8 frymërat e liga: duhet t’i njohim që t’i mposhtim

Oshënar Nili e ka përpiluar këtë këshillë për murgjër dhe prandaj jo të gjithë ato janë të zbatueshme në jetën e botës. Por le të shohim se çfarë mund të marrim prej tyre për dobinë tonë.

26 nëntori është një datë e shënuar për shumë prej nesh meqë këtë ditë Kisha Orthodhokse kremton Shën Joan Gojëartin. Por një ditë më parë, më 25 nëntor, kalendari i Kishës shënon përkujtimin e nxënësit të tij, Shën Nilin, Kreshmonjësin e Sinait, vepra e të cilit “Mbi Tetë frymërat e liga” është përfshirë në  përmbledhjen e famshme asketike të quajtur "Filokalia". Do të bëhet një subjekt i veçantë i vëmendjes sonë.  

Shtate mekatet e vdekshme dhe kater gjerat e fundit, Hieronim Bosch, fragment: grykesia. Madrid, Foto nga Muzeu Prado : wikipedia.org


Por ne nuk duhet të presim që do të na zbulojë ndonjë njohje të fshehtë rreth forcave demoniake që deri tani kanë qenë të panjohura për ne. Ne nuk po u drejtohemi okultistëve për të marrë informacion por një asketi që ka jetuar me të birin për dyzetë vjet në një shpellë afër Malit Sinai. Mendoj se titulli i veprës së Shën Nilit do të tërheqë interesin e shumë admiruesve të gjërave misterioze por faktikisht do të gjejmë në të vetëm një denoncim të pasioneve tona dhe këshilla “monotone” mbi mënyrën sesi t’i luftojmë ato.

Në përgjithësi, letërsia asketike është e vështirë për t’u përvetësuar sepse jeta jonë shpirtërore është e varfër dhe e ngurtë. Ne dëshirojmë përshtypje e jo punë të përditshme të vështirë.

Oshënar Nili i quan tetë pasionet kryesore frymëra të liga, nga njëra anë duke theksuar esencën e tyre shkatërruese e nga ana tjetër, duke treguar se demonët kanë specializimin e tyre, nëse mund të shprehemi kështu në tundimin e njerëzve. Prandaj, beteja me pasionet nuk është vetëm kundërshtim i prirjeve mëkatare por gjithashtu i frymërave të liga, demonëve që veprojnë përmes tyre.

Grykësia

Ne na nevojitet ushqim për të ruajtur funksionet jetike të trupit tonë. Por në të njëjtën kohë ai është edhe burimi kryesor i tundimit. Në fillimin e udhëzimeve të tij, Asket Nili  bën një analogji midis zjarrit dhe barkut, druve të zjarrit dhe ushqimit. “Ashtu si një flakë e madhe ndizet nga numër i madh të druve të zjarrit, po ashtu një sasi e madhe ushqimi ushqen lakminë” shkruan ai. Prandaj agjërimi duhet të fillojë jo aq shumë me kufizimin e ushqimit por me kufizimin e sasisë së tyre.  

Kjo e vërtetë e zakonshme që është e njohur për të gjithë ne, neglizhohet. Shpesh jam ndeshur me faktin që agjërimi kthehet në diçka ligjore, ndërkohë që nuk shkakton keqardhje te njerëzit. Në fund të fundit, ju mund ta mbushni barkun tuaj me ushqime të thata, që e bën të vështirë të marrësh frymë, ju mund ta përkëdhelni vazhdimisht veten me peshk të shijshëm dhe produkte deti të shijshme. Formalisht, me një qëndrim të tillë, kreshma nuk thyhet, sepse dikush nuk ka asgjë brenda dhe nuk heq dorë nga asgjë.

Unë besoj sinqerisht se është më mirë të hash një copë pule të zier me bukë e të pish një gotë kefiri gjatë kreshmës sesa të hash karkaleca, salmon , troftë dhe produkte deti të tjera të shtrenjta. Por shumë njerëz sot nuk mund të përballojnë të blejnë ushqime të përpunuara me kanaçe, ndërsa qumështi me kuti kartoni ose djathi i shtëpisë është i disponueshëm për shumë veta. Cili është qëllimi për të ngrënë formalisht ushqim kreshmor, nëse siç shkruan Asketi Nili na e ndez barkun?

“Nëse i dorëzohesh dëshirës për të ngopur barkun” vijon ai “atëherë asgjë nuk do të jetë e mjaftueshme për të kënaqur dëshirën e fortë pasi grykësia është një zjarr që djeg një lëndë të djegshme dhe kërkon gjithnjë diçka të re".

