Pranimi i homoseksualizmit prej papës zbulon thelbin e errët të katolicizmit roman

Fryma e katolicizmit roman është zbuluar. Shumë shenjtorë orthodhoksë janë shkruar rreth kësaj, duke e përshkruar katolicizmin si një “korporatë politike” dhe një “mashtrim demoniak”, duke e identifikuar papën si “protestantin e parë”.

Në këtë bisedë me Dr. Aleksej Osipov, një profesor i Akademisë Teologjike të Moskës, ne zbulojmë se kumtimi publik mbi pranimin e e çifteve homoseksuale nuk është asgjë më shumë se një deklaratë e hapur mbi realitetin e Vatikanit dhe ç’është besimi katolik.  

N. Bulchuk: Lajmet e fundit në lidhje me deklaratën e papës së Romës, Papa Franceskut mbi pranueshmërinë e miratimit së të ashtuquajturave “familje homoseksuale” prej kishës i kanë befasuar realisht edhe ata që ende besonin se Kisha Katholike do të ruante së paku disa thërrmija te maturisë (ne nuk do të flasim tani për aspektet doktrinore) – madje edhe te maturise se thjeshtë njerëzore. Ja fjalët që ka thënë realisht papa: “Homoseksualët kanë të drejtë për të pasur një familje. Ata janë bijtë e Perëndisë dhe kanë një të drejtë për një familje. Askush nuk duhet të jetë i mërzitur për shkak të kësaj ... "

A. I. Osipov: Një deklaratë e tillë nga papa nuk është e para mbi këtë temë. Deklarata të tilla kanë shkaktuar tashmë fillimisht një shushatje, pastaj protesta dhe më pas indinjatë. Por kjo e fundit dallohet nga një mendësi e veçantë, falë së cilës mund të jetë zgjedhur në atë ofiq. Duke pasur parasysh providencën e Perëndisë që vepron në botë, më së fundi ka ardhur koha për tërë ata që nuk e kanë kuptuar ende se ç’është Vatikani, ç’është katolicizmi, ka ardhur koha që të quhet me emrin e duhur.

Fryma në të cilën jeton Vatikani është zbuluar.

Shumë prej shenjtorëve tanë kanë shkruajtur për këtë. Jo më kot Shën Theofan Oshënari (Govorov) e quan Kishën Katolike një “korporatë politike”, Komjakovi e quan papën “protestantin e parë”, Shën Ignati (Briankaninov) ka thënë se mësimi i Kishës Katholike rreth jetës shpirtërore është pikërisht çfarë etërit e shenjtë e quajnë “mashtrim demoniak”. Dhe ai foli në veçanti për ata shenjtorë të cilët katolikët nderojnë dhe që janë ideali për shumë katolikë.

Prandaj ju e shikoni se ashtu si thone shume veta me të drejtë, çfarë Francesku ka shpallur publikisht, nuk është asgjë më shumë se një deklaratë e hapur mbi atë se ç’është Vatikani dhe ç’është besimi katolik.

N. Bulchuk: Por cila është risia dhe rreziku i kësaj deklarate të fundit, Aleksej Iliç?

A. I. Osipov: Rezulton se sot papa po vë në pikëpyetje parimet bazë të moralit, mësimet e krishtera morale. Dhe kjo nuk është për t’u habitur  sepse duke nisur me Papa Joanin  XXIII (i cili vdiq në 1963), të gjithë papët e mëtejshëm përdorin të njëjtën frazë, të cilën askush nuk e kishte përdorur më parë (para Joanit XXIII). Dhe sigurisht Papa Françeku e përsërit këtë me forcë e theksim të veçantë.

N. Bulchuk: Dhe çfarë është kjo frazë?

A. I. Osipov: Faktikisht Joani XXIII ishte i pari që vizitoi sinagogën romane dhe iu drejtua gjithë botës ndër të tjera me këto fjalë: "Ju jeni vëllezërit tanë më të mëdhenj”. Dhe këtu nuk po flasim për hebrenjtë por për hebraizmin, për të cilin Jisu Krishti është një mesi i rremë. Sepse ai i thërret njerëzit në Mbretërinë e Perëndisë, që “ndodhet brenda nesh” dhe jo në Mbretërinë e Perëndisë të cilën njerëzit ëndërrojnë të ndërtojnë në tokë. 

Pra këto janë hapa të natyrshëm. Francesku deklaron tani, duke thënë një deklaratë të paprecedent: “ne dhe hebrenjë besojmë në një Perëndi”.

Ҫfarë nënkupton kjo frazë? Që Krishti nuk është askush për Franceskun! Në cilin Perëndi besojmë ne dhe ju? Në Jisu Krishtin që është Ikona e Perëndisë së padukshëm. Këtu, Ai, Perëndia u shfaq në formën që është më e kapshme për njohjen njerëzore! ..

Tani mendoni për fjalët e Franceskut: "Ne kemi një perëndi të përbashkët me hebrenjtë”. Pra është e mundur që të besosh në “një Perëndi” pa pranuar Krishtin? Ta quash Krishtin një mesia të rremë?

