Homoseksualët përndjekin të krishterët në Amerikë – a mendoni se rreziku është afër?

"Pastorët do të arrestohen dhe do të burgosen, do të nxirren me forcë nga kishat tuaja. Fëmijët tuaj do të nxirren me forcë nga shtëpitë tuaja. Nëse e ul kokën dhe dorëzohesh, e vendos se nuk do të ankohesh për të, atëherë qeveria do të fillojë të mësojë me forcë të vegjlit tuaj — fëmijët tuaj e nipërit tuaj, mbi udhët e demonëve dhe të pederastëve”.

Shënimi i redaktorit: Në 2015, lëvizja homoseksuale arriti një stad të rëndësishëm në SHBA. Gjykata e Lartë vendosi që “martesat” homoseksuale duhet të kryhen në 50 shtete.

Disa të krishterë mbledhin supet dhe thonë: "Kjo s’ka të bëjë me mua”. Kurse disa të krishterë të tjerë hulumtuan për historinë e lëvizjes së LGBT në vende të tjera, dhe zbuluan se legalizimi pasohet gjithnjë nga përndjekja e të krishterëve e sponsorizuar nga qeveria. Konsideroni kryeveprën e At. Josia Trenhamit: A Black Day — Supreme Folly From The Supremes.

Menjëherë pasi Gjykata e Lartë shpalli vendimin e tyre për të mandatar mbështetjen e sodomisë në Amerikë, At. Joseph Gleason predikoi një homeli në një kishë të vogël orthodhokse në Ilinoisin jugor, duke i paralajmëruar të krishterët amerikanë të çfarë duhet pritur si pasojë. Për të ndihmuar në mbrojtjen e familjeve të krishtera nga përndjekjet e ardhshme në Amerikë, ai nisi grupin Moving to Russia group, që ka kaluar më shumë se 1,100 anëtarë dhe e nxiti faqen Russian Faith për të botuar artikujt për njerëzit anembanë botës që po Shpërngulen në Rusi Moving to Russia.

Siç është parashikuar, për ata në Amerikë që mbështesin martesën tradicionale, sa vjen e po bëhet më e vështirë për të krishterët që të birësojnë fëmijë dhe po krijohen rrethanat që të shtohet përndjekja e të krishterëve tradicionalë.

Çfarë mendoni? A është predikimi i mëposhtëm jashtë çdo kontakti me realitetin apo bën parashikime të arsyeshme? Gjatë tri viteve të kaluara, a është bërë Amerika një vend i sigurt për të edukuar një familje të krishterë? Apo është bërë shoqëria amerikane gjithnjë e më shumë armiqësore ndaj familjes tradicionale të krishterë? Ju lutem jepni opinionet tuaja në pjesën e komenteve më poshtë. Ne duam të dimë se çfarë mendoni.


A mendoni se po afrohet rreziku?

"Unë mendoj në fakt, se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne” [Romakëve 8:18]

Në emrin e Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Perëndia është Një.

Mijëra vite më parë, Sodoma ishte një qytet, ndërsa sot është një kontinent. Nga Kanadaja në Meksikë, dhe tani në Shtetet e Bashkuara, pranimi i Sodomës dhe bashkimeve të të njëjtës gjini është ligji i vendit.

Një vajzë po lavdëronte në internet vendimin më të fundit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së. Ajo ishte e kënaqur për shoqet e saj gej dhe përfitimet e të “drejtat” e reja që do të merrnin si rezultat i kësaj. Atyre që ishin të mërzitur me vendimin, ajo tha: “mos u shqetësoni. Merrni zemër. Kjo nuk do t’ju prekë fare”.

Kjo paraqitet si diçka krejt pozitive, që thjesht synon të shtojë disa përfitime të tjera një grupi të veçantë që është gjykuar padrejtësisht dhe lënë pas dore. Ata thonë se nuk po kërkojnë të krishterët, apo të kenë punë me ta ose me ata që mbrojnë martesën tradicionale, por duan të kenë thjesht hapësirën e tyre në shoqëri ku mund të jenë të lirë, të paktën kjo është historia që paraqesin.

