Një arkë e vogël: Pagëzimi i Moisiut foshnjë

Unë zbuloj që  . . . edhe përpara Mishërimit të Zotit tonë, Shkrimet e lashta kumtonin kudo shëmbëlltyrën e rilindjes sonë . . . Pagëzimi shfaqej me veprime dhe fjalë. Le të kujtojmë llojet e tij . . . . Përsëri, Moisiu i madh, kur ishte një fëmijë i mirë, nën dekretin mizor të Faraonit zemërngurtë kundër fëmijëve meshkuj, u ekspozua në brigjet e lumit, jo lakuriq por i vendosur në një arkë, sepse duhej që Zoti të futej në një arkë. Dhe e la në ujëra  . . . në bregun e lumit 1

Prandaj ajo e quajti Moisi, duke thënë: “Sepse unë e nxora nga uji” (Eksodi 2:10).

Gati një mijë vjet kishin kaluar që nga përmbytja e Noeut, dhe bota ishte fundosur sërish në mëkatin e përhapur gjerësisht. Faraoni egjiptian ishte mizor ndaj popujt e Kanaanit kishin në aq shumë mëkate të mëdha saqë koha e gjykimit të Perëndisë po afrohej2. Perëndisë iu kujtua besëlidhja3 që kishte bërë me Abrahamin, Isakun dhe Jakobin dhe Ai përgatiti shpëtimin e Izraelit (dhe shkatërrimi i Egjiptit dhe Kanaanit) nëpërmjet një personi të quajtur Moisi.

Moisiu kishte lindur në një kohë të rrezikshme. Faraoni shqetësohej se izraelitët do të shumoheshin 4 deri në atë masë sa forca e tyre do të rivalizonte atë të Egjiptit, prandaj vendosi që të reduktonte numrat e tyre dhe t’i dobësonte, duke i shfarosur të gjithë meshkujt e tyre. Prandaj, faraoni i urdhëroi izraelitët që t’i hidhnin të gjithë bijtë e tyre në lumë5.

Prindërit e Moisiut nuk kishin frikë nga urdhri i mbretit, prandaj me besim ata e fshehën atë për tri muaj6. Pastaj e ëma bëri një arkë (kanistër)7 prej xunkthi për të, e leu me bitum dhe katran (siç u veprua edhe me arkën e Noueut),8 vendosi në të fëmijën dhe e la në kallamishten në bregun e lumit.

Megjithëse faraoni kishte urdhëruar vrasjen e fëmijëve hebrenj, vajza e tij e shpëtoi këtë foshnjë hebree.  Ajo e nxori nga uji, dhe i vuri emrin “Moisi” (në hebraisht, emri “Moisi” literalisht do të thotë “i nxjerrë”). Siç ka vërejtur Moisiu “u fut në ujë si skllav dhe doli si një njeri i lirë”9.

Moisiu ishte si Noueu në shumë mënyra: Si Noueu, Moisiu u fundos në të njëjtat ujëra që i vranë të tjerët e brezit të tij10,

Si Noueu, Moisiu kaloi përmes ujërave shëndoshë e mirë, për shkak të një arke që  ishte urdhëruar nga Perëndia dhe përgatitur në besim.

Ashtu si Noueu, pagëzimi e solli Moisiun nga vdekja në jetë. Duke iu nënshtruar këtij pagëzimi, Moisiu kaloi nga rreziku i dënimit në lirinë e jetës së pallatit. Ai kaloi nga të qenit biri i një skllavi në birin e një princeshe.

Si Noueu, Moisiu u bë udhëheqësi i popullit të Perëndisë.

Ashtu si pagëzimi e ka ndryshuar Noueun në një lloj Adami të ri, edhe pagëzimi ka sjellë një ndryshim në emrin e kësaj fëmije. Identiteti i tij ishte i lidhur me vetë ujin. Për gjithë jetën ai mbajti emrin “Moisi”, duke i kujtuar atij se ishte nxjerrë prej ujit11. Sa herë që ai e dëgjonte emrin e tij të ri, i kujtonte pagëzimin e tij.

Duke pasur parasysh këtë histori, le të vazhdojmë me përgjigjen e katër pyetjeve:

Si e dini se Moisiu mori njëfarë pagëzimi?

Si u zgjodh ky marrës i pagëzimit?

Ҫfarë u përmbush me pagëzimin e foshnjave?

Si e dimë se Moisiu mori një lloj pagëzimi?

