e mbushur plot me fantashkencën dhe “kushtëzime” të tjera që na ka përgatitur për të (p.sh teoria e evolucionit).

Njeriu i rënë vështron drejt qiellit ose drejt një qenieje më të evoluar “për të zbritur nga qiejt” dhe për të zgjidhur të gjitha problemet, ashtu si paganët e lashtë. Ky version modern është e freskuar dhe mbështetur nga një botë që ka shumë dëshirë për përballje të tilla.

  • Shqip
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Portuguese, International
  • Русский
  • Español