Natyra u kujton njerëzve për Gjykimin e Fundit – Mitropoliti i Bekuar Onufri

Primati shpjegoi fjalët e Krishtit se “gurët do të bërtasin” nëse heshtin ata që lavdërojnë Perëndinë

This article from our archives was first published on RI in May 2021

Gjatë një predikimi në Liturgjinë Të Dielën e Palmave, Shkëlqesia e tij Mitropoliti Onufri i Kievit dhe Tërë Ukrainës foli mbi mënyrën sesi natyra jonë e pajetë dëshmon për Perëndinë dhe Gjykimin e Fundit.

Video e predikimit u botua nga Departamenti Informativ dhe Edukativ i KOU  UOC [në rusisht]. 

Primati tërhoqi vëmendjen e besimtarëve ndaj fjalëve të Zotit nga tregimi i Ungjillit rreth hyrjes në Jerusalem: "po të heshtin, gurët do të bërtasin” (Lluka 19:40). Krishti e tha këtë në reagim të Farisenjve, që nuk i duronin apostujt ta lavdëronin Atë si Mesia.

"Njeriu duhet, për aq sa jeton në tokë, t’i japë lavdi Perëndisë”, vëren Shkëlqesia e tij. “Nuk duhet të lavdërosh Perëndinë për çfarë Perëndia nuk ka bërë – por nuk ka asgjë që Perëndia nuk e ka bërë. Meqenëse Perëndia ka bërë gjithçka që ekziston, çfarë shikojmë, çfarë njohim e çfarë nuk njohim, ne duhet të lavdërojmë dhe falënderojmë Perëndinë për gjithçka. Lavdërimi i Perëndisë nuk është diçka e pamerituar. Ёshtë një përlëvdim entuziast i veprave që ka bërë Perëndia”.

Sipas Primatit, një person duhet ta lavdërojë Krijuesin me gojën e tij, jetën dhe veprat e tij.

"Nëse njeriu ndalon së lëvduari Perëndinë, ose kujtohet për Perëndinë, atëherë gurët do të fillojnë t’ia kujtojnë Perëndisë”, theksoi Shkëlqesia e tij. “Dhe sot këto gurë na kujtojnë Perëndinë, se ka një Perëndi dhe do të ketë një gjykim të drejtë, e një ngjallje prej të vdekurve.

Këto përkujtues vijnë nga mineralet, oksigjeni, ushqimet dhe nga uji. Rezervat e të gjitha këto substancave po konsumohen. Nëse konsumohen, nuk do të ketë jetë në tokë. Ata thonë se ka një Perëndi, që është Krijuesi i qiellit dhe dheut dhe do të ketë një ditë kur Zoti do t’i gjykojë të gjithë, të gjallët e të vdekurit.


Burimi: spzh.news (rusisht)