Shkëndija e lavdisë së Perëndisë shkëlqen në zemrën e njerëzve më të këqij. Errësira nuk mund ta shuajë. Ligësia nuk mund ta mposhtë atë, as mëkati nuk mund ta përpijë...
Novelat e Stifen King janë të famshme për skenat e qarta të përgjakjes. Përbindësha, vrasës, përdhunime dhe hakmarrje përshkruhen të gjitha në gjuhë piktoreske e me një nivel të lartë gjallërie.
Në këtë kuptim, Bibla është e ngjashme me një novelë të Stephen King. Një vështrim i përciptë përmes Gjyqtarëve (apo edhe Zanafillës) do të zbulojë një sërë historish mbi demonë, vrasje, përdhunime, epshe, luftëra, luftë për pushtet dhe intriga seksuale.

Por ka një ndryshim të rëndësishëm midis Shkrimit dhe novelat e Stephen King. . . . Në shumë prej historive të Stephen King, mbizotëron errësira.
Në 1408, prania e ligë është e pashmangshme. Ose përballesh me një vdekje të papërshkrueshme ndërsa ndodhesh në dhomën e ndjekur nga fantazmat. Protagonisti i historisë është një person që duket se arratiset. Në fund të historisë ai përleshet me djegie, trauma, probleme me zemrën dhe çështje emocionale. Ai gjithashtu heq dorë nga të shkruarit. Pjesa tjetër e jetës së tij përcaktohet nga përballja e tij me të keqen dhe arratisja e vërtetë është përfundimisht e pamundur.
Në shumë prej novelave të Stephen King, Ligësia është përfundimisht triumfuese, ndonëse provon zmbrapsje të herëpashershme të përkohshme.
Në Duma Key, protagonisti ka mbetur krejt i braktisur. Martesa e tij, e bija e tij e dashur dhe miku i tij më i mirë i merren atij pa kthim. Atij i duhet që të mendoj fort dhe gjatë për të kujtuar “ditën e fundit të mirë” të tij. Edhe triumfi i tij në dukje mbi Persifonin e ligë është e përshkuar nga nuanca të dënimit . . . ai vajton që do t’i shpëtoj në fund burgut të saj nënujor dhe do t’i kryejë prapë ligësitë e saj. Edhe sikur të duhen 1000 vjet për ta bërë këtë, lirimi i saj i mundshëm supozohet.
Mesazhi është konsekuent . . . e mira mund të fitojë epërsinë për njëfarë kohe por në fund do të ngadhënjejë e keqja. Nëse një shpirt infektohet me errësirë, e gjithë drita do të shuhet dhe vetëm errësira do të mbetet. Pavarësisht sesa i mirë është njeriu, mëkati brenda tij është edhe më i fuqishëm.
Shkrimi bie dakord që nuk ka dualitet. Por arsyetimi është i kundërt. Sipas Biblës, drita triumfon mbi errësirën, e mira mbi të ligën dhe portat e ferrit nuk do të triumfojnë mbi Kishën. Sado i keq të jetë dikush, ikona e Perëndisë brenda tij shkëlqen akoma.
Pikëpamja e parë i bën jehonë doktrinës së Prishjes totale, që ka qenë një nga mësimet kryesore të mësuara nga Zhan Kalvini. Ai mësonte se e keqja i përshkon aq shumë dejet e të gjithë njerëzve deri në atë masë saqë njeriu bëhet i pavlefshëm. Duke e shtrembëruar Romakëve 3 jashtë kontekstit, ai mësonte se absolutisht asnjë njeri nuk e kërkon Perëndinë në ndonjë mënyrë, se asnjë nuk e ka aftësinë për t’iu përgjigjur thirrjes së Perëndisë dhe se të gjithë njerëzit janë si rrjedhim pa asnjë vlerë nga natyra. Pavarësisht sesa i relativisht i “mirë” mund të përpiqet dikush të jetë, mëkati që gjendet në rrënjë të zemrës së tij e bën atë një qenie të prishur, që nuk vlen për asgjë por meriton zemërimin e furinë e pazbutur të Perëndisë. Edhe në rastet e rralla kur Perëndia zgjedh në mënyrë të njëanshme për të shpëtuar një qenie të mjerë, Ai e bën këtë rreptësisht për arsyet e Tij, pa asnjë “vlerë” që të konsistojë në vetë mëkatarin. Për këtë arsye quhet “zgjedhje e pakushtëzuar”.