Për aq sa Amerika ka derdhur paratë e veta dhe mediet e ushtrinë e saj për rikrijimin e çdo kombi në tokë sipas imazhit të saj, është interesante të vëresh se kjo lëvizje ndaj martesës sipas së njëjtës gjini ka qenë aktualisht e suksesshme në botë së pari në shumë prej vendeve të tjera. Në lidhje me këtë, vetë SHBA është shfaqur vonë në lojë. Martesat e të njëjtës gjini kanë qenë ligji i vendit për vite të tëra në Kanada, Meksikë, Francë, Brazil dhe në shumë vende të botës. Mund të jetë interesante të shikohesh disa prej gjërave që kanë ndodhur që atëherë në disa prej këtyre vendeve.

A ka nxitur lëvizja LGBT fjalën e lirë, barazinë e të drejtave për të gjithë, të drejtat e krishterëve ashtu homoseksualëve? Apo janë përmbushur frikërat e të krishterëve? A jemi ne njerëz që ndjellim frikë te të tjerët dhe jemi të paarsyeshëm? A jemi duke u larguar nga hija jonë apo ata po na ndjekin me të vërtetë? Le të shohim se çfarë ka ndodhur në disa vende të tjera këto vitet e fundit. E pastaj pyesni veten: “A mendoni se do të shpëtojmë këtu?”

Kanada

Në 2005, dhjetë vjet më parë, Bill Whatcott shpërndante fletushka që shpjegonin se homoseksualizmi është mëkat dhe është mëkat që një grua të bjerë në një shtrat me një grua ose një burrë me një tjetër sikur të ishin burrë e grua. Shkrimi është i qartë për këtë. Këtë ditë në 2005, ky njeri me emrin Bill në Kanada ishte shumë i qartë për këtë çështje dhe shpërndante fletushka.

Dhe e gjobiti me $17,500 gjykata e të drejtave të njeriut Saskatchewan për shpërndarjen e materialeve të cilësuara si “ndjellëse të urrejtjes” nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut.

Vendimi u apelua deri në Gjykatën e Lartë në Kanada dhe nuk ishte një vendim i ndarë, me rezultat të ngushtë, por sipas vendimit unanim të Gjykatës së Lartë kanadeze në 2013, “kryesorja është që të përcaktohet pasoja e mundshme e shprehjes ndaj audiencës duke pasur parasysh objektivat legjislative për të reduktuar ose eliminuar diskriminimin" vendosën ata. "Vështirësia e vendosjes së shkakësisë dhe seriozitetit të dëmit ndaj grupeve të dobëta e shfajëson imponimin e masave parandaluese që nuk kërkojnë prova të dëmit aktual”, thuhet në gjykimin.[1]

Sipas vendimit unanim të Gjykatës së Lartë kanadeze nuk ka ndonjë kërkesë për të provuar se kjo u shkakton dëm gejve dhe nuk ka kërkesë për të demonstruar ndonjë synim të ligë nga ana e personit që e shpërndan këtë literaturë. Vetë fakti që i fyen gejët është gjithçka që duhet për ta bërë ilegale dhe nuk ka kërkesë që ata të provojnë se mund të vijë ndonjë rezultat negativ për shkak të kësaj literature.[2]

Nëse shpërndan fletushka kundër martesave gej ose seksit homoseksual, do të gjobitesh me $17,500. Sipas vendimit unanim të Gjykatës së Lartë Kanadeze, dënimi financiar me $17,500 duhet të jepet ndaj tij dhe shpërfillja e një vendimi të gjykatës për të ndaluar përhapjen e fjalëve që përmbajnë urrejtje mund të çojë në përbuzjen e gjykatës. Nëse vazhdon të citojë Romakëve kapitulli 1, ai mund të rezultojë në përbuzjen e gjykatës dhe mund të futet në burg. Dhe kjo në veriun tonë, në Kanada. Shumë njerëz flasin anglisht atje. Nuk është larg shtëpisë.

Meksikë

Tani le të shkojmë në jug, në Meksikë.

