Mënyra praktike për të thyer zakonin e të perdorurit të një gjuhe të fëlliqur

Originally appeared at: The Catalogue of Good Deeds

1. Për të mundur mëkatin, para së gjithash është e nevojshme ta urresh atë, të kuptosh tërë humbjen dhe neverinë në sytë e Perëndisë (Ef. 4: 29-30), (1 Kor. 15:33), (Jakovi 3: 5-6).

2. Rrëfejeni këtë mëkat rregullisht, duke përmendur numrin e përafërt të dështimeve.

3. Në vend të gjuhës së keqe, si “anti-lutje”, duhet të sundojë lutja në shpirt. Përpiquni të lutuni më shpesh gjatë ditës me lutje të shkurtra të tilla si ajo e Jisuit.

4. Kumtojeni publikisht vendimin tuaj. Ne priremi t’i marrim më seriozisht betimet tona kur e dimë se të tjerë do t’i vëzhgojnë përmbushjen e tyre. Po ashtu, të tjerët do të kujdesen për fjalët e tyre në praninë tuaj.

5. Bëj një ndëshkim për veten. Për shembull, në mbrëmje, bëni po aq përkulje (metani) sa keni bërë sharje dhe shaka të paturpshme gjatë ditëve të fundit dhe disa përkulje për çdo sharje.

6. Shmangni të folurit me njerëzit që shajnë, tallësit (Psa. 1: 1) dhe mësojini të tjerët që ju nuk e pranoni diçka të tillë.

7. I vendosni vetes një gjobë. Të mos jetë një shumë e vogël, por as edhe shumë e madhe. Ju duhet ta ndieni dëmin material nga një zakon ose ves mëkatar. Kërkoji personit tjetër që të shpenzojë paratë e mbledhura, shpenzimi i kësaj shumë nuk do të sjellë kënaqësi.

8. Kur irritimi afrohet, përpiquni të flisni sa më ngadalë. Siç thotë Letra drejtuar Jakovit: Në qoftë se dikush nuk gabon në të folur, është njeri i përsosur, dhe është gjithashtu i aftë t’i vërë fre gjithë trupit Jakovi 3: 2. Kur një person flet ngadalë, është më e lehtë që ta kontrollojë atë. Ai do të mund të shmangë fjalët rastësore, nga fuqia e zakonit, fjalët e kota dhe të degjeneruara dhe fjalët shpifëse.

9. Hiqni dorë nga shkaqet e ndotjes: shthurje, grykësi, dehje dhe krenari e lënduar.

Kini parasysh që fëlliqësia është një sëmundje shpirtërore, nuk është e vështirë që të çliroheni prej saj në të folurit e përditshëm, por do të kërkojë më shumë kohë për t’u  rimëkëmbur prej saj në rrethana të paparashikuara, si për shembull kur bini ose lëndoheni.