Doktrina më skandaloze dhe më e mrekullueshme e Kishës Orthodhokse të Lindjes (Hyjnizimi ose theoza)

Shën Athanasi shkruan se Fjala e Perëndisë ...mori trup njeriu që ne të mund të bëheshim Perëndi [1] Shën Makari shkruan se ata të krishterë që luftojnë dhe fitojnë janë mbretër dhe zotër e perëndi dhe etër të tjerë të panumërt nga Lindja dhe perëndimi e kanë mësuar këtë doktrinë

Originally appeared at: Orthodox Road

Ndoshta doktrina më skandaloze e Kishës Orthodhokse të Lindjes për të krishterët hetherodhoksë është ajo e hyjnizimit. Ajo është mjeti i shpëtimit që është mësuar që nga koha e apostujve, por shumë të krishterë nuk e kanë dëgjuar kurrë dhe madje ka edhe orthodhoksë që nuk e njohin atë.

TЁ BЁHESH PERЁNDI

Është shkruar ju jeni perëndite Psalmi 81/82 dhe 2 Pjetrit 1:4 ne jemi të thirrur për të qenë pjesëmarrës në  natyrën hyjnore. Siç kam shkruar në të kaluarën, ne nuk mund të marrim pjesë në natyrën hyjnore pa e ulur atë natyrë në diçka më pak se hyjnore ose të ngrihemi në të.

Shën Athanasi shkruan se Fjala e Perëndisë ...mori trup njeriu që ne të mund të bëheshim Perëndi [1] Shën Makari shkruan se ata të krishterë që luftojnë dhe fitojnë janë mbretër dhe zotër e perëndi dhe etër të tjerë të panumërt nga Lindja dhe perëndimi e kanë mësuar këtë doktrinë

Kur ua përmend këtë doktrinë të krishterëve të devotshëm por injorantë, zakonisht reagimi i zakonshëm është befasimi. Nga ana tjetër, ata në lëvizjen e Epokës së Re e përqafojnë shpejt idenë. Por askush prej tyre nuk e refuzon ose përqafon për arsyen e duhur.

Kur dëgjojmë për t’u bërë perëndi, ideja jonë e parë është zakonisht diçka e ngjashme me Mormonizmin në të cilin ka perëndi dhe gjysmë perëndi të panumërt që sundojnë pjesë të universit. Për të krishterin injorant me qëllim të mirë, duket sikur ne orthodhoksët po përpiqemi të zëvendësojmë Perëndinë e vërtetë. Për personin e Epokës së Re duket sikur ne po afirmojmë besimin e tyre se ata mund të bëjnë çfarëdo që duan sepse nuk kanë pse t’u përgjigjen ndonjë njeriu. Por asnjë prej këtyre nuk është e vërtetë.

KЁRMIJ DHE QENЁR

Le të imagjinojmë se doni të gjeni një shoqëri të ngushtë me një kafshë. Ҫfarë do të ndodhte po të zgjidhje një kërmill? Asgjë. Nuk do të komunikonte me ty dhe është e pamundur për diçka të tillë.

Po sikur të zgjidhje një qen? Atëherë do të shihje se mundësia e kësaj shoqërie të ngushtë nuk është e vështirë. Qentë janë besnikë, ata kanë ndjenja, kënaqen me shoqërinë tonë dhe mund të komunikojmë me ta, disa herë madje edhe në mënyrë intime.  

Pra, pse qeni është një mik më i mirë se një kërmill? Sepse qentë janë më njerëzorë se kërmijtë.

Në një mënyrë të ngjashme, Perëndia dëshiron përbashkësi dhe intimitet të thellë me ne njerëzit. Ndonëse nuk do të jemi kurrë qenie të pakrijuara, vetë-ekzistuese siç është Perëndia, ne mund të bëhemi më hyjnorë se ç’jemi tani ...dhe më shumë! Ashtu si nuk mund të kemi një përbashkësi ose shoqëri intime me një kërmill meqë është krejt i ndryshëm se ne, po ashtu nuk mund t’i afrohemi Perëndisë nëse nuk kemi ngjashmëri me natyrën e Tij hyjnore. Perëndia na thërret që të jemi hyjnorë (të ngjashëm me Perëndinë) sepse është e vetmja mënyrë për ta përjetuar thellësisht Atë.

Për këtë shkak, Perëndia u bë njeri për ta bashkuar natyrën tonë njerëzore me atë hyjnore dhe të fillojmë procesin e hyjnizimit.

Tani natyra jonë njerëzore është e lidhur ngushtë me atë hyjnore dhe është ulur në të djathtë të Perëndisë. Nëpërmjet hirit ne mund të bëhemi çfarë Ai është nga natyra.

