Asketicizmi intensiv i Kreshmëve Orthodhokse mund të jetë pikërisht çfarë kërkon njeriu bashkëkohor

Këtë e shohim sidomos në kërkuesit e rinj në moshë, meshkujt në veçanti. Ata u përgjigjen një forme krishterimi që iu kërkon të bëjnë diçka më shumë sesa të ulen qetësisht e të mendojnë, ose të rregullojnë emocionet e tyre.

Originally appeared at: The American Conservative

Bija ime e krishterë orthodhokse rreth vitit 2013, duke rënë  përmbys përpara Kryqit të Shenjtë


Nëse je një i krishterë orthodhoks praktikant shanset janë që pjesa e poshtme e trupit ka dhimbje. Kjo sepse mbrëmja e të dielës ishte Mbrëmësorja e Faljes , shërbesa që shënon fillimin e Kreshmës . Nga Kisha Orthodhokse në Amerikë:

Pastaj pas Mbrëmësores – pas dëgjimit të Kreshmëve në Prokeimenonin e madh: “Mos e largo Fytyrën Tënde nga fëmija Yt sepse jam i pikëlluar! Më dëgjo shpejt! Afroju shpirtit tim dhe çliroje!” [dhe ] pasi hyjmë në adhurimin e Kreshmëve me kujtesat e veçanta të saj, me lutjen e Shën Efrem Sirianit, me metanitë, ne kërkojmë falje nga njëri-tjetri, kryejmë ritin e faljes dhe pajtimit. Dhe ndërsa u afrohemi njëri-tjetrit me fjalët e pajtimit, kori intonon himnet Pashkore, duke e mbushur kishën me parapritjen e gëzimit të Pashkëve.

Cili është kuptimi i këtij riti? Pse pikërisht Kisha dëshiron që ne ta nisim periudhën e Kreshmëve me falje dhe pajtim? Këto pyetje janë të drejta sepse për shumë njerëz Kreshmët janë kryesisht dhe ekskluzivisht ndryshim diete, nënshtrimi ndaj rregullave kishtare në lidhje me agjërimin. Ata e kuptojnë agjërimin si qëllim në vetvete, si një “vepër të mirë” të kërkuar nga Perëndia dhe mbart në vetvete meritën e shpërblimin e vet. Por Kisha nuk kursen asnjë përpjekje në të zbuluarit se agjërimi është thjesht një mjet, një në të shumtat, drejt një qëllimi më të lartë: ripërtëritjen shpirtërore të njeriut, kthimin e tij te Perëndia, pendimin e vërtetë dhe prandaj pajtimin e vërtetë. Kisha s’kursen asnjë përpjekje që na paralajmërojnë kundër agjërimit hipokrit dhe fariseun, kundër reduktimit të besimit në disa detyrime thjesht formale. Siç thotë një himn i Kreshmëve: “më kot gëzohesh duke mos ngrënë o shpirti im!  Sepse ti abstenon nga ushqimi, por nuk je pastruar nga pasionet. Nëse ngulmon në mëkat, do të agjërosh më kot”

Unë nuk jam i sigurt se të gjitha bashkësitë orthodhokse e kremtojnë Mbrëmësoren e Faljes si ne në tonën – një famulli e OCA — por është në fakt një ushtrim fizik. Së pari filloi me pastorin tonë që ndjek shembullin e të ndjerit kryepiskopit Dhimitrit të Dalasit, që e nisën Mbrëmësoren duke rrëfyer mëkatet e tij kundër bashkësisë në vitin e mëparshëm (nuk është një rrëfim misteror por një pranim i dështimeve të tij). Ky nuk është standardi por diçka që bëri ++Dhimitri dhe prifti ynë, biri shpirtëror i Dhimitrit ka marrë. Pastaj secili prej nesh u kërkon ritualisht pjesëtarëve të tjerë të bashkësisë, personalisht falje dhe u ofron faljen të tjerëve.

Kur them “personalisht”, e kam fjalën që e bëjmë ballë për ballë. Ju thoni diçka të tillë, “më fal vëlla” dhe tjetri thotë të njëjtën gjë. Pastaj ju të dy thoni: “Perëndia fal dhe unë fal”. Pastaj bëni një  metani të plotë me kokën në dysheme ndaj njëri-tjetrit për të shfaqur përulësinë. Pastaj çohuni dhe bëjeni përsëri. Kishim pasur rreth 30 persona në kishë dje, e kështu bëmë shumë metani. Jo të gjithë e bënë, ata që kanë probleme me kurrizin nuk e bënë por shumica po. Sot në mëngjes më dhembnin këmbët aq shumë saqë e kisha të vështirë të ngrihesha nga shtrati. Kam zgjedhur një fjalë për të përshkruar mëngjesin e të hënës, për dhimbjet e orthodhoksëve besnikë, pas Mbrëmësores së Faljes: prostralgia. 