R.C. Sproul, një nga mësuesit më të njohur bashkëkohorë të Kalvinizmit, e refuzon qartë idenë se "njeriu ka ende një ishull të drejtësisë të mbetur në shpirtin e tij, nëpërmjet të cilit ai ende mund të pranojë ose refuzojë ofrimin e hirit prej Perëndisë”. Sipas Sproulit, njerëzit as nuk mund të dëshirojnë për të qenë të drejtë — çdo burrë, grua dhe fëmijë është i ligë tejpërtej dhe ata që do të shpengohen janë ata pak fatlumët që Perëndia i i shpëton njëanshmërisht dhe i shpie në parajsë. Sa për ata që Perëndia nuk dëshiron që të shpëtohen, nuk ka asnjë shpresë për ta.
Një pjesë e mirë e shoqërisë sonë ka trashëguar supozimin e teologjisë së Kalvinit, dhe novelat e King-ut janë rezultati logjik (pavarësisht nga The Shawshank Redemption). Për shekuj, Kishat e reformuara dhe fëmijët e tyre na kanë thënë se ligësia është veçoria e vetme më domethënëse e njeriut dhe ne kemi rënë në kurthin e këtij mashtrimi. Edhe librat tanë të frikshëm dhe filmat horror e kanë pasqyruar këtë supozim të ulët. Dikush mund të përpiqet të bëjë të mirën, duke u orvatur që të tërbohet kundër mekanizmit por të gjitha këto përpjekje të tilla janë destinuar që të jenë të përkohshme. Pavarësisht sesa gjatë mund të shkojë, sa e vështirë beteja, fara e errësirës do të rritet dhe do t’i mbulojë çdo konkurrim derisa viktima fatkeqe të fundoset në mjerim. Pa një ndërhyrje të plotë dhe të njëanshme nga vetë Perëndia, një qenie njerëzore është i destinuar në një ekzistencë të poshtër dhe të pavlerë.
Pikëpamja e dytë shfaq një doktrinë që mund të cilësohet “Theofani e pashmangshme”, një doktrinë që është pikërisht e anasjellta e Prishjes totale. Ndërsa Prishja totale sugjeron që mëkati është fitimtari natyror i çdo zemre njerëzore, sipas pikëpamjes së Theofanisë së pashmangshme shkëndija e lavdisë së Perëndisë shkëlqen brenda zemrës së njeriut më të ligë. Errësira nuk mund ta shuajë atë. Ligësia nuk mund ta mposhtë. Mëkati nuk mund ta përpijë dot. Në njerëz të tillë, Ikona e Perëndisë është si një qiri i vënë në hapësirën e gjerë të një shpelle të errët. Nuk ka masë errësire, të mbledhur në një vendndodhje të vetme që ta gjejë forcën kolektive për të mbuluar edhe burimin më të vogël të dritës. Kjo provon se drita është gjithnjë më e fortë se errësira. Kur dera e një dhome të errët hapet, drita gjithnjë vërshon brenda por errësira nuk vërshon kurrë jashtë.

Sigurisht që ne nuk duhet ta përdorim shprehjen “Theofani e pashmangshme”, sepse një shprehje më e mirë është siguruar në Shkrimin, shprehje që është formuluar thjesht si “imazh ose ikonë e Perëndisë”. Sipas Shkrimit, njeriu e ruajti imazhin e Perëndisë edhe pas rënies dhe asnjë masë mëkati nuk mund ta shuajë këtë fakt rë rëndësishëm rreth ekzistencës së njeriut. Sipas kreut të nëntë të Zanafillës, kjo është arsyeja pse vrasja është e ndaluar.
Nëse një mëkatar ishte vërtet një person i pavlefshëm atëherë do të ishte e vështirë të shpjegohet pse të vrasësh atë njeri do të ishte një ide e keqe. Mushkonjat shihen gjithashtu si të pavlefshme dhe një bezdi prandaj eliminimi i tyre nuk kritikohet. Por sipas Perëndisë njeriu nuk është mushkonjë. Njeriu mund të fitojë disa prej zakoneve të mushkonjës, kur e konsumon të afërmin, e irriton atë dhe bëhet i bezdisshëm. Por edhe ky njeri është krijuar sipas ikonës së Perëndisë dhe pavarësisht se sa shumë të mëkatojë, ai e ruan ende këtë ikonë ose imazh.
