Kjo është ironia e ukrainasve të sotëm globalistë (“perëndimorë): Ata tregojnë me gisht në injorancë kur deklarojnë se Rusia dëshiron t’i përfshijë ato në një Bashkim të Ri Sovjetik. Një akuzë e tillë qesharake nuk do të fitojë kurrë respekt nga Rusia, jo vetëm sepse është Ukraina moderne që ende e mban pishtarin e ideologjisë sovjetike të ekumenizmit...
Ju kujtohet pandemia? Kujtoni sa të çmendur ishin globalistët amerikanë për të deri aty sa sajonin statistika e video mashtruese, dhe madje manipulime spitalore? Ata përfunduan gati në dështim kur makineria mediatike e tyre nuk kishte më vaj. Por kishin gati një mbrojtje të dytë alternative që ta përfshinin në agjendën e tyre.
Ishte vetëm çështje kohe kur do ta ndërronin skenarin dhe do t’i drejtonin kamerat e tyre nga ky skenar i ri dhe të mburreshin për simbolet e tyre të drejtësisë së re sociale, duke u ndjerë të shenjtëruar me perëndinë e tyre. Ёshtë tani përpjekja më e fundit filantropike për të “mbështetur” ukrainasit perëndimorë.
Kush janë këta njerëz ?
Kush janë pra këta “Ukrainas” që e urrejnë aq shumë Rusinë? Ata u krijuan nga mbetjet komuniste të Bashkimit Sovjetik. Përpara zaptimit komunist të Rusisë, Ukraina ishte djepi dhe vija kufitare e Rusisë.
Në Kiev të Ukrainës Princ Vladimiri e pagëzoi popullin e tij Nordik së bashku me shumë fise pagane të tilla si Sllavët (të cilët përbënin ndoshta shumicën në lashtësi), ashtu si edhe pjesë të fiseve skithase në Besën dhe kulturën orthodhokse. Nga Kievi, ky popull i ri i madh filloj ta quante veten “Rus”, që do të thotë “njerëz që vozisin”. Dhe kjo për arsye se udhëheqësit e popullit rus në atë kohë ishin Vikingë të cilët ishin marinarë shumë të aftë.
Në Sheshin e Kuq në Moskë ndodhet një ekspozitë e re që shfaq objektet antike të këtyre Vikingëve, si dhe hartat dixhitale që tregonin se si vozisnin përmes lumenjve të shumtë për të arritur në Ukrainë. Pasi e vendosën komunitetin e tyre në vendin që tani quhet Ukrainë, ata vozitën deri në Konstandinopojë (që tani quhet Turqi) ku themeluan besimin orthodhoks. Shën Vladimiri dokumentohet të ketë thënë:
“Dhe ne shkuam në tokat greke dhe arritëm në një vend ku i shërbejnë Perëndisë së tyre dhe nuk e dinim se ku ndodheshim, në qiell apo në tokë; dhe nuk dimë sesi ta përshkruajmë. Dimë vetëm që Perëndia jeton atje me njerëzit dhe shërbesa e tyre është më e mirë se në çdo vend tjetër. Ne nuk mund ta harrojmë këtë bukuri meqë çdo person, nëse ha diçka të ëmbël nuk do të hajë diçka të hidhur më pas; prandaj nuk mund të qëndrojmë më në paganizëm”.
Pas disa qindra vitesh, Mongolët fqinj u bënë agresivë nga kthimi i tyre në islamizëm dhe nisën të sulmojnë popullin Rus të cilët më pas u zgjeruan në lindje për mbrojtjen e tokave që ndodheshin më afër Mongolëve, që evoloi në një kryeqytet të ri: Moskën. Që andej, me Kievin, Ukrainën, Rusi u bë një perandori orthodhokse. Kievi mbeti një vend i shquar spiritualiteti dhe për shkak të tokës së pasur dhe klimës më të ngrohtë, një kryeqytet i agrikulturës. Pjesa më e madhe e rajonit ishte e mbushur me fshatarë për punën në bujqësi. Ata nuk e krijuan kurrë kulturën e gjuhën e tyre të lartë por vetëm sa huazuan nga rajoni i Moskës (shih Russian Empire nga Andreas Kappler, kr. 6).