Por një bark i ngopur është burim mendimesh mëkatare dhe ëndërrimesh me sy hapur, ndërsa privimi i nevojave natyrore zgjon mendimin e vdekjes së afërt dhe të gjitha pasojave që rrjedhin prej saj.

Kurvëria

Kurvëria është një fëmijë e grykësisë. “Mekanika” e pasionit është shumë e thjeshtë këtu. Ngopësia e zhyt dikë në mendime mëkatare, mendja shpartallohet dhe është në një gjendje aq të papërmbajtur ose shfrenuar saqë bie nën ndikimin e pasionit të kurvërisë, meqë nuk është në gjendje që t’i kundërshtojë.

"Kurvëria e merr si aleate gopësinë” shkruan Nili i Nderuar dhe “bëhet një nga kundërshtarët e mendjes dhe lufton kundër saj deri në fund së bashku me armiqtë e saj”. Prandaj është dëshira natyrore e të krishterëve për të shmangur çdo festim gjatë kreshmës sepse personat e seksit të kundërt do të jenë patjetër të pranishëm dhe ky është një burim rreziku: “ai që e mbron veten nga këto shigjeta nuk shkon në takime me shumë njerëz dhe nuk endet i shkujdesur në festime. Sepse është më mirë që rrish qetë në shtëpi dhe të lutesh sesa duke menduar që të nderosh festën, të bëhesh një pre e armiqve”.

Po ashtu Nili jep shumë këshilla (para së gjithash në veçanti për burrat duke qenë vetë burrë) në lidhje me qëndrimin e duhur ndaj gruas. Ai thekson se nuk duhet dhënë asnjë arsye për të biseduar me to e as dhe një shikim, meqenëse "demoni i paturpësisë e sulmon menjëherë një  luftëtar asket të zellshëm, duke e bombarduar atë papritur me shigjetat e epshit”.

Argjenddashja

Ashtu si apostulli Pavël (1 Tim. 6, 10), Oshënar Nili e quan argjenddashjen rrënjën e çdo ligësie dhe prandaj shkruan: “pa e shkulur paranë nga shpirti, duke i prerë pasionet e tjera nuk do të mund t’ia dalim mbanë, meqenëse ato do të rriten përsëri si degë të reja në një pemë të vjetër”.

Oshënar Nili e përpiloi këshillën e tij për murgjërit dhe prandaj jo të gjitha ato zbatohen në jetën e kësaj bote, por le të shohim se çfarë mund të përfitojmë. Ne nuk mund të jetojmë pa fituar para. Shenjtori thotë se është më mirë që të jesh i lirë nga çdo e ardhur materiale duke e shpenzuar për bamirësi sepse "ai që fiton shumë para mbërthehet në kurthin e përkujdesjeve”. Duke jetuar në botë ne përfshihemi edhe në përkujdesje por le të jenë ato jo për ne por për të dashurit e të afërmit tanë. Për të luftuar dashurinë për para është e nevojshme të shpenzosh sa më pak për veten, sidomos për gjëra që janë të panevojshme, por që sjellin kënaqësi afatshkurtëra.

Zemërimi

Sa shpesh dështojmë që të përballemi me zemërimin  dhe irritimin? Kur gjithçka zien nga brenda, është shumë e vështirë ta ndalosh këtë proces. Asketi Nil kishte një dallim të mrekullueshëm ndaj këtij pasioni: “përgatitu që të jesh i butë dhe t’i duash keqtrajtimin: të butë me njerëzit dhe të dashur me armiqtë tanë; sepse ky është përdorimi i natyrshëm i zemërimit për të kundërshtuar gjarprin e lashtë me armiqësi”. Rezulton që lufta me zemërimin duhet të ndërtohet mbi aftësinë për ta ridrejtuar atë ndaj armikut të njerëzimit. Zemërimi është një ndjenjë e fuqishme, përdorimi i të cilit mund të kontribuojë madje në forcimin e asketicizmit të dikujt.

Hidhërimi

Ky pasion shpesh shkaktohet pikërisht nga zemërimi: “Hidhërimi është dëshpërimi i shpirtit dhe është pasojë e mendimeve zemërake sepse zemërimi kërkon hakmarrje dhe mos marrja e hakmarrjes pjell hidhërim”. Po ashtu trishtimi ngrihet me dashurinë dhe lidhjen ndaj botës materiale. Nga njëra anë ne e kuptojmë fare mirë se gjithçka në këtë botë është i nënshtrohet kalbëzimit, shkatërrimit e vdekjes por nga ana tjetër ne duam diçka më shumë, të jetojmë sa më mirë, të shijojmë ushqime të shijshme, të flemë më shumë etj etj. Këtu futet hidhërimi. Kur përpiqemi vazhdimisht për më shumë, ne na vjen keq që kemi humbur.