Në dhjetor të 2012, Gjykata supreme e Meksikës vendosi se ndalimi i martesave homoseksuale ishte jokushtetuese. Disa muaj më pas, në mars 2013, gjykata supreme vendosi se fjalët kundër homoseksualëve nuk mbrohen. Citim i vendimit të Gjykatës Supreme Meksikane: "Në këtë kuptim, dhoma e parë vendosi që shprehjet homofobike ose në me fjalët e tjera deklaratat e shpeshta se homoseksualiteti nuk është një opsion i vlefshëm por një kusht inferior, përbën deklaratë diskriminuese edhe nëse shprehen me shaka meqë mund të përdoren për të nxitur, promovuar dhe shfajësuar intolerancën kundër gejve”.[3]

Pra në Meksikë, edhe nëse bën shaka për ata apo edhe sugjeron se “martesa” homoseksuale është më inferiore nga ajo heteroseksuale, nëse sugjeroni se nuk është një opsion i vlefshëm, atëherë sipas Gjykatës supreme të Meksikës, mund të rezultoni fajtorë për krimin e fjalëve që përmbajnë urrejtje.[4]

Franca

2015: një gjykatë franceze shpall dënime për krimet anti-gej në Twitter!

A e dini se ç’është Twitter? Sigurisht që keni dëgjuar për për shkrimet në blog, kur njerëzit shkruajnë atë që duan në internet, shkruajnë një shkrim të shkurtër dhe e postojnë. Ky është logu juaj. Kurse Twitter është çfarë mund ta quani mikroblog, thjesht një tjetër blog por në vend të artikujve, shtyp një fjali ose dy, atë që mendon në atë çast. Ёshtë shumë popullore. Ka me miliona njerëz në Twitter.

Dikush doli nga Twitter duke lënë një shënim, duke thënë, “le t’i djegim homoseksualët”, pa djegur asnjë prej tyre, pa organizuar asgjë, ku mund të vriteshin ata, por thjesht bënë një koment, në të cilin thanë edhe këtë frazë, e pasi tre persona e bënë këtë, u dënuan për krimin e fjalëve kundër-gejve në Francë. “Në atë që një nga grupet më të mëdha të LGBT në Francë e quante “fitore të rëndësishme”, këta të tre persona u dënua nga një gjykatë në Paris këtë vit”[5]

Grupet e të drejtave të LGBT në Francë raportojnë rregullisht hashtage (fjalë të paraprira nga një shenjë e ngatërruar, që përdoret në faqe e aplikime mediesh sociale, sidomos Twitter për të identifikuar mesazhe të së njëjtës temë) që Twitter i heq nga temat më trendi, për t’i bërë më pak të dukshme. “Presidenti i SOS Homophobie, një shoqatë LGBT që raporton mbi mesazhet homofobike, i thotë faqes [The Independent], 'ne ndihemi pozitivë që kjo do dërgojë mesazhin që interneti nuk është një vend pa rregulla, ku mund të bësh çfarë ke qejf””[6]

Nëse dikush është fajtor për ndonjë krim, nuk besoj se ndonjëri prej nesh ka të drejtë që të shkojë e me dakordësinë tonë të vrasë, djegë apo arrestojë dikë, ta gjobisë, edhe nëse kanë shkelur ligjet e këtij vendi. Nëse do të zbuloj se jeni fajtorë për evazion fiskal, unë do t’ju dorëzoj në duart e IRS por nuk kam të drejtë që të të marr paratë, ose të të gjobis, apo të të burgos. Mendoj që është interesant fakti që një tweet publik në të cilin dikush thotë “digjini homoseksualët” mund t’ju çojë në një dënim për krime në një gjykatë franceze.

Nuk e di se ç’do të ndodhte nëse do të shkruaje në Twitter në Francë nga Romakëve :

Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës. Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.

Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme, duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi, kurvërim, mbrapshtësi, lakmi, ligësi; plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi, mashtrues, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, krenarë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve, të paarsyeshëm, të pabesë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, të pamëshirshëm. Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë.

[Romakëve 1:26-32]

Dijeni mirë, o të krishterë orthodhoksë, nëse e keni Biblën tuaj Orthodhokse të Studimit dhe e hapni te Romakëve 1, thotë se mëkatarët homoseksualë meritojnë vdekjen. Nuk e di sesi do t’ia dilja në Francë po të citoja këto vargje nga Bibla?

Angli

Ky do të jetë një vend i përshtatshëm, ku flasin anglisht si ne. Dhe do të jetë një vend i sigurt apo jo?