Ju e ndieni në trupin tuaj, që është ashtu si duhet të jetë. Në historinë e mrekullueshme të Tom Holandit Dominion, kam mësuar për një thënie të gdhendur në Abacinë e Shën Dhionisit në Paris. Ёshtë një thënie e ava Sugerit, që mbikëqyri ndërtimin e kishës së parë gotike: “mendja e ngathët ngrihet te e vërteta nëpërmjet asaj që është materiale. Edhe kjo është për çfarë është Kreshma: t’ua nënshtrosh trupat tanë rigoroziteteve asketike për hir të mprehjes së mendjeve tona që janë bërë të pandjeshme ndaj realitetit të Perëndisë.

Ne kemi tërhequr gjithnjë e më shumë të rinj në shërbesat tona. Dje pas liturgjisë së mëngjesit, unë u prezantova përpara një çifti të ri dhe i pyeta se ç\i solli ata si vizitorë në Kishën Orthodhokse. Ai tha se ishte rritur në kishë jo-denominacionale dhe e kishte praktikuar besimin në një kishë jo-denominacionale, por “ti arrin në atë pikën ku bën pyetjen “a është kjo gjithçka?”. Kjo është diçka e zakonshme në mes të kërkuesve orthodhoksë, sidomos të rinjve. Ata mërziten ose së paku nuk kënaqen nga deizmi moralist terapeutik në kishat e tyre. Unë nuk e di  se në cilën kishë merr pjesë ky i ri, por supozimi im është që është konservator në teologjinë e mësimin moral, por kjo s’mjafton për të. Disi, ai dëshiron më shumë.

Ndonëse nuk e kupton ende, ai dëshiron fort prostralgia. E shohim këtë më shumë me kërkuesit e rinj më së shumti meshkuj. Ata u përgjigjen një forme të krishterimit që u kërkon të bëjnë më shumë se të ulen qetësisht dhe të mendojnë apo të menaxhojnë emocionet e tyre. Por krishterimi orthodhoks nuk është thjesht një seri ushtrimesh asketike. Nëse dëshiron të kesh muskuj të fortë, shko në palestër. Nëse do që të ndryshosh dietën, nuk ke nevojë për kishën për diçka të tillë. Siç e thekson pasazhi i mësipërm nga faqja e OCA-së, agjërimi dhe (metanitë) nuk janë qëllime në vetvete, por janë shpirtërisht efektive vetëm kur përjetohen nga adhuruesi si një mënyrë për te Perëndia. Megjithatë është interesante sesi rreptësia e agjërimit të Kreshmëve  arrijnë të mprehin një mendje të ngathët.  

Sonte nisin lutjet e Kanonit të Shën Andreas së Kretës, shërbesës penduese prej katër mbrëmjesh që përfshijnë shumë metani. Ja një shpjegim i asaj për të cilën bën fjalë Kanoni. Ёshtë një dialog midis shenjtorit të shekullit të tetë dhe shpirtit të tij:

Kanoni i Madh është shkruar nga një njeri i shenjtë për të mësuar mënyrën e duhur të jetesës. Ne nuk mund të përfitojmë prej tij pa e bërë një përparësi për të qëndruar në lutje, në kishë dhe për ta dëgjuar atë me një dëshirë të madhe e pritje të hirit të Perëndisë për të na mësuar dhe shëruar. Theologjia jonë është mbi të gjitha e përjetuar dhe e lutur dhe jo vetëm e “studiuar”.

Ja Kanoni i Madh  i plotë, i zbërthyer në atë që psal kori dhe bashkësia në lutje për secilën prej 4 mbrëmjeve. Këtu kemi për shembull Odën e dytë që do të këndohet sonte:  

Dëgjo o qiell dhe do të flas, do të këndoj për Krishtin, i Cili nga Virgjëresha mori mish për të banuar me ne. Ki mëshirë për mua o Perëndi, ki mëshirë për mua.

Dëgjo o qiell dhe do të flas. O tokë, dëgjoje britmat e atij që kthehet te Perëndia dhe këndon lavdërimet e Tij.

Vështromë në mëshirën Tënde, o Perëndi e Shpëtimtar i dhembshur dhe pranoma rrëfimin tim të zjarrtë.

