Ja përgjigja mahnitëse e shenjtorit të madh grek kur zbulon sëmundjen e tij fatale (Shen Paisi).

Reagimi i Atë Paisit ndaj lajmit se po vdiste ende i mahnit njerëzit e kohës sonë.

Originally appeared at: The Catalogue of Good Deeds

Shën Paisi, (1924–1994), lindur me emrin Arsen Eznepidis, ka qenë një asket i mirënjohur nga Mali i Shenjtë. Ai ka qenë mjaft i nderuar dhe i dashur për këshillat e tij shpirtërore dhe jetën asketike. Shumë njerëz në mbarë botën e nderojnë Atë (tashmë)  Shën Paisin sidomos në Greqi dhe rusi dhe thëniet e tij, të dokumentuara nga studentët e tij të dedikuar gjenden në të gjitha shtëpitë orthodhokse. Të pazakonta në thjeshtësinë, ngrohtësinë e realizmin e Shën Paisit duket se janë pikërisht çfarë kanë nevojë aq shumë njerëzit e kohës sonë  (Disa libra në anglisht mund të gjenden në Amazon)


– Jerond ["jerond” në greqisht do të thotë atë, njeri i urtë] , ka dalë diagnoza e fundit. Ke tumor kanceroz dhe agresiv.

– Më sill një shami që të vallëzoj nga gëzimi me këngën: “të jap lamtumirën e botë e ngratë!!” Nuk kam vallëzuar asnjëherë në jetën time por tani do të vallëzoj nga gëzimi ndërsa po më afrohet vdekja.

– Jerond, mjeku tha se fillimisht do përdorë rreze për të tkurrur tumorin dhe më pas do bëjë operacion.

–  E kuptoj! Së pari forcat ajrore do të bombardojnë armikun dhe më pas do të nisë sulmi! Atëherë do të vij e t’ju sjell lajme! Disa njerëz, madje të moshuar, kur u thotë mjeku se do të vdesin ose kanë 50 % shans për të mbijetuar shqetësohen shumë. Ata duan të jetojnë. Po pastaj? Unë habitem. Nëse është i ri, është e kuptueshme por kur dikush është i moshuar dhe prapë dëshiron me zor që të kapet fort pas jetës, nuk arrij ta kuptoj. Sigurisht që është e ndryshme nëse dikush dëshiron t’i nënshtrohet një terapie me qëllim që të durojë dhimbjet. Ai nuk është i interesuar që të shtojë jetën por do vetëm që ta bëjë dhimbjen më të durueshme në mënyrë që të mund të kujdeset derisa të vdesë–– kjo nuk ka kuptim.

– Jerond, ne po lutemi që Perëndia t’ju japë disa vite të tjera jete.

– Pse? A nuk thotë Psalmisti : “Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet” Dhe Psalmisti shton: “dhe për më të fortët në tetëdhjetë vjet,”.

- Po ai shton edhe këtë: ”por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim” e në një rast të tillë është më mirë të kesh paqen e jetës tjetër.

–  Jerond, a mundet dikush, nga përulësia, ndihet shpirtërisht i papërgatitur për jetën tjetër dhe dëshiron të jetojë më gjatë që të mund të përgatitet?

– Kjo është diçka e mirë, por si mund ta dijë ai këtë, edhe nëse jeton më gjatë, se nuk mund të bëhet më keq shpirtërisht?

– Jerond, kur mund të themi se një person pajtohet me vdekjen?

– Kur Krishti jeton brenda vetes, atëherë vdekja është një gëzim. Por nuk duhet të gëzohesh me vdekjen thjesht sepse je i lodhur nga jeta. Kur gëzohesh me vdekjen, në kuptimin e duhur, atëherë vdekja ikën që të gjejë dikë që është i frikësuar! Kur dëshiron të vdesësh, nuk ke frikë. Kushdo që jeton pa andralla ka frikë nga vdekja sepse është i kënaqur me jetën e kësaj bote dhe nuk dëshiron të vdesë. Nëse dikush i flet për vdekjen ai reagon me mohim: “Hiqmu sysh!” Por kushdo që vuan, e sheh vdekjen si lehtësim dhe thotë: “Sa keq që Hadhi nuk ka ardhur ende të më marrë … Duhet ta kenë mbajtur !”

Të paktë janë ata që e mirëpresin vdekjen. Shumë njerëz kanë punë të papërfunduara dhe nuk duan të vdesin. Por Perëndia i Mirë bën që çdo person të vdesë atëherë kur ka arritur kulmin e pjekurisë. Sidoqoftë, një person i përshpirtshëm, i ri apo plak, duhet të jetë i kënaqur që të jetojë dhe që të vdesë, por nuk duhet ta ndjekë asnjëherë vdekjen, sepse kjo është vetëvrasje.

Për atë njeri që është i vdekur ndaj gjërave të botës dhe është ngjallur shpirtërisht, nuk ka asnjëherë agoni, frikë apo ankth sepse ai e pret vdekjen me gëzim sepse do të jetë me Krishtin dhe do të kënaqet në praninë e Tij. Por ai gjithashtu gëzohet që është gjallë sepse është i bashkuar me Krishtin që tani dhe provon një pjesë të gëzimit të parajsës që tani dhe pyet veten nëse ka një gëzim më të lartë atje sesa ai që ka provuar këtu në tokë. Njerëz të tillë ndeshen me filotimo dhe vetëmohim dhe sepse e kanë para syve të tyre vdekjen dhe e kujtojnë çdo ditë, ata përgatiten më mirë shpirtërisht, duke u përpjekur dhe duke e mposhtur kotësinë.