"Kjo është një epokë mashtrimi. Shumë gënjeshtra, shumë rrëmujë, shumë largësi nga e vërteta e Perëndisë [...] do të ketë armiqësi, armiqësi të hapur ndaj besimit të krishterë. Po e shikojmë këtë tashmë [...]"
At Spiridhon Beili: Shumë të krishterë në vende të civilizuara po zbulojnë se besimi i tyre i krishterë po sulmohet dhe po shqetësohen për të ardhmen. Vende si Kalifornia dhe Kanadaja, dhe gjithashtu edhe Australia. Ka njerëz kudo nëpër botë që po provojnë vuajtje dhe përndjekje të mëdha.
Ne lexojmë për të krishterët sot të cilët po ekzekutohen në Afganistan, që po i merren pronat në Pakistan, që burgosen në Kinë dhe në Korenë e Veriut, që nuk u lejohet të adhurojnë në shumë vende islamike. Dhe këtu në perëndim, ka një ndryshim. Po dallojmë ndryshim kulturor rreth nesh.
Kjo do të thotë se, po bëhen më armiqësorë ndaj besimit të krishterë dhe vlerave tradicionale të krishterimit, shumë njerëz po thonë se janë kërcënuar të humbin punët, sepse i përmbahen të vërtetave të krishtera, dhe nuk kanë mundësi të shprehin besimin e tyre. Nuk është asgjë e re. Martirizimi i krishterë nisi sigurisht me Shën Stefanin. Shën Stefani, dhjakoni i parë dhe martiri i parë, i cili filloi historinë e martirizimit të krishterë që ka zgjatur për shekuj. Na është thënë se kur Shën Stefani u përball me këshillin e akuzuesve, ngriti sytë lart në qiell dhe vështroi lavdinë e Perëndisë.
Ai pa Krishtin të ulur në krahun e djathtë të Atit. Ishte tepër i mbushur me Shpirtin e Shenjtë. Ai pa mbretërinë e Perëndisë, dhe akuzuesit e panë fytyrën e tij si të shihnin një engjëll. Jisui na thotë se janë të bekuar ata me zemër të pastër sepse do të shohin Perëndinë – aq e madhe ishte pastërtia e Shën Stefanit, dhe duke parë fytyrën e tij, pastërtinë e tij, akuzuesit prapë arritën ta dënonin, ta zvarrisnin tutje dhe ta vrisnin.
Fryma e epokës në të cilën ne jetojmë është fryma e kundërshtimit të Krishtit, dhe një zemër që ka refuzuar Krishtin shkon gjithmonë e më larg së vërtetës, gjithnjë e më larg nga bukuria dhe mirësia. Bëhet e pamundur të shohësh të vërtetën dhe të ndjesh dhembshuri, dashuri dhe falje.
Martirizimi i Shën Stefanit ishte fitore, një fitore e Hirit të Perëndisë mbi konfliktin dhe dhunën e kësaj bote, mbi çdo gjë të kësaj bote, mbi fuqinë e kësaj bote. Çdo dëshmor është një shfaqje e shpresës dhe besimit te Perëndia. Dhe ne thirremi ta vendosim besimin tonë tek hiri i Perëndisë dhe fitorja e Tij mbi gjithçka në këtë botë.
Shën Stefani është vërtetë shembull, një shembull për secilin prej nesh. Dhe ne duhet, duhet të vendosim në kontekst të gjitha vuajtjet dhe konfliktet tona. Ka njerëz që po humbin jetët ashtu siç ka ndodhur gjithmonë. Dhe për shumë prej nesh, ende nuk ka arritur në këtë pikë. Kjo mund të mos të jetë shumë larg. Por tani ne përballemi me konflikte të përditshme, vështirësi, vuajtje, akuza.
Shën Stefani është shembull sepse ai na mëson se si të përballemi me këto konflikte, këto përndjekje. Duhet të shikojmë Krishtin. Duhet të shikojmë lavdinë e Perëndisë me largpamësi, edhe përballë përndjekjeve dhe akuzimeve. Ta drejtojmë shikimin nga Perëndia dhe ta mbajmë aty. Le t’i lemë akuzuesit të shohin dhembshurinë dhe mëshirën, dhe të themi me guxim, engjëllin, fytyrën e engjëllit tek ne.
