Summer Fund Drive
Synami: $10,000
Mbledhur: $4,389
44%
154 Përkrahës
20 Ditë kanë mbetur

Mos dialogoni me mëkatin

Beteja kundër mëkatit nuk është opsionale por është një kërkesë për të gjithë njerëzit. Perëndia na thërret që ta shmangim mëkatin, të pendohemi dhe të kërkojmë pastërtinë e zemrës dhe të trupit ...

Originally appeared at: Pravmir

Mos dialogoni me mëkatin. Mos u përfshini me mëkatin. Mos u vetëidentifikoni me mekatin dhe mos u mburrni me të. Mos e përkufizoni mëkatin si esencial ndaj identitetit njerëzor. Mos e kremtoni mëkatin por kthehuni, rendni nga mëkati. Pendohuni për mëkatin. Luftoni dhe përleshuni me të. Dhe ndihmojini të tjerët që të largohen nga mëkati. I ndihmoni që të luftojnë kundër tij dhe mësoni të tjerët ta shmangin e ta refuzojnë mëkatin.

Këto janë parime bazë dhe universale të krishtera dhe dekrete morale që na mbajnë në shtegun e ngushtë që të shpie në shpëtim dhe jetën e përjetshme. Ato na ndihmojnë që të pastrojmë dheun e shpirtit tonë nga egjrat e pasioneve shkatërruese dhe ta përgatisim për rrënjosjen e Fjalës së Perëndisë, që të japë sa më shumë fryte të mira. Ato na ndihmojnë të luftojmë luftën e mirë e të jetojmë në të vërtetën. Ata na ndihmojnë që të kërkojmë de te adhurojmë Perëndinë e vërtetë e jo idhullin që shumë prej nesh e sajojmë nga të menduarit tonë të shtrembëruar dhe e quajmë “perëndi”.

Mos u vetëidentifikoni me mëkatin. Mos u krekosni me mëkatin.

Siç paralajmëron Atë Thomas Hopko, sipas mësimit të Biblës dhe perceptimit orthodhoks “mëkati kryesor i njerëzit nuk është ateizmi por idhujtaria. Në këtë perspektivë, të gjithë njerëzit kanë perëndinë e tyre. Ёshtë ose një perëndi që kanë bërë ose çfarë vendosën mbi ta që ata e urdhërojnë dhe kontrollojnë ose është Perëndia që i bëri, të cilin ata janë urdhëruar të adhurojnë dhe t’i binden për të mirën e tyre. Sipas kësaj pikëpamjeje, nuk ka ateistë por vetëm idhujtarë”.

Këto imperativa na aftësojnë që të përpiqemi për shenjtërinë dhe e lënë Frymën e Shenjtë që të banojë në ne dhe na transformojnë në njeriun e ri, siç do Perëndia që ne të bëhemi. “ “ Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit” (2 Kor. 3:18).

Fatkeqësisht në vitet më të fundit, shumë faqe e grupe akademike e botime që e quajnë veten “orthodhoksë” kanë lulëzuar dhe shpallin se duan promovimin e “dialogut”. Një pjesë e mirë e “dialogut” që këto vendtakime mbështesin vënë në pikëpyetje, sfidon, tallet, dekonstrukton, kontradikton dhe shtrembëron mësimet e Kishës, praktikon mësimet, praktikat e theologjinë e Kishës, sidomos në raport me mësimin moral, priftërinë, misteret dhe përkufizimin e martesës. Të gjitha ato kanë përkrahur një perceptim jo orthodhoks të mëkatit homoseksual dhe botojnë veprën e priftërinjve e dhjakëve pro-LGBT dhe akademikëve e shkrimtarëve të hapur homoseksualë.

Ato përpiqen të shtrembërojnë dhe ndryshojnë mësimin e qartë dhe të drejtpërdrejtë të Ungjijve.