Ёshtë sikur të kishim një portret të mrekullueshëm të Mbretit, të mbuluar nga pëlhura merimangash, baltë dhe pluhur. Vetë ndyrësia mund të jetë e pavlefshme dhe ofenduese, por portreti mbetet mjaft i vlefshëm. Shkatërrimi i qëllimshëm i këtij portreti e fyen Mbretin. Prandaj ne nuk duhet ta shkatërrojmë portretin ... por duhet ta pastrojmë atë dhe ta restaurojmë atë.

Kjo s’do të thotë që çdo njeri do t’i mbijetojë ditës së gjykimit. Por kjo do të thotë që shëmbëlltyra e Perëndisë ka një vlerë të madhe dhe ne e çnderojmë Perëndinë sa herë që nuk arrijmë ta dallojmë këtë fakt. Doktrina e Prishjes totale sugjeron mundësinë që “shëmbëlltyra e Perëndisë” mund të jetë e “pavlefshme”, sugjerim që e mohoj me forcë. Stephen King imagjinon një botë në të cilën errësira e shuan dritën dhe njerëzit mposhten pa kthim nga një infeksion i të keqes që qelbëzohet dhe na gërryen nga brenda. Novelat e Stephen King-ut shfaqin një tmerr imagjinar që përshkon botën duke kërcënuar çdo gjë të shenjtë.
Teologjia e Zhan Kalvinit ndan botëkuptimin e Stephen King-ut. Doktrina e prishjes totale është infeksioni i të keqes që qelbëzohet dhe na gërryen nga brenda. Dhe perëndia i Kalvinit është vetë tmerri që krijon parezistueshmërisht miliona njerëz në një gjendje mjerimi nga e cila nuk ka asnjë shans për të shpëtuar. Për ata që nuk janë të “zgjedhur”, marshimi i ngadaltë dhe i tmerrshëm i Vdekjes do të gllabëron çdo shpirt, si sadizmi i një fryme të ndyrë që e hasim në faqet e një novele të Stephen King.
- Por nëse njeriu është i krijuar vërtet sipas Shëmbëlltyrës së Perëndisë (dhe ai është ),
- Dhe nëse njeriu nuk mund të pushojë së mbarturi këtë ikonë ose shëmbëlltyrë (dhe ai nuk mundet),
- Dhe nëse shëmbëlltyra e Perëndisë është qenësisht me vlerë (dhe është),
- Atëherë doktrinat e Zhan Kalvinit nuk mund të jenë të vërteta.
- Dhe botëkuptimi i Stephen King duhet të jetë edhe ai i gabuar.
Herën tjetër që shikoni dikë . . . çfarëdo personi . . . provojeni veten nëse besoni me të vërtetë se njeriu është krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Shikoni vëllanë tuaj, motrën tuaj dhe thoni: “Kështu është Perëndia.” Nëse e sheh veten të paaftë edhe për t’i pëshpëritur këto fjalë atëherë ju nuk besoni se të gjithë njerëzit janë krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Ju nuk u besoni ende fjalëve të Shkrimit.
Por nëse ju mund të thoni me të vërtetë: “Kështu është Perëndia”, dhe e kuptoni të Vërtetën e kësaj deklarate, atëherë keni filluar që ta shikoni vëllanë tuaj ashtu siç e sheh Perëndia dhe keni filluar që ta vlerësoni motrën tuaj siç e vlerëson atë Perëndia. Ju keni filluar që ta vlerësoni me të vërtetë shëmbëlltyrën e Perëndisë edhe nëse e dalloni njëherazi se shëmbëlltyra e Tij është mbuluar me shumë pluhur dhe shumë merimanga që duhet të hiqen me butësi dhe dashuri.
Një kalvinist shikon në një grup njerëzish mëkatarë dhe thotë “Sa njerëz të pavlerë!”
Kurse një i krishterë shikon një grup njerëzish mëkatarë thotë “Shikoni Panteonin!”
Ndryshimi midis këtyre dy këndvështrimeve është ndryshimi midis ditës dhe natës. Dhe ndryshimi midis Krishtit dhe Satanit.
I pari shikon portrete të papastra dhe nuk e sheh Perëndinë gjëkundi.
Kurse i dyti shikon portrete të papastra por e sheh Perëndinë kudo.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.