Në Angli, qeveria u kërkuar të gjitha shkollave që të regjistrojnë incidente të ngacmimeve homofobike. Në krahasim me regjistrimet e fyerjeve seksuale në SHBA, Anglia ka regjistrin e rasteve të urrejtjes.[7] Edhe fëmijët pesë vjeçar rrezikojnë të përfshirë në atë regjistër të urrejtjes nëse ata do të bëjnë shaka homofobike gjatë lojërave [8] [9]

Pesë vjet më parë, në vitin 2010, dhjetë vjeçari Peter Druri, e quajti një nxënës tjetër “pederast”, jashtë shkollës, dhe një nga nënat e fëmijëve të tjerë ia raportoi incidentin drejtoreshës së shkollës fillore të Ashkombit. Ja çfarë thotë Penny Drury për Daily Mail:

"Ai nuk di asgjë as për zogjtë e bletët, e jo më që të jetë homofobik”. Peter është një djalë shumë naiv që nuk e dinte se ç’po bënte dhe tani është i mërzitur sepse ka rënë në hall. Nuk do të thotë se do të bëhet homofobik kur të rritet”.

Prindërit e djaloshit i kërkuan shkollës që ta hiqnin prej regjistrit por drejtoresha nuk pranoi. Zonja Druri i tha Daily Mail-it: "Unë jam e shqetësuar nëse kjo do të ndikojë në të kur të aplikojë për universitet në të ardhmen. Unë mendoj që e gjitha kjo mund të zgjidhej më mirë nga mësuesit ose prindërit që mund t’u shpjegonin se gjuha e përdorur është e gabuar dhe nuk duhet ta përdorin më”. Vini re se ky prind e sheh një gej si një person që është në rregull dhe nuk i ka mësuar fëmijës së vet vlera të krishtera. Vetëm sepse fëmija i saj, quan jashtë mësimit apo shkollës një person “pederast”, ky djalë dhjetë vjeçar gjendet në regjistrim e fyerjeve të urrejtjes. [10] [11] [12]

Shoqatat në mbrojtje të fëmijëve kanë shprehur shqetësimin se nxënësit mund të dënohen për shaka që mund të bëjnë pa dashur gjatë lojës. Michelle Elliot i Kidscape thotë për Daily Express, "fëmijët po dënohen dhe veçohen që në moshën kur nuk janë në dijeni se çfarë po bëjnë”. Në një deklaratë të departamentit të shkollës, fëmijët dhe familjet, thuhet: “nëse ngacmimet nuk trajtohen brenda shkollës, atëherë kjo do të përcjellë një mesazh të fuqishëm te fëmijët se diskriminimi është i pranueshëm jo vetëm në shkolla por edhe në shoqërinë në tërësi” [13] Ata duan të transformojnë çdo pjesë të shoqërisë dhe ky është një lajm pesë vjeçar!

Suedia

Gjatë një predikimi në kishë pastori Ake Green e quajti sjelljen homoseksuale mëkat. [14] Ai u arrestua e u dënua sepse kishte folur në një mënyrë që konsiderohej si fyerje për gejët dhe u dënua me burg. [15] Kur ky ligj ishte dekretuar, kryeministri suedez deklaroi publikisht se nën këtë ligj të ri do të konsiderohej si akt kriminal çdo referencë ndaj mënyrës së jetuarit homoseksuale si diçka jo e natyrshme.[16]

Përsëri, po të isha unë pastor në Suedi dhe do të predikoja mbi Romakëve 1, çfarë mendoni se do të më ndodhte? Të hapësh Biblën në kishë dhe të lexosh kapitullin e parë të këtij libri do t’ju çonte në burg.

Shumë vende në botë

Sipas FRA, Agjensia e Bashkimit Evropian për të Drejtat themelore “në dymbëdhjetë shtete anëtare si Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Estoni, Spanjë, Francë, Irlandë, Latvia, Hollandë, Portugali, Rumani dhe Suedi, si dhe Irlanda e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar, konsiderohet si krim të nxisësh urrejtje, dhunë, ose diskriminim për arsye të orientimit seksual” [17] Kjo është një lëvizje mbarëbotërore. A e ndieni rrezikun? 

Unë njoh disa të krishterë që janë miqtë e mi, të cilët kanë thënë: “kjo është vërtet diçka e tmerrshme por nuk do të ndikojë tek ne. Sepse gëzojmë fjalën e lirë. Kemi mendimin e parë. Shkollimin në shtëpi. Edhe sikur a heqin shkollimin në shtëpi, mund t’i fusni fëmijët në shkolla private të krishtera. Pra do të ketë gjithnjë vende të sigurta ku mund të shkoni. Nuk do të vijnë dot në shtëpitë tuaja e të ndjekin fëmijët”.