Shumë shpesh çfarë shitet për “dialog” në veprën e këtyre organizatave pseudo-Orthodhokse e prishin të vërtetën dhe e zëvendësojnë diturinë e Perëndisë me marrëzinë njerëzore. Ata që e përkrahin këtë “dialog” nuk duan të ndryshohen nga Fjala e Perëndisë dhe të ndriçohen nga urtësia e Jisu Krishtit e shkruar në Shkrimet por përpiqen ta shtrembërojnë dhe ndryshojnë mësimin e qartë dhe të drejtpërdrejtë të Ungjijve, Dhiatës së Re dhe Kishës së Shenjtë Orthodhokse. Në vend që të gjykohen dhe ndreqen nga Fjala, ata e gjykojnë Fjalën dhe e kontradiktojnë mësimin e apostujve, etërve dhe shenjtorëve të Kishës.

Beteja kundër mëkatit nuk është opsionale por u kërkohet të gjithëve. Shkrimet e Shenjta e vërtetojnë këtë luftë të vazhdueshme duke nisur me Dhiatën e Vjetër dhe duke vazhduar me të Renë. Perëndia na thërret që të shmangim mëkatin, të pendohemi dhe të kërkojmë pastërtinë e zemrës e të trupit. Vetë Krishti na ka urdhëruar që të jemi të përsosur. “Prandaj ju duhet të jini të përsosur siç është Ati juaj qiellor” (Mateu 5:48). Dialogimi me mëkatin, përfshirja në mëkat ose vetëidentifikimi me mëkatin e kontradikton kategortikisht këtë urdhërim dhe mësim.

Kjo është nga djalli.

Prandaj nëse je i krishterë, sidomos orthodhoks, ju nuk mund ta identifikoni kurrë veten si “homoseksual, transgjinor, pederast apo biseksual” ose ndonjë mëkat tjetër dhe shtrembërimin seksual të përfshirë në listën që sa vjen e shtohet të LGBTQ. Nëse je një i krishterë orthodhoks nuk mund të kremtosh “Paradën e Krenarisë së Gejve” ose të mbështetësh “krenarinë e LGBT” ose të brohorisni “gëzuar paradën e krenarisë”. Nëse je një i krishterë orthodhoks nuk mund të jesh një “mbrojtës i transeve” ose “aleat i tyre” ose “mbrojtës i LGBT-ve”.

Këto lloj vlerësimesh janë blasfemuese dhe vijnë nga djalli, gjë që përqesh mësimet ortodokse ndaj mëkatit dhe shenjtërisë sepse lidhet me natyrën njerëzore dhe marrëdhënien e Perëndisë me njeriun. Reklamon një perceptim mishor, të korruptuar dhe të rremë ndaj gjendjes njerëzore.

Mëkati nuk është diçka për të cilin mund të jesh krenar, e me të cilin mund të vetëidentifikohesh dhe të dialogosh!

Deklarime të tilla e paraqesin mëkatin dhe pasionet si esenciale ndaj ekzistencës njerëzore. Ata e bashkojnë gjithnjë mëkatin me natyrën njerëzore. Ata e përkufizojnë njerëzimin nëpërmjet mëkatit, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Shkrimet, udhërimet e Perëndisë, mësimet e Krishtit dhe Etërve të Shenjtë dhe theologjinë dhe dogmave të Kishës së Shenjtë Orthodhokse, të cilat dëshmojnë se mëkati u fut në krijimin për shkak të mosbindjes së njeriut dhe rebelimit ndaj Perëndisë. Zoti ka thënë se mëkati është diçka e huaj ndaj ekzistencës njerëzore, një kërcënim i tmerrshëm që e ndan njeriun prej Perëndisë. Nëse dikush mëson ndryshe, ata adhurojnë një idhull dhe jo Perëndinë e vërtetë. Mëkati nuk është diçka ndaj të cilit të jesh krenar, të vetëidentifikohesh dhe të dialogosh!

Mëkati nuk e karakterizojnë njeriun. Pasionet nuk i përkufizojnë qeniet njerëzore. Të krishterët nuk mund të vetëidentifikohen me çdo mëkat ose pasion. Të krishterët orthodhoksë që besojnë se Jisu Krishti është Zoti, Biri dhe Fjala e Perëndisë së gjallë, Perëndia i vërtetë prej Perëndisë së vërtetë, Shpëtimtari i gjithë njerëzimit, duhet të refuzojë dhe braktisë çdo etiketim të LGBT si “gej”, “homoseksual”, ose “pederast” ose ndonjë tjetër. “nuk i përkitni vetvetes? Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë” (1 Kor. 6:19-20).

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Portuguese, International
  • Русский
  • Español