Ngulmoni, e shmangni nervozizmin gjatë Kreshmës së Madhe

"Krishti e duroi kryqëzimin për hirin tonë. Le të durojmë edhe ne për hir të Tij".

Originally appeared at: Pravmir

Po i afrohemi me të shpejtë mesit të Kreshmës! Frigoriferët tanë janë zbrazur nga ushqimet jo kreshmore që ndodhen aty dhe rimbushen me ushqime të thjeshta por të kënaqshme.  Qiellza jonë pas disa javësh pa yndyra të pasura dhe proteina, po bëhet më e ndjeshme dhe më e lehtë për t’u kënaqur. Stomakët tanë pasi rebeluan fillimisht ndaj kreshmës, janë përulur dhe janë të gëzuar që mund të kenë shumë zgjedhje. Karrotat e paziera janë shumë të ëmbla dhe një copë buke e thatë ka një larmi të madhe favoresh!

Megjithatë kundërshtari ynë, djalli, duke parë përpjekjet tona të nderuara dhe qetësimin e pasioneve që po lulëzojnë brenda nesh, ka përgatitur një fazë të re të tundimeve.  Mishi ynë i përulur dhe i lodhur nuk preket më nga tundimet e tij impulsive dhe mishore, ndaj ai i kthehet një arme të thjeshtë por të efektshme: nervozizmit, apo acarimit.  

Kisha na mëson qartë se kur e frenojmë veten për hir të virtytit, duke u privuar pra nga gjërat e botës në shkëmbim të gjërave qiellore, ne tundohemi menjëherë për shkak të acarimit. Ne nuk jemi mësuar me privimin prej gjërave që dëshirojmë dhe energjinë shpirtërore që u jepej gjërave nga të cilat kemi hequr dorë, duke shkaktuar një mos ekuilibër shpirtërore. Vetëpërmbajtja është diçka e mirë! Por ne duhet ta ridrejtojmë tepricën e energjisë shpirtërore, se përndryshe mungesa e balancës do të shpërthejë në mënyra të tilla si acarimi, ankthi, mërzitja, ose thjesht do të pranojmë atë nga e cila kemi hequr dorë. Pra si e ridrejtojmë këtë energji? Me lutjen dhe frymën e lutjes.

Na është mësuar se kreshma shoqërohet gjithnjë me lutje. Kjo do të thotë adhurim i  përbashkët, lutje personale dhe një ndjesi e përgjithshme e lutjeve në rritje: vetëdije ndaj gjërave hyjnore, vigjilencë dhe mall për Perëndinë. Kur ndihemi të tunduar ose të shtyrë drejt irritueshmërisë gjatë një kreshme, pa asnjë arsye ose për arsye të zakonshme të “Kreshmës” si (prishje e makinës, ndonjë fqinj që të acaron, kërkesa në rritje, plane të ndërprera, kur diçka e keqe ndodh, ndodhin edhe të tjera, etj), ne duhet që ta kontrollojmë atë energji që kalon në drejtim të gabuar (drejt zemërimit, arratisjes, dëshpërimit etj) dhe ta kthejmë drejt lutjes. Në çastet e tundimit, merrni frymë thellë, pranojeni nga brenda se këto gjëra kanë sulme kundër fokusit shpirtëror të cilit i jeni përkushtuar, pranoje si providencën e Perëndisë në jetën tënde në atë çast dhe lutu me zemër: “Zot, ki mëshirë.... O Zot, besoj se do më shpërblesh për ngulmimin tim të brishtë... O Zot, jeta ime është aq e butë dhe e lehtë në pjesën më të madhe të kohës e prapë unë jam mosmirënjohës. Lavdi Ty për të gjitha gjërat!”.

Në këtë mënyrë merr jetë shpirtërisht kreshmimi ynë duke u transformuar nga një listë rregullash të vdekura të cilave u nënshtrohemi në një mënyrë të jetuari, një ekzistencë e re, një përvojë shpirtërore, një udhëtim nëpërmjet të cilit ne, me hirin e Perëndisë, do të rritemi në besim, thellësi dhe urtësi. Krishti e duroi kryqëzimin për hirin tonë. Le të durojmë edhe ne për hir të Tij.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español