Nëse Krishti bëhet një burim gëzimi për ne, atëherë hidhërimi do ta humbasë fuqinë dhe ndikimin e saj. Por kjo mund të arrihet në mënyra që janë të mirënjohura, mjafton që të bëjmë çmos që puna juaj të mos dobësohet, Ndoshta aftësitë tona janë të dobëta dhe të kufizuara por kjo është diçka.  

“Jini mirënjohës në pikëllimet tuaja, sepse nëpërmjet tyre ndihet më dukshëm hiri i ndërmjetësimit. Prandaj me anë të mirënjohjes, largimi i hidhërimit prej pikëllimeve që ju kanë goditur  ju nuk do ta errësoni bukurinë e shkëlqyeshme të të kënaqurit e guximshëm” thotë përmbledhtas Shën Nili.  

Dëshpërimi

Dëshpërimi është “rraskapitja e shpirtit”. Kur forcat e brendshme harxhohen për gjërat mëkatare, shpirti nuk e duron më morinë e tundimeve që kanë rënë mbi të dhe bie në dëshpërim. Dhe në atë gjendje nuk ka frymëzim, nuk ka nxitje, por vetëm perceptimin se kjo nuk është më e mundur, se duhet të dalësh nga kjo “gropë”. Prandaj ai jep këtë këshillë

"Durimi të shëron nga dëshpërimi dhe të bësh detyrën e duhur (pavarësisht nga mungesa e dëshirës) me tërë vetëdetyrim nga frika e Perëndisë.

Durimi: ndoshta i thjeshtë, banal, por durimi i fortë është mjeti kryesor në luftën kundër dëshpërimit dhe pa atë ky pasion nuk mund të mposhtet.  

Fodullëku ose kotësia

Fodullëku shkatërron kuptimin e çdo pune dhe e kthen asketin në një “punëtor të lirë” i cili nuk do të marrë asnjë shpërblim. “Asbtenimi i një njeriu fodull është si tymi nga furra; të dyja shpërndahen në ajër, shkruan  Nili i Shenjtë. Për t’i rezistuar këtij pasioni, është e nevojshme të largosh nga mendja çdo mendim të lavdërimit njerëzor. Demonët do të kthehen dhe prandaj në këtë rast ju duhet të përpiqeni të shikoni gabimet në atë për të cilën keni punuar.

Nili i Shenjtë na kujton se me anë të veprave asketike dikush lartësohet dhe mund të marrë madje fuqi nga demonët për punë edhe më të mëdha, por duke e rënduar më shumë pozitën e dikujt. Prandaj ju duhet të jini mjaft të suksesshëm me fudullëkun.

Krenaria  

Nili i Shenjtë e quan krenarinë "një tumor të shpirtit, mbushur me gjak të prishur” dhe tregon se kryeengjëlli ra nga qielli për shkak të krenarisë dhe me përulësi ngrihet njeriu për në qiell.

Mua më duket se imazhet dhe qortimet me të cilat është e mbushur e tërë literatura asketike në përgjithësi janë jashtëzakonisht të rëndësishme. “Shikoni natyrën tuaj, që jeni hi e dhe e shumë shpjet do të ktheheni në pluhur; tani jeni plot dinjitet dhe pas pak do të jeni një krimb. Pse ta ngrini kokën kur shpejt do të kalbet?” shkruan Nili i Shenjtë. Këto nuk janë thjesht fjalë, ju duhet t’i ndieni ato dhe të identifikoheni me atë krimb. Ky krimb i vogël nuk ka asgjë për të cilën të mund të krenohet.

Gjithashtu, krenaria kundërshtohet nga kujtesa e mëkateve të mëparshme, pavarësisht nga ato për të cilët jemi penduar. Ҫdo relaksim, dhe mendimi se i kemi mposhtur disa mëkate, jo vetëm që do ta kthejë atë në shpirtin tonë por do ta “spërkasë” me krenari.

*   *   *

Shpresoj që këto shënime të vogla do të mundësojnë gjallërimin e jetës shpirtërore, pavarësisht nga ndonjë vepër e vogël asketicizmi. Dhe unë do të doja që të mos ta perceptonim literaturën asketike si të mërzitshme, por të gjejmë për çdo herë në të një zgjidhje ndaj problemeve tona shpirtërore. Na ndihmoftë Nili i Shenjtë, kujtimin e të cilit kremtuam në këto përpjekje!