Ndarja e Kishës me shtetin është jo kristiane

Rusia po bën gjënë e duhur, në përpjekje të bashkëpunimit midis Kishës dhe qeverisë. Ndërkohë, Amerika lëngon nën pretendimet e “ndarjes midis Kishës dhe shtetit”.  

Përpara se një president të firmosë çdo ligj ai duhet të kontrollojë më parë Shkrimit, për t’u siguruar që të jetë një ligj i perëndishëm. Përpara se kongresi të miratojë çdo projektligj, ata duhet të kontrollojnë Biblën për të parë nëse Jisui e miraton atë. Përpara se Gjykata Supreme të vendosë për çdo çështje, ata duhet të konsultojnë së pari Shkrimet sesa kushtetutën . . .

sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat, që të hedhim poshtë mendimet dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë dhe t'ia nënshtrojmë çdo mendim dëgjesës së Krishtit” (2 Korintianëve 10:4-5).

Ҫ’mendime duhet t’ia nënshtrojmë Krishtit? Sipas Shkrimeve të Shenjta ne urdhërohemi që t’ia nënshtrojmë “çdo mendim” Atij. Kjo përfshin mendimet tona për politikën dhe qeverinë. Me fjalë të tjera “ndarja e Kishës nga shteti” siç mësohet sot është si jobiblike ashtu edhe jo orthodhokse.

Cilët sfera të jetës tënde kontrollon shteti? Ata kontrollojnë paratë tuaja (përmes tatimeve), shtëpive tuaja (përmes kodeve), fëmijëve tuaj (përmes shkollave publike) dhe në çdo sferë tjetër të jetës tënde (përmes ligjeve të shumta, disa prej të cilëve i njeh dhe disa të tjerë nuk i njeh)

Pra që ta heqim Biblën nga politika, do të na duhet që ta heqim Biblën nga çdo sferë tjetër e jetës sonë. Dhe në këtë mënyrë e dëshiron shteti. Filloni të bëni atë që thotë Bibla ose do të keni probleme.

Shteti nuk kontrollon vetëm paratë tuaja, qeveria kontrollon edhe shumë kisha. A e dinit se në Amerikë IRS mund ta revokojë statusin e përjashtimit prej taksave ndaj kishave që flasin hapur për politikën? Si pasojë, shumë kisha nuk flasin sepse i duan paratë dhe prandaj nuk merren me aktualitetet.

Shteti nuk e ka problem nëse beson te Jisui, mjafton që të mos besosh se Jisui sundon. Edhe shteti nuk e ka problem nëse beson se Jisui është Mbreti i qiellit. Por nëse fillon të jetosh sikur Jisui është Mbreti i tokës, atëherë ju do të përballeni me zemërimin.

Vetë Lutja e Zotit është shumë politike: “Ati ynë që je në qiejt u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote e u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe mbi dhe...” Jisui dëshiron që vullneti i Perëndisë të bëhet këtu “në tokë”, duke përfshirë edhe ato pjesë të tokës që i quajmë “Rusi” dhe “Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Të gjithë njerëzit e tokës urdhërohen që të jetojnë nën autoritetin e Jisuit. Dhe Jisui na mëson se çdo gjë që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë duhet t’i nënshtrohet bindjes së Krishtit. Kjo përfshin qeverinë. Para se një president firmos çdo projektligj ai duhet të kontrollojë më parë Shkrimet që të sigurohet se është një ligj i perëndishëm. Para se kongresi të miratojë çdo projektligj ata duhet të kontrollojnë Biblën, për të parë nëse Jisui e miraton atë projektligj. Para se Gjykata Supreme të vendosë për diçka, ata duhet të kon sultojnë më parë Shkrimet dhe jo kushtetutën.

Tradicionalisht, Kisha Orthodhokse nuk ka bërë thirrje për ndarjen midis Kishës dhe Shtetit, por për një sinfoni të harmonishme kooperimi të dyanshëm midis tyre. Shën Justiniani, një perandor i hershëm i krishterë orthodhoks ka shkruar për marrëdhënien midis Kishës dhe shtetit si më poshtë:

Nëse priftëria është e panjollë në çdo drejtim, duke vënë besimin te Perëndia dhe sovraniteti me të drejtë dhe siç i ka hije zbukuron pllakën që i është dhënë, do të ketë një harmoni të shkëlqyeshme (sinfoni) që do t’i japë njerëzimit atë që është për të mirën e tij (Novella 6)

Rusia po bën atë që duhet, duke kërkuar kooperimin midis Kishës dhe qeverisë. Ndërkohë Amerika lëngon nën pretendimet ndaj “ndarjes midis Kishës dhe shtetit”

Ҫfarë mendoni? Në Gjykatën Supreme, cili duhet të jetë prioriteti i një gjykatësi? Cili dokument duhet të konsiderohet si më i rëndësishmi, Shkrimi apo Kushtetuta? Si i përgjigjemi kësaj çështjeje zbulon nëse mendojmë si të krishterë ose si paganë.