Ne nuk do ta promovojmë vaksinimin, deklaron Kisha Orthodhokse e Gjeorgjisë

Sinodi dënoi gjithashtu punën përçarëse të “Shoqatës së Ekspertëve Fetarë”, të cilët deklaruan se hierarkët donin të rrëzonin Patriarkun Katolik Ilia II-të.

Originally appeared at: Orthodox Chrisitanity

Kisha Orthodhokse Gjeorgjiane ndërsa e çmon punën e mjekëve dhe studiesve për mbrojtjen e shëndetit nuk do ta ndërmarrë përgjegjësinë për promovimin e vaksinimit ndaj koronavirusit, sipas vendimit të sesionit të së enjtes të Sinodit të Shenjtë. .

Javën e kaluar u raportua se Sinodi diskutoi për çështje që kanë të bëjnë me kompleksin e manastirit David-Gareij përgjatë kufirit të Gjeorgjisë me Azerbajxhanin, subjektin e vaksinimit dhe disa çështje “nga një këndvështrim moral”, ndonëse nuk u fol për përpjekje për të rrëzuar nga posti Shkëlqesinë e tij Patriarkun Katolik Ilian e II-të, pavarësisht nga parashikimi i Shoqatës Rusofobe të Ekspertëve Fetarë.

Shumica e popullsisë së Gjeorgjisë nuk është shumë e entuziamuar për vaksinimin, sipas sondazheve të opinionit, ndonëse qeveria synon që së paku  60 % të mund të vaksinohet, me ndihmën e një fushate të gjerë informative.

 “Kisha e pranon rëndësinë e madhe të shëndetit të njeriut, prandaj i përkrah të gjitha hapat që synojnë mbrojtjen e të drejtës së shëndetit pa rënë ndesh me moralin kristian. Dhe ne e mirëpresim faktin që procesi i vaksinimit ndaj kovid-19-ës nuk është  i detyrueshëm por i lirë, që është shumë serioze sidomos sot kur është krijuar vaksina dhe qarkullojnë mendime të ndryshme të ekspertëve të shëndetit rreth saj”, shkruhet në  deklaratën e Sinodit ditën e premte.

“Kisha e çmon jashtë mase dobinë që sjell mjekësia në mbrojtje të shëndetit të njeriut por nuk do të jetë në gjendje që të marrë përgjegjësinë e promovimit të vaksinimit, meqë kjo është kompetenca dhe përgjegjësia e profesionistëve të shëndetit” thekson Sinodi.

Hierarkët gjithashtu i bëjnë thirrje gjykimit, duke theksuar se çdo person, pavarësisht nga statusi social nuk duhet të ngacmohet ose persekutohet për vendimin për t’u vaksinuar ose për të mos u vaksinuar.

Po ashtu meqë ka shumë pikëpyetje në shoqërinë gjeorgjiane dhe në mesin e grigjës orthodhokse gjeorgjiane, autoritetet duhet të shpjegojnë mirë se cila vaksinë do të shpërndahet në Gjeorgji dhe nga vjen, teknologjinë e përdorur në prodhimin e saj, mekanizmat e veprimit dhe kohëzgjatjen e efektivitetin e vaksinës, dhe nëse normat bioetike janë mbrojtur apo jo në prodhimin e marrjes së vaksinës.

Dhe duhet që ekspertët të shpjegojnë kërcënimet e efekteve anësore afatshkurtra dhe afatgjata dhe komplikimet e vaksinës dhe cila do të jetë asistenca që do të ofrojë shteti në rastin e komplikimeve.

Dhe në përgjigje të raportit të rremë që Sinodi ka ndër mend që të largojë nga posti patriarkun Ilia, Sinodi deklaroi: “Këtyre njerëzve u është bërë zakon shpifja ndaj Kishës dhe hierarkive të saj. Veprimet e tyre të qëllimshme synojnë të arrijnë populizmin në bazë të informacionit të rremë, për të trazuar shoqërinë dhe për të diskredituar Kishën. U vërejt se veprimet e tyre janë të papërshtatshme për të krishterët”.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español