Shpëtimi i Moisiut nëpërmjet ujit është një paralelizëm i aftër me shpëtimin e Noueut nëpërmjet ujit. Meqë apostulli Pjetër e quan përvojën e Noueut një lloj pagëzimi12 është e arsyeshme që të bëhet i njëjti pretendim për Moisiun. Dhe fjala hebraisht për “arkë” në këtë tregim biblik është e njëjtë me fjalën hebraike të përdorur për “arkë” në përmbytjen e Noueut13. Prandaj Shkrimi sugjeron një ngjashmëri midis të dyjave. Shën Grigori i Nisës komenton në këtë pasazh, duke e identifikuar atë si një lloj pagëzimi14.

Kush kanë qenë marrësit e këtij pagëzimi?

Moisiu ishte i vetmi marrës.

Si është zgjedhur ky marrës i pagëzimit?

Në përgjithësi, Perëndia ishte besnik ndaj popullit të Tij të besëlidhjes. Populli i Perëndisë ishin pasardhësit e Sethit, Enokut, Noueut, Shemit, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit. Prandaj Moisiu — një pasardhës i popullit të besëlidhjes së Perëndisë — u pagëzua dhe jo një fëmijë kanaanitas ose egjiptas. Por çfarë është më e veçantë, pse Moisiu u vendos në arkë, e jo një tjetër fëmijë hebre? Sipas Shkrimit, jeta e Moisiut u kursye për shkak të besimit të prindërve të tij 15.

Ҫfarë u përmbush nga pagëzimi si foshnjë e Moisiut?

Pagëzimi i Moisiut e çoi atë nga vdekja në jetë, nga dënimi në pranim, nga skllavëria në mbretëri. Pagëzimi i tij i dha atij një identitet të ri, një të ardhme të re dhe një emër të ri. Pagëzimi i Moisiut nuk i simbolizonte thjesht këto gjëra por i realizonte faktikisht këto gjëra:

Pa ujërat e pagëzimit të Moisiut, arka nuk do të kishte lundruar dhe ta kishte çuar në një vend të sigurt, larg rrezikut të dënimit dhe vdekjes. Pa ujërat e pagëzimit të Moisiut, ai nuk do të kishte kaluar kurrë nga të qenit një fëmijë skllavi në një fëmijë princeshe. Pa ujërat e pagëzimit të Moisiut, ai nuk do ta kishte marrë identitetin e ri si “Moisi”, si një i “nxjerrë” nga ujërat.

Pagëzimi i Moisiut nuk e simbolizonte jetën e re. Pagëzimi i tij solli jetë të re, jo vetëm për të por edhe për tërë popullin e Perëndisë. Moisiu do të rritej dhe do të nxirrte Izraelin nga Egjipti. Pagëzimi i Moisiut është një shembull i shkëlqyeshëm i pagëzimit foshnjor, të kryer për shkak të besimit të prindërve. Ёshtë gjithashtu një shembull i mirë i efektshmërisë pagëzuese. Pagëzimi nuk është thjesht simbolik. Pagëzimi përmbush diçka.

1  Shën Grigori i Nisës. Mbi Pagëzimin e Krishtit  http://www.newadvent.org/fathers/2910.htm (aksesuar 5 nëntor, 2015).

2  Për shembull, shih Zanafilla 15:16 dhe Levitiku and Leviticus 18:24-25.

3  Eksodi 2:24

4  Eksodi 1:10

5  Eksodi 1:22

6  Hebrenjve 11:23

7  Eksodi 2:3 — Fjala për “arkë” këtu është e njëjta fjalë hebraike me fjalën që Shkrimi përdor në referencë ndaj arkës së Noueut.

8  Zanafilla 6:14

9  Bachicha, Marty. Pagëzimi i Moisiut foshnjë: Një lloj i pagëzimit foshnjor në Dhiatën e Vjetër.  http://www.ourladyswarriors.org/moses.htm (aksesuar 5 nëntor  2015).

10  Eksodi 1:22

11  Eksodi 2:10

12  1 Pjetrit 3:20-21

13  Fjala hebraisht për “arkë” është “תֵּבָה”, dhe mund të rishikohet në këtë fjalor online: https://www.blueletterbible.org/lang/lexicon/lexicon.cfm?Strongs=H8392&t... (akseksuar 5 nëntor 2015).

14  Shën Grigori i Nisës, Mbi Pagëzimin e Krishtit

15  Hebrenjve 11:23