Episkopi më i lartë rus e fshikullon “certifikatën e ligë dhe mëkatare të vaksinimit dhe bën thirrje për rezistencë aktive

Episkop Profiri, avai i manastirit të Solovetskit, ka qenë një zë i fuqishëm në kishën Ruse kundër vaksinave dhe pasaportës së vaksinimit, të cilat në Rusi referohen si "Kodet QR".

Javën e kaluar, Patriarku Kirilli, kreu i kishës ruse bëri një deklaratë të gjatë publike që shpallte qëndrimin e kishës sipas të cilit vaksinimi duhet të jetë i vullnetshëm, nuk duhet të detyrohet kurrë me forcë dhe që kodet QR cenojnë të drejtat e njeriut, në një fitore të madhe për lëvizjen anti-vax në Rusi. Ja një përmbledhje e shkëlqyeshme e deklaratës së tij.      

Deklarata e patriarkut u kërkua që t’u lexohej të gjitha kishave në mbarë Rusinë në fund të shërbesës së të dielës në mëngjes. Episkop Porfiri e bëri këtë dhe pastaj vijoi duke i nxitur rusët që t’i rezistojnë vaksinës dhe pasaportave të vaksinës si të këqija e të papranueshme mbi baza morale dhe ligjore.

Para së gjithash, duhet të kuptosh personalisht se kodet QR janë një ndryshim në tërë sistemin, se është diçka e papranueshme për një qytetar dhe për një të krishterë. I krishteri duhet ta konsiderojë çdo përdorim të këtij sistemi në jetën e tij si një fenomen mëkatar dhe nuk duhet ta lejojë që të përdoret.

Si një qytetar ai duhet që të rebelojë në çdo mënyrë kundër vendosjes dhe adoptimit të këtij sistemi në jetë. Ka pasur një fazë diskutimesh mbi të gjitha këto fatura. Qytetarët shprehën qëndrimin e tyre negativ ndaj futjes së gjerë të këtyre kodeve QR. Në të njëjtën kohë në jetën praktike ne disa herë ndeshemi me faktin se ato ka kohë që janë përdorur. Përdorimi i tyre është ilegal, jo i bazuar në ligj por thjesht vendimi i disa autoriteteve për t’i vënë seriozisht në praktikë. Ҫfarë duhet të bëjmë në këtë rast?

Ёshtë e qartë se është e nevojshme që të shmangim çdo rast të ri të përdorimit të këtij sistemi sepse nëse e paraqesim këtë kod QR atëherë kjo do të thotë se me këtë veprim ne pajtohemi me një sistem që është i papranueshëm dhe jo në përputhje me perceptimin e krishterë ose civil. Prandaj është e nevojshme që të shmangen të gjitha ato vende ku kërkohet dhe kushtet në të cilat kërkohet ta paraqesësh këtë kos QR. Dhe nëse është e nevojshme që të hysh në këto vende, qoftë në një qendër tregtare ose ndonjë vend tjetër ku mblidhen njerëz, është e nevojshme që të përforcohet e drejta për të qenë në ato vende ose për të marrë shërbimet korresponduese pa e paraqitur këtë shenjë të ligë.

Ne gjithashtu duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Në Tatarstan në një mënyrë të tillë ilegale u futën kode në transport. Por njerëzit që përdorën rrjetet sociale vendosën një tjetër sistem alternativ. Kur shoferët filluan të merrnin në makinë persona që nuk pajtohen me këtë sistem dhe shfaqën kështu solidaritetin e tyre ishin në gjendje që të rezistonin në këtë mënyrë. Në përgjithësi, ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë dhe të mbështesim njëri-tjetrin, duke kundërshtuar diçka që duket e pashmangshme.

Ju jeni në dijeni për dekretin më të fundit të guvernatorit për vizitën në ishujt Solovetsky. Një nga kushtet mund të jetë prezantimi i një kodi QR. Ne gjithashtu duhet t’i kundërvihemi kësaj duke shprehur mendimet tona publikisht dhe nëpërmjet përfaqësuese që janë në anën tonë. Kjo është të përdorësh të gjitha të drejtat tona civile, e të drejtat elektorale, sepse zbatimi i rregullave të tilla bie ndesh me vullnetin tonë. Ne duhet të përpiqemi me çdo mjet ligjor për ta shfuqizuar këtë rregull.

Perëndia na ndihmoftë në këto rrethana të vështira që të jemi të krishterë e qytetarë të denjë dhe si kurrë më parë të mësojmë se zbatimi i ligjit në vend nuk është aq shumë i bazuar në punën e agjencive të zbatimit të ligjit. Ata nuk mund të bëjnë asgjë nëse qytetarët do të qëndrojnë me vetëdije për ligjin (Kushtetutën) që kanë formuluar, që është pranuar në shoqërinë e tyre shtetërore dhe me të cilën ata pajtohen. Ligji zbatohet në një shoqëri për aq sa çdo qytetar në vendin e vet ngrihet për të dhe lirinë e vullnetit civil. Ne duhet të ngrihemi për ligjin dhe mbi të gjitha ligji bazë i shoqërisë që është Kushtetuta jonë. Ne duhet ta studiojmë atë dhe duhet të bëhemi qytetarë të ndërgjegjshëm, pra të ngrihemi për të drejtat dhe liritë që janë përfshirë në Kushtetutën tonë, që është me frymë të krishterë.

Ne duhet ta përdorim këtë trashëgimi të mrekullueshme ligjërisht dhe shpirtërisht që kemi marrë dhe të bëjmë çdo përpjekje për t’u siguruar që të ata që do të jetojnë pas nesh, fëmijët tanë nuk duhet të jetojnë në një shoqëri barbarizmi absolut dhe anarkie absolute, kur njeriu, personaliteti e dinjiteti i tij do të reduktohej në hiç, nëse këto të drejta dhe liri themelore do të shfuqizoheshin, eliminoheshin dhe çrrënjoseshin.

Pushime të lumtura për të gjithë dhe ndihma e Perëndisë në punë dhe në jetë.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español