Fragmente nga Letra e hapur e Mitropolitit Llukai i Zaporozhait për murgjërit e Malit të Shenjtë:

Mitropoliti Llukai i  Zaporozheit  — një peshkop i shquar I KOU ua ka shkruar këtë letër paralajmëruese murgjërve të Malit të Shenjtë, duke thënë se Patriarku i Konstandinopojës “ është shndërruar në një apostull të Satanit dhe një subjekt besnik të djallit".

Shenim i redaktorit: Mitropoliti Luka I Zaporozhies ka shkruar një letër të hapur për murgjërit e Malit të Shenjtë . Kujtoni që Athosi është një nga vendet më të shenjta për të krishterët orthodhoksë, ai i referohet vizitës së ardhshme të Patriarkut Bartholome atje, duke paralajmëruar murgjërit që miqësia me Bartholomeun është si miqësia me Judë Iskariotin.

Ate Zechariah Lynch na ka siguruar nje perkthim ne anglisht te kesaj letre:


Mitropoliti Llukai i Zaporozheit

Krishti me ne! Lexuesit e mi te dashur!

Nje leter e hapur drejtuar murgjerit e Malit te shenjte te Athosit:

Vellezerit e mi me Krishtin, te dashurit e te shtrenjtet e zemres sime!

Sot Perëndia kujdeset në mundimet tona e ne duhet të qëndrojmë të palëkundur në besimin tonë dhe të jemi besnikë ndaj kanoneve të shenjta të Kishës sonë Mëmë.

Më 19 tetor, “patriarku” Bartholomeu, që e ka ndotur zemrën dhe duart me tradhti ndaj Perëndisë dhe shkeljen e urdhërimeve të Tij të shenjta, do të vizitojë Malin e Shenjtë.

Falë veprimeve të këtij personi, Kisha jonë e shenjtë Orthodhokse Ukrainase është e mbuluar në gjak e lotë. Priftërinj e besimtarë po rrihen, kishat janë mbyllur dhe mediat hedhin baltë e shpifje ndaj nesh. Por e falënderojmë Perëndinë që na ka dhënë mundësinë për ta shfaqur besnikërinë tonë ndaj Fjalës së Tij dhe të ndjekim vullnetin e Tij.

Ne ju kërkojmë që të qëndroni solidarë me ne në këtë besnikëri ndaj Krishtit dhe kanoneve të Kishës Orthodhokse!

Juve që qëndroni në besimin e vërtetë, ju përgjërohemi që të qëndroni të palëkundur në besimin tuaj, pa u përkulur ndaj çdo presioni dhe mos kini frikë nga çdo kërcënim, sepse Perëndia është me ne!

Po ju them me përgjegjësi të plotë për fjalët e mia përpara Perëndisë dhe Kishës së Tij të shenjtë Ekumenike dhe Apostolike:

Kushdo që në emrin e “bindjes” është gati të ndjekë thirrjen e një ujku të veshur me rroba delesh, bën tradhti ndaj Krishtit!

Asnjë atë ose bari i mirë nuk do të vijë tek ju duke këshilluar që ta pranoni si kanonik grupin skizmatik-nacionalist, por vetëm vjedhësi e plaçkitësi, ai që nuk mbart “shëmbëllimin e butësisë” por është pasues i frymës dhe i veprave të Nestorit, Sergeit I dhe hereziarkëve të tjerë si Joani XI Vekka, Meletiosi IV, Metaksakis, dhe Athenagora Spiru, të cilët si Bartholomeu janë shërbëtorë të armikut të njerëzimit.

Bartholomeu i ligë jo vetëm që e ka humbur të drejtën për t’u quajtur patriark, por ka humbur edhe të drejtën për t’u quajtur i krishterë orthodhoks.

Pohimi i disa prej jush se janë gati të pranojnë si legjitime veprimet e këtij personi, që përfshin pranimin e mëkatarëve të papenduar në Trupin e Kishës, vetëm që të vazhdoni jetën murgërore në Malin e Shenjtë, shkakton pikëllim të thellë. Prandaj po ju kërkoj me lotë që të mendoni mirë, a ia vlejnë tridhjetë siklat e argjendit të rehatisë e qetësisë për të tradhtuar besimin tuaj? A nuk fshihen në fakt frika dhe tradhtia nën falën “bindje”? A do të jenë lutjet e betejat tuaja të blera me një çmim të tillë të kënaqshme për Perëndinë?

Ҫmimi i një tradhtie të tillë do të jetë rezervimi i një vendi afër me Judën ditën e Gjykimit të Fundit dhe me ata që e torturuan dhe kryqëzuan Zotin tonë.

Kisha jonë po e paguan tashmë këtë tradhti me gjak e dhimbje. A dëshironi që të dënoheni edhe ju me ekzekutuesit tanë? Apo është më mirë që të vuajmë këtu për Krishtin, që të përlëvdohemi bashkë me Të (shih Rom. 8:17)?

Ata prej jush që kanë vendosur se “nëse patriarku Bartholeme vjen me skizmatikët ukrainas, atëherë ne do të pranojmë atë e jo skizmatikët”, mendoni këtë, kush ka faj më të madh, fëmija apo nëna që e ka lindur dhe e ka rritur?

Ne i njohim kohërat e tmerrshme të paevitueshme dhe sprovat që po kalojmë nuk janë më të tmerrshmet. Nëse nuk jemi në gjendje që të qëndrojmë pa u tundur përmes tyre, atëherë si do t’u rezistojmë atyre që do na dërgohen në të ardhmen?

Duke u përgjigjur për çdo fjalë timen përpara Perëndisë, unë jam i bindur se Z.Arkondonis, (Bartholemeu) është një person të cilin Perëndia e ka goditur me një sëmundje të tmerrshme që është krenaria, përmes së cilës e ka bërë armën e vet.

Detyra e tij është të përçajë Kishën, të mbjellë armiqësi, të sjellë konfuzion, të shkatërrojë ata që janë të dobët në besim, të lëkundë ata që dyshojnë, të sjellë konfuzion në mendje dhe të shkaktojë tundime. Ai e ka shndërruar veten nga një patriark në një apostull të Satanit dhe një subjekt besnik të djallit!

Vëllezërit e mi të dashur më Krishtin, po ju kërkoj së bashku me apostujt që të ruani besimin dhe të ruhuni prej idhujve (1 Joani 5:21)!

Kërkoj lutjet tuaja të shenjta për padenjësinë time!

Mëkatari i madh, mitropoliti Lukai i Zaporozhes dhe Melitopolit.


kjo leter u perkthye nga origjinali ne rusisht prej Ate Zechariah Lynch.

Atë Zakaria është një prift orthodhoks në Pueblo, Kolorado,në Archangel Michael Orthodox Church. Ai poston në blogun The Inkless Pen, dhe është një kontribues i rregullt  i Russian Faith.