MOHIM

Megjithëse do të bëhemi perëndi nëpërmjet hirit të Tij nëse vendosim që të punojmë me Të për këtë, ne kurrë nuk do ta uzurpojmë hyjninë e Perëndisë. Si perëndi, e tërë ekzistenca jonë ende huazohet nga Vetëekzistuesi; mbetet një kontrast i qartë midis së krijuarës dhe të pakrijuarës.

Ja si e shpjegojnë Orthodhoksët lindorë: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë ndajnë një Esencë të panjohshme hyjnore. Kjo esencë hyjnore nuk mund të shihet, përjetohet apo të perceptohet intelektualisht nga çdo krijesë. Por Energjitë hyjnore të Perëndisë që përfshijnë gjëra si dashuria dhe hiri janë pjesë e natyrës së Perëndisë dhe ne bashkohemi me Energjitë e Tij [3]

PROCCESI I BIRESIMIT

Ndonëse hyjnizimi është dhuratë e hirit të Perëndisë, kërkon megjithatë përpjekje nga ana jonë. Perëndia që bëhet njeri është si të bëhet njeriu kërmill me qëllim që t’u mësojë kërmijve të tjerë sesi të jenë më njerëzore. Por Perëndia në dashurinë e Tij e bëri këtë për ne.

Ne jemi të thirrur që të transformohemi sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, që mund të arrihet vetëm duke u bërë sa më shumë të ngjashëm në këtë jetë. Për këtë arsye krishterimi ka aq shumë “rregulla” ose urdhërime. Psalmisti e kuptoi këtë kur shkroi Psalmin 118 (119 në Biblat protestante). Në këtë Psalm ne shohim një dashuri të madhe për urdhërimet, dekretet, porositë, ligjet e Perëndisë, të cilat janë sinonime të mënyrës sesi Perëndia na ka dhënë për të jetuar.  Dhe të gjitha këto i ndjek psalmisti me gjithë zemrën e tij duke thënë madje se ato e zgjerojnë zemrën e tij (vargu 32).

Psalmisti e kuptonte atë që shumë njerëz nuk e kuptojnë: Perëndia nuk dëshiron që ne të ndjekim rregulla apo ligje arbitrare dhe Ai nuk dëshiron që të na i prishë jetët tona duke na e hequr kënaqësinë. Ai po parashtron udhën e shpëtimit duke thënë: “ju jeni kërmij shpirtërorë të mbuluar në mëkate të ngjitshme. Unë e kam parashtruar udhën e hyjnizimit për ju duke u bërë Vetë njeri, që ju të bëheni të ngjashëm me Mua dhe të bashkoheni me Mua. Ju nuk mund ta bëni dot kurrë këtë nëse do të jeni të kënaqur për të qenë një kërmill. Por nëse do të ecni në udhët që ju kam treguar, atëherë do të transformoheni me ngadalë nga gjendja e kërmillit në birësim”.

PAMUNDESIA E KESAJ

Por zbatimi i urdhërimeve të Dhiatës së Re me dashuri dhe përulësi është realisht e pamundur. Sa më shumë që të përpiqemi dhe sa më shumë që bëhemi të vetëdijshëm për natyrën tonë të vërtetë, duke e njohur realisht veten përtej maskës së egos (përtej “hijes së vetes”), aq më shumë do ta kuptojmë se sa dështojmë.

Epifania e pabarazisë sonë midis gjendjes sonë të tanishme dhe thirrjes sonë të vërtetë është një moment i rëndësishëm. Sepse ai që e kupton gjendjen e tij të vërtetë do t’i thërrasë Perëndisë me një përulje që nuk mund të mësohet. Një person i tillë do ta kuptojë se transformimi nga gjendja e kërmillit në birësim kërkon kryqëzim dhe vdekje. Perëndia nuk na ka thirrur thjesht që të përmirësohemi por që të vdesim dhe të ngjallemi si diçka tjetër.

Kryqëzimi i kësaj natyre të vjetër dhe zgjimi janë të dyja procese, në të cilat duhet të ecim me durim çdo ditë. Kisha na pajis me hir nëpërmjet mistereve dhe këshillim për jetën tonë të përditshme me anë të leximeve, ciklit të shërbesave, periudhave të agjërimit dhe “rregullave”.  

Lavdi Perëndisë që ka siguruar udhën e shpëtimit dhe mjetet për ta arritur atë! 'Ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe nuk kanë hyrë në zemër të njeriut, janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë''. (1 Kor 2:9)


[1] Shën Athanasi Mbi Mishërimin, paragrafi 54.
[2] Shën Makari  Pesëdhjetë homelitë, Homilia 27.
[3] Këto Energji janë një pjesë e pakrijuar e natyrës së Perëndisë dhe bashkimi ynë me ta është një bashkim me Vetë Perëndinë.

  • Shqip
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Portuguese, International
  • Русский
  • Español