Persekutimi sovjetik dhe Ukraina sovjetike
Në fillim të viteve 1900, qeveritë perëndimore filluan të financonin një rebelim në Rusi përmes ekumenistëve globalë. Me ardhjen në pushtet të Leninit, u uzurpua pushteti dhe përfundimisht u quajt "Bashkimi Sovjetik”.
Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në fillim të shekullit të 21-të, sovjetikët vendosën që t’i linin disa vendeve njëfarë autonomie, të tilla si Ukrainës, që të mos konsiderohej zyrtarisht si pjesë të Federatës së Re Ruse.
Kjo është ironia e Ukrainasve të sotëm globalistë (perëndimorë): ato e drejtojnë gishtin me injorancë te Putini, duke deklaruar se ai dëshiron t’i përfshijë ato në një Bashkim të Ri Sovjetik. Një akuzë e tillë kaq qesharake dhe skandaloze nuk do të fitojnë asnjë respekt nga Rusia, jo vetëm sepse është Ukraina moderne që ende e mban pishtarin e ideologjive sovjetike të ekumenizmit, por edhe për arsye të faktit që Putini ka bërë atë që asnjë udhëheqës tjetër nuk e ka bërë më parë në historinë e popullit të Krishtit. Ai ka ndërtuar dhjetëra mijëra kisha orthodhokse në Rusi. Asnjë nuk e bën këtë rastësisht ose si kompromis. Kushdo që ka dijeni për mënyrën e krijimit të kombeve, e di se ndërtimi i godinës vjen së pari, e pastaj ndërtohet kultura prej kësaj, duke përfshirë edhe ushtrinë. Për ata prej jush që nuk e dinë, Orthodhoksia e kundërshton rrënjësisht komunizmin, prandaj ndodhi edhe shkatërrimi i të gjitha kishave prej sovjetikëve dhe dhjetëra mijëra orthodhoksë u vranë dhe u skllavëruan.
Shumë globalistë amerikanë e dinë se Ukraina e krijuar prej sovjetikëve është krejtësisht aleate me globalizmin perëndimor në tërë lavdinë e tij, duke përfshirë disa prej preferencave më perverse të modelit antitradicional të familjes . Tani ky model blasfemues i familjes që shohim se Shën Pavli Apostull e dënon në letrën e tij drejtuar Romanëve nuk është esenca e popullit me bazë sovjetike, të Ukrainës. Ёshtë thjesht një shenjë e një virusi shumë më tepër vdekjeprurës: ekumenizmit. Ekmenizmi është zemra e besimit sovjetik dhe perëndimor. Të gjitha rrugët shpirtërore të çojnë në të njëjtën perëndi, besojnë ata, qoftë paganizmi, judaizmi liberal, islamizmi, budizmi, protestantizmi, katolicizmi, apo Orthodhoksia etj. Ky është i ashtuquajturi “novy sovetsky”, Njeriu i ri sovjetik. Ky ishte lloji i ri i personit ndaj sovjetikëve. Ishte një person “neutral” pa gjini apo dogmë fetare.
Njeriu i ri globalist dhe modern
Miq, novy sovetsky riparaqitet sot si liberali dhe globalisti, etj. Do të ketë shpejt një emër që do të përpiqet të mundë të krishterët. Nuk është aq shumë një kohë për të luftuar sesa një kohë për t’u përgatitur shpirtërisht, intelektualisht dhe ekonomikisht. Ne duhet të bëhemi njerëz agrarë që mund të mbajnë veten, duke qenë jo të varur prej sistemit globalist tregtar. Dhe duhet të bëhemi njerëz komunalë që i qëndrojnë afër njëri-tjetrit dhe mbështesin njëri-tjetrin në frymë dhe në praktikë.
Kriza aktuale në Ukrainë është pjesë e "Resetit të Madh", siç e quajnë dhe Ukrainasit perëndimorë ndodhen në vijën e frontit, kryesisht sepse ata nuk janë vetëm rrënja shpirtërore e rusëve por edhe një portë fizike ndaj Turqisë dhe një pjese të mirë të lindjes. Djalli e dëshiron Ukrainën si asnjë herë tjetër tani dhe presidenca aktuale amerikane së bashku me mediat po e ushqejnë këtë synim.
Ldhje e profecive ne lidhje me Ukrainen :
https://orthochristian.com/77399.html?fbclid=IwAR3xggzvishu141wbXv9hTXaD...
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.