Le të kthehemi te Kanadaja. Në 2012, “nën projektligjin e ri të arsimit të Albertës, nxënësit që shkollohen në shtëpi dhe shkollat fetare nuk do të lejohen që të mësojnë se aktet homoseksuale janë mëkatare si pjesë e programit të tyre akademik”. Cilado qoftë natyra e shkollimit, në shtëpi, shkollë private, shkollë katolike, nuk do tolerojmë mosrespektimin e ndryshimeve”. Citimi i parë ishte nga Ministri i Arsimit kanadez Lukaszuk. Kurse i dyti nga Donna McColl, nën drejtoresha e komunikimeve në intervistën e saj me Lifesite News. [18]

Pjesa 16 e legjislacionit të ri deklaron se projektligji ekzistues i Shkollës “reflekton natyrën e diversitetit” të Albertas në kurrikulumin e tyre, por shton se ata duhet të “nderojnë dhe respektojnë” dekretin e debatueshëm të të drejtave të njeriut në Alberta që është përdorur për të synuar të krishterët që kanë besime tradicionale mbi homoseksualitetin. ‘Shkolla’ definohet se përfshin të shkolluarit në shtëpi dhe shkollat private përveç bordeve të shkollave me fonde publike”. “Ajo e shfajëson pikëpamjen e qeverisë duke treguar vendimin e Gjykatës së Lartë të premten që mbështet refuzimin e qeverisë së Quebekut për përjashtimin e familjeve nga etika të debatueshme dhe programi fetar kulturor. Ky program, që synon të paraqesë spektrin e feve botërore dhe mënyrave të të jetuarit nga një “pozitë” neutrale, u kërkohet të gjithë studentëve, duke përfshirë të shkolluarit në shtëpi. [19]

Mirseerdhët në Amerikën e së ardhmes. Por në shumë vende të botës, ka ardhur që tani.

Predikoni kundër perversionit të sodomisë, neverisë së homoseksualizmit. Ju flisni qartë se njerëzit që i praktikojnë gjëra të tilla nuk do të shkojnë në qiell dhe se sipas Shkrimit, njerëzit që bëjnë akte të tilla meritojnë vdekjen. Priftërinjtë do të arrestohen, burgosen dhe do të nxirren nga kishat. Fëmijët tuaj do të nxirren me forcë nga shtëpia. Por nëse e ul kokën dhe dorëzohesh, e vendos se që nuk do bësh asgjë për këtë, atëherë qeveria do të mësojë të vegjlit tuaj, fëmijët e nipërit tuaj vullnetin e demonëve dhe të “gejëve”.

Nuk e kam fjalën thjesht për ndonjë mësim të edukatës seksuale në shkollën e mesme. Ata kanë orë të tilla mësimi në shkollat publike të këtij vendi ku edukatorët e kopshtit dhe u lexojnë atyre libra për fëmijët që kanë dy etër, apo dy nëna.[20] [21] [22] Kur arrijnë në klasën e shtatë ose tetë, fëmijët dymbëdhjetë trembëdhjetë vjeç u mësohen në detaje subjekte të qarta në shkollën e mesme rreth disa aktiviteteve që nuk mund t’jua përshkruaj tani![23] A nuk shqetësoheni se nga gjithë ky hiperseksualizim i fëmijëve tuaj fëmijët tuaj do të mbesin shtatzënë? A e gjeni? Ka shkolla në të cilat vendosin pajisje intrauterine në trupin e vajzës suaj në moshën dymbëdhjetë vjeçare pa i njoftuar fare prindërit [24] [25] [26], diçka që është e lejueshme me ligj.

Në Virxhinia, është e detyrueshme për shkollat të mësojnë fëmijët për marrëdhëniet e të njëjtit seks dhe aktet seksuale dhe si duhen kryer ato. [27] Prindërit nuk lejohet të përjashtohen. A nuk e shikoni rrezikun që ju kanoset?