E shihni pra se në ç’masë janë të lidhura të vërtetat dogmatike (apo doktrinore, që është më e kuptueshme për njerëzit e thjeshtë) me mësimin moral të krishterimit.

Dhe tani  ... Papa Francesku ka shprehur vazhdimisht me aludime të ndryshme sipas kontekstit pikëpamjen e tij mbi këtë çështje. Por ai tani e deklaroi hapur mendimin e tij. Dhe kjo sigurisht entuziazmoi shumë njerëz.

Por unë ju nxis që të mos befasoheni por të shikoni gjendjen e tij shpirtërore personale: sesi ai e shfaq përulësinë e tij përpara tërë botës, kamerave, duke puthur për shembull këmbët e refugjatëve ose zezakëve, ashtu si ato pozimet mburravece që ben. Ja dhe Vatikani! Ka ardhur koha që orthodhoksët ta shohin seriozisht këtë.

N. Bulchuk: Por menjëherë të vjen në mendje figura e patriarkut ekumenik Bartholomeut, i cili ka qenë së fundmi shumë afër me papa Franceskun ...

A. I. Osipov: Kohët e fundit ai ka fluturuar herë pas here në Romë dhe komunikon vetëm me prelatet romakë. Dhe me këtë ai demonstron qartë frymën e tij.

Ju e shikoni se ç’rrezik qëndron përpara nesh, para orthodhoksisë! Në fund të fundit, duket se kjo është Kostandinopoja, Kisha primitive dhe kjo çfarë është duke bërë!

Nuk është rastësi që Kostandinopoja jo vetëm që ka marrë një pozicion të tillë por ka kaluar faktikisht në skizmë: kjo është çfarë do të thotë – përbashkësi me frymën e botës, me frymën e katolicizmit!

N. Bulchuk: Aleksej Iliç, a do të thotë kjo tani se Kisha Katholike do të rishikojë disa prej doktrinave të saj? Ne e dimë se na mëson që t’i “trajtojmë homoseksualët me respekt”, por kundërshton martesat e personave të të njëjtës gjini".

A. I. Osipov: Gjithçka është duke ndodhur gradualisht. Të thuash disa gjëra menjëherë, t’i thërrasësh me emrat e tyre- mund të tronditesh. Dhe pak nga pak shkon pa u kuptuar deri këtu.

Shikoni në shekullin e 19-të, një mjek italian, emri i të cilit nuk më kujtohet tha se kur njerëzimi e quan abortin një dukuri e zakonshme, duhet ta dini se ka ardhur tashmë një katastrofë e vërtetë! Dhe kështu, gradualisht kjo është bërë diçka e rëndomtë. Dikush qorton, dikush mbron dhe në fakt shumë prej tyre janë edhe ata të krishterë. Dhe shikoni femrat priftëresha ... Dhe këto “familje homoseksuale”, siç quhen ... Unë do të lexoj një mesazh këtu: diku në Finlandë një konferencë po zhvillohet në të cilën priftërinjtë “orthodhoksë” do të marrin rolin e këtij fenomeni!

Dhe këtu ngatërrohen njerëzit: është diçka, vërtet Perëndia i do të gjithë, por dashuria nuk është e vetmja që ka Perëndia. Por Perëndia është dashuri ... Dielli shkëlqen njëlloj mbi të gjithë – kjo është e vërtetë. I njëjti diell për të gjithë është po ashtu e vërtetë. Por si mund të lidhemi me këtë? Prandaj nuk ka nevojë për të cituar këtu se ne jemi të gjithë “fëmijë të të njëjtit Atë”, por duhet t’i kujtojmë këto urdhërime që na jep Zoti.

Ju e dini se Ai ka dhënë edhe ligjin. Shikoni se çfarë kanë për të thënë Shkrimet rreth homoseksualizmit. Dhe thjesht lexoni Letrën e apostull Pavlit për Romakët, çfarë tjetër nevojitet për një të krishterë? Dhe megjithatë, ne shikojmë se si e gjitha kjo shpërfillet pak nga pak.

Unë mendoj se shpejt Vatikani nuk do të flasë për këtë po aq saktë sa ç’po flet papa, por do ta pranojë në përgjithësi atë si një nga tezat e besimit. Por këtu helmi është duke penetruar në ortodoksi! Tani bota është shumë e vogël, po ngushtohet gjithnjë e më shumë. Dhe prandaj unë jam tashmë i shqetësuar jo vetëm me faktin që Vatikani po shfaq fytyrën e tij të vërtetë por jam shumë më i shqetësuar se besimi ynë orthodhoks mund të bjerë nën ndikimin e plotë të të gjitha këtyre fenomeneve.

Ne nuk duhet të harrojmë çfarë ka thënë Shën Filareti i Moskës: "Asnjë kishë e vogël nuk garantohet se do të mbrohet nga devijimet e rëniet”. Kisha romane është një shembull kryesor për këtë.

Prandaj nuk është as Francesku që më shqetëson por Orthodhoksia, sepse shohim shembuj të orthodhoksëve që miratojnë atë që Vetë Perëndia ndalon!

Burimi: https://pravlife.org/ru/content/prishlo-vremya-nazvat-veshchi-svoimi-ime...(Russian)