Kryepiskopi paralajmëron: “Ekumenizmi është një lëvizje satanike e fshehtë”

Një episkop i njohur orthodhoks grek i paralajmëron të krishterët orthodhoksë se bashkimi me heretikët (ekumenizmi) është i rrezikshëm dhe orthodhoksët duhet të mësojnë besimin që të luftojnë ndikimin.  

Mitropoliti Jeremia i Gortinit i Kishës Orthodhokse Greke i është drejtuar bashkësisë së tij me një mesazh të veçantë. Hierarku i kushtoi vëmendje të veçantë çështjeve të ekumenizmit dhe ruajtjes së një identiteti orthodhoks, raporton AgionOros.

“Vellezërit e mi” shkruan ai, “ju jeni të krishterë orthodhoksë, të pranuar në burimin e pagëzimit të shenjtë nga një prift orthodhoks”. Duke shprehur zellin e tij për pastërtinë e besimit orthodhoks, ai këshillon grigjën e tij “Qëndroni të patundur në besën orthodhokse siç e kemi marrë nga etërit tanë, duke mbajtur atë që stërgjyshërit tanë kanë mbajtur”.

“Ekziston një lëvizje e fshehtë satanike që dëshiron të përziejë besimin tonë të vërtetë me besimet e rreme, ta ndryshojë atë dhe të na çojë në mashtrim” paralajmëron mitropoliti. Kjo lëvizje quhet “ekumenizëm”. Nuk është thjesht një herezi, por një mendësi e ligë që i përqafon të gjitha herezitë e gabimet. Ёshtë një pan-herezi”, afirmon Mit.Jeremia, duke u bërë jehonë fjalëve të theologut të madh serb të shekullit të 20-të Shën Justin Popovic.

“Ekumenizmi përkrahet dhe promovohet nga Papa i Romës”, deklaropi episkopi orthodhoks, duke shprehur bindjen e shumë hierarkëve e besimtarëve tradicionalë orthodhoksë në mbarë botën.  

“Të krishterë, le ta mbajmë patundur besën orthodhokse, le të mbrohemi nga sulmet e heretikëve që vijnë në dioqezën tonë, por që ta bëni këtë, ju duhet ta njihni besimin tonë, të njihni dogmat dhe të vërtetat e mëdha” tha ai, duke inkurajuar besimtarët orthodhoksë. Mit. Jeremia i porosit ata që ta lexojnë Ungjillin çdo ditë, të marin pjesë rregullisht në liturgjinë hyjnore, të mbajnë kreshmën të mërkurave dhe të premteve dhe të luten në shtëpitë e tyre.

Mit. Jeremia ka qenë një hierark mjaft aktiv në nxitjet e vazhdueshme të grigjës së tij për t’u thelluar më shumë në besën orthodhokse që kanë marrë nga etërit e tyre.

Mitropoliti Jeremia 


“Mos më lini o të krishterët e mi! Mos më lini vetëm në këtë luftë. Ky nuk është vetëm besimi im dhe nuk është vetëm atdheu im por është besimi ynë i përbashkët orthodhoks dhe atdheu ynë i përbashkët-Greqia. Kombi ynë i lavdishëm që ka gëzuar me mijëra vjet të lavdishme, është tani në rënie, sepse jemi larguar nga Perëndia i etërve tanë. Dhe Zoti do ta heqë prej nesh hirin e Tij sepse jemi larguar nga Perëndia i etërve tanë. Dhe Zoti do ta heqë prej nesh hirin e Tij sepse nëpërkëmbim ligjin hyjnor dhe duke ia dorëzuar statusin e ligjit ndaj neverisë”, thotë mitropoliti në fund të një imageMetropolitan Jeremiah of Gortynos: “Our glorious nation is in decline because we have turned away from the God of our fathers”We will">predikimi të 2015, pasi u legalizuan partneritetet homoseksuale.

Ai ka folur gjithashtu për dokumentet e debatueshme të Sinodit të Kretës së 2016, imageMetropolitan Jeremiah of Gortys: “When and where did the Holy Fathers call heresies and schisms ‘Churches?'”“How could it happen that">duke pyetur, “kur dhe ku i kanë quajtur Etërit e Shenjtë herezitë dhe skizmat “Kisha”?” Asgjëkundi dhe asnjëherë!” Diku gjetkë  imageMetropolitan Jeremiah of Gortynos: “We should not rush to recognize the results of the Crete Council. We need a new discussion of the ‘Re">ai thotë, “Sinodi i Kretës duhet ta kishte qartësuar situatën (për të mbrojtur besimtarët nga tundimi) dhe duhet të kishte dënuar publikisht dy herezitë kryesore e kohëve tona — papizmi dhe ekumenizmi”.


Burimi: Pravoslavie.ru

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español