Nëse në Suedi, një pastor nuk mund të mësojë nga Romakëve 1 në kishën e tij pa u përballë me burgosje, nëse në Kanada nuk lejohesh t’i mësosh fëmijët në shtëpi për kapitullin e parë të Romakëve pa rrezikuar gjobitje ose edhe marrjen prej shtetit të fëmijëve tuaj; nëse në Angli, një fëmijë dhjetë vjeç mund ta përdorë fjalën “gej" në një mënyrë nënçmuese dhe të përfshihet në regjistrin e fyerjeve të urrejtjes ; mendoni me të vërtetë se jeni të sigurt? Mos je aq i marrë sa mendon se nuk po të ndjekin e të kërcënojnë?

Vuajtjet

Vuajtjet po vijnë, në një mënyrë apo tjetër. Kjo nuk është diçka që e zgjidhni për ta duruar apo jo. Vuajtjet po vijnë dhe e vetmja zgjidhje që do të keni është se cilën vuajtje dëshironi. Shën Pali thotë: "Unë mendoj në fakt, se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne" [Romakëve 8:18]. E vetmja mënyrë sesi do të zbulohet në ju kjo lavdi është nëse jeni besnikë ndaj Krishtit. Në Shkrimin thuhet qartë se nëse e pranoni Krishtin para njerëzve, edhe Ai do t’ju pranojë përpara Atit të tij në qiell, por nëse e mohoni Atë përpara njerëzve, Ai do t;ju mohojë përpara Atit të tij në qiell [shih Mateu 10:24]. Pra, nëse do të jeni besnikë ndaj Krishtit, që lavdia të shfaqet e të zbulohet në ju, keni dy mundësi të cilat janë mundësi vuajtjeje. Ju mund të qëndroni këtu dhe të prisni derisa të trokasin në derë e deri atëherë mund të përgatiteni me lutje e agjërim. Të studioni me zell Shkrimet, jetët e shenjtorëve, të bëni katekizmin e përditshëm të fëmijëve tuaj që kur t’jua marrin, ata të kenë një njohje aq të thellë të besimin sa edhe kur ai kujdestar që ka marrë nën kujdes fëmijën tuaj dhe nuk ju lejon t’i takoni, i fut ata në një shkollë publike dhe do të përballen me akte të qarta seksuale të përshkruara në kurrikulumin e shkollës, kur kujdestari e merr Biblën e fëmijës suaj dhe e hedh në zjarr, që të mos jetë më “fanatik”, kur shokët e shoqet e klasës në shkollë tallen me fëmijët tuaj sepse janë “fanatikë”, do bënit mirë që të filloni ta mbushni fëmijën me një besim të fuqishëm që edhe në atë moshë të jenë në gjendje të qëndrojnë ndaj sulmeve të tilla, pasi t’jua kenë marrë.

Përgatitini fëmijët tuaj për martirizim. Dijeni se nëse fëmijët tuaj do të përballen me këtë, ose do të humbin shpirtin ose jetën e tyre. Ose do të shkojë në ferr, ose në parajsë përmes një mënyre të përgjakshme, pasi vitet e indoktrinimit nuk kanë funksionuar dhe ata e kuptojnë më në fund se fëmija juaj nuk do të përkulet përpara pikëpamjes së tyre. Shokët e klasës mund t’i rrahin për vdekje në ndonjë rrugicë të humbur dhe as nuk do të dalë në lajme një ngjarje e tillë. Por do të fshihet nën qilim, sepse do të thonë "Ne e dinim se ai ishte një fanatik, e gjendeshin në listën e atyre që kishin kryer fyerje për shkak të urrejtjes, dhe e meritonin”. Ky është opsioni i parë.

Opsioni i dytë: shkoni në një vend ku fëmijët e nipërit e mbesat tuaja mund të rriten si të krishterë orthodhoksë të perëndishëm, diku ku agjenda e të drejtave të pederastëve ka dështuar keq, aty ku qeveria e atij vendi nuk i përkulet sodomitëve. Diku ku mund të predikoni kundër homoseksualizmit dhe në vend që njerëzit t’ju thërrasin “fanatikë”, ata do të thonë "sigurisht që është neveri!” Diku ku mund t’u mësoni fëmijëve për martesën tradicionale midis një burri e gruaje, dhe çdo njeri që ju dëgjon thotë "amin."