Unë kam mëkatuar më shumë se të gjithë, vetëm unë kam mëkatuar kundër Teje o Perëndia Shpëtimtari im, por ki dhembshuri për mua krijesën Tënde.

Përmes dashurisë për kënaqësitë forma ime është deformuar dhe bukuria e qenies sime të brendshme është prishur.

O i dhembshur, ashtu siç shpëtove Petron kur po fundosej, më jep edhe mua dorën sepse rrethohem nga një stuhi ligësie.

O Shpëtimtar, unë e kam ndotur rrobën e mishit dhe çfarë ke modeluar në mua sipas shëmbëllimit Tënd.

Me pasione kam errësuar bukurinë e shpirtit tim dhe ke lejuar tërë qenien time të brendshme që të bëhet baltë.

Unë jam lakuriq, pasi e kam shqyer rrobën që e modeloi Krijuesi im për mua në fillim.

Unë jam i turpëruar, sepse gjarpri më mashtroi dhe rroba ime është e grisur.

O i Dhembshur, si prostituta që të vajosi këmbët edhe unë të ofroj lotët e mi. Ki mëshirë për mua o Shpëtimtar.

Unë jam lakuriq dhe i turpëruar sepse bukuria e pemës që pashë në mes të kopshtit më mashtroi.

Demonët kanë çarë plagë të thella pasionesh në shpinë; rebelimi i tyre e ka bërë si një fushë të pluguar.

Lavdi Atit, dhe Birit dhe Frymës së Shenjtë.

O Perëndi i gjithçkaje, të këndoj si Perëndisë së vetëm në tre Persona, Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

O Hyjlindëse e Shenjtë Virgjëreshë, që nderohesh kudo, lutu fort që të shpëtohemi.

Ja Lutja e Shën Efrem Sirianit, që thuhet shumë herë në Kishën Orthodhokse gjatë Kreshmëve. Çdo recitim kërkon tri metani të plota për ata që janë në gjendje t’i bëjnë:

Zot dhe Mjeshter i jetes sime, mos me jep fryme pertese, kureshtjeje, lavdidashjeje dhe kotesie.

Po falme fryme urtesie, perulesie, durimi, dhe dashurie.

Vleresome o Zot dhe Mbret, t'i shikoj fajet e mia dhe te mos gjykoj tim-vella. Se i bekuar je ne jete te jeteve Amin.

Kjo është çfarë do të thotë të lutesh me tërë tripin e e jo vetëm me mendjen apo gojën tënde. Nuk është e lehtë! Por pasi e ke bërë, nuk e imagjinon dot që të mos ta bësh. Nëse je kureshtar, gjej një famulli lokale orthodhokse dhe shko në shërbesa një mbrëmje të kësaj jave për psaltjen e Kanonit, që siç thashë, daton në shekullin e tetë. Ёshtë një përvojë e besimit të krishterë që është i huaj për Amerikën moderne, në mënyrën më të mirë.

Përditësim nga mikesha ime, shkrimtarja orthodhokse Frederika Metju Grin: 

Unë doja t’ju kërkoja nëse do të shtonit një shënim këtij postimi duke treguar për librin tim për Kanonin, First Fruits of Prayer: A Forty-Day Journey Through the Canon of St. Andrew (frytat e para të lutjes: një udhëtim prej dyzetë ditësh nëpër Kanonin e Shën Andresë. Unë e ndava atë në 40 lexime dhe çdo ditë ka një komentuar që i plotëson të gjitha shkrimet që përfshin Shën Andrea në lutjet e tij, një vështrim ndaj asaj që ai don të thotë dhe më pas disa pyetje për ditën ose një përsiatje ose reflektim. Këtë vit është e re dalja më e fundit e librit në audio.

https://www.amazon.com/First-Fruits-Prayer-Forty-Day-Journal/dp/155725611X/ref=sr_1_1?keywords=first+fruits+of+prayer&qid=1583242716&s=books&sr=1-1

Audio:

https://www.audible.com/pd/B084GBVYPV/?source_code=AUDFPWS0223189MWT-BK-ACX0-181049&ref=acx_bty_BK_ACX0_181049_rh_us

Ju mund t’u kujtoni lexuesve të Kanonit të Madh kur kthehet në javën e pestë të Kreshmës, kur ne e bëjmë të tërën si një lutje të gjatë. E gjatë dhe fizikisht e lodhshme. Ёshtë çfarë të rinjtë kërkojnë dhe mendoj që të gjithë e bëjnë të enjten e javës së pestë, që do të jetë më 2 prill.

  • Shqip
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Portuguese, International
  • Русский
  • Español