Le të jetë Shën Stefani shembulli ynë në këtë kohë, kur shumë njerëz po shqetësohen shumë. Shumë ankth dhe pasiguri për ngjarjet e botës. Çfarë mban e ardhmja për ne tani dhe për fëmijët tanë, familjet tona. Duhet të përgatitemi, duhet të përgatisim veten për atë që do të vijë.
Edhe nëse do të jetë martirizim në këtë lloj përndjekjeje. Por si duhet ta bëjmë këtë? Si do ta përgatisim veten? Në fillim duhet ta pranojmë se jemi brez i dobët. Nuk jemi si heronjtë dhe shenjtorët e së kaluarës. Kaq i madh është mashtrimi në ditët tona. Kultura jonë, madje edhe njerëzia jonë po shpërfytyrohet.
Kaq e shpërfytyruar saqë nuk po arrijmë të dallojmë se sa shumë mbrapa jemi në krahasim me të krishterët e së kaluarës. Pra le të mos provojmë të bëjmë gjëra asketike. Thjesht le ta jetojmë besimin tonë të krishterë. Kjo është thirrje për këtë gjeneratë dhe do të jetë e mjaftueshme. Do të jetë e mjaftueshme nëse do të jetojmë vërtetë një jetë të krishterë, pasi kjo do të jetë mjaft e vështirë për ne këto ditë.
Le të përpiqemi të pendohemi për mëkatet tona, të shkojmë në kishë, të marrim Kungimin e Shenjtë, të rrëfehemi. Le të përpiqemi të falim njëri-tjetrin. Të kemi dashuri në zemrat tona. Dhe kur të shohim zemërim apo urrejtje dhe gjithë këto pasione, le të kthehemi te Perëndia, le të pendohemi dhe të çrrënjosim këto mëkate. Kjo është thirrja jonë, të jetojmë thjeshtësinë e Ungjillit.
Në këtë periudhë. Është tepër e thjeshtë për ne të mashtrohemi, të biem në mashtrim. Kjo është një epokë mashtrimi. Kaq shumë gënjeshtra, rrëmujë dhe konfuzion, kaq shumë largësi nga e vërteta e Perëndisë. Gjithmonë mbaj mend gjërat e kësaj bote, një moment, jetët tona janë si kapsallitje e syrit, vuajtjet, dhimbjet, vështirësitë që na hedh kjo botë, gjërat që Zoti lejon që ne të durojmë, kaq të shkurtra.
Si Shën Stefani, le të mbajmë shikimin drejt gjërave të përjetshme, mbretërisë së Perëndisë dhe lavdisë së Tij. Dhe nëse mund ta gjejmë forcën për të jetuar një jetë të thjeshtë të krishterë, jetën e Ungjillit, do të gjejmë tek Shpirti i Shenjtë shpresë, shpresë që do të na sjellë paqe. Dhe kjo paqe e Krishtit është diçka që duhet mbrojtur, duhet mbajtur si një gjë e çmuar. Ushqeje me një jetë të thjeshtë të krishterë.
Po jetojmë në një botë ku, në mënyrë të shpejtë, gjithnjë duke u rritur, gjërat që ne besojmë do të quhen të çuditshme, do të ketë armiqësi të hapur ndaj besimit të krishterë. Po e shohim tashmë, gjërat në shkollat në Kaliforni. Gjërat që qeveria dhe qeveria vendase po vendosin në kishat në Kaliforni dhe Kanada.
Këto po ndodhin tani, por mos kini frikë. Le të mos humbim paqen. Le të mos kemi frikë. Krishti është me ne. Krishti është Fitimtari në gjithçka, Ai ka mundur vdekjen. Ai ka mposhtur djallin. Ai është ngjallur. Njerëzia jonë është ngjallur me të dhe do të ngjallemi përsëri. Gjykimi po vjen. Le të përgatitemi për këtë gjykim.
Le t’i druhemi gjykimit të Perëndisë, jo gjërave, kohës, apo gjërave të tanishme të botës. Dhe kështu, si Shën Stefani, çfarëdo të thonë akuzuesit tanë, çfarëdo të sjellë përndjekja, do të gjejmë vërtetë paqe duke drejtuar shikimin nga mbretëria e Perëndisë.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.