E shikoni pra që kjo rrugë është një rrugë vuajtjesh, sepse nuk di që të ekzistojë ndonjë vend ku flasin anglisht. Nëse zgjidhni pra këtë rrugë ose mundësi, do të jetë një rrugë vuajtjesh. Do t’ju duhet që të hiqni kontrollin e telekomandës dhe shumë prej pushimeve familjare dhe kohës së shpenzuar vetëm për kënaqësinë tuaj. Do t’ju duhet të ngriheni nga shtrati, duke qenë një nga gjërave më të vështira që mund të bëni. Duhet të mësoni një gjuhë tjetër, të mësoni një kulturë tjetër. Në vend që të shpenzoni paratë për dëfrime, i shpenzoni për emigrimin.

Vuajtjet po vijnë. Duhet të zgjidhni se cilën vuajtje dëshironi. Por siç thotë Shën Pavli: “Unë mendoj në fakt, se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne" [Romakëve 8:18]. Pra, e thënë ndryshe, “e kam lexuar kopertinën e pasme të librit dhe thotë që do të fitojmë".

Është këmba e Krishtit, këmba e Kishës dhe kemi edhe kokën e dragoit, kokën e gjarprit që është shtypur. Megjithëse koka e tij u shtyp në Golgotë, pjesa tjetër e trupit të gjarprit vërtitet si i çmendur. A ke prerë ndonjëherë kokën e një gjarpri ose ke shtypur kokën e një gjarpri? A ndalon së lëvizuri gjarpri menjëherë? Jo, madje fillon të lëvizë edhe më shpejt! Ti e shtyp kokën e gjarprit dhe trupi që po rrëshqiste, fillon tani të përdridhet e përpëlitet. Koka e gjarprit u shtyp në Golgotë! Sa herë që e merrni në kungim Trupin e Gjakun e Krishtit, kujtoni shtypjen e kokës së Satanit.

Ҫfarë po përjetojmë tani në botë janë pikërisht grahmat e vdekjes së gjarprit, i cili nuk le gjë pa bërë që të marrë me vete në ferr sa më shumë njerëz. Gjendja është aq e keqe sa nuk ka vend në këtë botë ku mund të shkoni sot për t’i shpëtuar këtyre grahmave të vdekjes të gjarpërit.

Në Kanada, nuk lejohet që të shpërndani fletushka kundër homoseksualizmit. Nuk lejohet që t’u mësoni fëmijëve që shkollohen në shtëpi se homoseksualizmi nuk është normal. Në Angli, një fëmijë dhjetë vjeç futet për gjëra të tilla në regjistrin e krimeve të urrejtjes. Në Suedi, një prift që mund të mësojë nga Romakëve 1, do të arrestohet e dënohet me burg.

Në Rusi, martesat e të njëjtës gjini ndalohen. Nuk lejohen “bashkimet civile” për homoseksualët. Ligjet nuk lejojnë as përhapjen e propagandës homoseksuale te minorenet.[28] [29] Vetëm ditët e fundit, kanë dekretuar ligje të reja që synojnë reduktime drastike të aborteve. [30] Rusia është ai salmoni që noton lart. Nëse shikon në ujë peshqit, vëren se peshqit e ngordhur rrjedhin poshtë, e nëse edhe ju doni të jeni një nga peshqit e ngordhur, ecni me turmat e kulturën. Ec me atë që ky vend apo edhe shumë vende të tjera janë duke bërë. Janë të gjithë peshq të ngordhur që notojnë poshtë. Dhe në mesin e tyre, Rusia noton në drejtimin tjetër.

Zgjidheni pra vuajtjen tuaj.

Ose mund të qëndroni në Amerikë, e të përgatisni fëmijët e nipërit për martirizim dhe të prisni që personat me mburoja e armë të trokasin në derën tuaj e t’ju marrin fëmijët tuaj, ose mund të bëheni një emigrant i varfër e i huaj në një vend tjetër, duke mësuar një gjuhë të re dhe një kulturë të re. Sidoqoftë, do të përballeni me vështirësi, por unë pohoj me Shën Pavlin: Unë mendoj në fakt, se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne". Nëse do të jemi besnikë në mesin e kësaj kohe, nëse do ta rrëfejmë Emrin e Tij përpara njerëzve, Ai do t’i rrëfejë emrat tanë përpara Atit të Tij në qiell.

Në emrin e Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë.

Epilog:

Kanë kaluar tri vjet e gjysmë që kur është predikuar kjo homeli në atë kishën e vogël në Ilinoin jugor. Gjatë kësaj kohe, çfarë gjërash të reja kanë ndodhur në Amerikë? A ishte ky predikim jashtë kontaktit me realitetin, apo ka bërë parashikime të arsyeshme?


Brenda nje kohe te shkurter, shembujt e meposhtem kane ndodhur ne Amerike:

2015:

  • shtator 2015Nepunesit e qarkut u burgosen sepse nuk pranuan te merrnin pjese ne dhenien e licensave te "martesave" 

2016:

2017:

2018:

2019:


Sermon transcript courtesy of Dormition Professional Services


FOOTNOTES:

[1]    http://news.nationalpost.com/news/canada/supreme-court-upholds-canadas-hate-speech-laws-in-case-involving-anti-gay-crusader

[2]    http://www.patheos.com/blogs/geneveith/2012/02/canadas-homeschoolers-cant-teach-against-homosexuality/

[3]    http://blabbeando.blogspot.com/2013/03/mexican-supreme-court-homophobic.html#.VZqlyvlViko

[4]    http://www.washingtonblade.com/2013/03/07/mexican-supreme-court-rules-anti-gay-slurs-are-not-protected-speech/

[5]    http://www.independent.co.uk/news/world/europe/french-court-convicts-three-over-homophobic-tweets-in-case-hailed-as-a-significant-victory-by-lgbt-rights-campaigners-9996878.html

[6]    http://www.independent.co.uk/news/world/europe/french-court-convicts-three-over-homophobic-tweets-in-case-hailed-as-a-significant-victory-by-lgbt-rights-campaigners-9996878.html

[7]    https://www.gov.uk/government/collections/hate-crime-statistics

[8]    http://www.amren.com/news/2010/03/pupils_aged_fiv/

[9]    http://www.dailymail.co.uk/news/article-1255264/Pupils-aged-hate-register-Teachers-log-playground-taunts-Government-database.html

[10]  http://www.wnd.com/2011/01/254057/

[11]  http://www.amren.com/news/2010/03/pupils_aged_fiv/

[12]  http://www.bristolpost.co.uk/school-son-hate-register-gay-jibe-s-10/story-11289190-detail/story.html

[13]  http://www.wnd.com/2011/01/254057/

[14]  http://www.eaec.org/bibleanswers/ake_green_sermon.htm

[15]  http://chalcedon.edu/research/articles/swedish-pastor-faces-jail-for-preaching-against-homosexuality/

[16]  http://www.wnd.com/2013/12/duck-censorship-a-warning-to-ministers/

[17]  http://fra.europa.eu/sites/default/files/fra_uploads/1226-Factsheet-homophobia-hate-speech-crime_EN.pdf

[18]        https://www.lifesitenews.com/news/exclusive-homeschooling-families-cant-teach-homosexuality-a-sin-in...

[19]        https://www.lifesitenews.com/news/exclusive-homeschooling-families-cant-teach-homosexuality-a-sin-in...

[20]  http://www.bpnews.net/23077

[21]  https://www.lifesitenews.com/news/lesbian-teacher-how-i-convince-kids-to-accept-gay-marriage-starting-at-4-ye

[22]  http://www.towleroad.com/2006/04/king_king_once_/

[23]  http://forbezdvd.com/schools-to-force-kindergarten-kids-to-lean-about-gay-marriage/

[24]  http://www.lifenews.com/2015/07/02/schools-implant-iuds-in-girls-as-young-as-6th-grade-without-their-parents-knowing/

[25]  http://www.dailymail.co.uk/femail/article-3148807/Seattle-high-school-sparks-outrage-policy-allows-IUD-contraceptives-girls-young-ELEVEN-without-seeking-permission-parents.html

[26]  http://www.hngn.com/articles/106535/20150704/washington-schools-implant-iuds-middle-high-school-girls-without-parents.htm

[27]  http://forbezdvd.com/schools-to-force-kindergarten-kids-to-lean-about-gay-marriage/

[28]  http://www.telegraph.co.uk/news/worldnews/europe/russia/10151790/Vladimir-Putin-signs-anti-gay-propaganda-bill.html

[29]  http://www.reuters.com/article/2013/01/25/us-russia-gay-idUSBRE90O0QT20130125

[30]  http://www.nationalrighttolifenews.org/news/2015/07/russia-church-and-state-sign-agreement-to-prevent-abortion/#.VZrFEPlVikq